Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Shkenca ne Andaluzi

Nga
Paul Lunde

Kultura islame ishte nje kulture librash teper e larte. Ne shekullin e 9te, biblioteka e manastirit te Shen Gallit ishte me e madhja ne Evrope. Kjo biblioteke permbante 36 volume. Ne te njejten kohe, biblioteka e Kordoves kishte 500,000 libra. Duhej dicka me teper se sa thjesht letra per te krijuar nje kulture intelektuale dhe shkencore si ajo e Spanjes Islamike. Islami, me tolerancen e tij dhe inkurajimin e mesimeve si fetare ashtu edhe sekulare, krijoi mjedisin e nevojshem per shkembimin e ideve. Eshte llogaritur qe ne kohet tona gjenden 250,000 doreshkrime arabe ne bibliotekat Perendimore dhe Lindore, duke perfshire ketu edhe koleksionet private. Bibliotekat ekzistonin edhe ne shekullin e 10te dhe permbanin pothuajse 500,000 libra. Miliona libra jane zhdukur, duke zhdukur keshtu edhe arritjet e shume dijetareve dhe shkencetareve te medhenj, librat e te cileve ne qofte se do te kishin mbijetuar mund te kishin ndryshuar rrjedhen e historise. Edhe sot e kesaj dite vetem nje pjese e vogel teksteve shkencore arabe jane studiuar, dhe do te duhen vite per te krijuar nje ide me te sakte rreth kontibutit qe i kane dhene historise se ideve, shkencetaret muslimane.

 

Kristianet e Spanjes mesjetare kishin nje legjende ne te cilen thuhej se Rodriku, mbreti i fundit i vizigoteve, ishte pergjegjes per lenien e pushtimit arab ndaj gadishullit Iberik, sepse  ne kundershtim me fjalen e dhene, ai hapi portat e pallatit mahnites per te cilin ai ishte betuar qe te mos perzihej.

Per sa i perket Perendimit, ishte pushtimi arab ai qe hapi nje pallat te magjepsur. Duke ndjekur renien e Perandorise Romake, vandalet, hunset dhe vizigotet kishin plackitur dhe djegur pergjate rruges se tyre per ne gadishullin Iberik, duke vendosur keshtu nje mbreteri jeteshkurter e cila zgjati per aq kohe sa preja e luftes u fut ne vend. Pastaj, pa u lajmeruar, ne vitin 711, erdhen arabet, te cilet u vendosen, rane ne dashuri me token dhe krijuan civilizimin e pare qe Evropa njihte qe nga kohet kur legjionet romake ishin dorezuar ndaj luftimeve te pabarabarta kunder hordhive barbare.

Spanja ne fillim u zhvillua nen udheheqjen e Umajjadeve, te cilet vendosen nje dinasti aty pasi kishin humbur kalifatin ne lindje kunder Abasiteve. Ne fillim, kultura e oborrit Umajjad ne Kordove ishte plotesisht e imituar. Moda, si ne letersi ashtu edhe ne veshje, ishte imitim i modes se kryeqytetit te ri te Abasiteve, Bagdatit. Dijetare nga tokat me te zhvilluara te lindjes gjithmone priteshin me shume ngrohtesi ne oborrin e Kordoves, ne te cilin koleget e tyre do t’i degjonin me lakmi rreth lajmeve te reja qe diskutoheshin ne kryeqytet, cfare vishnin njerezit, cfare kengesh kendoheshin, dhe mbi te gjitha cfare librash lexoheshin.

Kultura islame ishte nje kulture librash teper e larte. Hyrja e letres nga Kina ne vitin 751 dha nje shtytje per mesimin e ideve te reja qe bota nuk i kishte njohur kurre me pare. Librat ishin me ne dispozicion se sa kishin qene edhe vete ne Rome dhe shume me te lire se sa ishin ne Perendimin Latin, ku vazhdohej te shkruheshin ne pergamene te shtrenjte. Ne shekullin e 12te nje njeri shiti 120 hektare toke ne menyre qe te blente vetem nje Liber Orash. Ne shekullin e 9te biblioteka e manastirit te Shen Gallit ishte me e madhja ne Evrope. Ajo permbante 36 volume. Ne te njejten kohe, biblioteka e Kordoves kishte 500,000. Prapambetja kulturore midis Lindjes dhe Perendimit ne Mesjete mund t’i atribuohet pjeserisht faktit qe arabet kishin letren, kurse perendimi latin jo.

Duhej dicka me teper se sa thjesht letra qe te krijohej nje kulture shkencore dhe intelektuale si ajo e  Spanjes Islamike. Islami, me tolerancen e tij dhe inkurajimin e mesimeve fetare ashtu edhe sekulare, krijoi mjedisin e nevojshem per nje shkembim idesh. Oborri i Kordoves, ashtu si ai i Bagdatit, ishte i hapur per muslimanet, cifutet dhe kristianet ne te njeten kohe, dhe nje peshkop i dalluar u ankua se kristianet e rinj po jepeshin shume me teper pas studimit te gjuhes arabe se sa asaj latine. Kjo tregon qe gjuha arabe, ne nje kohe fare te shkurter, ishte bere gjuha internacionale e shkences, ashtu sic eshte anglishtja ne ditet tona.

Kultura Islamike ne Spanje filloi te lulezonte seriozisht gjate mbreterise se Abd el-Rahmanit te 2te te Kordoves. Ne nje shoqeri oborritare shijet e udheheqesit ndiqeshin edhe nga shoqeria, dhe Abd el-Rahmani ishte i pasionuar si ne shkencat sekulare ashtu edhe ne ato fetare dhe ishte i vendosur t’i tregonte botes qe oborri i tij nuk kishte ndryshim me ate te oborrit te kalifit ne Bagdat. Per kete arsye ai punesoi dijetare duke u dhene atyre shtytje per te kapercyer mospatjen e deshires per te jetuar ne toka qe shume nga ata qe jetonin ne Lindje i konsideronin si provinca. Si rezultat shume dijetare, filozofe, historiane, muzikante emigruan ne Andaluzi dhe vendosen bazat e tradites intelektuale dhe sistemin e edukimit te cilat e bene Spanjen me te vertete nje vend te shquar per 400 vjetet e ardhshem.

Nje rezultat tjeter ishte qe nje infrastrukture e bibliotekave, si shteterore ashtu edhe private, xhamive, spitaleve, dhe qendrave kerkimore u rrit me shpejtesi dhe dijetare te famshem ne Lindje duke degjuar per keto miresi u grumbulluan ne Perendim. Me vone ata terhoqen edhe studentet e tyre; ne boten Islame ishte shume normale qe nje student te udhetonte me mijera milje per te studjuar me nje profesor te famshem.

Nje nga dijetaret me te hershem ishte Abaz ibn Firnas i cili vdiq ne vitin 888 e.r. dhe ne qofte se do te kishte jetuar ne Firence do te kishte qene “Njeriu i Rilindjes”. Ai erdhi ne Kordove te mesonte muzike (atehere nje dege e teorise matematikore) por duke mos qene nje njeri qe e kufizonte veten duke studjuar vetem nje fushe studimesh, ai u interesua edhe ne mekanizmat e fluturimit. Ai ndertoi nje pale krahe prej pendesh te vendosura ne nje kornize prej druri, dhe u perpoq te fluturonte, duke parashikuar Leonardo Da Vincin qe prej 600 vjetesh.

Fatmiresisht Abasi mbijetoi, dhe i çkurajuar iu kthye ndertimit te nje planetariumi ne te cilin planetet leviznin. Kjo gjithashtu stimuloi edhe fenomene te tilla si gjemimet dhe rrufete dhe ishte pa dyshim nje sukses i vertete. Me vone Abasi iu kthye problemeve matematikore te perfshira ne rregullsine e faqeve te shumta te disa kristaleve dhe zhvilloi nje formule per prodhimin e kristaleve artificiale.

Duhet te permendet qe nje dituri e arritjeve te njerezve si Abasi ka arritur deri ne ditet tona krejt rastesisht. Eshte llogaritur qe sot gjenden 250,000 doreshkrime arabe ne bibliotekat Perendimore dhe Lindore, duke perfshire ketu edhe koleksionet private. Ne shekullin e 10te bibliotekat ekzistonin akoma dhe permbanin pothuajse 500,000 libra. Miliona libra jane zhdukur dhe bashke me ta jane zhdukur edhe shume arritje te dijetareve te medhenj, librat e te cileve ne qofte se do te kishin mbijetuar mund te kishin ndryshuar rrjedhen e historise. Ne vitin 1500 me shume se sa nje milion libra duke perfshire edhe vepra unike te kultures Maure u dogjen ne Granade. Dihet qe vetem nje pjese shume e vogel e teksteve shkencore arabe jane studjuar dhe do te duhet te kalojne vite qe te formohet nje ide me e sakte e kontributit qe shkencetaret muslimane i kane dhene historise se ideve.

Nje nga fushat e kultivuara me me zell ne Spanje ishte ajo e shkencave natyrore. Megjithese dijetaret e Andaluzise nuk dhane ndonje ndihmese aq thelbesore sa koleget e tyre ne Lindje, ajo qe ata bene pati me teper efekt ne zhvillimin e mevonshem te shkences dhe teknologjise sepse ishte nepermjet Spanjes dhe dijetareve te Andaluzise qe keto ide arriten ne Perendim. Asnje shkolle perkthyesish e krahasuar me Shtepine e Diturise te el-Mamun nuk ekzistonte ne Spanje, dhe dijetaret andaluziane duket se nuk kane qene te interesuar ne shkencat natyrore derisa perkthimet e Shtepise se Diturise u rane ne dore.

Interesi per matematiken, astronomine, dhe mjekesine ishin gjithmone te gjalla per vete faktin se keto shkenca ishin te perdorshme – matematika per qellime tregtie, llogaritjes se ligjeve te komplikuara te Islamit rreth trashegimise dhe nje baze per matjen e distancave. Astronomia ishte e dobishme per percaktimin e kohes se namazeve dhe rregullimit te kalendarit. Prezantimi i ideve te reja Aristoteliane, edhe pse te maskuara prej arabeve ngriten nje fare dyshimi ne Perendimin konservativ, dhe ishte vetem disa kohe me pare qe opinioni publik do te pranonte qe llogjika Aristoteliane nuk ishte ne konflikt me Shpalljen.

Nje pjese e dyshimit me te cilin shiheshin disa prej ideve qe rridhnin prej dijetareve te oborrit abasit ishte si pasoje e nje dallimi te pamjaftueshem midis shkencave dhe pseudo-shkencave. Ky ishte nje dallim te cilin muslimanet e bene shume me heret se sa dijetaret perendimore te cilet, edhe gjate periudhes se Rilindjes, kishin prirje per te ngaterruar astronomine me astrologjine, kimine me alkimine. Ibn Hazm, nje dijetar andaluzian i shekullit te 11te ishte shume i perfolur ne kete pike. Njerezit qe mbronin efikasitetin e talismaneve, magjise, alkimise, dhe astrologjise ai i quante genjeshtare te paturpshem. Ky afrim i arsyeshem ndihmoi shume ne berjen e Islamit te shquar ne shkencat natyrore.

Studimi i matematikes dhe astronomise kaloi dore pas dore. Libri i famshem i El-Huarizmit i titulluar “ Llogaritja e Integrimit dhe Ekuacionit” arriti ne Andaluzi shume heret, dhe u be themeluesi i nje spekullimi te mevonshem. Ne kete liber, El-Huarizmi trajtoi ekuacionet algjebrike, shumezimin dhe pjesetimin, matjen e siperfaqeve, dhe pyetje te tjera. El-Huarizmi ishte i pari qe prezantoi perdorimin e asaj qe ai e quajti “Indiane” por qe ne  sot e quajme sistemi numerik “Arab”. Metoda e sakte e transmetimit te ketij sistemi numerik nuk njihet, por simbolet e perdorura per te perfaqesuar numrat kane vetem nje ndryshim te vogel ne Islamin Lindor dhe Perendimor, dhe format e numrave tane e kane prejardhjen prej atyre qe jane perdorur ne Andaluzi. Vepra e El-Huarizmit, e cila tani ekziston vetem ne nje perkthim latinisht te shekullit te 12te, bashke me nje perkthim te Elementeve te Euklidit, u bene dy themelet e zhvillimeve te mevonshme matematikore ne Andaluzi.

Matematicieni dhe astronomi i pare i Andaluzise ishte Maslama el-Maxhriti i shekullit te 10te. Ai ishte pasardhes i shkencetareve te medhenj si Ibn Ebi`Ubeida i Valencias, i cili ne shekullin e 9te ishte i pari ne astronomi - dhe emigranti nga Bagdati, Ibn Teimija, i cili ishte nje fizikant dhe astronom i njohur. Ai shkruajti nje sere veprash rreth matematikes dhe astronomise, studjoi dhe perpunoi me kujdes perkthimin ne arabisht te Almagestit te Ptolemit. Ai gjithashtu zmadhoi dhe korrigjoi tabelat astronomike te vete el-Huarizmit. Ai perpiloi tabelat e shnderrimit ne te cilat datat e kalendarit persian ishin te lidhura me ate te hixhras. Keshtu per here te pare ngjarjet e se kalures se Persise mund te percaktoheshin me saktesi.

El-Zarkali, i njohur ne Perendim me emrin Arzakel, ishte nje tjeter matematicien dhe astronom i cili lindi ne Kordove ne shekullin e 11te. Ai kombinoi njohurite teorike me aftesite teknike, dhe shkelqeu ne ndertimin e instrumentave precize te cilat perdoreshin ne astronomi. Ai ndertoi nje ore uji e cila ishte e afte te percaktonte oret e dites dhe nates duke treguar ditet e muajit henor. Ai ndihmoi ne perpilimin e te famshmit “Tabelat Tolediane” nje perpilim shume i sakte i datave astronomike. Libri i tij “Libri i Tabelave” i shkruar ne formen e nje almanaku (almanak eshte fjale qe vjen nga arabishtja dhe do te thote klime, duke treguar stacionet e henes), i cili permban tabela qe mundesojne percaktimin e fillimit te muajve koptike, romake, henore dhe persiane; disa tabela te tjera japin poziten e disa planeteve te ndryshme; dhe disa te tjera mundesojne percaktimin e eklipseve te henes dhe diellit. Ai gjithashtu perpiloi tabela te lartesise dhe gjatesise; shume prej veprave te tij u perkthyen si ne spanjisht ashtu edhe ne latinisht.

Nje tjeter dijetar i atyre koherave ishte el-Bitruxhi (dijetaret latine te asaj e kohe e therrisnin Alpetragius), i cili zhvilloi nje teori te levizjes se yjeve dhe shkruajti librin “Libri i Formave” ne te cilin kjo teori shpjegohet me ne detaje.

Influenca e ketyre veprave astronomike ishte e pamase. Sot per shembull, emertimet e sistemeve te yjeve mbajne emrat e dhene prej astronomeve muslimane - Akrab( nga ‘Akrab’ “akrep”; Altair (nga el-ta’ir, “pilot”); Deneb (nga dhanb, “bisht”); Ferkard (nga farkad, “vic”); dhe fjale si zenit, nadir dhe azimuth, te gjitha ne perdorim edhe sot e kesaj dite, deshmojne per veprat e dijetareve te Andaluzise.

Por shkenca muslimane me e shkelqyer ishte studimi i mjekesise. Interesimi rreth kesaj shkence mund te gjendet qe ne kohet me te hershme. Profeti Muhamed (s) ka thene qe çdo semundje e ka nje kure, dhe ishte i vetedijshem qe disa semundje ishin ngjitese.

Kontributi i madh i arabeve ishte ne vendosjen e studimit te mjekesise si nje shkence baze, dhe eliminimin e supersticioneve dhe praktikave popullore te demshme. Mjekesia konsiderohej si nje thirrje e teknologjise, dhe nje shkence qe kerkonte shume studim dhe praktike. Kode te perpunuara me kujdes u folmuluan per te rregulluar sjelljen profesionale te doktoreve. Nuk ishte e mjaftueshme te zoteroje mjeshterine ne menyre qe te praktikoje mjekesine. Disa cilesi morale ishin te urdheruara. Ibn Hazm ka thene qe nje doktor duhet te jete i sjellshem, i kuptueshem, miqesor, i mire, i afte te duroje ofendime dhe kritika; ai duhet t’i mbaje floket e tij shkurt, kjo vlen edhe per thonjte: duhet te veshe rroba te pastra, rroba te bardha, dhe te sillet me dinjitet.

Perpara se sa doktoret te fillonin praktikimin e zanatit te tyre, ata duhej te kalonin nje provim, dhe ne qofte se kalonin ata duhet te benin betimin hipokratik dhe ne qofte se nuk pranonin kjo mund te conte edhe ne perjashtim.

Spitalet ishin te organizuara ne menyre te ngjashme. Spitali i madh i ndertuar ne Kordove kishte uje te rrjedhshem dhe WC, kishte reparte te ndryshme per kurimin e shume semundjeve, dhe cdo repart drejtohej nga nje specialist. Spitalet duhej te qendronin hapur 24 ore qe te merreshin edhe me rastet urgjente dhe nuk mund te kthenin mbrapa asnje pacient.

Fizikantet muslimane i dhane nje ndihmese te madhe njohurise se mjeksise te cilen ata e trasheguan nga greket. Ibn el-Nafis per shembull, zbuloi qarkullimin e vogel te gjakut shume kohe  perpara se sa ta zbulonte Harvei.

Nje tjeter shembull eshte Ibn Xhulxhul i cili lindi ne Kordova ne vitin 943, dhe u be nje fizikant i famshem qe ne moshen 24 vjecare (ai filloi studimet e tij kur ishte akoma 14 vjec) dhe perpiloi nje komentim rreth “Lenda Mjekesore” te Dioskorodit. Ne librin e tij me titull “Kategorite e Fizikanteve”, i shkruajtur me kerkese te nje prej princave Umajade, ai prezanton nje histori te profesionit te mjekesise qe nga kohet e Aeskulapiusit deri ne kohet e  veta. 

Gjate shekullit te 10te Andaluzia prodhoi nje numer te madh fizikantesh. Disa prej tyre shkuan ne Bagdat, ku studiuan vepra te mjekesise greke te perkthyera nga dijetare te medhenj si Thabit ibn Kurra dhe Thabit ibn Sinan. Nje prej ketyre, Ahmed ibn Haran, u ngarkua me detyren e farmacistit dhe shperndante ilace dhe ushqim per pacientet e varfer.

Ibn Shuheid, i njohur edhe si mjek popullor, shkruajti nje veper shume te rendesishme rreth perdorimit te ilaceve. Ai, si shume bashkekohes te tij, rekomandonte ilacet vetem kur pacienti nuk i pergjigjej dietes, dhe thoshte qe ne qofte se ato duhet te perdoren, ilace te thjeshta duhet te perdoren ne te gjitha rastet pervec atyre me serioze.

El-Zahravi, i njohur ne Perendim me emrin Albukasis, i cili vdiq ne vitin 1013, ishte nje kirurg i famshem i mesjetes. Ai ishte fizikant i oborrit te El-Hakamit te 2te dhe vepra e tij e famshme “Tasrif” u perkthye ne Latinisht prej Gerardit te Kremones dhe u be nje tekst mjekesie i rendesishem ne universitet e Evropes gjate mesjetes. Pjesa rreth kirurgjise permban nje sere ilustrimesh rreth instrumenteve kirurgjikale. Gjithashtu kjo pjese pershkruan operacione dentare, kurimin e plageve dhe frakturave.

Ibn Zuhr, i njohur me emrin Avenzoar (vdiq ne vitin 1162), lindi ne Sevilje dhe fitoi nje reputacion te madh neper te gjithe Afriken e Veriut dhe Spanje. Nje nga veprat e tij u perkthye ne latinisht ne vitin 1280.

Nje shtim i interesit ne mjekesi ishte studimi i botanikes. Botanisti me i famshem i Andaluzise ishte Ibn Beitar, i cili shkruajti nje liber te famshem me titullin “Permbledhje e Ushqimeve dhe Ilaceve te Thjeshta”. Eshte nje permbledhje e rregulluar ne menyre alfabetikore e bimeve mjekesore te te gjitha llojeve, shume prej te cilave e kishin origjinen nga Spanja dhe Afrika e Veriut. Aty ku ka mundesi ai jep emrat berber, arabe dhe disa here romake te bimeve, keshtu qe per gjuhetaret kjo veper eshte me shume interes. Ne cdo artikull, ai jep informacion rreth perdorimit te ilaceve, qellimit dhe dozes se keshilluar.

Fizikanti i fundit i Andaluzise ishte Ibn el-Hatib, i cili ishte nje historian i madh, poet dhe qeveritar. Midis veprave te tjera ai shkruajti nje veper te famshme rreth teorise se semundjeve ngjitese: “Fakti i infeksionit behet i qarte per vrojtuesin i cili ve re se si ai qe kontakton me te infektuarin merr semundjen, kurse ai qe nuk eshte ne kontakt shpeton, dhe se si infektimi transmetohet nepermjet rrobave, vatheve, dhe eneve.

Ibn el-Hatib ishte perfaqesuesi i fundit i tradites mjekesore ne Andaluzi. Pak kohe pas vdekjes se tij, energjite e muslimaneve te Andaluzise u perpine ne perpjekjet e gjata kunder rimarrjes kristiane.

Nje fushe tjeter me interes per dijetaret e Andaluzise ishte studimi i gjeografise dhe shume prej veprave me te mira muslimane u prodhuan ne kete fushe. Ngjarjet  ekonomike dhe politike paten nje rol ne zhvillimin e studimit te gjeografise, por mbi te gjitha ishte kurioziteti i tyre rreth botes dhe banoreve te saj qe motivuan dijetaret te cilet ia kushtuan veten e tyre pershkrimit te tokes dhe banoreve te saj. Hapi i pare u ndermor ne lindje, kur “Librat e Rrugeve”’ sic e quajten ata, u perpiluan per perdorim nga mjeshtrat e mevonshem te kalifatit Abasit. Shume shpejt, raporte rreth tokave te largeta, prodhimeve te tyre dhe karakteristikat fizike te njerezve qe jetonin aty u perpiluan per informacion te kalifit dhe ministrave te tij. Perparimet ne astronomi dhe matematike e bene me te lehte hedhjen e ketyre informacioneve neper harta ne forme diagramesh, dhe shume shpejt kartografia u be nje shkence me vete.

El-Huarizmi, i cili beri kaq shume per perparimin e shkencave matematikore, ishte nje nga gjeografet shkencetare me te hershem. Duke e bazuar vepren e tij ne informacionin e marre nga perkthimi ne arabisht i Ptolemit, el-Huarizmi shkruajti nje liber me titullin “Forma e Tokes”, i cili perfshinte harta te qiellit dhe te tokes. Ne Andaluzi, kjo veper u vazhdua nga ibn Muhamed el-Razi i cili vdiq ne vitin 963, dhe shkruajti nje gjeografi baze te Andaluzise per qellime administrimi. Muhamed ibn Jusuf el-Uarrak, nje bashkekohes i el-Razit, shkruajti nje veper te ngjashme ne te cilen pershkruante topografine e Afrikes se Veriut. Lidhjet e medha tregtare te Andaluzise i dhane mundesi ketij  koleksioni, nepermjet tregtareve qe ktheheshin, qe te merrte nje numer te madh informacionesh rreth viseve te largeta si Balltiku. Ibrahim ibn Jakubi per shembull, i cili udhetoi shume neper Evrope dhe Ballkan gjate shekullit te 9te, duhet te kete qene nje njeri shume trim, i cili la itinerare te udhetimeve te tij.

Dy njerez te cilet shkruajten gjate shekullit te 11te mblodhen shume prej informacioneve te grumbulluara prej paraardhesve te tyre dhe i vendosen ne nje forme te volitshme. Njeri prej tyre, el-Bekri, eshte vecanerisht interesant. I lindur ne Saltes ne vitin 1041, el-Bekri ishte djali i nje governatori te provinces se Huelvas dhe Saltes. El-Bekri vete ishte nje minister i rendesishem ne oborrin e Seviljes, dhe ndermori nje sere misionesh diplomatike. Ai shkruajti vepra rreth historise, botanikes, dhe gjeografise dhe gjithashtu ai shkruajti edhe poezi dhe ese letrare. Nje prej veprave te tij gjeografike me te rendesishme i eshte kushtuar gadishullit te Arabise me nje interesim te vecante ne sqarimin e emrave te vendeve. Kjo veper eshte rregulluar ne renditje alfabetikore, dhe permban emrat e fshatrave, qyteteve, dhe monumenteve te cilat ai i merrte nga hadithet dhe historite e ndryshme. Vepra tjeter e tij nuk mund te mbijetonte e plote, por dihet qe ka qene nje trajtim i enciklopedise se gjithe botes.

Ndoshta gjeografi me i famshem i te gjitha koherave ka qene el-Idrizi. I lindur ne vitin 1100 dhe i edukuar ne Kordove, el-Idrizi udhetoi shume duke vizituar Spanjen, Afriken e Veriut, dhe Anatolian derisa perfundimisht ai u vendos ne Sicili ku edhe u punesua prej Mbretit Norman, Roxheri i 2te, qe te shkruante nje gjeografi sistematike te botes, e cila edhe ekziston edhe sot e kesaj dite, dhe zakonisht njihet me titullin “Libri i Roxherit”.

Ne kete liber el-Idrizi perkshruan boten ne menyre sistematike duke ndjekur ndarjen e saj ne shtate “klima” sipas grekeve dhe cdonjera prej tyre e ndare ne 10 pjese. Cdonjera prej klimave eshte e hartuar - dhe hartat jane shume te perpikta per kohen ne te cilen ato jane perpiluar. Ai jep largesite midis qyteteve te medha, pershkruan zakonet, njerezit, prodhimet dhe klimat e gjithe botes se njohur. Ai gjithashtu regjistron udhetimin e nje detari marokien i cili kishte dale jashte kursit ne Atlantik, kishte lundruar per 30 dite, dhe ishte kthyer per te treguar per nje toke pjellore e banuar prej njerezve te eger. Amerika?

Informacioni qe ndodhet ne “Libri i Roxherit” u gdhend ne nje planisfere prej argjendi e cila ishte edhe nje nga mrekullite e asaj kohe.

Andaluzia gjithashtu prodhoi autoret e dy librave te udhetimit me me interes qe jane shkruar ndonjehere. Te dy keta libra ekzistojne te perkthyer ne nje anglishte shume te mire. Libri i pare eshte shkruar nga Ibn Xhubair, sekretar i Governatorit te Granades i cili vdiq ne vitin 1183,  pasi kreu haxhin, dhe shkruajti nje liber rreth udhetimit te tij te quajtur “Udhetimet.” Libri eshte ne formen e nje ditari dhe jep nje pershkrim te hollesishem te botes mesdhetare lindore gjate kohes se kryqezatave. Eshte shkruajtur ne nje stil elegant, dhe eshte i mbushur me komentet e nje njeriu tolerant dhe disa here tekanjoz.

Udhetari me i famshem ne te gjithe Andaluzine ishte Ibn Batuta - turisti me i madh i kohes se tij - dhe ndoshta i cdo kohe tjeter. Ai udhetoi ne Afriken e Veriut, Siri, Meke, Median, dhe Irak. Ai udhetoi edhe ne Jemen, lundroi pergjate Nilit, ne Detin e Kuq, Azine e Vogel dhe Detin e Zi. Ai shkoi ne Krimea dhe Kostandinopoje. Ai shkoi ne Afganistan, Indi dhe Kine. Vdiq ne Granada ne moshen 73 vjecare.

Eshte e pamundur te vesh drejtesi mbi te gjithe dijetaret  e Andaluzise te cilet ia kushtuan veten studimit te shkencave historike dhe gjuhesore. Te dyja ishin shkencat shoqerore primare te kultivuara nga arabet dhe te dyja keto shkenca u ngriten ne nje nivel me te larte te artit ne Andaluzi. Per shembull, Ibn al-Hatibi, teoria e te cilit rreth semundjeve ngjitese u diskutua me siper, ishte autori i historise me te perpikte te Granades qe ka mbijetuar ne ditet tona.

Ibn el-Hatib lindi ne vitin 1313, afer Granades, dhe vazhdoi menyren e edukimit tradicional te kohes se tij – ai studjoi gramatike, poezi, shkenca natyrore, dhe ligjin Islamik, si dhe Kur’anin. Babai, nje zyrtar i rendesishem, u vra prej kristianeve ne vitin 1340. Udheheqesi i Granades e ftoi djalin e tij te zinte postin e sekretarit ne Departamentin e Korrespondences. Shpejt ai u be njeriu me i besueshem i udheheqesit te Granades dhe fitoi nje pozite me fuqi te madhe.

Pa marre parasysh karrieren e tij te zene politike, Ibn el-Hatib gjeti kohen per te shkruar me teper se 50 libra rreth udhetimeve, mjekesise, poezise, historise, politikes dhe teologjise.

Arritjet e tij u rivalizuan vetem prej atyre qe ishin bashkekohes te Ibn Haldunit, historiani i pare qe kerkoi te zhvillonte dhe shpjegonte ligjet e pergjithshme te cilat kane te bejne me ngritjen dhe renien e civilizimeve. Historia e tij prej shtate volumesh me titullin “Libri i Shembujve dhe Permbledhjeve nga Informacioni i Hershem dhe ai i Mevonshem persa i perket  diteve te Arabeve, jo-Arabeve dhe Berbereve”. Volumi i pare, i titulluar “Hyrje,” jep nje analize te thelle dhe te detajuar te shoqerise islamike dhe ne fakt, te shoqerise njerezore ne pergjithesi, sepse ai gjithmone i referohet kulturave te tjera per qellime krahasimi. Ai jep nje analize te sofistikuar se si shoqeria njerezore eshte zhvilluar nga nomadet deri tek qendrat e civilizuara dhe se si keto qendra  u shkaterruan dhe iu dorezuan pushtuesve me pak te zhvilluar. Shume prej pyetjeve shqetesuese te ngrituar nga Ibn Halduni akoma nuk e kane marre kujdesin e duhur. Sigurisht kushdo i interesuar rreth problemeve te ngritjes dhe renies se civilizimeve, shkaterrimit te qyteteve, lidhjes midis shoqerive te perparuara teknologjikisht dhe atyre tradicionale duhet te lexoje librin e Ibn Haldunit “Hyrje ne Histori”.

Nje tjeter fushe e aktivitetit intelektual andaluzian ishte filozofia, por eshte  e pamundur te besh me teper se sa te hedhesh vetem nje veshtrim mbi kete studim te veshtire dhe te specializuar. Qe nga shekulli i 9te  dijetaret e Andaluzise si ata te Bagdatit, duhej te merreshin me probleme teologjike qe lindnin nga hyrja e filozofise greke ne kontekstin e Islamit. Si mund te pajtohej arsyeja me Shpalljen? Kjo ishte pyetja kryesore.

Ibn Hazm ishte nje nga te paret qe u mor me kete problem. Ai mbeshteti disa koncepte Aritoteliane me entuziazem dhe mohoi disa te tjera. Per shembull, ai shkruajti nje komentim te madh dhe te detajuar mbi nje liber te Aristotelit, qe pakuptimshmeria punon mbi logjiken. Ibn Hazm duket se nuk ka patur shqetesime ne lidhjen e arsyes me Islamin – ne fakt, ai jep shembuj ilustrative se si mund te perdoret ne zgjidhjen e problemeve ligjore te sheriatit. Asgje nuk e pershkruan aftesine e Islamit per te asimiluar ide te huaja dhe t’i  aklimatizoje ato, me mire se sa fjalet e Ibn Hazmit  ne hyrje te vepres se tij: “Le te behet e ditur qe ai qe lexon librin tone do te gjeje qe dobia e nje vepre te tille nuk eshte e perkufizuar me nje disipline te vetme por perfshin Kur’anin, hadithet, dhe vendimet ligjore qe i perkasin asaj cfare eshte e lejueshme dhe cfare nuk eshte, dhe cfare eshte e detyrueshme dhe e ligjshme.”

Ibn Hazm e konsideronte logjiken si nje mjet te dobishem, dhe filozofine te ishte ne harmoni ose se paku jo ne konflikt, me Shpalljen. Ai eshte pershkruar si “Nje nga gjigandet e historise intelektuale te Islamit,” por eshte e veshtire te formohet nje gjykim rreth nje njeriu qe shkruajti me teper se sa 400 libra, shume prej te cileve jane zhdukur ose akoma qendrojne ne doreshkrime.

Ibn Baxhah, te cilin dijetaret teologe te perendimit e therrisnin Avempace, ishte nje tjeter filozof i madh i Andaluzise. Por ishte Averos - Ibn Rushdiu - i cili fitoi reputacionin me te madh. Ai ishte nje Aristotelian i flakte, dhe veprat e tij kishin nje efekt te qendrueshem, ne perkthimin e tyre latinisht, mbi zhvillimin e filozofise evropiane.

Inovacionet teknologjike islamike gjithashtu luajten nje rol te rendesishem ne trashegimin e Andaluzise te Evropa mesjetare. Letra ishte permendur, por kishte te tjera me nje rendesi te madhe: mulliu, teknika te reja per punimin e metalit, berja e qeramikes, ndertimi, endja dhe agrikultura. Njerezit e Andaluzise kishin nje pasion per kopshtet, duke kombinuar dashurine e tyre per te bukuren me interesin rreth bimeve mjekesore. Dy traktate te rendesishme mbi agrikulturen – nje prej te cilave ishte pjeserisht e perkthyer ne gjuhen romake ne mesjete u shkruan ne Andaluzi. Ibn el-Avvam, autori i nje prej ketyre traktateve, ben nje liste prej 584 lloje bimesh dhe jep udhezime te sakta per sa i perket kultivimit dhe perdorimit te tyre. Ai shkruan per shembull, se si te shartohen pemet, berjen e hibrideve, ndalimin e insekteve parazitare te bimeve dhe se si behen aromat dhe parfumet prej luleve.  

Kjo fushe e arritjeve tekonologjike nuk eshte pare akoma ne detaje, por ka patur nje influence aq te madhe ne kulturen materiale te Evropes mesjetare sa edhe komentuesit muslimane rreth Aristotelit kishin mbi intelektualet e Evropes mesjetare. Keto ishin artet e civilizimit, artet qe e bene jeten me teper nje kenaqesi se sa nje barre.

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@