Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

DRITË E MENDJES
FJALË E BURRIT

(këngë për Medresen "Alauddin")

Njajo sh'pi hej njajo ngrehë
U bë pallat o për t'pastrehë,
Hapi zemrën, hapi derën
Midis dimrit soll pranverën.

Aty u njoh hej vëllai me vëlla
Shqiptarisht u bë kala,
Prej saj doli fjalë e lirë
Vetë liria mori hirë.

Medreseja në Prishtinë
Mori n'gji Akademinë,
Mblodhi këshilla e Kuvend
I dha zë fjalës me mend.

U bë teatër dhe Spital
Pa dro frikës i tha: ndal!
Me besimin që s'e tundi
Shpresat tona i përkundi.

Nxinte jashtë futa dhe terri
Ajo brenda ish feneri,
Ishte drita që nuk fikej
N'syrin tonë drejt qiellit rritej.

N'Medresenë "Alaudin"
Njëra-tjetrës pranë i rrinë:
Dritë e mendjes, Fjalë e burrit
Ngjyrë e gjakut të flamurit.

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@