Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

PROFETIT TONE H. MUHAMEDIT

PROFETIT TONE H. MUHAMEDIT
(Paqa dhe bekimet e Zotit qofshin mbi tė)



1
O njeri i madh, prijės i njerėzimit
Ardhe nė kohė kur bota t'kėrkonte
Kur faqen e saj errėsira mbulonte
Ardhe t'a ndiēosh, fund t'i japsh mjerimit.
2
Kur krejt harrue rruga e njitimit,
Kur njerzia dhanė ish n'bisedime t'kota,
N'idhuj paganėsh kur mbulu'ish bota,
Ardhe t'i dhurosh dekretin e shpėtimit.
3
Ardhe kur s'kish mbetė veē dhunė e tirani,
Kur ai ma i forti tė dobtin shtypte,
Kur foshnjen e vet prindi gjallė mbytte,
Ardhe t'i shpėtosh e t'u japsh lumtuni.
4
Kur korrupsioni mbulu kishte dhenė,
Asnjė normė morali kur ma nuk njihej,
Se ē'ishte e mira kur ma nuk dihej
Ti i solle driten, ti i solle fenė.
5
Kur bota mbar mbyt ish n'anmiqsi,
Kur vllavrasja ish n'rend te dites,
Kur e drejta matej me tehun e thikes,
Ardhe t'i dhurosh paqe e harmoni.
6
Kur e keqja n'sistem ishte ngritė,
kur veset e liga t'bukra i reklamonin,
N'se ndonjeni ndruhej dhe ja impononin
Ti u ndeve doren i nxore nė dritė.
7
Kur pėr modė i forti kish skllavėrinė,
Kur dhe njė nanė shiste fėmin'e vet,
Ndjenj' njerzore kur ma s'kishte mbet'
Ti zhduke dallimet, vure barazinė.
8
Ti jetim u linde dhe jetim u rrite,
Pa asnjė kujdes e joshje prindore,
Por mbi ty vu dore vet'Dora Hyjnore,
Nė rangun ma tė naltė me tė u ngrite.
9
Qysh kur ishe i vogel veēan u dallove
Me ma t'bukrat sjellje, model i pėrsosun,
Nga ligsit e kohės krejt i pa njollosun,
Me titull: "Besniku" ti u dekretove.
10
Dhe armiqt ma t'egėr, kte s'ta mohuan
Kur ata u pyeten pėr t'anden rini,
"S'dim asnjė tė keqe, veē nder e besnikri!"
Dhe prapė me tė zhdukė ata u betuan.
11
Tek ty trimi shihte vetė modestinė,
N'ty jetimi gjente masen e durimit
Dhe i dobėti merrte forcen e besimit,
Ardhe tė bėhesh shembėll pėr njerėzinė.
12
Misioni i yt ishte gjithnjerzor,
Nji fisi a kombi aj nuk i pėrkiste,
Por botės mbarė aj do t'i thėrriste,
Ti je ma i madhi ndėr reformatorė.
13.
T'u ngritėn kundėr vendas e tė huajt
Nė njė dorė shpatėn, nė tjetren premtime,
S'lan rast pa pėrdorė n'lajka e kėrcėnime,
Por nga rruga e jote s'munden me luejt.
14
Tė premtuen grada, mall e begati,
Tė premtuen poste deri edhe mbret,
Tė premtuan t;'ira ku t'i deshte vet,
Tė gjitha i pėrbuze ti me neveri.
15
Tė rrethuan shtėpinė krejt tė betuar,
Tė tė zhdukin njiher' e pėrgjithmonė,
Krerė gjakatarėsh, tė egėr, demonė,
E ti pėrmes tyre dole pa u dedikuar.
16
Tė ndoqen nga pas me be e rrufe,
Se gjallė a vdekė nė dorė do t'shtinin
Para tribuve tyne rob do t'binin,
Ti i thojshe shokut "Zoti asht me ne".
17
Kthyen tė zgjebosur, por armėt s'i ulen
Dhe atje ku shkove atje t'u vėrsulen,
me luftė tė vazhdueshme e akte mizore,
Shpirtin tand t'madh dot nuk e pėrkulen.
18
Nė ēaste kritike ndėr lufta e beteja,
Mbete edhe vetėm, por nuk u pėrkule
O strateg i madh, nga vendi s'u tunde,
Kalove ēdo herė nė fitore t'reja.
19
Nė kazmėn e parė kur n'transhe e ngulje
Rrethuar n'Medine, me besim nė tėt Zonė
Kurajove shokėt se herėt a vonė,
Tiranin'e egėr nga rrajėt do shkulje.
20
Triumfator, ashtu si t'kishte hije,
Ti hyre nė Mekė me dhjetmij besimtarė
Krenaris kurejshe nji skllav i vunė t'parė,
Ruga ty tu shtrue me kurorė lavdije
21
Para gjithė armiqėve solemnisht lexove
Dekretin ma human qi njeh historia,
"Sot midis nesh merr fund armiqsia",
Dhe i le tė lirė, as nuk i qortove.
22
Edhe kur mundimet t'a humben qetsinė,
Asnjiherė armiqt ti nuk i mallkove
Asnjiher me ta ti nuk u zemrove,
Thoje: "O Zot, drejtoji se ata nuk dinė".
23
Zhduke krejt nji botė tė pėrēarė,
Tė ndarė ndėr klasa, raca e kombėsi
Nė mes tė gjithė njerėzve shpalle barazi
Nderit e virtytit u dhe vend tė parė.
24
I ndalove vrasjet, pijet, kurvninė
Zakonet barbare, besimet e kota,
Dėnove padrejtėsitė qė ushtronte bota,
Fis e fisnikėri njohe urtėsinė.
25
O profet i shenjtė, rob'i Perėndis
Gjeth misioni yt n'dy pika synonte,
Qė njiherė e mirė bota tė shpėtonte:
Njitimi i Zotit, vllaznim i krejt njerzisė.
26
Pėr fron e pushtet,kurrė nuk synove,
As pėr veten tėnde kurrė s'u mundove,
Mėshirė pėr krijesat Zoti tė dėrgoi
Ti jeten tėnde ksaj ja dedikove.
27
Tė tė ngrejn'nė kult kurrė nuk pranove,
Nuk pranove kurrė tė duartrokasin,

Nuk pranove kurrė tė tė brohorasin
Asnjėherė nga tė tjerėt veten s'e dallove.
28
Kurrė nė jeten tande si mjet qėllimi
asnjeri nuk vrave,asnji nuk brengose
Asnjeri nuk fyve as nuki sakatose,
Dhe nuk ngrite as kampe pėrqėndrimi.
29
Para hijes tande u thye ēdo fuqi,
Sepse tė ndihmonte Perendia vetė,
Se veē rruga jote ishte e vėrtetė
Ty t'u gjunjėzuan dy perandori.
30
Edhe kur arrijte kulmin e fuqisė
Jeten e pėrditshme nuk e ndryshove
Nuk ngrehe pallate, as grada formove,
Ti gjithmonė pelqeve jeten e varfnisė.
31
U linde, u rrite e modest jetove
Mbi ēdo besimtar ma nalt qėndrove
Mėshirė e dhembshuri pėr ēdo kreaturė
Asnjė nuk lėndove, asnjė nuk frigove.
32
Ti nuk ishte mbret, as dhe diktator,
S'pranove nderime as edhe kunorė,
Kunora jote asht drita e Zotit,
Andaj mbi ēdo tjeter qėndron madhėshtor
33
Vepra jote prek ēdo aspekt tė jetes,
Ti i msove njerzit se si tė jetojnė,
Mardhanjet mes tyre si t'i rregullojnė,
Ti i msove botės dhe jeten pas vdekjes.
34
Nga pellgu i injorancės ti nji popull qite
I dhe nė dorė pishtarin'e qytetėrimit
e bėre t'aftė pė ndjenjė e besimit,
ta ka borxh gjith bota kte rreze drite.
35
Ti i dhe njerzis ma t'saktat sqarime,
Mbi Zotin, mbi boten ma t'naltat mendime,
I tregove botės qėllimin e jetės
Dija e vertetė ushqehet me t'tujat mendime.
36
Kur Evropa zhytė nė pellg tė mjerimit,
Kur ende nuk dihej se ē'ishte pastertia,
Kur pėr ēdo sėmundje pėrdorej magjia,
Ti i dhe asaj driten e qytetnimit.
37
Nė medreset e Spanjės bota muer mėsimin
E dijes t;shkencės dhe e pėrvetsoi,
Historia kurr'kėt'fakt s'e mohoi
Ēdo dije qė flinte atje mori zgjimin.
38
Vandalėt nė Spanjė zhdukėn qytqtnimin,
Tetė shekullorė t1'epokės Islame,
vranė, prenė, dogjėn e bėnė name,
Fituen betejen por moren mallkimin.
39
Kur ma vonė Evropa e kuptoi gabimin,
Mblodhi ēka shpėtuan nga dora mizore
Atje gjeti shkencat, artin, pėrparimin,
Atje gjeti dijen dhe sjelljen njerzore.
40
U thye tehi shpatės sė Rikard trimit,
para sjelljes bukur tė Salahudinit,
Urtėsia gjithmonė ka dalė e fituar
Siē del e fituar falja para krimit.
41
Kur armiqt u sulėn si ujq me tėrbim,
Me barbarizma t'mdha e n'mėnyr mizore
Ata pėrherė u priten n'mnyr ma njerzore,
nga njė jetė e egėr u kthyen n'qytetnim.
42
Qoft nė jeten tande dhe sot e ksaj dite
Barbar nga natyra e kundėr sė mirės,
Si bisha vėrsulen forcat e errsinės
Kurrė s'do t'ja ndalin shkelqimin ksaj drite.
43
Kur historia asht vu pėr gjykim,
Edhe kur arsyeja asht vu nrend tė ditės.
Asht dallue qartė mbivlera e dritės
E keqja ka mbetė si njollė pėr shėmtim.
44.
Njerėzit e mėdhanj gjithmonė t'admirojnė
Asnjėherė s'pėrdore dhunė e detyrim,
Idet'nuk kanė jetė me forcė e shtrėngim,
Andaj me nedrime emrin ta kujtojnė
45
Sundimtar' tė tjerė s'galli u shenjtruan,
U veshen me bujė e me salltanet,
Shpeshherė u ngriten n'divinitet,
E porsa kaluan, rreptėsisht u mallkuan.
46
S'lanė pas veē simbole prangash,
Gjurmė tiranie, kala e ndėrtime,
Qi njerzve u sollen vuajtje e mjerime
E mbas tyre mbeten ēerdhe merimangash.
47
Ndėrsa vepren tande, e tė shokėve tjerė,
Qi Zoti dėrgoi n'tokė si pejgamberė
Jetuan e shkuan me emėr tė mirė,
Bota e vlerson dhe ua di pėr nderė.
48
Por ka nga ata qė duan t'injorojnė,
Lavdinė tėnde t'madhe dhe rrugen fetare
Qė i solle botės, e n'mėnyrė barbare
Duan ta luftojnė e ta asgjėsojnė.
49
Por gabohen randė se drita e fesė
Asnjėherė nuk shuhet sa tė jetė jeta,
I keqi do t'zhduket me t'kqiat e veta,
Ajo do' tjetė gjithmon, kurrė s'do tė vdesė.
50
Kushdo q'i doren ngriti n'luftė me fetė,
As namė as nishan atyne s'u ka mbetė,
Feja vazhdoi me tė njajtin shkėlqim,
Me sjelljet e tyne vranė veten e vet.
51
Rrebeshet e kohes me llum trazuar,
Ndėr raste t'veēanta errėsojnė natyrėn,
Si napė e zezė ja mbulojnė fėtyrėn,
Por pas ēdo tufani del m'e kulluar.
52
Si rrezet e arta t'diellit pranveror,
Jetė e gjallėri ēdo send i dhurojnė,
Gjith bimėt n'natyrė n'kto rreze lulzojnė
Kėshtu Drita e Zotit ngjall shpirtin njerzor
53
Feja s'mund tė zhduket me mnyra mizore
As me djallzi, as manovra tjera,
Ata do t'dyshtojnė ashtu si ngahera,
Forca e saj qėndron n'natyren njerzore.
54
O Resul i Zotit, o i madhi jonė,
Ti dhe pse nuk je, fjala jote rron,
Ajo e fuqishme do'tjetė pėrgjithmonė,
Kurdo e vėrteta mbi t'rremen fiton.
55
Ti mbylle dėrgatėn mbi njerzimin mbarė
Ne jemi krenarė pėr vendin qi ke,
Model i pėrsosur i dėrguar je,
I vetmi shpėtimtar pėr njerėzimin mbarė.
56
Falna ndihmen tėnde sa gjallė tė jemi,
Dhe nė jeten tjeter mos na len pa pjesė,
Pėr ne lutju Zotit, mėshirė e ndjesė,
Shembull tė sigurtė vetėm ty tė kemi.
57
Kush ndjek rrugen tande asht i siguruar,
Edhe ngojė tė ujkut sikur ai tė jetė,
Dhe sado armiq sikur ai tė ketė,
Nė ēdo vėshtėrsi del i fituar.
58
I lumtur asht ai qė mban rrugen e Zotit,
Kohės i qėndron dhe nuk i pėrkulet,
Nė ēdo rrezik qė ati t'i sulet,
Trimėrisht u ban ballė, dallgėve tė motit.
59
Misioni i yt asht rruga e vėrtetė,
Armiqt le t'mundohen me ē'tu vij pėr dorė
Me hekur e zjarr dhe akte mizore,
Ata do tė bien nė gropen e vet.
60
Ndėr shekuj tė kohės shumė kombe u duken,
Q'i rrugen e Zotit krejtėsisht paten lanė,
Nė vese ē'njerzore krejtėsisht paten rėnė,
Me fund tė t'merrshėm ksaj jete u zhduken.
61
Asnji tjeter rrugė s'e shpėton njerzimin,
Nga luftat pėrplasjet edhe katastrofa,
Veē n'rrugė tė Zotit mund tė shpėtoj bota,
Ndryshe do t'i shohė vetes rrėnimin.
62
Mbarė bota Islame sot duhet tė zgjohet,
Dhe nė rrugė tė Zotit duhet tė bashkohet,
Duhet tė dallojė nga i vjen rreziku,
Dhe me emrin tand duhet tė krenohet.

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@