Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

Libri i Kafsheve 



Vepra me e rendesishme e Al-Xhahiz eshte Libri i Kafsheve (Kitab al-Hajauan) i cili edhe pse i pambaruar, eshte ne 7 volume te medha. Permban informacion shkencor te vlerave te medha. Duke paraprire nje numer te madh konceptesh te cilat nuk ishin zhvilluar plotesisht deri ne gjysmen e shekullit te 20-te, al-Xhahiz diskuton rreth semundjes se kafsheve, duke vene ne dukje qe disa parazite i adaptohen ngjyres se kafshes ne te cilen qendrojne, dhe shkruan me gjere per influencen qe kane klima dhe dieta mbi njeriun, bimet dhe kafshet e zonave te ndryshme gjeografike. Ai diskuton komunikimin midis kafsheve, psikologjine dhe shkallen e inteligjences tek insektet dhe kafshet. Ai jep nje pershkrim te detajuar rreth organizimit shoqeror te milingonave duke perfshire, nga observimet e veta, nje pershkrim se si milingonat ruajne ushqimin ne folete e tyre ne nje menyre te atille qe nuk prishet gjate periudhes se shirave. Ai e dinte qe disa insekte jane te ndjeshem ndaj drites, dhe perdor kete informacion per te sugjeruar nje menyre me te zgjuar per te larguar mushkonjat dhe mizat prej dhomes.

Al-Xhazih shkruajti 200 vepra, me gjatesi te ndryshme, dhe me nje larmishmeri tezash. Nga keto, vetem 30 vepra kane mbijetuar deri ne kohet e sotme, te cilat megjithate jane te mjaftueshme per te treguar kuriozitetin qe kishte autori. Al-Xhazih e cilesonte boten fizike si nje shenje e dukshme e deshires se Zotit. Qellimi i tij qe shkruajti "Librin e Kafsheve" nuk ishte vetem per arsyen e argetimit, por ishte per te udhehequr lexuesit e ketij libri ne nje vleresim te mrekullive te krijesave te Zotit, te cilat ai besonte se shfaqeshin si ne insektet e parendesishme ashtu edhe tek kafshet me te medha: Une dua t'u tregoj qe edhe nje guralec provon ekzistencen e Zotit ashtu sic e provon edhe nje mal, dhe trupi njerezor eshte nje prove po aq e forte sa edhe universi qe permban te gjitha botet tona- per kete qellim te vegjelit dhe te lehtet kane po aq peshe sa edhe te rendet dhe te medhenjte.

"Ne cdo gjenerate dhe midis cdo shteti, gjenden disa individe te cilet kane deshiren per te studiuar veprat e natyres; neqoftese keta nuk do te ekzistonin, keto shtete do te zhdukeshin," ka shkruar Abu Uthman Amr ibn Bakr al-Kinani al-Fukaimi al-Basri, i njohur me mire me emrin al-Xhahiz, ne librin e tij "Libri i Kafsheve."

Vete Al-Xhazih ishte nje nga keta individe. Ai jetoi, per me teper, gjate atyre epokave kohore te historise intelektuale- periudha e transferimit te shkences greke tek arabet dhe zhvillimi i prozes arabe- dhe u perfshi nga te dyja keto levizje.

Lindi rreth vitit 776, 14 vjet pas themelimit te Bagdatit prej kalifit Abasit al-Mansur. Ai u rrit ne Basra, e formuar gjate koheve te para te Islamit si nje qytet garnizon por tashme rival me nje qytet tjeter me emrin Kufa, nje qender intelektuale.

Basra ndihmoi shume ne zhvillimin intelektual te al-Xhazih. Ishte ne kete qytet qe ai shkoi per here te pare ne shkolle - duke studiuar me disa nga dijetaret me te medhenj te Islamit. Edhe pasi emigroi ne Bagdat ai asnjehere nuk e humbi dashurine per vendin e vet; pasi jetoi per 50 vjet ne Bagdat, ai u kthye ne Basra ku edhe vdiq. Sipas disa legjendave ai vdiq si pasoje e peshes se rende te disa librave te cilat i rane persiper ne vitin 868.

Megjithese eshte vetem nje legjende, kjo histori pershkruan nje fakt shume te rendesishem rreth botes ne te cilen al-Xhahiz jetoi. Megjithese letra u prezantua ne boten islame vetem pak kohe pas lindjes se al-Xhahiz, ne kohen kur ai ishte rreth 30 vjec letra zevendesoi pergamenen.

Mundesia e nje materiali te lire shkrimi u shoqerua prej nje tjeter fenomeni shoqeror, produkt i te cilit ishte edhe vete al-Xhahiz: shtimi i njerezve qe lexonin. Per here te pare qe nga kohet e Perandorise Romake, qytetet e Lindjes se Mesme permbanin nje numer te madh njerezish qe dinin te lexonin.

Al-Xhahiz dhe prinderit e tij per shembull ishin te varfer; kur ishte ne moshen 20 vjecare ai shiste peshk pergjate nje prej kanaleve te Basras. Megjithate, al-Xhahiz mesoi te lexonte dhe shkruante ne moshe te re. Al-Xhazih tregon historine se si nena e tij e prezantoi ate me nje flete letre me shenime dhe i tha atij qe do te ishte nepermjet ketyre mjeteve qe ai do te jetonte.

Al-Xhahiz filloi karieren e tij si shrkimtar duke qene akoma ne Basra. Ai shkruajti nje ese rreth institucionit e kalifatit dhe qe prej asaj kohe mbeshteti veten e vet vetem nepermjet penes. Fakti qe ai asnjehere nuk mbajti ndonje post ne qeveri i lejoi atij nje liri intelektuale qe ishte e pamundur per dike te lidhur me gjykaten - megjithese ai i perkushtoi nje numer te veprave te tij vezireve dhe qeveritareve te tjere te rendesishem, dhe mori 5,000 dinare ari prej zyrtareve te cileve ai u dedikoi "Librin e Kafsheve."

Gjate jetes se tij te gjate - ai jetoi 92 vjet - al-Xhahiz shkruajti 200 vepra, me gjatesi te ndryshme dhe me nje larmshmeri tezash. Prej ketyre, vetem 30 kane mbijetuar koheve tona - por qe jane te mjaftueshme per te treguar kuriozitetin e autorit. Al-Xhahiz ka shkruar "Mendjelehtesia dhe Serioziteti", "Arti i te mbajturit se gojes se dikujt mbyllur", "Mizerja", "Ushqimi i heret arab", "Lavderimi i Tregtareve", "Kunder Sherbetoreve Civile", "Meritat e Turqve", dhe ndoshta me e rendesishmja "Libri i Kafsheve."

Al-Xhahiz ishte vecanerisht i interesuar ne stilin dhe shprehjen korrekte. "Stili me i mire," thoshte ai ne nje ese rreth mesuesve te shkolles "eshte me i qarti, stili qe nuk ka nevoje per shpjegime dhe shenime, qe i pershtatet subjektit te shprehur." 

Ky interesim ne stil ishte nje karakteristike e nje grupi te dijetareve nga Basra, te cilet gjate shekujve te 8-te dhe 9-te, deshen te ruanin trashegimine letrare arabe duke regjistruar poezine dhe theniet e Beduineve te Gadishullit Arab. Kjo levizje kishte parashikuar rezultatet: si pasoje e interesimit te tyre antropologjik rreth gjuhes dhe zakoneve te Beduineve, dhe ne kushtet shoqerore te Arabise gjate periudhave para-islame dhe asaj islame, dijetaret e Basras arriten te vleresonin gramatiken e gjuhes arabe dhe poezine para-islamike. Ata vazhduan te shkruanin komentime te sofistikuara te Kur'anit, edicione kritike dhe traktate rreth gramatikes, dhe te perpilonin fjalore dhe lista fjalesh te specializuara.

Nje mjeshter i ketyre rregullave, al-Xhahiz ishte nje nga shkrimtaret e pare arabe qe perpunoi te gjitha shqetesimet e ndryshme te shkollareve Basrane - gramatike, traditen profetike, retorike, leksikografi, dhe poezi - ne nje "literature"- qe eshte, krijime ne proze per t'u lexuar prej jo specialisteve per kenaqesi dhe udhezim. 

Rreth vitit 815, vetem dy vjet pas formimit te Shtepise se Diturise, al-Xhahiz u transferua ne Bagdat. Aty ai u ekpozua ndaj nje influence te re dhe te rendesishme: shkenca greke, vecanerisht mendimi Aristotelian. I terhequr prej teologjise shkollore, ai me pas perdori metoden dialektikore ne shume nga veprat e tij, zakonisht me qellime humoristike.

Al-Xhahiz zhvilloi nje stil shume personal dhe karakteristik, i cili shkrinte anekdoten, subjekte serioze dhe shakane, ne nje perpjekje per te mbajtur interesin e lexuesve. Ai e pershkruajti stilin e vet duke thene:

Librat e mi mbi te gjitha permbajne anekdota te pazakonshme, fjale te urta dhe thenie te shprehura shume bukur te transmetuara prej shokeve te profetit, thenie te cilat cojne drejt pervetesimit te cilesive te mira dhe kryerjes se puneve te mira ... ato gjithashtu permbajne histori rreth sjelljeve te mbreterve dhe kalifave dhe ministrave te tyre, dhe gjithashtu ngjarjet me interesante nga jeta e tyre. 

Ne Bagdat, al-Xhahiz jo vetem qe shkriu shkencat islame me racionalizmin grek, por krijoi prozen arabe. Ai tregoi qe gjuha arabe ishte aq fleksibel sa cdo teme mund te trajtohej me lehtesi, dhe megjithese ai nuk ishte personalisht i shoqeruar me Shtepine e Diturise, arritjet e tij gjuhesore ishin paralele - ne fakt tejkaluan - perpjekjet e dijetareve qe perpiqeshin te perkthenin tekstet shkencore greke ne gjuhen arabe. Veprat e tij vertetojne perhapjen e theksuar te ideve greke midis lexuesve te zakonshem. Ashtu si ne rendesine e subjektit edhe ne fjalor ai konsideronte nje ngjashmeri me Aristotelin terminologjine teknike te teologjise skolastike. Ai tregon shume anekdota te dijetareve te Shtepise se Diturise, shume prej te cileve duket se kane qene shoket e tij.

Libri qe ilustron me mire metoden e tij eshte "Libri i Kafsheve" i cili edhe pse i paplotesuar, perbehet prej 7 volumesh te medha. Libri i Kafsheve nuk eshte ne asnje menyre zoologji konvencionale. Eshte nje koleksion i panumert faktesh rreth kafsheve - perfshire edhe insektet - te permendura prej Kur'anit, tradites se profetit, poezise se kohes para-islame, rrefimtaret, lundertaret, obzervime personale dhe vepres se Aristotelit, Gjenerata e Kafsheve. Duke i'u permbajtur teorise se tij se cregullimit te planifikuar, ai prezanton anekdota te njerezve te famshem, copeza historie, antropologji, etimologji dhe shaka. Shumllojshmeria e habitshme e permbajtjes se saj ka frikesuar gjithmone perkthyesit dhe me vone historianet. Al-Damiri i cili jetoi ne shekullin e 14-te dhe shkruajti nje enciklopedi te njohur te titulluar "Jetet e Kafsheve", perdorte shume nga informacioni shkencor dhe gjuhesor te marre prej al-Xhahizit, por eliminonte anekdotat, poezine, dhe shakate.

Cilesia letrare e Librit te Kafsheve nuk duhet te erresoje faktin qe permbante informacion shkencor te nje vlere te madhe. Duke parashikuar nje sere konceptesh te cilat u zhvilluan plotesisht ne kohen e Darvinit dhe pasardhesve te tij, al-Xhahiz diskuton mimiken e kafsheve, duke vene ne dukje qe disa parazite i adoptohen ngjyres se kafsheve ne te cilat ato qendrojne, dhe vazhdon duke shkruar gjeresisht rreth influences se klimes dhe dietes mbi njeriun, bimet dhe kafshe te zonave te ndryshme gjeografike. Ai madje futet edhe ne komunikimin midis kafsheve, psikologjine e tyre dhe graden e inteligjences tek insektet. Ai jep nje llogari te detajuar te organizimit shoqeror te milingonave duke perfshire nje pershkrim se si ato e ruajne ushqimin e tyre ne fole ne nje menyre te atille qe nuk prishet gjate periudhes se shirave. Ai e di qe disa insekte nuk mund ta durojne dot driten dhe e perdor kete informacion per te sugjeruar nje menyre te mencur per te larguar mizat dhe mushkonjat prej dhomes.

Sherbimi i tij me i madh, ishte ndoshta ne popullarizimin e shkences dhe metodat racionale, dhe deshmimi qe njeriu i shkolluar mund te preokupoje veten me cdo subjekt. Si nje musliman i devotshem, al-Xhahiz e cilesonte boten fizike si nje shenje te dukshme te deshires se Zotit. Qellimi i tij ne shkruarjen e Librit te Kafsheve nuk ishte thjesht per te argetuar por ishte edhe per te udhehequr lexuesit e tij drejt nje vleresimi te mrekullive te krijesave te Zotit, gje qe ai mendonte se shfaqej si ne me te parendesishmet ashtu edhe ne ato me permasa te medha:

Dua t'ju tregoj qe nje guralec provon ekzistencen e Zotit (Allah) po aq sa edhe nje mal, dhe trupi njerezor eshte prove po aq e forte sa edhe universi qe permban botet: per kete qellim me i vogli dhe me i lehti ka po aq peshe sa edhe me i madhi dhe me i rendi.

Fatkeqesisht vetem nje pjese e veprave te tij i kane mbijetuar viteve, por ato qe na bejne neve te pendohemi me teper jane ato qe kane humbur. Se bashku ato prezantojne nje portret te gjalle te Bagdatit dhe Basras gjate Kohes se Arte te Islamit. Ai shkruan per vajza qe kendojne, vagabonde, dijetare, teologe, kalife dhe vezire, dhe nje paraqitje e detajuar e jetes se perditshme e Irakut te shekullit te 9-te mund te nxirrej nga veprat e tij. Me me rendesi eshte qe ai na komunikon neve shqetesimin e nje jo-specialisti inteligjent te perballuar me nje shkence radikale, spekullimet filozofike dhe teologjike. 

Ne te njejten kohe, al-Xhahiz mbeshteti disa aspekte te traditave greke, prej te cilave ai permendte Aristotelin. Ai kishte besim ne metodat shkencore dhe logjiken dhe arsyen e aplikuar ndaj disa fenomeneve te vrojtuara. Duke dashuruar nje histori te mire, ai asnjehere nuk mund ti rezistonte kalimit ne perrallat absurde te lundertareve dhe Beduineve.

Kjo mungese e nje plani racional, nje karakteristike e puneve te tij, mund te kene qene pjeserisht e paramenduar, meqenese frika e tij me e madhe ishte te merziste lexuesin. Kjo nuk do te thote qe ai asnjehere nuk ka qene serioz ne veprat e tij por qe ne veprat e tij me te medha, serioziteti dhe humori kane qene te nderthurura; ndonjehere eshte e veshtire te dallohet kur ai eshte duke bere shaka dhe kur jo. Eshte gjithashtu e veshtire te gozhdosh al-Xhahiz ne nje teze te caktuar, sepse ai kishte shume deshire te prezantonte debate midis dy klasave shoqerore - dijetareve dhe tregetareve, mushkave dhe kuajve - debate ne te cilat meritat e cdokujt parakalojne perpara lexuesit. Edhe ajo qe vete autori mendon ndonjehere nuk eshte shume e qarte, dhe eshte e mundur qe ne keto dialoge ai ishte vecanerisht i interesuar ne tregimin e aftesive te veta duke marre te dyja anet e argumentit.

Ai i donte shume librat dhe "Libri i Kafsheve" fillon me nje paragraf te gjate ne lavderimin e tyre. Ai do te merzitej ne qofte se do te mesonte qe shume prej librave te tij jane zhdukur, por do te kenaqej me doreshkrimin nga i cili jane marre edhe keto materiale qe jane paraqitur ne kete artikull. 

Ky doreshkrim i cili eshte i shekullit te 14-te eshte zbuluar ne librarine e Ambrisianes ne Milano ne vitin 1939 prej dijetarit suedez Oskar Lofgren. Ky dokument ra rastesisht ne duart e tij , pasi nuk ishte ne katalogun e doreshkrimeve ne Ambrosiana, katalog ky i bere prej von Hamer ne vitin 1893. Ai e cilesoi tekstin si nje fragment te Librit te Kafsheve. Doreshkrimi nuk eshte vetem fragmentar por edhe i crregullt. Nje shenje pronesie ne fleten e fundit shkruan qe kur doreshkrimi kaloi ne duart e njefare Abdul'Rahman al-Magribi ne vitin 1615, kishte 94 faqe, keshtu qe edhe ne ate date doreshkrimi nuk ishte i plote. Nuk dihet se kur dhe se si Libraria e Ambrosianes gjeti doreshkrimin.

Doreshkrimi i Ambrosianes eshte shume i rendesishem. Eshte shume e qarte qe eshte kopjuar nga nje shkrues i edukuar i cili ka treguar zanoret - qe zakonisht nuk shkruhen ne gjuhen arabe - gje qe e ben tekstin te kuptohet me saktesisht. Kjo eshte shume e rendesishme meqenese vetem pak doreshkrime te Librit te Kafsheve mbijetojne, dhe doreshkimi i Ambrosianes eshte nga me te hershmit prej tyre. Akoma me e rendesishme se sa teksti, jane miniaturat e shkelqyera qe e ndricojne. Doreshkrime te ilustruara ne arabisht te cfaredo lloji jane shume te ralla, dhe kjo eshte kopja e vetme e nje vepre prej al-Xhahiz. Nje shfaqje e viteve te sotme rreth artit mamluk ne Galerine Freer ne Uashington prezantoi publikun amerikan me madheshtine e artit islam gjate dinastise se mamlukeve. Stili i miniaturave arrin te kape gjendjen shpirterore te prozes se al-Xhahizit, ato jane te gjalla, shumengjyreshe, dhe me humor. Al-Xhahiz do ti pelqente keto miniatura vecanerisht duke qene ne dije per admirimin e arteve piktoreske te bizantineve dhe kinezeve - te cilat ai i permend ne Librin e Kafsheve.

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@