Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Arabet dhe Astronomia

Nga Paul Lunde dhe Zejn Bilkadi

Obzervimi i sakte dhe aftesia per t'u pershtatur nje zgjidhje matematikore problemeve të vjetra ishin dy nga pikat me te forta te shkencetareve muslimane ne mesjete. Berja e hartave u nxit nga nje shqetesim fetar: nevoja per te patur kordinata korrekte te qyteteve ne ate menyre qe muslimanet te mund te gjenin drejtimin e Ka'bas - kibla - drejt se ciles drejtohen te gjithe muslimanet kur falen 5 here ne dite. Kjo nevoje çoi ne zhvillimin e Trigonometrise, nje fushe themelore e berjes se hartave dhe llogaritjes se orbitave planetare. Tabelat mesjetare të kibles ishin shpesh te sakta deri ne nje apo dy minuta.

Shkencetaret muslimane ishin te paret qe filluan te vinin ne dyshim shume nga detajet e sistemit Ptolematik. El-Battani (shekulli i 9) tregoi, perkunder Ptolemeut, se eklipset vjetore ishin te mundshem, dhe diametri kendor i djellit mund te ndryshonte. Ai gjithashtu hartoi nje teori qe kishte te bente me shfaqjen e henes dhe ndryshimet e dukshme te saj. Fizikanti me i madh musliman Ibn el-Hajtham (Alhazen) ishte i mendimit se Rruga e Qumeshtit ishte shume larg nga toka pa marre parasysh se cfare mendonte Aristoteli, dhe me perafersi llogariti lartesine e atmosferes ne rreth 32 milje, shume afer 31 miljeve qe ne dime sot. Arabet gjithashtu munden te ndertonin shume instrumente astronomike - vecanerisht astrolabet te cilet perdoreshin per qellime navigimi dhe per te percaktuar pozicionin e yjeve.

*          *          *

Me 1985, ne bordin e anijes kozmike Discovery, Princi Arab Sulltan ibn Salman ibn Abd el-'Aziz Al Sa'ud, arabi i pare ne kozmos, ndihmoi per te inaguruar satelitin e dyte ne bote per komunikim dhe fotografoi gadishullin Arabik dhe po ashtu beri obzervime precize te henes.

Per shkencetaret ne Moshen e Arte te Islamit - mendimi i te cileve hodhi themelet per eksplorimin e sotem te kozmosit - sateliti mund te konsiderohej dicka fantastike; por detyra e Princit per te bere fotografite dhe te tjerat nuk do te ishin totalisht te panjohura. Kjo per faktin se ata kishin njohuri per optiken dhe astronomine dhe po ashtu ishin eksperte ne ephemerides - tabelat qe tregonin pozicionin e trupave planetare ne data te ndryshme.

Obzervimi i henes, per shembull, ka qene dhe eshte i rendesishem per muslimanet sepse per shkak te fese ata ndjekin nje kalendar henor [dymbedhjete muaj] dhe hena e plote shenon fillimin dhe fundin e muajve, agjerimin e Ramazanit dhe percakton kohen e haxhit ne Meke te cilat jane dy nga pese obligimet fetare te muslimaneve.

Berja e hartave u nxit nga nje shqetesim fetar: nevoja per te patur kordinata korekte te qyteteve ne ate menyre muslimane mund te gjenin drejtimin e Kabes - kibla - drejt se ciles drejtohen te gjithe muslimanet kur falen 5 here ne dite. Dhe megjithese obzervimi i henes se plote apo percaktimi i kibles mund te duken gjera te thjeshta per kohen e sotme, ishin pikerisht keto fenomene te cilat conin ne perparimin e shkences.

Percaktimi matematikor i kibles, per shembull, ishte nje nga problemet me te veshtira ne astronomine sferike per astronomet dhe matematikanet e mesjetes, dhe zgjidhja trigonometrike qe u gjet ishte shume e sofistikuar. Trigonometria, e cila eshte zhvilluar nga arabet, eshte themelore per llogaritjen e orbitave planetare si dhe per berjen e hartave tokesore, per kete arsye tabelat e kibles se mesjetes shpesh kishin nje saktesi shume te madhe. Harta e el-Halilit, i cili jetoi ne Siri ne shekullin e 14, jep koordinatat e nje numri te madh qytetesh ne grada dhe minuta dhe ne pergjithesi gabon vetem me nje apo dy minuta.

Mund te thuhet, se observimi preciz dhe mundesia per t`u pershtatur zgjidhje te reja matematike problemeve te vjetra ishin dy fuqite kryesore te shkencetareve muslimane ne mesjete. Megjithate ata, si te gjithe koleget e tyre europiane, nuk u shkeputen asnjehere plotesisht nga tirania e Aristotelit dhe Ptolemeut - modelet e te cileve per gjeografine e tokes dhe qiellit mbizoteruan ne mendjet e njerezve deri ne kohen e Rilindjes dhe nuk u shkateruan asnjehere plotesisht deri ne kohen e Principia te Njutonit me 1687.

Shkencetaret muslimane ishin te paret qe shprehen dyshime per shume nga detajet e sistemit Ptolemaik. Sidoqofte, ishte i njohur shqetesimi i ndarjes ndermjet modelit teorik te Ptolemeut dhe realitetit e cila arriti kulmin pas zbulimeve te Nikolaus Kopernikut, Tajko Brahe dhe Xhohanes Kepler gjate shekujve te 15 dhe 17, dhe disa nga keto dyshime iu transmetuan shkencetareve europiane nga Spanja ne shekujt e 12-13 nepermjet perkthimeve te puneve shkencore arabe.


Emrat e Librave Shkencore Muslimane te perkthyer ne Latinisht dhe Gjuhet e tjera Europiane

El-Battani, i thirrur nga perkthyesit europiane Albateni [ne], eshte nje rast i vecante. Ai shkroi ne shekullin e nente per nje numer te gjere temash dhe disa nga obzervimet e tij u dhane goditje dogmave te Ptolemeut. Ai per shembull tregoi - kunder ideve Ptolemaike- se apogjeu djellor varej nga precizioni i ekuinokseve; ai korrektoi nje numer te konsiderueshem orbitash planetare; ai percaktoi orbiten e vertete dhe te perafert te djellit. Po ashtu El-Battani zhvilloi nje teori per kushtet e dukjes se henes se re.

Po ashtu edhe shkencetare te tjere muslimane arriten ne perfundime qe ishin kundra atyre te Ptolemeut, njeri nga ata ndoshta fizikanti me i madh musliman ishte dhe Ibn el-Hajtham, i thirrur ndryshe Alhazen. El-Hajtham argumentonte se Rruga e Qumeshtit ishte shume larg nga toka pa marre parasysh se cfare tha Aristoteli, dhe me perafersi llogariti lartesine e atmosferes se tokes perreth 52,000 pashe - nje pashe ishte me afersi nje meter, ose tre kembe. El-Hajtham arriti ne kete perfundim nga obzervimet e tij se muzgu astronomik fillon kur lartesia negative e diellit arrin 19 grade. Perderisa atmosfera eshte rreth 50 kilometra nga siperfaqja e tokes dhe 52,000 pashe jane me perafersi 52 kilometra, Ibn el-Hajtham ishte shume i sakte ne llogaritjen e tij.

*          *          *

Perpare kohes se teleskopit, obzervimi astronomik behej me sy te lire. Shkencetaret muslimane, sidoqofte, ndertuan obzervatore ne nje numer te madh vendesh, sic ishin ata ne Maraga dhe Samarkand. Ne keta observatore, astronomet mblidheshin per te permiresuar koordinatat e Ptolemeut per yjet dhe perfundimisht te rishikonin katalogun ptolemaik te yjeve te Ptolemeut. Ky katalog i cili jepte pozicionet e 1022 yjeve, te klasifikuara sic jane edhe sot nga shpejtesia e levizjes apo shkelqimi, u ndryshua shume, sidomos gjate shekullit te 10 nga astronomi Abdu-Rrahman el-Sufi [Azofi]. Vepra e tij "Libri i yjeve" eshte doreshkrimi me i vjeter astronomik i ilustruar i njohur; kopja e tij ne Librarine Bodleian, pune e te birit te autorit, eshte e vitit 1009.

Ekziston gjithashtu edhe nje pune me e hereshme ne pershkrimin e qiejve ne nje nga qendrat e gjuetise te Umajjades e ndertuar rreth vitit 715 ne Jordani. Ajo quhet Kasr el-'Amra dhe ne kupolen e njeres nga dhomat ka fragmente te nje afresku qe tregon rreth 400 yje dhe pjese te 37 konstelacioneve, te vizatuara ne nje projeksion stereografik - i cili ngjan me Planisferiurnin e Ptolemeut. 

Arabet gjithashtu u dalluan edhe ne berjen e Instrumenteve Astronomike - sidomos astrolabet te cilet perdoreshin per qellime navigimi, per te percaktuar pozicionin e yjeve dhe per te zgjidhur problemet ne astronomine sferike. Astrolabet ishin te tre llojeve: planisferik, linear dhe sferik. Keta perdoreshin ne obzervatoret e Marges dhe Samarkandit, dhe ishin pak a shume njesoj si instrumentet e tjera qe perdoreshin nga astronomet europiane deri ne shpikjen e teleskopit.

Obzervatori i Margasit u themelua nga matematikani i famshem Nasir el-Din el-Tusi me 1259, nje vit mbas renies te Bagdatit ndaj mongoleve. Meqenese pushtimet mongole ne tokata e islamit paten hapur nje rruge komunikimi me Kinen, astronomet muslimane kishin mundesine te punonin se bashku me koleget e tyre kineze.

*          *          *

Puna kryesore teorike qe behej ne obzervatoret ishte thjeshtezimi i modelit Ptolemaik dhe mundesia e paralelizmit te tij me ate Aristotelian, i cili shprehej per orbita rrethore te planeteve. Megjithese shume here ata shkonin ne drejtim te gabuar, ata dhane kontribut shume te rendesishem; per shembull ibn el-Shahr [fillimi i shekullit 14], hartoi modele te levizjes se henes dhe te Merkurit te cilat jane shume te ngjashme me ato te Kopernikut.

Obzervatori i Ulug Begut ne Samarkand, i ndertuar midis 1420 dhe 1437, perdorej per te rillogaritur pozicionet e yjeve ne katalogun e Ptolemeut, dhe nuk ka aspak dyshim se organizimi i ketij obzervatori dhe instrumentet e perdorura aty kane influencuar obzervatoret e famshem te Tajko Brahes ne Uraniborg dhe Shtjerneborg.

Nje tjeter obzervator i cili mund te kete influencuar mbi Tajko Brahen ishte ai i Stambollit i ndertuar ne shekullin e 16. Me 1571 ne Stamboll, Taki el-Din Muhamed ibn Ma'ruf, nje ish-gjykates nga Egjypti dhe autor i shume librave per astronomine u caktua si i pari i astronomeve ne perandorine osmane dhe menjehere ai propozoi ndertimin e ketij obzervatori. Ai donte te fillonte fazen urgjente te rinovimit te hartave te vjetra astronomike qe pershkruanin levizjen e planeteve, djellit dhe henes. Kerkesa e tij u mireprit nga veziri i madh, Sokollu Muhamed, por ndermjet 1571 dhe 1574 osmaneve iu desh te luftonin jo me pak se tre luftra te kushtueshme kunder fuqive te medha te Evropes, Venedikut, Spanjes dhe Portugalise, pra projekti u desh te shtyhej deri me 1577, vit kur perfundoi dhe kompletimi i tij.
Obzervatori i Taki el-Dinit kishte dy ndertesa shume te bukura, te ngritura ne nje koder dhe qendronin siper pjeses europiane te Stambollit duke dhene keshtu nje pamje te gjere te qiellit te nates. Njesoj si shume nga institutet moderne, ndertesa kryesore perdorej si biblioteke dhe dhomat e punetoreve, ndersa ne ndertesen me te vogel kishte nje koleksion impresiv instrumentash te ndertuara nge Taki el-Din - perfshi ketu nje sfere gjigante dhe nje ore mekanike per te matur pozicionin dhe shpejtesine e planeteve; ai ishte i vendosur qe te ruante pozicionin e muslimaneve ne shkence megjithe levizjen perpara te shkences ne europe.

Pak muaj me vone, fatkeqesisht ne nje nate te ftohte Nentori - nata e pare e muajit te shenjte te Ramazanit - nje komete me nje bisht gjigant papritmas u shfaq dhe u be shkak per fillimin e nje kontradikte qe do te conte ne fundin e endrres se Taki el-Dinit dhe obzervatorit. Duke u lekundur dhe u rrotulluar, kometa u zmadhua dhe u be me e shkelqyeshme dhe per gati 40 dite u be si nje topzjarri qe sillej verdalle neper qiell njesoj si dielli dhe tmerronte obzervuesit ne toke.

Nje nga keta obzervues ishte sulltan Murati III, babai i te cilit, sulltan Selimi, vdiq pak kohe mbasi nje komete e ngjashme kishte ardhur. Para se te fillonte nje fushate ne Kaukaz kunder Persise dhe aleateve te saj, Murati kerkoi nje parashikim per kometen dhe Taki-el-Din, duke punuar dite e nate pa pushim dhe ushqime, ia arriti kesaj. Por per fat te keq predikimet e tij nuk ishin shume te sakta.

Megjithese dy ushtri Persiane u munden ne lufte, osmanllinjte paten disa terheqje, nje semundje e keqe plasi ne disa pjese te perandorise dhe shume persona te rendesishem vdiqen, dhe ne nje kohe shume te shkurter ne pallatin mbreteror osman filluan zenkat per obzervatorin. Njeri nga fraksionet qe udhehiqej nga veziri i madh Sokullu favorizonte perkrahjen e vazhdueshem te institutit, dhe pjesa tjeter qe drejtohej nga rivali politik i Sokulluse, dhe thonin se te kerkosh neper sekretet e te ardhmes eshte nje....humbje e fondeve.

Sokullu qendroi per nje kohe te shkurter dhe Taki el-Din vazhdoi vezhgimet me nje ritem te shpejte per dy vjet. Por pastaj Sokullu u vra me 1580 dhe nje skuader e Divizionit te Marines erdhi ne obzervator, dhe komandanti i saj, duke permendur fatkeqesite qe u kishin rene osmaneve qe nga shfaqja e kometes, dha urdherin per rrafshimin e ndertesave.

*          *          *


Nje tjeter lende e cila ishte e lidhur me astronomine e cila u interesonte teper muslimaneve dhe per te cilen ata dhane shume kontribut ishte optika. Keshtu optika e Njutonit e botuar me 1704, kishte nje histori te gjate eksperimentesh. Teorite klasike te vizionit mbronin idene se te parit ishte rezultat i rrezeve te leshuara nga syte dhe jo si rezultat i reflektimit te objekteve te para. Ishte ibn el-Hajtham ai i cili u nda nga klasiket dhe zhvilloi nje teori e cila vertetohej matematikisht, ne perputhje me faktet. Puna e tij me kameren e erret dhe zbulimi i principeve matematike te fenomenit te ylberit ishin te rendesishme ne berjen e instrumenteve optikale - megjithese shpejgimi i ngjyrave te ylberit duhej te priste per Njutonin.

Muslimane te tjere te cilet gjithashtu dhane kontribut ne kete fushe pati plot dhe nje nga ata ishte i famshmi el-Biruni. Nje nga shkencetaret e lidhur me obzervatorin e Marages ishte dhe Kemal el-Din el-Farisi, i cili shkroi nje veper komentuese te punes se Ibn el-Hajthamit ne fushen e optikes. Ne kete veper ai dha rezultatet e nje sere eksperimentesh te suksesshme me kameren e erret.

Njerez te tille do te ishin shume entuziaste per idene e fotografimit te tokes nga kozmosi, dhe teorive te cilat mundesojne kete gje - teori te cilat ne shume raste bazohen ne obzervimet qe ata vete filluan. Pra eshte shume e arsyeshme dhe nje gje shume e mire qe nje arab musliman duhet te marre pjese ne nje mision shkencor ne qiell, te cilat prej kohesh kane qene interesi i shkencetareve te mesjetes te cileve ne iu jemi borxhlinj.

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@