Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Spitalet dhe shkollat e mjeksise

·        Hyrje
·        Mjeksia Arabe ne perudhen e injorances.
·        Spitali i pare zyrtar
·        Dy kategorite e spitaleve
·        Spitale te ndryshem

·        Qendrat e ndihmes se shpejte
·        Spitalet e pergjithshem
·        Spitalet prane shkollave te mjeksise
·        Fizikantet e specializuar
·        Librarite mjeksore ne spitale
·        Trajtimet falas
·        “Spitali Adzi”, Baghdad
·        “Spitali Nuri”, Damask
·        “Spitali Mansuri”
·        Veprimtarite humanitare te Spitalit Mansuri
·        Spitali Maroken
·        Zilia e nje Orientalisti Gjerman
·        Kurshtet ne nje spital te madh te Parisit
·        Rezultatet e krahasimit  

_______________________________________________________________    

Hyrje

 

Nje nga bazat mbi te cilen struktura e civilizimit tone mbeshtetet eshte se, si nevojat fizike ashtu dhe ato shpirterore kane qene vazhdimisht te ruajtura. Civilizimi islam I kushtoi kujdes te vecante aspektit fizik te njerezve, keshtu qe se bashku me nje shpirt te pasur ata mund te arrjne skajin me te larte te evolucionit. Ne lidhje me kete ja vlen te permendim fjalet e themeluesit te civilizimit islam, profetit Muhamed (a):

 

            “ Eshte e sigurt qe trupi ka nje rendesi te vecante per ju”.
                                                                        (Bukhari dhe Muslimi)

Nese te gjitha format e adhurimit islam do te studioheshin me kujdes, parimet e higjenes dhe  shendetit publik, qe jane dhe objektivat me te rendesishem te mjeksise, kane qene gjithmone nen nje mbikqyrje te vecante. (Keshtu, Ali bin Abasi e definon mjeksine si: “Lenda ne te cilen diskutohet shendeti dhe kthimi ne nje gjendje te mire shendetesore”.)

Veme re se te gjitha kushte e faljes, agjerimit dhe peligrimazhit (haxhit), ashtu sikurse te gjitha menyrat te cilave trupi ju nenshtrohet gjate praktikimit te tyre, jane te nevojshme per higjenen, shendetin dhe nje trup sa me te fresket dhe aktiv. Kur se bashku me kete, ne shohim se si civilizimi islam luftoisemundjet dhe perhapjen e tyre, dhe si si njerezve I eshte treguar trjatimi per cdo semundje, ne shohim qarte qe edhe mjeksia bazohet ne parime te qendrueshme dhe te forta dhe arritjet kane qene vertet te medha. U thmeluar institute dhe spitale qe I sherbyen te gjithe njerezimit. Nga keto institute dolen mjeke te nje vlere te jashtezakonshme; me veprat e te cileve, ne fushen e studimit dhe praktikes, krehohet e tere bota sot.

_______________________________________________________________ 

            Arabet studionin mjeksi qe ne periudhen e injorances

 

Arebet ishin njohur me kolegjin e mjeksise ne Candesapur, I cili u themelua nga mbreti I Iranit ne gjysmen e dyte te shek. VI p.e.r.. Disa nga fizikantet Arab u specializuan atje. Nje nga ata ishte Harith bin Kaldah I cili jetoi gjate kehes se profetit I cili ishte mjeku qe u kujdes per shume nga shoket e tij kur ata semureshin.

_______________________________________________________________ 

Spitali i pare

Muslimanet e themeluan sptalin e tyre te pare gjate periudhes se Velid bin Abdulmalikut. Ky spital trajtonte vetem semundjen e lebres. Fizikanteve qe punonin ne kete spital iu dhane prona te shumta dhe paga te larta. Pacientet qe pranoheshin ne spital mund te qendronin aty pergjithmone (paciente te brendshem). Keta paciente ashtu sikurse te verberit, merrnin para ne forma asistence. Kur numri I tyre u shtua, spitali u quajt azili I te semureve.

_____________________________________________________________ 

Dy kategorite e spitaleve

Spitalet ishin te dy llojeve. Te paret shin Dispanceri te levizshme dhe te dytet spitale te themeluara neper ndertesa. Nje nga keto dispanceri te sevizshme veproi ne kohen e profetit gjate “Luftes se Hendekut”. Ne kete lufte u ndertua nje tende e vecante per te plagosurit. Kur Sad bin Muadhi u plagos dhe krahu I tij rridhte shume gjak, profeti dha urdher qe ta dergonin ne tenden e te plagosurve keshtu qe ai vete do te kujdesej per te. Kjo do te behej e mundur kur Muadhi te ishte prane tij. Kjo ishte deispanceria e pare levizese. Me vone, lideret dhe mbreterit perhapen dhe zhvilluan ato deri aty ku pacientet do te gjenin ne te gjithcka, duke perfshire ketu trajtimin mjeksor, dieten, ilacet, veshmbathje, doktore dhe infermiere. Keto spitale levizese kalonin neper ato fashatra ku nuk kishte qendra spitalore.

Ministri Isa bin Ali bin Xharah I shkroi keto fjale per Sinan bin Thabgit I cili ishte ne mbikqyrje te spitalve ne Bagdad dhe rrethinave te tij.

“Kam qene duke menduar per banoret e fshatit Savad Aimindermjet te cileve ka te semure qe nuk po marin mjekimin e duhur, sepse nuk ka asnje doktor ne ate zone. Ju lutem, dergoni nje grup doktoresh dhe gjithashtu nje sasi te madhe ilacesh per mjekimin e pacienteve atje. Ky grup dujet te shkoje ne ate fshat, te qendroje atje deri sa te jete nevoja dhe pasi te gjithe pacienteve ti jete dhene sherbimi I nevojshem te vazhdojne ne fashtra te tjere.

Gjate periudhes se Sutan Muhamed Selxhukit spitlet levizese arriten permasa aq te medha saqe per te pransportuar mjetet e tyer nevojiteshin 40 deve.

Sa per qendrat spitalore, mund te themi qe ato ishin aq te shumta sa qe cdo qytet I madh e I vogel gjente perfitim. Edhe qytetet me te vogla kishin me teper se nje spital. P.sh. erdhinje kohe kur Kordoba kishte 50 Spitale kryesore.

______________________________________________________________ 

Spitale te ndryshem

Edhe keto spitale kishin ndryshuar natyren e tyre. Disa nga keto pranonin vetem ashtare dhe kishin doktore te vecante. Pervec ketyre, kishte specialiste te vecante qe kujdeseshin per udheheqesit, komandantet e ushtrive dhe njerezve te shquar. Gjithashtu kishte spitale te vecanta per te burgosurit. Te burgosurit vizitoheshin cdo dite dhe u jepej ndihma e nevojshme. Ministri Ali bin Isa bin Xharah bin Thabit shkruan keto fjale per drejtorin e spitaleve ne Bagdad:

            “Jam shume i shqetesuar per te burgosurit. Numri I madh I tyre se bashku me kushtet e burgjeve kerkon shume me teper mjeke qe te kujdesen per ata. Per kete, une jam i mendimit qe ata duhet te kene doktorin e tyre qe do ti vizitoje ata cdo dite dhe do te jape aty trajtimn dhe ilacet e nevojshme. Keto doktore duhet te vizitojne te gjithe burgjet dhe te trajtojne te gjithe te semuret atje”.                    

_______________________________________________________________ 

Qendrat e ndihmes se shpejte

Disa spitale ishin te hapur per kedo dhe ne cdo ore te dites apo te nates. Ato ndaheshin ne dy kategori:

 

1-     spitale per burra

2-     spitale te vecuara per gra

 

Ato ishin teresisht te ndara dhe secila kategori trajtonte semundje te ndryshme si per shembull:

1-     Patologjia

2-     Ofthalmologjia (semundjet e syrit)

3-     Kirurgjia

4-     Ortopedia

5-     Semundjet mendore

 

Patologjia ndahej me tej ne dy seksione:

-         seksioni qe merrej me dhembjet e kokes dhe temperaturat e larta dhe

-         seksioni qe merrej me sistemin e tretjes

Cdo departament kishte nje shef dhe nje zevendes dhe secili nga ata kishte edhe nje specialist si ndihmes. Kishte gjithashtu nje mbikqyres qe kontrollonte punen dhe manaxhimn e te tere institucionit. Ai njihej me emrin Sa’ur.

 

Mjeket kishin nje orar fix gjate te cilit ata vizitoninte gjithe pacientet  qe vinin ne dapartamentin e tyre. Cdo spital kishte nje staf te tere infermieresh te rinj. Dhe keta kishin ndihmesit e tyre. Pagat e tyre ishin fikse dhe te kanaqshme. Cdo spital kishte farmacine e tij. Ato gjithashtu perfshinin shurupe te ndryshem dhe ushqime te zgjedhura dhe komposto te keshilluara nga mjeket. Per me teper aty gjendeshin dhe shume lengje dhe pergatitje qe mund ti gjeje vetm neper spitale dhe askund tjeter. Ato gjithashtu kishin instrumente kirurgjikale dhe ene te mira xhami qe m pare perdoreshin vetem ne pallatet mbreterore.

_______________________________________________________________ 

 

Spitalet prane kolegjeve mjeksore

 

Keto spitale sherbenin gjithashtu per specializimin e studenteve te mjeksise. Cdo spital kishte nje salle te madhe ku jepeshin leksione per studentet. Te gjithe, drejtues, mjeke, specialiste dhe studente mblidheshin atje. Pas vizitave te kryera studentet do te uleshin perballe mesuesve per te diskutuar problemet mjeksore. Keto distutime ishin praktikisht shume te vlefshem. Tekstet shkollore ishin te nje standarti te larte. Shume shpesh mesuesit do te merrnin studentet e tyre neper pavionet e spitaleit me qellim qe ata te shikonin punen praktike dhe te takoheshin me paciente te ndryshem.

 

Ibn Ali Usaibah, I cili kreu studimet ne Spitalin Nuri ne Damask, shkruan:

 

“Kur Dr. Muhazabudin dhe Dr. Imran mbaronin vizitat e tyre, une do te ulesha se bashku me to dhe sheik Raziudin Rahabi per te degjuar argumentet e tyer kur ata vendosnin per diagnozat e ndryshme. Une diskutoja me ta te gjtha deklaratat  apo recetat qe ata leshonin per pacientet e tyre.

_______________________________________________________________ 

 

Fizikantet e specializuar

 

Jo cdo kush ishte I lire te praktikonte per interea personale. Ata qe kerkonin te benin kete duhet te paraqitnin kerkesat e tyre prane drejtorise se spitaleve qe ishte caktuar nga qeveria te vendoste per kete. Personi duhet te dorezonte nje shkrim per temen ne te cilen ai deshironte te specializohej. Ky shkrim mund te ishte I tij ose I ndonje personi tjeter te cilin I pari mund ta analizonte apo komentonte. Drejtori qe kujdesej per keto probleme do te intervistonet personin gjate e gjere rreth temes se zgjedhur. Vetem ne qofte se I interesuari do te pergjigjej pyetjeve me sukses, ai do te kishte te drejte per te praktikuar profesionin e tij. Gjate perudhes se Muktadir Billah, rreth viteve 930 e.r.(319 H.) u raportua nje incident. Nje pacienti ju dha trajtimi I gabuar dhe kjo solli vdekjen e tij. Udheheqesi I shtetit urdheroi qe te gjithe doktoret te ekzaminoheshin edhe nje here. Keshtu qe drejtori I Spitaleve, Sinan bin Thabit, provoi edhe nje here aftesite e te gjithe doktoreve. Me kete rast u pa qe numri I ketyre doktoreve ishte 860 dhe kjo nuk perfshinte ata qe kishin kohe te gjate qe praktokonin profesionin e tyre dhe as ata qe ishin ne sherbim te njerezve te shquar dhe udheheqesve. Keta doktore dhe fizikante nuk kishin nevoje per nje test te tille.

_______________________________________________________________ 

 

Bibliotekat mjeksore dhe spitalet

Duhet mos te harrojme qe cdo spital I madh kishte nje librari te madhe nga e cila perfitonin se doktoret ashtu edhe studentet. Thuhet qe ne biblioteken e spitalit Ibn Tulum ne Egjipt gjendeshin me teper se 100 mije libra qe I perkisnin degeve te ndryshme te mjeksise.

_______________________________________________________________ 

 

Trajtimet falas

 

Dyert e ketyre zpitaleve ishin te hapura per keto dhe te gjitha sherbimet ishin falas. Nuk kishte dallim midis te pasurit dhe te varferit, te afermit dhe te panjohurit, vendasit apo te huajit, te njeriut te thjeshte apo te njeriut te shquar. Per nje pjese te pacienteve recetat leshoheshin per ne shtepi. Per kur gjendja e pacientit ishte serioze  dhe kerkonte kujdes te vecante pacienti pranohej per shtrim ne spital. Ata dergoheshin per tu pastruar dhe vishnin uniformat e spitalit nderkohe qe rrobat e tyre mbaheshin ne magazinat e spitalit. Personi do te shoqerohej me pas ne pavionin e caktuar dhe do te gjente nje drevat me carcafe te paster. Trajtimi I leshuar nga mjeku do te fillonte menjehere. Pacienti I nenshtrohej nje diete te vecante qe ndihmonte ne permiresimin e shendetit te tij. Edhe cilesia e djetes ishte e caktuar. Djeta permbante mish qengji, mish vici, mish shpendesh shtepiake dhe shpende te tjere. Kriteri per nje shendet te plote ishte qe personi te konsumonte te njejten sasi buke qe konsumon nje njeri I shendetshem shoqeruar me nje shpend te tere te pjekur. Nese pacienti do ta trese kete sasi me lehtesi atehere ai konsiderohej te ishte I sheruar. Ata te cilet e kalonin semundjen per ishin akoma te dobet shoqeroheshin ne nje pavion per te kuruarit ku do te jepej trajtimi deri ne gjendjen e tyre te plote fizike. Para se te dilte nga spitali atij I jepej nje veshe e re dhe se bashku me kete nje shume parash qe do te mjaftonte atij te rifillonte jeten e tij normale. Dhomat dhe pavionet e spitalit ishin te pastra, te rregulluar mire dhe uji ishte I bollshem. Keto dhoma ishin te shtruara me tapete te paster. Cdo spital  kishte nje inspektor per pastertine, llogaritare dhe stafin ekzekutiv. Udheheqesi I shtetit shpesh vizitonte keto spitale, takonte pacientet dhe tregonte interes per problemet e tyre.

 

I tille ishte ndertuar ky sistem I shkelqyer pune ne spitalet e botes islame, si ne perindim ashutu edhe ne lindje. Dhe ky sistem ishte I njete ne Bagdad, Damask, Kairo, Jeruzalem, Meka, Medina, Spanje dhe kudo.

 

Tani le ti hedhim nje veshtrim me nga afer kushteve qe ofronin spitalet ne qytetet kryesore te botes islame.

_______________________________________________________________ 

 

"Spitali Adzi" Bagdad

 

Ky spital u ndertua nga Azd-ad-Daulah bin Buwaih ne 981 e.r. Vendi ku do te ndertohej spitali u vendos nga mjeku i famshem Razi (i njohur ne Evrope si Rhazes). Per kete ai vendosi nga nje cope mishi ne keter vendet e propozuara ne qytetin i Bagdadit. Pas ekzaminimit te mengjesit te se nesermes u vendos qe vendi ne te cilin mishi do te ishte me pak i prishur do te ishte me i pershtatshmi per te ndertuar kete spital keshtu qe punimet filluan. Godina ishte madheshtore dhe pervec shpenzimeve qe arrinin shume ta medha, stafi perbehej nga  24 dotktoret me te afte. Spitali u pajis me nje biblioteke, farmaci nje magazine dhe nje nje guzhine te gjitha keto me te tera pajiset e nevojshme. Ne vitin 1057 e.r.  kalifi Kaim bi Amrallah beri riorganizimn e spitalit qe perfshinte dhe shume mjekime dhe ilace te lengshme,  bime medicinale, rrenje bimesh dhe shume mjekime te tjera te rralla. Pacientet ishin pajisur me carcafe dhe batanije. Pervec ketyre pacienteve u jepej parfume te ndryshme, akull, ndihmesa, roje dhe doktore qe do te ishin ne sherbim te tyre ne cdo kohe. Nje banje publike ( nje kompleks me dushe me uje te ftohte dhe te ngrohte, u ndertuadhe bashke me te edhe nje kopsht me lule dhe fruta te te gjitha llojeve. Ata paciente qe ishin te dobet dhe nuk mund te leviznin shoqeroheshin rregullisht per ne kete spital dhe u behej sherbimi i duhur pergjate orarit te punes mengjes e mbremje.

                                    ___________________

 

Spitali Nuri, Damask

 

Ky spital u ndertua nga, sulltani i drejte Malik Nurudin qe me vone ra deshmor. Spitali i mbarua me parate e paguara per lirimin e nje breti kristian. Gjate kohes se ndertimit ky ishte spitali me shkelqyer dhe i  bukur ne te gjithe boten islame. Te pasurit ndaloheshin te pranoheshin ne kete spital dhe sherbimet i dedikoheshin vetem te varferve dhe atyre me te ardhura te pakta. Megjithate ne rastet urgjente dhe kur nuk kishte tjeter rruge dalje, te pasurve u behej sherbimi i nevojshem.

 

Pacientet i merrnin mjekimet e tyre vetem gjate oreve te mengjesit. Nje udhetar i quajtur Ibn Xhubair vizitoi spitalin ne vitin 1184 e.r.. Ai vleresoi kujdesin e madh te treguar nga doktoret dhe gjithashtu devotshmerine e tyre ne administrimin e mjekimeve dhe faciliteteve te tjera. Ne kete spital ishte thmeluar nje departament  i vecante qe merrej me trajtimin e semundjeve mendore. Ne rastet kur pacientet ishin ne gjendje te rende, ata lidheshin dhe kjo behej per sigurine e tyre dhe ate te te tjereve. Megjithate ate ushqeheshin rregullisht dhe trajtoheshin me kujdes gjate kurimit te tyre.

 

Ne shkrimet historike thuhet qe ne vitin 1428 e.r. nje vizitor i huaj erdhi ne Damask. Ai ishte jo vetem nje njeri shume i ditur por i shquar per shijet e tij te holla. Gjate vizites se tij, spitali ishte njeri nga vendet ku ai ndaloi. Vizitori u mahnit me numrin e madh te doktoreve, devotshmerine dhe kujdesin e tyre per pacientet, ushqimin dhe te gjithe facilitetet qe iu ishin dhene pacienteve. Cfare te cudiste me teper ishte qe pervec ketyre lehtesimeve, pacienteve u jepeshin dekoracione, zbukurime dhe sende luksi. Vizitori mendoi te provonte aftesite e diktoreve ne kete spital dhe u shtir sikur te ishte I semure, gje qe I dha mundesine te shtrohej ne spital per 3 dite. Gjate tre diteve koktoret I measnin pulsin dhe dukeshin sikur po percaktonin diagnozen e tij. Por ata e kishin kuptuar qe ne fillim qe vizitori gezonte shendet te plote dhe donte vetem te provonte aftesite e tyer. Per kete ata leshuan per pacienten nje djete te pasur me mish shpendesh, embelsira dhe freskuese te ndryshme frutash. Pas tre ditesh shefi I pavionit I la vizitorit nje shenim me fjalet: “Mikpritja ketu ka nje limit prej tre ditesh”. Kjo I tregoi vizitorit te huaj qe ata e kishin trejtuar ate si mik pergjate ketyre tre diteve.

 

Spitali fundsionoi deri ne vitin 1900 e.r.. Me pas ai u shnderrua ne nje spital per te huajt. Prane ketij spitali ndodhet edhe kolegji I Tibias, dege e Universitetit te Sirise. Pasi spitali ishte perfunduar nje kolegj mjeksor dhe nje shkolle lokale u ndertuan atje.

_______________________________________________________________ 

Spitali Mansuri

 

Spitali njihej me emrin “Bimaristan Kaladun”. Me pare kishte qene pallati I nje fisniku. Malik Mansur Saifudin Kaladuni, ne vitin 1284 e.r. e ktheu ate ne spital dhe caktoi per te nje shume vjetore prej 1000 dirhamesh. Se bashku me te u ndertuan nje xhami, nje shkolle dhe nje biblioteke per jetimet. Historianet thone qe shkaku per thmelimin e ketij spitali ishte qe kur Amir Kaladuni u semur ne Damask gjate periudhes se Zahir Baibar, kur luftonte si komandant ushtrie kunder ushtrise Romake. Mjekimet u moren nga Spitali Nuri. Pasi ai e mori veten plotesisht, vendosi te vizitoje spitalin Nuri. Ai u impresionua aq shume saq u betua qe nese Zoti do te bente te mundur qe ai te behej lider, ai do te ndertonte nje spital te tille.

 

Nese do ta analizonim aspektin organizativ, do te shihnim  qe ky spital ishte vertet I vecante. Gjate oreve te mengjesit te gjithe pa perjashtim, zoteria dhe skllavi, mbreti dhe sherbetori, burrat dhe grate, trajtoheshin aty. Pacientet qe dilnin nga spitali pas sherimit, ndihmoheshin me veshmbathje ndersa ne rast vdekje varrimet kryheshin me shpenzimet e spitalit. Aty kishte specialiste te vecante per te gjithe fushat e mjeksise. Pervec doktoreve, aty kishte infermiere dhe ndihmesa qe merreshin me rregullimin dhe pastrimin e dhomave dhe krevateve, dhe kujdeseshin per pacientet. Kishte dy ndihmesa per cdo pacient qe kryenin cdo  pune per rehatine e tij.  Cdo pacient kishte krevatin e tij dhe pacientet ishin te ndare neper pavione te vecanta sipas diagnozes. Kishte gjithashtu salla te venanta ku zhvilloheshin diskutime dhe leksione ndermjet studenteve dhe mesuesve. Nje e vecante tjeter e ketij spitali ishte qe ata trajtonin me ilace dhe ushqim jo vetem pacientet e tyre por edhe te semure te tjere qe quheshin paciente te jashtem. Ne kete menyre spitali kryente funksionin e tij. Nje nga okulistet tha qe numri I pasienteve te jashtem dhe te brendshem I kalonte 4000 ne dite. Kujtdo qe dilte na spitali I jepeshin veshmbathje dhe para te mjaftueshme per te nisur ndonje beznes te vogel keshtu qe personi nuk do te vuante per buken e gojes kur te dilte nga spitali.

 

Dokumentet qe kane lidhje me kushtet e spitalit na tregojne qe cdo pacient kishte enet e tij qe askush tjeter nuk mund ti perdorte dhe ashqimi servirej gjithmone I mbuluar. Nje e vecante tjeter e ketij spitali ishte trejtimi I atyre qe vuanin nga pagjumesia. Ata kishin nje vend te vecante ku argetoheshin me muzike magjepese dhe tregime interesante. Pervec muzikes dhe tregimeve, per pacientet me te dobet kishte argetim ne forme shakash dhe vellezime vendase qe pelqeheshin aq shume nga populli I thjeshte. Muezinet e zonave perreth ishin urdheruar qe te benin thirrjet per falje dy ore para afatit te caktuar dhe te recitonin vargjet e Kuranit me nje intonacion te embel, gje qe do ti gezonte pacientet dhe do t’ia ulte merzine meqe pagjumesia dhe netet e gjata ishin vertet te renda per ta. Ishte pikerisht ne kete kohe, ne vitin 1798 kur Francezet hyne ne Egjipt dhe pane me syte e tyre ate cda ata me vone e pershkruan ne detaje.

 

O Zot, ky ishte ai sandart  I larte I njerezimit qe bota moderne e arriti me shume veshtiresi. Ne lidhje me kete, mu kujtua dicka qe kam degjuar ne Tripoli: “Kishte nje pasuri qe aty qytet qe ishte rezervuar per ata dy persona qe duhet te shkonin neper spitale cdo dite per te takuar pacientet dhe per te inkurajuar ata per nje sherim te shpejte. Dhe evidence qarte e mendimit qe ata po permiresoheshin tregohej ne fytyrat  e tyre te shendetshme dhe ne shkelqimin e syve te tyre.

_______________________________________________________________ 

 

Veprat humanitare te Spitalit Mansur

 

Menduam se do te ishte me interes te paraqitnim apo prezantonim veprat humanitare te ketij spitali ne teresine e tyre, ashtu si I ka paraqitur autori ne “Historia e spitaleve ne boten islame”. Eshte e vertete qe nje nga veprat me te vleresuara, qe bazohet ne njehsimin e Zotit Nje, qe ben shume njerez e lumtur dhe qe shperblimin ne boten tjeter e ka te pafund eshte dhenja e pasurise qe behet vetem per kenaqesine e Zotit. Mendohe se cfare akti human eshte ky qe ben nje pacient te pashprese te gjeje ate qe ai ka humbur. Si do te ndryshonte nje zemer e thyer kur me sherimin, atij ti ofrohej edhe streha, ndihma dhe gjithcka qe do ta bente ate te ndihej I pamvarur. Dhe shperblimi per kete eshte kaq I madh sa nuk mund te  pershkruhet me fjale.

 

“Vertet  fatlume eshte ai qe beri kete tregti me Mekatfalesin, Meshiruesin dhe Zotin e kesaj bote. Dhe ai e beri kete me pasurine e tij. E beri kete me Ate qe di te dukshmen dhe te fshehten. Eshte ai qe I dha Zotit te tij ate qe kishte mundesi dhe garoi me shoket e tij per virtyte. Ai ndihmoi vellane e tij te semure dhe jo largoi atj pikellimin dhe per kete Neser ne Gjygjin Qiellor ai do te shperblehet me shpetim nga tortura e zjarrit. Pervec kesaj ai shpreson qe kjo do te ngreje ate dhe do ta afroje tek Zoti I tij, ku ai do te gjeje paqe dhe nuk do te kete me friken e shtypjes dhe tiranise. Ky pra eshte ai akt virtuoz qe do te sherbeje per te falur te gjithe mekatet dhe do ta mbaje personi larg nga cdo pikellim”.

 

Keshtu nga deshira  per te arritur keto shkalle te larta, Malik Adil Mansuri e ktheu kete spital ne nje bamires gjigand.

 

“Ky spital I dedikohet mjekimit te te pasurve dhe te varferve, vurrave dhe grave, pa pasur parasysh, se ku ata jetojne, ne Kajro dhe tokat Egjiptjane apo ne vende te tjera, racen dhe ngjyren e tyre, natyren e semundjes se tyre qofte kjo nervore apo fizkike, e rende apo I lehte, e dukshme apo e fshehur. Pacientet mund te kene shqetesime te ndryshme dhe objektiva kdryesore eshte trejtimi I tyre ne menyrat me te mira dhe duke perdorur edhe bime medicinale po te ishte e nevojshme. Doktoret e punesurar ketu jane studiues te kesaj shkence dhe eksperienca e tyre praktike do te ndihmoje keta paciente. Ketu njerezit e thjeshte, individe ose ne prupe, te rinj apo te vjeter dhe femije do te trajtohen deri ne fund. Atyre u takojne te gjitha mundesite, lehtesimet dhe komoditetet per nje sherim sa me te shpejte dhe per kete nuk do te kete dallime si paer ata qe njihen apo te huajt, per vendasit apo vizitoret, te fortet apo te dobetit, te klasave te uleta apoatyre te larta, te pasurve apo te varferve, atij qe shikon dhe atij qe eshte I verber, superiorit apo inferiorit, te vlefshmit apo te pavlefshmit, kapitalistit apo skllavit. Te gjithe do te kurohen fals dhe asnjeri nuk do te protestoje per kete. Ky trjatim do te behet vetem per kenaqsine e Zotit dhe per tu shperblyer ne boten tjeter nga bujaria e te madhit Zot, perderisa Allahu ka urdheruar per shpenzime ata qe kane nen kujdesin e tyre te semuret. Ketu  perfshihen doktoret, okulistet, kirurget, grupet e vezhgimit, ata qe gatuajne ushqim te shijshem, ata qe pergatisin barnat dhe ilacet, peonet dhe arketaret bashke me ata qe e ruajne ate, kujdestaret5 dhe bahske me keto te gjithe ata  qe jane punesuar ne spital per arsye te ndryshme. Jane keta njerez qe kujdesen per shendetin e pacienteve te tyre duke I plotesuar te gjitha nevjat e tyer per ashqim dhe veshmbathje, barna te ndryshme, kremra, vajra, shurupe, barna te koncentruara, tapete dhe mbuloja, ene te ndryshme dhe gjithcka qe nevojitej. Manaxheri ka te drejten te shpenzoje per nevojat ditore qe perfshijne jo vetem ushqimin por edhe pjatat dhe enet e gatimit, jo vetem ilacet por edhe enet e qelqit  ne te cilat ato pergatiteshin, jo vetem ujin por edhe mjetet per ta distiluar ate qe me pas do te perdorej per pije te ndryshme, ilace, pastrim apo ndricim, si dhe freskuese me gjethe te palmes qe perdoreshin gjate veres. Kujdestari apo manaxheri do ti bente keto shpenzime me parate e arkes por kjo nuk do ti kalonte ekstremet per shpenzime te kota dhe te pa nevojshme, me qellim qe te arrihej nje shperblim sa me I larte.

 

“Kontrollori I arkes duhet te punesoje dy persona qe do te paguhen nga kjo arke dhe qe duhet te jene muslimane, te besueshem dhe te ndershem. Njeri nga keta do te beje sherndarjen e artikujve apo komoditeteve te ndryshme, dhe ky duhet ti leshoje ato me nje kerkese te leshuar nga ai qe eshte I interesuar. Ndersa tjetri do te sherbeje per shperndarjen e gotave te pacientee dhe ilacet qe ata do te konsumojne. Ky I fundit do te kujdeset gjithashtu per shperndarjen e ushqimit neper enet personale te pacienteve.

 

Asnje pacient nuk duhet te haje ushqimin e tjeterit. Ushqimi duhet te jete I mbuluar dhe personi do te kujdeset per shperndarjen deri sa te gjithe ta kene marre ushqimin sipas recetes se caktuar per to. Kontrollori ka gjithashtu autoritetin te vendose per pagat e larta te doktoreve dhe kjo behet pasi eshte pare gjendja ekzistuesedhe nevojat e pacienteve. Ai eshte plotesisht I autorizuar te vendose per pagat fikse dhe per numrin e stafit duke mos lene manget dhe as tejkaluar. Rruga e mesme duhet te jete ajo cka ai mendon. Per sai perket orarit te punes, per stafin, ata  jane te lire te nderrojne turnet apo te jene present gjate gjithe kohes. Eshte detyre e tyre te interesohen duke peytur pacientet  per shendetin, permiresime apo keqesime te semundjeve. Receta e ilaceve dhe dietes pasi eshte pare nga knotrollori duhet te mbahet shenim dhe shperndarja te behet ne baze te ketij shenimi. Stafi duhet te jete present edhe gjate nates, qofte te gjithe bashke qofte me nderrime. Okuliste duhet te punoje ne departamentin e jashtem. Ai do te prese te gjithe pacientet qe  vijne gjate diteve te javes dhe asnje nga keto te fundit nuik duhet te kthehet I zhgenjyer. Okulistet duhet te trajtojne pacientet e tyre me shume kujdes dhe nese ka raste plagesh okulisti duhet te konsultohet me kirurgun, ne rastin tone,  ta marre  pacientin dhe ta shoqeroje ate vete tek kirurgu. Edhe pas kesaj, kujdejsa e okulistit nuk duhet te mungoje…Kontrollori I arkes duhet gjithashtu te emeroje kujdestarin e spitalit, qe do te paguhet nga kjo arke dhe qe do te meret me pune studimore ne fushen e mjeksise dhe sidomos te problemeve te befasishme qe mund te lindin. Eskperimentete ndryshme dhe studimet e degeve te ndryshme te mjeksise do te shzillohen ne dhomen e konsultimit, dhome kjo e caktuar posacerisht per kete person. Ashtu sikurse edhe anetaret e tjere te stafit, edhe person do te punoje dhe paguhet per nje orar fiks, qe duhet respektuar  rreptesisht. Pagat huhet te pershtaten natyres se punes dhe pervec ketyre duhet aplikuar edhe shperndarja e stimujve materiale qe do te basohet ne perpjekjet e anetareve te stafit per permiresimin e gjendjes shendetesore te pacienteve. Pervec kesaj, stafi duhet te merret me pastrimin dhe rregullimin e ambjenteve ne spital… Eshte detyre e kontrollorit te organizoje dhe planifikoje kohen, nevojat dhe shpenzimetper varrimin e pacienteve q do te vdesin ne spital. I vdekuri duhet te lahet, parfumoset, mbeshtillet dhe varroset me nder dhe sipas menyres qe ka praktikuar profeti. Cdo shpenzim do te mbulohet nga arka. Kontrollori duhet gjithashtu te furnizoje me ilace pacientet e semure qe jane ne regjim shtepie ne rast se ata kane nevoje por nuk kane mundesi, por kjo duhet te ndodhe vetem athere kur te plotesohen kerkesat e pacienteve te pranuar ne spital. Nese nje pacient I tille I jashtem vdes, eshte detyree spitalit te paguaje per veshjen, pastrimin, transportin dhe varrojsen e te vdekurit sipas nje statusi te caktuar. Te gjithat shpenzimet e lart-permendura duke perfshire edhe ato shpenzime qe do te behen per pacientet e kuruar nuk do te kalojne ne ekstreme dhe nuk duhet te cenojne nevojat e brendeshme te spitalit. Eshte gjithashtu pergjegjesi e kontrollorit… qe ai ti frikesohet Zotit dhe te nguliti ne mendej qe trejtimi te jete i njejte per te gjithe. Keshtu nuk ka dhe nu do te kete dallime dhe diskriminime ne baze  te pasurise. (Ata qe e duan dhe e mbajne fort civilizimin modern duhet te perqendrojne vemendjen e tyre. A nuk jane kthyer spitalet e tyre ne shtepi gjigande komerciale, ku do te gjenim shume vende per VIP-te por asnje vend per ato qe nuk kane mundesi?)  Ai nuk do te jape perparei nje vendasi perpara nje te huaji dhe cdo shpenzim duhet bere per tu shperblyer ne boten tjeter dhe per tu afruar te Zoti I Cili eshte Mbrojtesi dhe Shpresedhenesi me I mire.

_______________________________________________________________ 

Spitali Maroken

 

Ky spital u ndertua nga lideri i njohur i dinastise se Maualidineve ne perndim, Sulltan Mansur Ebu Jusuf. Per ndertimin e ketij spitali u zgjodh nje vend i madh, nga vendet me te mira ne Marok, dhe arkitektet u urdheruan te ndertonin projektin me te bukur qe ata kishin pare apo imagjinuar ndonjehere. Peme, fruta dhe lule te ndryshme u mbollen perreth tij. Brenda cdo dhome kalonte nje perrua me uje gurgullues. Kater rezervuare te mrekullueshem uji u ndertuan dhe njeri I teri ne mermer te bardhe. Krevatet dhe mbulesat u punuan me materialet me te mire si lesh, lino, mendafsh dhe lekure, nje bukuri qe nuk mund te pershkruhet. Veshjet e pacienteve ishin te cecanta per diten dhe naten, veren dhe dimrin. Farmacia ishte e mbushur plot me ilace nga me te ndryshmet. Kur pacienti sherohej, ne rast se ishte i varfer atij do ti jepej nje sasi e mjaftueshme parash per te filluar nje aktivitet qe do te siguronte jetesen. Edhe nese ishte i pasur sasia e caktuar sido qe te ishte do ti jepej. Si te varferit ashtu edhe te pasurit pranoheshin ne kete spital. Bile kishte raste qe nje i panjohur do te gjendej i semure. Ai do te sillej dhe kurohej ne kete spital. Vete Sulltani shkonte cdo te premte per tu interesuar per shenetin e pacienteve dhe per te kontrolluar punen e doktoreve ne kete spital.

_______________________________________________________________ 

 

Zilia e nje orientalisti Gjerman

 

Per te mos u zgjatur me teper, keto ishin vetem kater nga ato qindra spittle qe funksiononin ne boten islame nga lindja ne perndim. Dhe ata junksiononin ne nje kohe kur evropa endej ne egersine e injorances, ne shtrojat e erresires, larg nga sinqeriteti dhe e pavetedijshme per keto spitale, delikatesen e tyre, pastertine dhe shpirtin e madh te humanizmit qe tregohej ne to. Le te japim nje citim te orientalistitte njohur Gjerman Marks Mejerhof, per sa I perket gjendjes se spitaleve Evropjane, ne krahasim me ato qe u pershjruan me siper. Dr. Marks thote:

“Spitalet Arabe dhe rregullat e ekzistonin ne vendet Islamike ne te kaluaren ne japin nje mesim te mire por te hidhur per buzet tona. Ne nuk do te arijme kurre te vlersojme nese nuk bejme nje krahasim te ketij stistemi me ate te spitaleve Evropjane te asaj kohe.“

_______________________________________________________________ 

 

Gjendja e mjeruar ne nje spital te Parisit

 

Deri para 300 vjetesh, apo ndoshta dhe me vone, Evropa ishte ne nje gjendje injorance per sa i perket spitaleve. Bile nuk do ta ekzagjeronim nese do te thonim qe der ne 1710 e.r. evropjanet jetonin ne kushte te tilla. Pacientet kuroheshin ne shtepite e tyre ose ne ato qe evropa i quante shtepi te varfera ku dergoheshin ato qe nuk kishin asnje te ardhur apo shtepi. Keto vendbanime ishin si per te semuret ashtu edhe per ata qe ishin ne shendet te plote. Shembulli me tipik qe do te tregonte per ate gjendje te mjeruar ishte shtepia parisiane e quajtur “Otel View” e njohur si spitali me i mire i asaj kohe. Maksi Tordo dhe Tenon e kane pershkruar kete spital me keto fjale:

 

“Ka 1200 shtreter ne kete spital. Nga keto, vetem 486 jane krevate teke, per nje pacient. Ndersa te tjeret (714) qe nuk ishin me teper se 5 hapa (njesi matese) ne gjeresi, ishin per 3 deri ne 6 paciente. Pavionet ishn te gjate, te papaster dhe te erret nga mungesa e dritareve dhe ventilimit dhe ne dysheme shtriheshin rreth 800 paciente qe kishin ngelur pa shtreter. Nuk kishte vend qe ata te gjenin rehati, keshtu qe ata ngushtoheshin dhe qendronin ne dysheme ose mbi ndonje grumbull plehrash. Vertet nje pamje renqethese per kedo qe kishte nje shpirt njeriu. Kembet e njerit mbi koken e tjetrit, i riu me te vjetrin, grate me burrat. E veshtire per te besuar por e vertet. Ne njerin krah eshte nje grua qe menstruacionet e saj dhe prane saj nje femije qe digjet nga temperatura e larte. Dhe te dy keta jane shtrire ne te njejtin vend me nje te semure me infeksion lekure i cili kruan plaget e tij me thonj te njollosur me gjak e qelbi i derdhet mbi dyshekun e cili nuk mund te behej me pis. Cilesia e keqe e ushqimit qe sherbehej eshte e veshtire te imagjinohej, lera pastaj qe ky sherbehej ne nje mase te vogel dhe ne intervale te gjate kohore.”

 

“Infermieret qe sherbenin ketu preferonin pacientet e pasur dhe u sherbenin atyre vere ne kurrizin e te varferve. Ndodhte qe embelsirat qe vinin si ndihma u jepeshin te semureve rende. Por keto ishin shkaterrim per keta te semure keshtu qe disa vdisnin nga ngrenia e tepert ndersa te tjeret nga uria. Dyert e spitalit ishin te hapura dhe kushdo mund te hynte apo te dilte lirisht. Kjo ishte me rrezik sepse semundjet do te perhapeshin jashte spitalit. Kudo shikoje grumbuj te jashteqitjes qe jepnin nje ere te llahtarshme. Ushqimi sigurohej vetem nga ndihmat. Nese te pasurit nuk dergonin ushqim pacientet do te vdisnin nga uria. Shtrojat ishin plot me insekte dhe krimba. Atmosfera ne keto pavione ishte aq e renduar saqe edhe infermjeret e kishin te veshtire te hynin ndoneese maskoheshin me copa te lagura me uthull. Nese pacienti vdiste, trupi nuk levizej nga krevati te pakten per 24 ore. Kishte raste qe trupi i te vdekurit kalbej dhe vinte ere, por perseri prane tij shtrihej nje pacient tjeter qe e ndejte vdekjen me afer nga kjo gjendje”

 

Ky eshte nje krahasim i shkurter i spitaleve tona gjate kohes se Civilizimit Islam dhe spitaleve te vendeve perendimore. Kjo tregon gjendjen e mjeruar qe u shkaktua nga injoranca, mungesa e dijes, parimeve, ligjeve dhe rregullave per drejtimn dhe manaxhimin e spitaleve dhe qe perendimi kishte rene. Ato as qe e kishin idene e ekzistences se dickaje qe quhej shendeti publik apo higjene. Bile ata ishin injorante edhe per ato parime qe lindin nga logjika e thjeshte dhe qe nuk ka nevoje te mesohen. Fizikante i njohur Usma bun Mankaz na tregon ne librin e tij Al-Tibar per dy ngjarje qe flasin qarte per nivelin e mjeksise te kristjaveve te perndimit. Ai thote:

 

“ Nje nga skandalet e mjeksise ishte incidenti qe ndodhi kur Salib Munitrah i kerkoi xhaxhait te tij nje doktor qe do te kuronte shoket e tij. Xhaxhai im dergoi Thabit, nje doktor kristian por ai u kthye brenda 10 diteve. Ne e pyetem nese ai kishte qene ne gjendje te kuronte te gjithe te semuret brenda nje periudhe kaq te shkurter. Ai tha qe ata me sollen nje ushtar qe kishte nje plage te infektuar ne kemben e tij. Kur plaga u fashua m nje ilac te quajtur linjah(lloj bime) plaga e infektuar shpertheu duke ncjerre qelbin. Ishte edhe nje paciente tjeter lekura e se siles ishte thare dhe i jepte asaj te kruara qe e shqetesonin. U perpoqa te mbaja ate ne nje diete te forte qe lekura e saj te zbutej. Por papritur atje mberriti nje doktor Anglez i cili u tha njereve per mua, ‘ ai nuk di asgje nga mjeksia dhe trajtimi i te semureve’. Me pas ai pyeti ushtarin me kemben e semure nese ai preferonte te jetonte me nje kembe apo te vdiste me te dyja. Ushtari preferoi te paren dhe ai do te behej viktime e nje kasaphane deshmitar i se ciles isha une vete. Doktori i kerkoi ikzekutuesit te priste kemben me nje te goditur por edhe pse sepata ishte e mprehte, goditja e pare deshtoi. Me te dyten kockat uthyen por ushtari vdiq menjehere”.

 

Me pas autori tregon se si doktori anglez vendosi te derdh uje te valuar mbi gruan e semure, gje qe shkoktoi vdekjen e asaj krijese te shkrete.

_______________________________________________________________ 

 

Rezultatet e ketij krahasimi

 

1-   Para se ta mbyllim kete teme, dua te teheqe vemendjen e lezuesve per kete krahasim. Civilizimi Islam themeli standertet me te larta me te larta ne manazhimin e spitaleve dhe e beri kete 900 vjet para civilizimit perendimor.

2-   Spitalet tona u ndertuan dhe paten per baze ndjenjat njerezore, parimet e meshires dhe drejtesise midis njerezve. Parime dhe ndjenja te tilla as nuk kane ekzistuar dhe as nuk ekzistojne ne ditet e ketij civilizimi modern.

 

 

 

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@