Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Tributi Bodlean
Çaris Uadi

Ne vitin 1981, bibloteka Bodleiane e Universitetit te Oksfordit, vendosi ne ekspozite 50 vepra te zgjedhura per te rrefyer nje nga tregimet me te medha ne historine e ideve: lulezimin e filozofise dhe shkences ne boten islame te mesjetes dhe bartjen e asaj tradite - doktrina Arabum, mesimet e arabeve dhene Evropes. "…ekspozita… duke fokusuar vemendjen ne borxhin qe i ka Evropa mesjetare dijetareve te botes islame, mund te hedhe drite mbi historine e gjate dhe plot konflikte te marredhenieve midis Islamit dhe Perendimit."

Keto vepra hapandjekin transmetimin e shkences dhe filozofise prej botes klasike deri ne Evrope se bashku me rrugen qe gjarperoi drejt lindjes nepermjet Bizantit ne Bagdad, dhe pastaj neper Sicili dhe Spanje deri ne qender te Evropes, mu ne kohen kur mendjet e etura mezi prisnin thesarin qe kishin per te ofruar shekujt e tere te civilizimit islam.

Ku eshte qellimi i perkujtimit te ketij tregimi te transmetimit te diturise se lashte mu sot kur tekstet shkencore konsiderohen te vjetra para se te botohen? Jane qeniet njerezore ato qe fitojne dhe perdorin diturine. Nje faktor i vazhdueshem per hulumtim eshte perzierja qe ndryshon e ndjenjave dhe qellimeve qe i motivon ata qe e kerkojne ate. Pasioni i tyre per te verteten dhe guximi per eksplorim kerkon disipline rigoroze dhe integritet ne qellim qe nuk lakohet nga xhelozite, josigurite dhe ambiciet qe i ka cdo njeri. Integriteti intelektual gjithashtu kerkon zemergjeresi, mirenjohje atyre qe e meritojne, duke e rritur keshtu kontributin e tjereve ne vend te zvogelimit.


Ne vitin 1981 ne shenje te fillimit te shekullit te XV islamik, Bibloteka Bodleiane e Universitetit te Oksfordit rishikoi koleksionin e doreshkrimeve arabe - qe eshte nder me te medhenjte ne bote - dhe vendosi nje ekspozite prej 50 veprave te zgjedhura per te rrefyer nje nga tregimet me te medha ne historine e ideve: lulezimin e filozofise dhe shkences ne boten islame te mesjetes dhe bartjen e asaj tradite - doktrina Arabum, mesimet e arabeve dhene Evropes.

Se bashku me influencen e islamit qe po zgjerohet dhe rritet, dhe ringjalljen e tradites se saj intelektuale, viti 1981- qe eshte njeherazi viti 1401 ne kalendarin islam - ishte nje vit i qelluar per te hapur ekspoziten bodleane. Ashtu sic tha Kolin Uejkfild, kuratori i koleksionit dhe organizatori i ekspozites," "…ekspozita… duke fokusuar vemendjen ne borgjin qe ua ka Evropa mesjetare dijetareve te botes islame, mund te hedhe drite mbi historine e gjate dhe plot konflikte te mardhenieve midis Islamit dhe Perendimit."

Per te ekspozuar thesaret arabe, ekspertet Bodleiane zgjodhen Shkollen Hyjnore te Oksfordit, e ndertuar para 500 vitesh per mesime teologjike, qe konsiderohej atehere "mbreteresha e shkencave". Shkolla Hyjnore nje shembull i shkelqyeshem i mjeshterise se zbukurimit me te fundit te epokes gotike me gjithe bibloteken - ndertuar nga Duka Humfri nga Gloucester, vellai i Mbretit Henri i V, qe ishin si pjese e shperthimit te ndertimtarise qe ndodhi pas gjithe atyre viteve te konfliktit me Francen dhe perpjekjes civile qe njihet si Lufta e Rozave; kjo periode prodhoi gotiken perpendikulare qe eshte unike per Angline dhe struktura te tilla si "Kolegji i Te gjithe Shpirterave qe Kane Nderruar Jete," nje permendore ndertuar per te gjithe ata qe kishin rene ne Luften Qindvjecare, dhe jo shume larg nga ajo Kulla e Kembanes e Kolegjit te Magdalenes.


Sot bibloteka ruan disa nga dokumentet dhe doreshkrimet me te medha nder kupolen e gurte te Shkolles Hyjnore: botimin e pare origjinal te Shekspirit, nje nga kopjet origjinale te Magna Carta dhe doreshkrimet e poezive dhe letrave te Shelli Brouningut dhe te Bajronit.
Ne vitin 1981, bibloteka gjithashtu ekspozoi 50 vepra qe hapandjekin transmetimin e shkences dhe filozofise prej botes klasike deri ne Evrope se bashku me rrugen qe gjarperoi drejt lindjes nepermjet Bizantit ne Bagdad, dhe pastaj neper Sicili dhe Spanje deri ne qender te Evropes, mu ne kohen kur mendjet e etura mezi thesarin qe kishin per te ofruar shekujt e tere te civilizimit islam.

Doreshkrimet evokojne dy periudhat kryesore te aktivitetit intensiv intelektual": Bagdadin ne ditet e hershme te kalifatit Abasid - qe korrespondon me shekullin e nente dhe te dhjete te epokes kristiane - dhe pershpejtimi mendor ne Evropen e shekullit te XII dhe XIII.
Qe te dy periudhat pane punen e palodhshme te perkthyesve: se pari te atyre qe sollen korpusin e diturise klasike tek arabet dhe, 300 vjete me vone te atyre qe e barten ate ne Evropen perendimore te pasuruar nga puna e dijetareve muslimane. Ky tregim ishte ne fokusin e kesaj ekspozite.

Te marrim Aristotelin per shembull. Vetem nje pjese e vepres se tij ka qene e njohur ne Evrope ne epoken post-klasike, pasi qe invazionet barbare shkaktuan humbjen e nje mase te madhe te kultures se mehershme. Mirepo shumica e veprave te tij ishin te perkthyera ne arabisht, dhe ishin studiuar e komentuar disa here ne Bagdad dhe ne qendrat tjera.
Filozofet evropiane i rizbuluan ato vepra nepermjet ketyre komenteve. Ibn Sina (Avicena) dhe Ibn Rushd (Averroes) ishin emra te famshem ne filozofine mesjetare se bashku me pararendesin e tyre al-Farabin (Alfarabius) per te cilin thuhet te kete ligjeruar mbi Fiziken e Aristotelit 40 here dhe mbi Retoriken 80 here.


Ne ekspoziten Bodleiane, lemite e tradites shkencore qe arriten ne Evrope ishin te shfaqura ne seksione te ndryshme: medicine, biologji, alkemi dhe magji; astronomi dhe astrologji; matematike dhe optike. Vecanerisht ishte e pasur ne fushen e medicines, matematikes, dhe ate te eksperimenteve te hershme ne alkemi - te cilat cuan ne zhvillimin e kimise moderne - sepse perderisa Parisi shkelqente ne filozofi ne shekullin XIII, Oksfordi ishtye perpara ne shkence. Roxher Bekon, per shembull i cili njihet si fillestar ne zhvillimin e shkences eksperimentale, ishte paraqitur ne ekspozite me vepren e tij Opus Tertius; pjesa e trete e e nje vepre enciklopedike citon te gjithe filozofet e lartpermendur, sikurse edhe astronomi el-Zarkali dhe Ibn el-Haitham, veprat e te cilit ne optike kane pasur ndikim te madh ne shkenctaret e hershem evropiane - veprat e te cileve ishin poashtu te shfaqura ne ekspozite.

Mund te verehet se shumica e doreshkrimeve te shfaqura datojne nga shekulli XIII dhe XIV - si shembuj te teksteve shkollore te perdorura ne mesim dhe hulumtim ne universitetet e asaj kohe. Ato ishin te strehuara ne biblotekat e kolegjeve sikur ne Kolegjin e Mertonit - I cili ka nxjerrur nje seri matematicientesh te shkelqyeshem ne epoken e pre-renesanses - ose ne bibloteken e pare te universitetit, nje ndertese e vogel e kapur me Kishen e Universitetit.


Qendra kryesore per perkthime latine nga arabishtja ishte Toledo, e ripushtuar nga arabet ne vitin1085 dhe per 200 vite qender ne te cilen latinishtja, greqishtja dhe arabishtja ishin ne perdorim. Qender tjeter ishte Sicilia, ku mbretet normane kishin mbledhur oborrtare poliglote te shkelqyeshem. Sicilia ishte perfaqesuar ne ekspozite me nje perkthim doreshkrimi te Perandorit Frederiku i II, I cili jo vetem qe inkurajoi te mesuarit e cdo gjeje, por kishte edhe nje kopsht zoologjik, shkruante per shqiponjat dhe ishte I interesuar me pasion ne shtazet. Doreshkrimi permban nje kapitull mbi zoologjine mare nga nje enciklopedi arabe, veper famoze e Ibn Sinas, el-Shifa - nga e cila ishin paraqitur edhe pjese tjera ne ekspozite dhe qe kane te bejne me fiziken dhe ekzistencen e shpirtit.

Perkthyesit e Diturise Shkencore ne Mesjete

Seksioni zoologjik i kesaj enciklopedie ishte perkthyer nga Majkell Skot, nje bashkekohes i Roxher Bekonit. Skot, studimet e te cilit ne astronomi i dhane nje reputacion famekeq, mendohet te kete qene nga Skocia, dhe te kete udhetuar ne jug ne kerkim te njohurive te reja.
Sic e donte zakoni, ekuivalenti i kandidatit te atehershem per doktoraturen e sotme, duhej te kalonte ne kembe rrugen per ne Spanje e bile deri ne Sicili per ti degjuar "filozofet me te urte ne bote," dhe per tu kthyer duke sjellur vepra te fresketa, te cilat shkenctaret e kohes - Bekoni dhe te tjeret - do t`i inkorporonin ne mesimet dhe hulumtimet e tyre. Skot ka punuar si perkthyes ne Toledo per disa vjete, dhe pasjtaj kishte shkuar ne Sicili ku ishte emeruar Astrolog i Oborrit te Frederikut te II. Pa dyshim ai kishte marrur me vete edhe perkthimin e mehershem te shkrimeve te Aristotelit mbi kafshet per arsye se interesi ne kafshet do ta favorizonte ate tek perandori.

Botanika dhe agrikultura pasojne zoologjine dhe, antropologet padyshim i dhane interes special vepres se Ibn Vahshijjas, el Filal el Nabatijja, nje shkrese per bujqesine e cila jipte nje seri faktesh per traditat, religjionin magjine si dhe informacione botanike dhe agrikulturore. Nje veper tjeter vitale, themelore ne studimin e farmakologjise eshte edhe De Materia Medica nga Diskorides, shkrimtar grek i shekullit te pare e cila kishte cuar te shkenca ne te cilen muslimanet shkelqyen: medicina.

Ne historine e medicines, nje numer tekstesh nga burimet arabe u bene tekste standarde te reprodukuara njehere ne doreshkrim pastaj ne shtypshkronje. Veprat nga eterit e medicines greke, Hipokrati dhe Galeni per shembull, ishin te njohura dhe te perkthyera ne arabisht nga arabet gjate shekullit te tete dhe nente. Nder kalifin al-Ma'mun, i biri i Harun al-Rashidit, u themelua nje qender perkthimi ne Bagdad e njohur si Beit el-Hikma, Shtepia e Urtesise, ku Hunain ibn Ishak thuhet te kete perkthyer 100 vepra te Galenit, Hipokratit dhe mjekeve tjere.
Me vone Hyrje ne Medicine, vepra autoritative e Hunainit u perkthye ne latinisht - dhe mbeti e popullarizuar si doracak udhezimesh per 600 vjet. Rivali i tij i vetem ishte Gerardi nga Kremona, perkthyesi me i madh i shkolles se Toledos. Kur ai vdiq, studentet e tij bene nje liste prej 71 veprash te perkthyera nga ai. Kjo liste nuk ishte perfundimtare. Nje nga kontributet e tija me te medha ishte nje version i Ibn Sines, Kanuni I Medicines, i cili eshte perdorur ne Evrope dhe ne boten islame prej shekullit XI deri ne shekullin XVII dhe, vetem gjate shekullit XV dhe XVI, ishte botuar se paku 35 here ne Evrope.

Emrat e Librave Shkencore Islame te Perkthyera ne Latinisht dhe Gjuhet Evropiane

Nje perkthim tjeter i Gerardit ishte nje liber kirurgjie nga el-Zahravi, i cili kishte praktikuar mjeksine ne Andaluzi (Spanje) ne shekullin e XI. Botimet e ndryshme latine te vepres se tij perfshijne nje te botuar ne Oksford ne 1778. Diagramet e instrumenteve kirurgjike te gjetura ne doreshkrimet arabe jane te kopjuara ne perkthim.

Perkrah ketyre teksteve kryesore, ishte paraqitur nje me i vogel, nje doracak per udhetaret me keshilla mjeksore nga nje mjek i Afrikes Veriore i cile kishte vdekur rreth vitit 1004. Ky doracak ishte i popullarizuar ne boten islame, dhe u be poaq i popullarizuar ne Evrope kur nje nga perkthyesit mjekesor, Konstantinus Afrikanus e beri nje version latin - qe e pat quajtur veper te veten.

Nje emer tjeter qe s'duhet harruar eshte Maimonides, dijetar cifut, filozof dhe mjek qe la Kordoven per te shkuar ne Egjipt dhe praktikoi mjeksine ne Kairo ne kohen e Salahudinit (Saladin). Nje nga veprat e etij te numerta ishte nje regjiment shendetsor i pergaditur per te birin e Salahudinit, i cili trashegoi te atin si sundues i Egjiptit. Gjithashtu eshte paraqitur vepra e Maimonides Udhezim per te Humburin, e bere sipas zakonit ne arabisht por me shkronja hebreje.

Duke kaluar ne astronomi dhe matematike, ekspozita tregoi borxhin e astronomeve evropiane ndaj homologeve te tyre lindore per themelet mbi te cilat do te ndertohej cdo avancim i mevonshem shkencor. Ishte perfshire edhe el-Khavarizmi, matematikani i cili kishte punuar ne Bagdad dhe kishte disa nga tabelat me te hershme te bera nga arabet. Te rishikuara ne Kordove, keto tabela ishin perkthyer nga Adelardi nga Bathi, versioni latin i te cilit ishte perdorur prej shume astronomeve te hershem evropiane.

Ne nje liber tjeter, i paraqitur gjithashtu ne ekspozite, i njejti el-Khavarizmi, njofton Evropen me algjebren. Por kontributi i tij kryesor ishte sjellja e sistemit numeral nga India neper Bagdad, i cili filloi te zevendesoje sistemin e ngathte numeral latin ne shekullin e XIII. 
Te riemeruar si "numrat arabe" u perhapen nga tregtaret e porteve mesdhetare ne cdo sfere jetesore.

Emrat e Latinizuar me Origjine Arabe

Gjeometria ishte gjithashtu e perfaqesuar ne ekspozite - me nje nga veprat e medha klasike: Konikat e Apoloniusit nga Perga. Perbehej nga shtate vepra, tri nga te cilat kane mbijetuar vetem ne perkthime arabe. Astronomi nga Oksfordi Edmund Hallej - i famshem per obzervimet e tij te kometes qe njihet me emrin e tij - ka perdorur doreshkrimin arab te Bodleit per te pergaditur nje edicion komplet te asaj vepre te botuar ne 1710.

Disa astronome tjere nga Oksfordi moren gjithashtu nga burimet islame ne shekullin e XVII - si per shembull tabelat e yjeve te bera ne observatorin madheshtor te Samarkandit, I ndertuar ne shekullin e XV nga Ulug Beu, nip i Tamerlanit. Keto tabela astronomike dhe kronologjike ishn vazhdimesi e punes se shkenctareve te mehershem. Ato u bene te njohura ne Evrope ne shekullin e XVII dhe Profesori Savilian i astronomise XHon Grivs, i kishte marrur dhe perdorur doreshkrimet e paraqitura ne ekspozite per te pergaditur tabelat per botim bashke me perkthimin latin: qe ishte vazhdim i praktikes se shekullit te XII pese shekuj me vone.

Se fundmi dy doreshkrime merren me krijimin e instrumenteve shkencore - nje fushe tjeter qe i ka shume borxh burimeve islame. Nje nga astromet e hershem te kete shkruar ne arabisht - gjithashtu astrolog ne oborrin e kalifit el-Mensur i cili themeloi dinastine abbasite - ishte Masha'allah (Messahalla), shkrimet e te cilit jane te njohura vetem ne perkthimet hebraishte dhe latine. Masha'allah eshte bazuar ne burimet indiane dhe perse si dhe ato arabe dhe klasike. Perkthimi latin i vepres se tij De Compositione Astrolabii tregonte se si konstruktohet mjeti themelor per observimin dhe matjen e kohes: astrolabi. Me vone Coser ka marrur nga Masha'alla per te bere vepren e tij Shkrese mbi Astrolabin, qe eshte nje pjese impresionuese prozatike, qe i shpjegon nje femije 10 vjecar perdorimin e keti instrumenti shkencor. Shkrimet e Koserit perplot referenca nga burimet arabe, qofte ne forme tregimesh ose mesimesh, tregojne se sa thelle kishin depertuar keto elemente ne mendimin e pergjithshem te kohes se tij - 100 vjete pasi qe perkthyesit kishin perfunduar shumicen e punes se tyre.


Ne nje seleksion te tille te kufizuar te thesarit Bodlean, s'do mend se duhet te kete mangesi te rendesishme. Nje ishte nje pikture e shkelqyeshme e Roxher Bekonit duke studiuar, nje tjeter nje liber hartash nba arabi sicilian al-Idrisi, gjeografi me i madh i mesjetes, dhe e treta perkthimi i pare i Kur'anit ne latinisht, filluar ne vitin 1142 ne Toledo nga nje dijetar anglez.

Me gjithe te metat, ky perkthim perfaqeson perpjekjen e pare krishtere per te marre nje qendrim objektiv ndaj tekstit kuranor. Kater shekuj me vone ne kulmin e histerise se nxitur nga invazioni otoman i Austrise dhe Hungarise, i njejti perkthim eshte shtypur me guxim ne Bassel nga teologu zvicerian Bibliander- dhe Bodleiani ka nje doreshkrim te mrekullueshem te shekulli te XIII te perkthimit origjinal, si dhe kopjet e dy botimeve ne Basel.

Per dijetaret muslimane, veprat e te cileve jane te shfaqura ne ekspozite, Kur'ani eshte kulmi i dijes njerzore. Burimi i cdo diturie eshte shpallja hyjnore - ashtu sic ishte edhe per homologet e tyre krishtere. Besimi i kishte inspiruar te gjithe keta burra, qofte shprehur ne moton e Oksfordit Deus illuminatio mea, qofte ne ate psalmiste Qiejte deshmojne madheshtine e Zotit, qofte shprehur ne Kur'an Zoti eshte drita e qiejve dhe tokes. Tradita islame per te filluar cdo veper me falenderimin dhe madherimin e Zotit verehet edhe ne perkthimet latine te veprave shkencore te dijetareve muslimane. Kanuni Mjeksor i Ibn Sinas, perkthyer nga Gerardi i Kremones ne Toledo prej arabishtes ne latinisht fillon me, "Se pari te falenderojme Zotin… meshira e tecilit eshte shfaqur mbi te gjithe profetet." Filozofet muslimane kane hedhur gjithashtu drite mbi mardhenien midis besimit dhe arsyes - ceshtje qe eshte aktuale sot aq sa ishte kur Bekon studionte komentete e Avicenes mbi Aristotelin.

Ku eshte qellimi i perkujtimit te ketij tregimi te transmetimit te diturise se lashte mu sot - kur tekstet shkencore konsiderohen te vjetra para se te botohen? A eshte me vend historia e zhvillimit te astrolobit ne kohen e kompjuterit? Pergjegja gjendet ne rregullen fundamentale te diturise dhe te natyres njerzore. Jane qeniet njerezore ato qe fitojne dhe perdorin diturine. Nje faktor i vazhdueshem per hulumtim eshte perzierja qe ndryshon e ndjenjave dhe qellimeve qe i motivon ata qe e kerkojne ate. Pasioni i tyre per te verteten dhe guximi per eksplorim kerkon discipline rigoroze dhe integritet ne qellim qe nuk lakohet nga xhelozite, josigurite dhe ambiciet qe i ka cdo njeri. Integriteti intelektual gjithashtu kerkon zemergjeresi, mirenjohje atyre qe e meritojne, duke e rritur keshtu kontributin e tjereve ne vend te zvoglimit.

Nje mesim mund te nxirret nga rrefimi i Evropes se shekullit XII dhe XIII dhe zhvillimit te saj ne dituri. Marredhenia midis intelektualve mund te luaj rol te rendesishem ne kohera konfliktesh per te pergatitur rrugen per nje te ardhme me te ndritshme. Sepse nuk duhet harruar se periudha e perkthimeve ishte njeherazi edhe periudha e kryqezatave.

Pikat e verteta te takimit s'do mend qe nuk ishin fushebetejat e Palestines, por ne oborrin e Palermos dhe biblotekat e Toledos, ku dijetaret krishtere, muslimane dhe cifute arriten nje bashkpunim qe ishte me rendesi ne gjithe ardhmerine e mepasme te Evropes.

Qellimet vitale te ketij kontakti kryesisht jane harruar. Bekon per shembull, ka folur kunder perpjekjes ushtarake dhe ka mirenjohur kontributin e Islamit ne skemen e shpalljes hyjnore. Ai dhe te tjeret kane kuptuar bazen e perbashket te besimit islam dhe te krishtere.

Keshtu nje tribut - si mirenjohje per borxhin e harruar kaq gjate qe ua kane dijetaret evropiane botes islame - as nuk ishte i pavend as i pakohe; ishte nje perkujtues shume i qelluar qe mund te hape rruge per bashkpunim ne te ardhmen, dhe qe ndriçon mundesine e marredhenies midis dijetareve ne nje kohe te tendosur.

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@