Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Jezuizmi dhe shėn Tereza !
Nga: Nexhat Ibrahimi


Pėrhapja e reformacionit, sidomos radikalizimi i tij, nxiti reaksionin e Kishės katolike, e cila organizoi tė ashtuquajturkundėreformacionin. Njė ndėr personalitetet mė tė mėdha dhe mė tė angazhuara nė lėvizjen e kundėreformacionit ishte papa Pali III (Aleksandėr Farneze, 1468-1549), papė prej vitit 1534. Ky papė ishte me arsimim tė gjerė humanist dhe jetonte me jetė tė lirė papėsh nga renesansa. Tė afėrmve tė vet u jepte pozita tė larta kishtare. Nė vitin 1542 themeloi tė ashtu quajtur Inkuizicionin Romak, tė specializuar nė luftė kundėr protestantėve. Ky inkuizicion shumė brutal, i egėr dhe jotolerant ishte i dalluar gjatė kohės sė papės Pali IV-tė (1555-1559), i cili para se tė bėhej papė ishte i dalluar me inkuizicion kundėr jokatolikėve. Ky ishte i njohur me thėnien kundėr kalvinistėve: "Kalvinistėt paraqesin rrezik mė tė madh se Turqit"1. Papa Pali III-tė mori shumė vendime, por mė i rėndėsishmi ishte konfirmimi i "Rendit jezuit" (Societas Jesu) nė vitin 1540.

Ky rend ekzistonte qysh mė herėt, i themeluar nga bujari spanjoll Ignacije Lojola (1491-1556). Rendi karakterizohej me disiplinė tė madhe, qė e arrinin me edukim tė veēantė: me ushtrime shpirtėrore, me dėgjueshmėri tė pėrkushtuershme ndaj mė tė vjetėrve dhe me dėgjueshmėri absolute ndaj papės. Mė 1551 nė Romė jezuitėt themeluan Seminarin Romak pėr pėrgatitjen e klerikėve, kurse mė 1552 themeluan Seminarin Gjerman pėr tė luftuar kundėr reformacionit. Ndikimin e tyre e shtrinin edhe te sunduesit, pastaj nėpėr shkolla.2

Sipas disa burimeve ky rend pėrbėhej prej katėr klasėve: 1. novikėt, 2. skolastikėt, 3. koadjutorėt dhe 4. Profetėt. Nė krye tė rendit gjendet gjenerali me rezidencė nė Romė, tė cilin me mandatė tė pėrjetshėm e zgjedh Kongregacioni gjeneral. Quhen edhe me emra tjerė.3

Nė vitin 1773 papa Klementi IV, me kėrkesė tė shumė sunduesve evropianė, e ēregjistroi rendin jezuit pėr shkak tė pakėnaqėsisė sė madhe qė kishte shkaktuar ky rend edhe nė vendet katolike, por punėn e kėtij rendi e ripėrtriu papa Pio VII nė vitin 1801.4

Sipas tė dhėnave jezuitėt pėrbėjnė rendin mė tė madh religjioz nė Kishėn romako-katolike.5

Mė herėt pėrmendėm disiplinėn dhe rigorozitetin e rendit tė jezuitėve. Kjo sipas tyre ėshtė pėr tė arritur sukseset e synuara. Argument se ky rend ka synime tė qarta tė lexojmė Betimin e jezuitėve:

"Nė emėr tė tė kryqėzuarit nė kryq, Krishtit, unė betohem se do t'i ndėrpres tė gjitha lidhjet qė mė lidhin me babėn, nėnėn, vėllezėrit, motrat, farefisin, shokėt, me mbretin, gjykatėsit dhe me ēdo pushtet tjetėr tė cilit i kam shėrbyer ose qė jam betuar se do t'i nėnshtrohem ose shėrbej. I ndėrpres marrėdhėniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime ėshtė nė sferė tjetėr. Betohem se do t'ia shpalojė kryeshefit tim tė gjithė atė qė bėj, mendoj, lexoj, mėsoj dhe shikoj rreth vetes."6

Pėrse ta theksojmė jezuizmin?

Viteve tė fundit klerikė katolikė shqiptarė si Shan Zefi, Lush Gjergji, Mark Sopi …, dhe politikanė shqiptarė (sic!) si I/Abraham Rugova, Sabri Hamiti …, po pėrgatisin opinionin pėr 'shenjtėrimin' e Gonxhe Bojaxhiut nga 'Nėna Terezė' nė 'Shen Terezė'. Asgjė tė keqe nė kėtė marketing, sikur me kėtė veprim mos tė manipulohej populli siē janė manipuluar vetė ata. Lushit, Shanit, Markut ēdo lėvdatė, por kur nė kėtė pėrzihen pakurrizorėt tanė politikanė, shkrimtarė, poetė, rektor e dekanė e tė tjerė ēėshtja qėndron ndryshe. Pėrse? Sepse, Gonxhe Bojaxhiu kurrė nuk ishte 'nėnė' por burrat e fortė e bėnė nėnė pa qenė nėnė. Por, u bėnė pishman. Dhe tash dėshirojnė ta bėjnė tė shenjtė. Pėrse tė shenjtė kur Gonxhe Bojaxhiu shkeli shenjtėrinė e nėnės duke mos u bėrė nėnė, theu shenjtėrinė e gruas duke mos u bėrė grua, pėrdhosi shenjtėrinė e bashkėshortes duke mos u bėrė bashkėshorte dhe duke penguar femrat tjera tė martohen, pėrdhosi vendlindjen Kosovė duke refuzuar tė vizitojė atė … tash ajo na bėhet e shenjtė. Gonxhe Bojaxhiu, ithtare dhe lojtare e zellshme e rendit jezuit, atij rendi qė bėri aq dėme e krime, qė solli aq vendime inkuizicionale ndaj tė vetėve dhe tė tjerėve, tash shenjtėrohet. Absurd!

Edhe diēka! Me ēfarė tė drejte shenjtėrohet Gonxhe Bojaxhiu kur ate nuk e don as Zoti kristian, as shenjtorėt pararendės tė saj. Do tė flasim me gojėn e burimeve kristiane pėr tė lexuar se ēfarė thonė pėr femrėn, sepse pa dyshim qė Gonxhe Bojaxhiu ishte femėr:

"Nė kohėn e mėsimit gruaja le tė dėgjojė nė heshtje dhe me nėshtrim tė plotė. Nuk lejoj qė gruaja tė mėsojė nė Kishė as tė sundojė burrin, por - tė rrijė nė qetėsi. Sepse, i pari u krijua Adami, e pastaj Eva. Dhe nuk qe gėnjyer Adami, por gruaja e gėnjyer e shkel urdhėrin."(Besėlidhja e Re, Letra e dėrguar Timoteut, 2:11-14).

"Sepse nuk ėshtė burri prej gruas, por gruaja prej burrit. Dhe burri nuk u krijua pėr arsye tė gruas, por gruaja pėr arsye tė burrit. Prandaj, gruaja duhet tė bartė mbi kokė shenjėn e 'varshmėrisė' pėr shkak tė engjėjve." (Letra drejtuar korintianėve, 11:8-10.).

"Femra ėshtė e bija e dreqit, rojtar i ferrit, armik i paqės. Pėr shkak tė saj, Adami e ka humbur parajsėn." (Gjoni nga Damasku).

"Femra ėshtė instrument, tė cilin dreqi e pėrdori qė t'i pėrfitojė dhe t'i disponojė shpirtrat tonė." (Shėn Kipriani).

"Femra ėshtė burim i forcės sė dreqit, zėri i saj ėshtė fėrshėllima e gjarpėrit."
(Shėn Antoni).

"Femra posedon helmin e akrepit dhe poshtėrsinė e dragoit." (Shėn Gėrguri i Madh).7

Nėse shenjtorėt katolikė thonė se femra ėshtė kaq e keqe, dhe nėse kjo e keqe shenjtėrohet, mos po kalon ēėshtja nga 'e shenjta' nė 'shtrigė'. Kėto fjalė nuk janė tė miat, por koment i imi pėr fjalėt e shenjtorėve.

Nė fund, zotėri politikan 'kriptomuslimanė', tė nderuara mediume, ju qė gojėn e keni plotė patriotizėm, atdhedashuri, e zemrėn e keni shitur pėr 'hiē', ju qė pėr lecka keni shitur veten, por edhe ju tė nderuar qytetarė qė ju ka mbetur tek vlerat, ju bėj apel tė vetėdijesoheni. Faktet janė kėto! Ecni kah tė dėshironi! Nė tė ardhmen do tė jepni llogari para historisė!



1. Andrija Gams, Biblija i drustvo, Novi Sad, 1979, fq. 349.
2. Andrija Gams, op. cit., fq. 349.
3. Milan Vujaklija, Recnik stranih reci i izraza, Beograd, 1980, fq. 373. Nikolla M. Nikollov, Komploti botėror, botimi IV, Tetovė, 2003, fq. 47.
4. Andrija Gams, op. cit., fq. 350. M. Vujaklija pohon se Pio VII-tė e rikonfirmoi rendin nė vitin1814. Op. cit., fq. 373.
5. Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 337.
6. Nikolla M. Nikollov, op. cit., fq. 47.
7. Citatet e sipėrme ceken sipas: Ulfe Azuzussamed, Islami dhe Kristianizmi, Tetovė, 1997, fq. 86-87.

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@