Rishkrimi i Bibles
Nga A.hasan
Seminari i Jezusit, nje panel perparimtar i dijetareve te Bibles, eshte
duke rishikuar Biblen. Faza e pare e ketij projekti qe eshte objekt
kundershtimi per te rishikuar ligjin e Testamentit te Ri, 27 librat e
shkrimeve te hershme te cilat formojne thelbin e dogmes kristiane,
perfundoi. 70 dijetareve u mori 8 vjet per te rishikuar evidencat per nje
tekst “te ri dhe te permiresuar”. Librat mund te braktiseshin. Te tjere
mund te shtoheshin. Testamenti i Ri nuk i ishte nenshtuar nje shqyrtimi te
tille nga brenda qe nga shekulli i 15-te. Kanuni nuk ishte vene kaq shume
perpara pergjegjesise qe nga shekulli i katert. Per kristianizmin, kjo ne
fakt eshte lindja e nje mijevjecari te ri.
Jezusi nuk shkruajti asnje fjale. “Testamenti i Ri i Zotit tone dhe
Shpetimtarit Jezu Krisht” galvanizoi kristianet e pare, vendosi rregullat e
kishes se tyre, vuri ne dukje rrugen e aprovuar drejt shpetimit, misheroi
propozimet, konceptet, ritet dhe gjestet e besimit te tyre. Por Jezusi nuk
shkruajti asnje fjale. Teologet dhe dijetaret dine shume pak nga gjeneza e
librave qe perbejne Testamentin e Ri, por debatojne shume rreth saj. Por ata
dine qe njeriu qe i foli Judes 2000 vjet me pare si i derguari i Zotit, nuk
shkruajti e as nuk diktoi. Kush e beri kete?
A mos 12 ithtaret, te cilet ecen neper peizazhin e thate te tokes se tij
bashke me te, duke regjistruar fjalet , jeten dhe veprat e tij? Kjo ide
perjashtohet. Apo ndoshta kleriket e hershem te kishes qe po zhvillohej, per
te kujtuar mesazhin e tij dhe te forconin kultin e ri? Kush i ngriti guret e
themelit te tij te “murit te epokave” mbi profetin Isa, Testamentin e
trashegimise se tij? A mos ishin politikane religjioze me programin e nje
“levizjeje kishtare” ne mendje? Pas shume shekujsh, asnje pergjigje e qarte.
Vetem kjo: Jezusi nuk shkruajti asnje fjale.
Dituria
Ne vitin 1945 zbulimi i nje “librarie gnostike”te hershme nen reren e Nag
Hamadit, ne Egjipt, e habiti komunitetin e teologeve kristiane. Ndermjet
koleksioneve, aty gjendej edhe Ungjilli i Tomasit (Thomait), nje perpilim i
shekullit te pare te thenieve te Jezu Krishtit. Dokumente te hershme dhe
formuese qe tani citohen si referenca per kanunin e redaktuar me vone. Po
t’ia shtosh keto teksteve kanunore, behet thirrja e shume dijetareve
revizioniste. Fshini te gjithe materialet e dyshimta dhe te perdhosura qe
ata thone. Po kush mund te vendose per ndryshime me kaq peshe? Beteja per
Biblen kishte filluar. Kjo beteje vazhdoi pa rreshtur qe nga kjo kohe.
Dijetare konservatore, dijetare perparimore nuk kane dyshime per ata, cdo
fjale ne Bibel eshte prej Zotit. Kongresi Baptist i Amerikes se Jugut
perpiqet edhe sot e kesaj dite te pershkruaje pagabueshmerine e Testamentit
te Ri. Per disa sekte, interpretimi fjale per fjale eshte idea baze dhe
principi i besimit te tyre. Ata flasin ne gjuhe te huaja, ata mbajne
gjarperinj. Alegoria stilistike nuk eshte nje mundesi.por shume prej
dijetareve kristiane kerkojne duart njerezore qe shkruajten fjalet e
Jezusit. Ato duar qe i redaktuan dhe ndreqen keto fjale.
Ungjijte:
Mateusi, Marku, Luka, Gjoni. Ne zemer te shkrimeve kristiane, qendrojne
vetem 4 ungjijte . Te gjithe rrefejne tregimin e Jezusit te Nazaretit. Te
gjithe kujtojne kuptimin e vdekjes dhe ringjalljes se tij. Ungjijte mendohet
te jene perseritja e fjaleve te folura me pare, por shenime te redaktuara te
dishepujve te Jezusit, Mateut dhe Gjonit, dhe tradita te dokumentuara nga
Marku dhe Luka, te rrefyera nga dishepujt e Jezusit. Por shkruesit e sakte
te ungjijve nuk e identifikojne veten e tyre. Ata nuk pretendojne te kene
ecur krah per krah me Jezusin dhe te kene degjuar mesazhin e tij nga goja e
tij. Dituria sot percakton prejardhjen e ungjijve nga nje perpilim i
burimeve te ndryshme: nje perzierje e historise se folur dhe asaj te shkruar
te mbledhur nga predikuesit e hershem kristiane gjate dekadave pas
kryqezimit. Gjenden fragmente ne ungjij te cilat mendohet te jene te vitit
125 p.e.r. por nuk gjenden doreshkrime origjinale te ketyre ungjijve. Te
eksploruara fuqimisht gjate shekujve, rruga per tek krijimi i tyre ka
prodhuar teorine e pranuar te “Dy Dokumenteve”. Sipas kesaj teorie Ungjilli
i Markut eshte i pari qe eshte shkruar, diku rreth vitit 60 p.e.r., ne Rome,
30 vjet pas vdekjes se profetit. Ajo mbeshtetet ne kujtime gojore, nje liste
te shkruar te mrekullive te Jezusit (ndoshta Ungjilli i Shenjave i gjetur ne
Hag Hamadi?). Autoret e Mateut dhe Lukes me vone nxorren pjese nga ky
ungjill dhe ia shtuan Thenieve te Jezusit. Kaq i ngjashem eshte formulimi i
ketyre thenieve ne te dy ungjijte, sa qe teologet supozojne ekzistencen e
nje vepre “reference” nga e cila qe te dyja jane referuar. Kjo “reference”
quhet “Doreshkrimi Q” (Q qendron per Quelle, qe ne gjermanisht do te thote
“burimi”). A mos ndoshta kjo eshte permbledhja e thenieve te Jezusit e
gjetur ne Nag Hamadi, Ungjilli i Tomasit? Ishte kjo Burimi Q?
Ungjijte e pare kane skicuar nje llogaritje te thjeshte te thenieve te
Jezusit dhe mrekullite e tij. Me kalimin e kohes, vazhdon teoria, njerezit
donin me teper. Ata kishin nevoje per me teper. Ata donin te njihnin kete
njeri qe ata adhuronin si birin e Zotit, si Zotin vete. Dhe detajet
biografike iu shtuan se bashku me disertacionet teologjike. Disa kristiane
besojne qe ungjijte zbulojne me saktesi zerin e Jezusit. Te tjere zgjedhin
te mendojne per ato si permbledhje te cthurura, kujtime te zgjatura qe
ofrojne esencen e mesazhit te tij.
Por sipas Zherom Nejrej te Shkolles Fetare te Uestonit ne Kembrixh, eshte e
vertete qe ne nuk e dime se kush i shkruajti ungjijte.
Sauli:
Ai ishte njeri i veprave, themeluesi i vertete i kishes. Me nje fjale,
krijuesi i Kristianizmit. Pauli, qytetar cifut i Romes, Sauli i Tarsusit,
erdhi tek mesazhi i Krishtit pas vdekjes se tij, duke u kthyer ne fe tjeter
rreth vitit 34 e.r. gjate rruges per ne Damask i shoqeruar nga nje vizion i
“Krishtit te ringjallur”. Pauli ishte misionari i pare, nje nga njerezit me
te medhenj te botes qe nderruan bindjet e tyre fetare. Ai shperndau
kristianizmin neper Rome. Letrat e tij drejtuar kishave te reja qe po
ngriheshin ne Rome perbejne nje pjese te konsiderueshme te Testamentit te
Ri. Eshte pothuajse e sigurte se shtate nga letrat e shumta qe iu atribuan
atij, ne fakt u shkruan prej tij: Thesalionianet 1, Galatianet, Korintasit 1
dhe 2, Romaket, Filipinezet dhe Filemonet. Ato udhezojne ne doktrinen
kristiane dhe paralajmerojne per dobesi. Filemoni i drejtohet nje mjeshtri,
skllavi i te cilit ishte larguar pa leje: “Ne qofte se ai te ka bere ndonje
pakenaqesi ose te ka borxh dicka, ngarkoji ato mbi mua” shkruan ai.
Kristianizmi i hershem ishte feja e te shtypurve, sklleverve qe renkonin nen
zgjedhen e pronareve romake; ai ofronte shpetim, ngushellim, durim dhe
shprese: I pari do te jete i fundit. I binduri do te trashegoje token.”
Evangjelistet:
Kristianizmi po perhapej. Evangjelistet po perhapnin kredon e tij. Shtate
letrat e perfshira ne kanunin kristian quhen mesazhet “universale”, drejtuar
me teper lexuesve te pergjithshem se sa udheheqesve te kishes. Vertetesia e
tyre debatohet shume. Letra e Xhejmsit kthehet ne probleme praktike, etikat
e sjelljes dhe mendohet te jete shkruar per kristianet cifute te shekullit
te pare. Por edhe identiteti i Xhejmsit eshte i diskutueshem. Disa thone qe
ai ishte vellai i Jezusit.
Letrat e Gjonit, pergenjeshtrojne heretiket, te cilet mohojne qe Jezusi ka
qene Krishti dhe paralajmerojne kunder atyre qe bejne vepra te keqija.
Gjenden dy letra te Pjetrit, njera qe keshillon kishen per te qendruar te
forte kunder persekutimit dhe mendohet te jete shkruar perpara renies se tij
deshmor ne Rome ne vitin 65 e.r. Letra tjeter ka qene shume me ndryshe nga e
para. Letra e Judes ka te njejtin fat, kurse autori i letres se hebrenjve
eshte i panjohur. Por kjo leter ka nje pozite te rendesishme ne fene
kristiane, meqenese pershkruan kristianizmin si realizimin e Judaizmit.
Shpallja e
Gjonit:
I mistershem ne origjine. Mistik dhe gjithmone i diskutueshem, versioni i
Krishtit te Dyte te ardhur eshte i shqyrtuar si asnje nga tekstet e tjera te
Testamentit te Ri. Kuptimi i tij i vertete mbetet i paqarte. Numra, shenja
dhe simbole duken sikur shpalosin nje paralajmerim profetik te historise.
Shume prej dijetareve mendojne qe autori te kete qene nje njeri me emrin
Gjon, aktiv nga fundi i shekullit te pare, gjate sundimit te pergjakshem te
perandorit Domitian, rreth viteve 90 ose 95 e.r. Shkrimtari e quan veten
Gjon, sherbetor i Krishtit, ne mergim ne kolonine romake ne ishullin e
Patmos, ne detin Egje. Per disa, kjo eshte “shkrim rezistent” klasik, i cili
ka per qellim te ngreje kristianet e shekullit te pare qe ne ato kohe ishin
nen rrethim zyrtar dhe persekutim; te grumbulloje ata ne besim pa marre
parasysh kercenimin e therorizmin. Nga Gjoni i Patmosit nuk dihet asgje me
teper. Libri hyri ne kanunin e katolicizmit perendimor ne shekullin e 5-te.
Martin Luteri dhe reformistet protestante e kundershtuan ate duke e
konsideruar si “as apostolike dhe as profetike”. Shpallja e Gjonit vazhdon
te jete nje enigme, por gjithashtu edhe nje magnet frymezimi, me premtimin e
tij per fitoren perfundimtare te se mires mbi te keqen. Seminari i Jezusit
me baze ne Institutin Nestar ne Sonoma, Kaliforni, sugjeron qe te hiqet nga
kanuni zyrtar. David Koreshi e justifikoi kultin e tij mbi Shpalljen, duke
jetuar dhe vdekur ne ferrin e shembelltyres se librit. Shpallja e Gjonit nuk
mund te jete me “e sakte politikisht”.
Kristianet duhet te zgjedhin midis punimeve kulturore apo librave te
shenjta. Ata duhet te percaktojne se si do te jete Besimi ne mijevjecarin
tjeter, te percaktojne se cfare eshte Testamenti i Ri, dhe kush ua dha ate
atyre. Vendime ogurzeza per qindra e mijera shpirtra. Sigurisht qe ka nje
rruge per te dale nga kjo dileme. Profeti Isa (Jezusi) ishte musliman. Feja
e tij ishte Islami. Dhe pergjigjet e fundit jane shpallur nga Allahu, ne
menyre qe t’i shohin te gjithe. Libri qe duhet pranuar eshte Kur’ani,
Ky artikull bazohet nga raporte te dhena prej Miriam Horuit dhe Xhefrei
Sheler, US News dhe World Report, 10 Dhjetor, 1990; 8 Nentor, 1993.
|