Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Shiu

Nurullah Genē



Nė emėr tė Krijuesit i zbriti dritė njerėzimit

E ndriti natėn si pasqyrė nga mal i Sibirit

Njė shi faqen e dheut lau nga ndyrėsia

Ngadhnjim i bekuar prej buzėve tė ebabilit

Nga luginat e mėshirės u derdh jeta e dashuria

Me barrėn mė tė bukur ish mbarsur gjithėsia



Shekuj tė tėrė gėlltita qelbėsirė e ujė e tė ndejtė

Me hidhėrim prej pelikani ngopa grykėn nė batak e kėnetė

Ah, shi, tė isha edhe unė njė gur i thatė qė ty tė pret!



Malli yt njė ēast si flakė e zjarr mbi mua ra

M’u shkatėrruan ėndrra bote, syve rrėnimi mė ra

M’u zbukurua zemra me lule e petale amėshimi

Nė shpirtin e shkatėrruar njė kohė e botė e re mė ra



Nga rrobė e bardhė, e vjetėr, i rrjedh profetit gjak.

Kupė e qiellit flatron krahė tė mėndafshtė

Tek ėndėrron tė prekė dritėhėnėn e tė dashurit, tė mirit

Tronditet Ebu Kubejsi nėn thirrjet e tė pėrzėnit

E nėna e shtėpive, mė e shenjta shtėpi ngre flamur tė
gjelbėr

Kish mbetur toka e braktisur, e vetmuar, e thatė



M’u konsumua koha hap pas hapi kėmbėve

M’u thur si rrjetė e netėt m’i robėroi ėndėrr e keqe.

Ah, tė isha edhe unė njė zog nė shkretėtirė, djegur nga
malli yt!



Shi, pa ty e mbuluan hithrat ēdo shend e gėzim

Nė vatėr vend zu hasmėria, u bėnė tė huaja miqėsitė

U thurėn humbjet hap pas hapi historisė

E ranė nė ēdo faqe tė saj me mijėra kurbanė fatzinj



Njė letėr e zgjedhur qė prej pėrtej epokash

Mbėrrin mėngjesin e argjendtė tė pritjes

U pėrhap mė i madhi sihariq, pas tė hėnės

Preku bardhėsia terrin e natės

Shpirtrat, buzėēarė gjer tash e tharė etjes

Gėzimthellė si nė pėrshtpirtje mbetėn, dashururar pas
heshtjes



Ditėt e vetmisė ia numėrova njė kalendari tė pashpresė

Njė poshtėrim pėrjetova tė paparė kurrė, pėr besė

Ah, tė isha edhe unė njė copėz rrobė prekur nga ti!



Pa ty sa e sa shpirtėra tė bukur rrugėve u rrėzuan

Nga kraharorėt e plagosur njė nga njė shpresat, pa shpirt,
u rrėzuan

Shi, e humbėm mė tė madhin, mė tė vyerin thesar

Sė fundi nga duartė tona u rrėzuan perla, margaritarė



Engjėjt rradhė rradhė buzėqeshin lartėsisė

Zogj me enė tė argjendta nė sqepa tė smeraldtė

Dėgjojnė nga Hiraja meloditė e lumturisė

Nė njė aromė kryengritjeje lėkunden tatėpjetat

Njė foshnjė zgjat drejt sexhdes duartė

Copė copė, zjarre ėndrrat e tiranit, shahut mizor



Ah, tė tė kisha qėndruar pranė sa njė hije!

Tė ta sodisja dritėn e syve, buzėqeshjen nė pėrjetėsi!

Ah, tė isha edhe unė njė vėshtrim i mbėrthyer tek ti!



U zverdh gjethe e gjelbėr, u kėput dega e fidani ra

Sarajet i mbetėn qyqes, bilbilit zėndani i ra

Shaminė e motrės e shpuan mushkonjat vrastare

Mbeti varur pavarėsia, mbuloi dhenė padituria



Tė kisha rrjedhur unė damarėve tė Saveut

Ia bėja tabllonė e ēdo kulle nė rrėnim

Rrugėve tė mistershme pėr nė dashuri tė pafund

Si njė shkėndi prej teje, pishtar ndezur flakė

Ta krihja cullufen e djerėsirė

Pasi, me gaz, anė e kėnd ta shpėrndaja hirin
dhjetėshekullor!



Nganjėherė pas vetes dashururar jam, i ēmendur si furtunė

Si gjethe e tharė, e zverdhur mbetem nganjėherė pėrballė
furtunės

Por, ah, tė isha edhe unė njė kokė e prerė pėr ty!



Nė tėrmet tė mungesės tėnde vdiq hanxhiu e hani ra

Tė shtypurit kasolle, syrgjyn; mizorit botė e tėrė i ra

Atyre me ty dashuruar, atyre me zemėr tek ti

Nė njė terr vuajtjesh njė provė e rėndė e tmerr u ra



T’i merrja erė nė shkretėtirė gjurmės tėnde

E era, tek uturon mbi rėrė, tė ma thurte qefinin

Ta laja me ty korridorin e dhimbjeve

Fatit s’do t’i isha qarė e veten s’do ta kisha vrarė

Njė shkėmb, mbi tė cilin si kristal ke pikuar

Njė farėz hurme do ta doja mė shumė se botėn mbarė



Nė heshtje m’u shndėrrua thirrja ime rrugėve

Ma gėrreu pavendosmėria krenarinė pak nga pak

Ah, tė isha edhe unė njė lot i rėnė nga sytė e Bahirasė!



Nė mė tė bardhėn pikė tė hartės gjaku ra

U thye shpatė e drejtėsisė, mburoja ra

Tė shtypurit po dėnohen, mizorėt po gjykojnė tashmė

Themelve tė drejtėsisė llahtar e llavė e vullkantė ra



Nga ndarja jote po digjen nė shkretėtirė grimcat e rėrės

Mes gazelash dashuria jote zjarr

Mbushi mirėsia e bereqeti yt shtėpi e vatra

Pa ty jeta nė kurriz tė tokės si kanser

Nėn ēadrėn e reve ecėn

Pa ty helm kish qenė pesha e mė tė ėmblit fllad



T’i pyesja mirazhet pėr misterin e deveve

Do t’mė shkriheshin nė kokė tė ngrirat mendime

Ah, tė isha edhe unė njė pėlhurė e pėrkėdhelur nga ti!



Nga degėt ku pa ty u mbajtėm gjarpėri ra

Nė fillim udhėt u errėn, mė pas shkiti dheu e si ortek ra

Edhe malet mė tė sigurtė i mbuloi bora njė nga njė

Nė vendin e mungesės tėnde gėnjeshtra me bisht, mashtrimi
ra



Shi, ta kisha ndjerė zėrin tėnd nga qiejtė e shpirtit tim

Ti bije pikė pikė; edhe gurėt gjelbėrohen nga filizat

Rrufetė e ēajnė, e bėjnė copė kraharorin e ndyrsėsisė

Vala shkon; qėrohet e pastrohet batak i poshtėrsisė

Shi, ah, tė shpėtoj njė ditė prej pelenash shekullore

E ta marr pavdekėsinė nga e kristalta, buza jote



Nė dėshira tė metalta u pėrhumba vėshtrimit

Tė trėndafilave tė vyshkur nė njė tabllo tė mykur

Ah, tė isha edhe unė njė ėndėrr e parė pėr ty!



I pushtoi qytetet tmerri, fshatrat i mbuloi tymi e zia

A thua gjithēka u pėrmbys; qiejtė ranė

Njė barkė e thyer na mbeti nė duar; ėndėrr

E paēmuar; pėr t’i ikur halleve oqeanet ranė



Mungesa jote ėshtė si njė plagė qė ēdo ditė mė rritet nė
kraharor

Zemra qė ty nuk tė ndjen bėhet si njė qeli, si burg pa
portė

Pa ty e drejta e lakuar bėhet, e bardha nė tė terrtė
shndėrrohet

Ata qė zėrin s’ta dėgjojnė humbasin, mbyten nė vorbullėn
tėnde

Nė mitėr tė nėnės vdes nga mungesa jote njė embrion

E sytė e tė verbėrit hapen njė ditė, mbushur me habi,
emocion



Orė pas ore gjithmonė vetveten kėrkova

Mė ngecėn gishtėrinjtė nė njė zinxhir mėrzie

Ah, tė isha edhe unė nė faqe tė dheut njė qė tė pa ty!



Pa ty nė horizonte njė agim mashtrues ra

Pa ty atdheu i shtrirė ndėr kontinente ra

Kur zemra u dėnua me shpirt prej skllavi

Sovrani, qė prej shekujsh nė djep priste, ra



Ti je si hėnė; diej shkėlqejnė nė sytė e tu

Me dashurinė tėnde si Mexhnuni bredhin diell e hėnė

Ēdo pikė zbukuron njė yll nė qiej

Sumejranė kėrkon nė ēdo pikė njė saraj

Farėrat e klimat janė tuat; stina ėshtė jotja

Piktura qė s’e zbehu penel i kohės ėshtė jotja



Shi, ta gjeja njė ditė dorėn time nė duartė e tua

Tė mė qeshte nė fytyrė mė e madhja bukuri

Ah, tė kisha qeshur edhe unė hareshėm nė pėrqafim me ty!



Tė zhveshur mbetėn muret; dashurisė tėnde tavani i ra

N’aktualitet tė shoqėrisė njė rrebelim i thellė ra

Nga lindja e perėndimi mbėrritėn tmerr e ulėrima

Nga ekuilibėr i prishur prej ikjes tėnde humbja, mizoria ra



Njomėshtinė e lotėve, psherėtimat e dhimbjes i kam pėr ty

Nė thellėsi mė pėrflaken me mallin tėnd vaje, kėngė e
melodi

Nga ti i kam xhevahiret e mendimeve tė sė pėrjetėshmes rini

Vėshtrimi yt si shigjetė shpon tej pėr tej nė terr

Ky mulli me ty rrotullohet; jotja ėshtė harmoni e tij

Yti ėshtė gur i provės qė ngjyrat ndan nė ylber



Nė njė vend hidhėrimi, m’u varros e mė humbi emri

Mė pėrplasen nė fytyrė dyertė e sapoēela

Ah, tė isha edhe unė njė kurejsh qė arratinė merr e emigron
tek ti!



Shi, numėrimit tė ditėve e ėndrrave me ty i gjeta derman

Nė qendėr tė trurit m’u skalit i pavdekshmi ferman

U fshi nga ėndrra ime e gjithė hareja e jetės

Nė njė ēast kthese nė mendje mė erdhi i Larti, i Lėvduari
Rrahman



Me shpirtin tėnd tė reja ornamente do tė stisen

Fytyrat me tjetėr gaz e hare do tė stolisen

Me nurin tėnd qelitė nė diell e dritė do tė shkėlqejnė

Nėnat veē me ty foshnjat do t’i ushqejnė

Shi, me ty i vjen fundi etjes sė gjithėsisė

Ty tė beson qielli, pėr ty ka nevojė ky dhé



Damar damar me ty, gjithmonė me ty tė isha!

Tė isha shpata qė ti zhveshe pėr tė rrėnuar tė kotėn!

Ah, njė dirhem argjend nė qesen tėnde edhe unė tė isha!



Mes vėllezėrish, ah, dyshimi e pabesia ra

Humbi ndėrgjegja, mirėbesimi u verbua, ra

Pas kėngės me tė cilėn vit pas viti pėrjetuam pranverėn

Nė kopėshtin e njerėzimit vjeshta ra



Shi, tė isha edhe unė njė gur i thatė qė ty tė pret!

Tė isha edhe unė njė zog nė shkretėtirė, djegur nga malli
yt!

Tė isha edhe unė njė copėz rrobė prekur nga ti!

Tė isha edhe unė njė vėshtrim i mbėrthyer tek ti!

Tė isha edhe unė njė kokė e prerė pėr ty!

Tė isha edhe unė njė lot i rėnė nga sytė e Bahirasė!

Tė isha edhe unė njė pėlhurė e pėrkėdhelur nga ti!

Tė isha edhe unė njė ėndėrr e parė pėr ty!

Tė isha edhe unė nė faqe tė dheut njė qė tė pa ty!

Tė kisha qeshur edhe unė hareshėm nė pėrqafim me ty!

Tė isha edhe unė njė kurejsh qė arratinė merr e emigron tek
ti!

Damar damar me ty, gjithmonė me ty tė isha!

Tė isha shpata qė ti zhveshe pėr tė rrėnuar tė kotėn!

Ah, njė dirhem argjend nė qesen tėnde edhe unė tė isha!

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@