Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

Ndikimi i Islamit nė gjeografi


Nga: Prof. Dr. Muhammed Mahmud Es-Sefjad
profesor i gjeografisė nė Universitetin Anju-Shems nė Kajro

Pėrktheu:
|Shyqri Xhibo, inxh. dipl.

 

Gjeografia ka qenė disiplina e parė shkencore, sė cilės arabėt dhe myslimanėt i kanė kushtuar rėndėsi tė posaēme. Nga lėmia e gjeografisė janė shkruar shumė vepra.

Nuk dėshiroj kėtu tė flasė mbi zhvillimin historik tė gjeografisė arabe,as pėr veprat e mėdha qė kanė shkruar gjeografėt arabė dhe myslimanė me tė cilat e kanė begatuar trashėgiminė kulturore tė njerėzimit nė kėtė disiplinė shkencore.

Kėto vepra shkencore,si dhe shumė instrumente tė navigacionit dhe harta gjeografike, i kanė shfrytėzuar lundruesit evropian nė udhėtimet e tyre rreth botės dhe nė zbulimin e hulumtimin e pjesėve tė ndryshme tė planetit tonė.

 

Gjeografia - nevojė pėr arabėt

 

Interesimi i arabėve pėr gjeografi, nė masė tė madhe, ėshtė fryt i mesit nė tė cilin kanė jetuar. Aktiviteti i tyre i parė ka qenė nė shkretėtirė. Ajo i ka detyruar tė mbledhin sa mė shumė shėnime (informata) gjeografike. Lėvizja nė shkretirė ka qenė shumė e vėshtirsuar dhe gati e pamundur po qė se nuk ka pasur shėnime tė duhura mbi yjet dhe trupat e tjerė qiellorė,tė cilėt arabėve u kanė shėrbyer si mjete tė vetme tė orientimit nė hapėsirė. Edhe si blegtor ata kanė qenė tė detyruar tė njohin rrethin e afėrt dhe tė largėt,qė tė mund tė gjejnė burime tė reja tė ujit dhe kullosa tė begatshme.

Poezia paraislame arabe pėrfshin shumė fakte gjeografike dhe pėrshkruan shumė dukuri,ngjarje nė shkretėtirė dhe,si e tillė,ajo ėshtė bėrė njėri prej burimeve tė rėndėsishme tė gjeografisė arabe. Nė poezinė paraislame hasim nė shumė emra tė rrafshinave,tė burimeve,tė bjeshkėve,tė kodrave dhe tė vendeve historike. Vetėm njė shikim nė shtatė apo dhjetė "muallaka" tregon se sa rėndėsi i kanė kushtuar arabėt gjeografisė dhe rrethit nė tė cilėn kanė jetuar. Kėto njohuri gjeografike janė pėrcjellur brez pas brezi. Kultivimi i poezisė ka qenė diē mė hyjnore,sė cilės arabėt, gjatė shekujve, i kanė kushtuar rėndėsi tė madhe. Pėr kėtė arsye nuk duhet tė habitemi nėse gjeografinė e gjejmė nė mes tė disciplinave shkencore me tė cilat, zakonisht, janė marrė filozofėt. Al-Asmei (shek. 8) ka qenė filozof i madh, por njėkohėsisht ka qenė edhe gjeograf i madh. Lidhja e filoyofisė me gjeografinė ėshtė mbajtur deri nė kohėn e re. Kjo shifet edhe te Al-Zubejdi nė fjalorin e tij tė madh "tagj al-ans".

 

Islami zgjon interesimin pėr gjeografi

 

Islami ėshtė paraqitur nė shekullin e shtatė dhe, vetėm pas dy shekujve, Shteti Islam ka pėrfshirė njė territor tė madh nė kontinentin e Azisė dhe tė Afrikės. Ky zgjerim i Shtetit Islam ka shtuar nevojėn e interesimit mė tė madh pėr gjeografinė e territoreve tė ēliruara. Ky interesin ka qenė nevojė nga aspekti politik, administrativ dhe tregėtar me qėlim qė tė njihen vendet e ēliruara, rrugėt dhe largėsia e disa regjioneve tė njė shteti kaq tė madh. Ndėrsa,para kėsaj edhe haxhi, njėri nga shtyllat e islamit, ka paraqitur nevojėn e njohjes sė rrugėve tokėsore dhe detare deri nė Mekke dhe Medine. Njėkohėsisht Haxhi ka qenė edhe faktor shumė me rėndėsi pėr zgjerimin e marrėdhėnieve dhe pėr kėmbimin e mendimeve mes myslimanėve. Mekkeja u bė qendėr nė tė cilėn mblidheshin me dhjetėra mijėra myslimanė tė nacionaliteteve tė ndryshme nga mbarė bota. Mes tyre ka pasur udhėpėrshkrues,tė cilėt kanė shkruar udhėpėrshkrime me vlerė tė pėrhershme.

 

Arabėt dhe trashėgimia e vjetėr kulturore

 

Me zgjerimin e shtetit islam,myslimanėt kanė ardhur nė kontakt me kulturėn dhe civilizimin greko-romak, prej sė cilės, edhe pse ishte e bazuar nė idhujtari, kanė arritur tė veēojnė ato vlera tė cilat nuk kanė qenė nė kundėrshtim me ideologjinė islame.

Puna kėrkimore-shkencore para paraqitjes sė islamit ishte nė rėnie tė vazhdueshme. Shkencėtarėt grek dhe ata qė kanė pranuar filozofinė e tyre nuk kanė arritur t’i kėnaqin filozofėt-teologė krishter nė shekujt e parė tė krishterizmit. Arabėt,me formimin e shtetit tė tyre e kanė ringjallur filozofinė greke, shkencėn dhe kulturėn dhe kėshtu kanė vėnė lidhje nė mes tė kulturės sė vjetėr e tė pasur me tė arriturat e reja shkencore. Grekėt kanė qenė popull i civilizuar dhe me kulturė, romakėt kanė qenė luftėtar dhe pushtues, ndėrsa myslimanėt i kanė pasur qė tė tė dy kėto veti. Myslimanėt kanė krijuar shtet tė madh,i cili ka qenė i mbėshtetur nė themelet e sigurta me ligje dhe kulturėn qė nuk ka qenė e kėnaqur vetėm me ate lokale, por ka pranuar tė arriturat kulturore tė popujve tjerė,tė cilėt i kanė paraprirė historisė sė njerėzimit. Me ēlirimin e Sirisė arabėt kanė ardhur nė kontakt me krishterėt nestorian, mbrojtės tė njohurive tė vjetra dhe,prej tyre,kanė marrė dhe pėrkthyer shumė vepra greke dhe njohuri tė popujve lindorė.

Pas ēlirimit kanė filluar punėn kėrkimore-shkencore. Halifėt prej dinastisė Abbasite kanė meritė tė madhe pėr to. Ata kanė pėrkrahur kėtė punė kėrkimore-shkencore kėshtu qė nė gjuhėn arabe janė pėrkthyer veprat mė tė njohura dhe mė tė mėdha,tė shkruara nė gjuhė tė tjera. Nė kėtė aspekt kanė qenė tolerant deri nė kufi tė fundit. Ata kanė shfrytėzuar njohuritė nga tė gjitha vendet e botės,pa marė parasysh pėrkatėsinė e tyre fetare dhe nacionale. Kulminacionin e vet kjo punė shkencore e ka arritur nė kohėn e halifit Al-Me'mun. Flitet se pėrkthyesve ua ka paguar me ari peshėn e veprės sė pėrkthyer. Bizantinasit janė ēuditur me kėmbėguljen e myslimanėve qė,nė kuadėr tė ndonjė kontrate,t'iu jepet edhe ndonjė vepėr greke.

Duke iu falėnderuar aktivitetit pėrkthyes tė myslimanėve, shumė dorshkrime greke janė ruajtur nga shkatėrrimi kėshtu qė pėrkthimi nė kėto suaza u bė njėsoj e rėndėsishme sikurse edhe krijimtaria origjinale. Fati ka qenė qė shkenca greke ka qenė shumė e zhvilluar nė Siri kur atė e kanė ēliruar arabėt, kėshtuqė pėrkthyesit gjerėsisht I kanė sqaruar tekstet mė pak tė qarta greke dhe,nė kėtė mėnyrė,i kanė lehtėsuar shkencėtarėve tė perėndimit qė mė lehtė tė kuptojnė dhe tė thellohen.

Nė kėtė mėnyrė myslimanėt kanė ruajtur ato vlera nė tė cilat sot mbėshtetet kultura dhe civilizimi evropian, kanė ruajtur civilizimin dhe kulturėn greke e me kėtė edhe lidhjen nė mes tė sė kaluarės dhe tė sotmes sė Evropės.

 

Arabėt dhe njohuritė gjeografike greke

 

Njohuria gjeografike greke kulminacionin e vet e ka aritur nė kohėn kur Ptolomeu ka shkruar veprat e tij "Sistemi i madh matematikor i astronomisė" dhe "Hyrja nė gjeografi". Nuk do tė teprojmė nėse themi se zbulimet e vjetra gjeografike janė kryer me paraqitjen e kėtyre veprave. Prej kėsaj kohe dhe gjatė tėrė shekujve mesjetar Evropa ka jetuar nė detin e errėsirės. Myslimanėt kanė ruajtur kulturėn e vjetėr greke,tė cilėn e kanė trashėguar. Veprat e para qė kanė tėrhjekur vėmendjen e arabėve janė veprat e cekura tė Ptolomeut nga gjeografia.

Veprėn,"Sistemi i madh matematikor i astronomisė" e ka pėrkthyer nė gjuhėn arabe Al-Hagjagj ibn Jusuf bin Meta (786-835) me titulla "Al-Magest". Kėtė pėrkthim mė vonė e ka reviduar Ibn Kurra al-Hurani (834-901) pas tė cilit teksti nė gjuhėn greke ėshtė humbur, ndėrsa ka mbetur pėrkthimi nė gjuhėn arabe tė cilėn nė shek. XII nė gjuhėn latine e ka pėrkthyer Zherardi nga Kremona (1175). Ky pėrkthim paraqet vetėm njė pjesė tė aktivitetit pėrkthyes tė Zherardit,e cila ėshtė e lidhur pėr tė gjitha disiplinat shkencore dhe pėr shumė shkrime greke tė cilat janė pėrkthyer nė gjuhėn arabe.

Vepra e dytė e Ptolomeut "Hyrja nė gjeografi",e cila nė mes tė myslimanėve ishte e njohur me titull "Gjeografia",ėshtė pėrkthyer disa herė, ndėrsa prej pėrthimeve mė tė mira janė pėrkthimet e Sabit ibn Kurra-s dhe Muhammed ibn Musa al-Havarizmit (ka vdekur mė 850). Kur ka shkruar veprėn e vet tė njohur "Suret al-Erd" (Pėrshkrim i Tokės) nė dorė ka pasur "Gjeografinė" e Ptolomeut, pėr tė cilėn Nollino, orientalist i njohur italian, thotė se nuk ekziston asnjė vepėr evropiane tė cilėn mund ta krahasojmė me veprėn e Al-Havarizmit - me shkrimin mė tė vjetėr arab nga gjeografia, edhe pse Al-Havarizmi nė Evropė mė shumė ėshtė i njohur si matematicien se sa si gjeograf. Duke pasur parasysh kohėn dhe rrethanat nė tė cilat ka jetuar dhe vepruar Al-Havarizmi, Sartoni konsideron si matematicient mė tė madh tė tė gjitha kohėrave.

 

 

Evropa dhe kontaktet e saj me shkencėn arabe

 

Shkenca arabe ka rėndėsi botėrore. Ajo ka pasur sukses qė t’ua pėrcjellė popujve tė krishter tė Evropės Perėndimore trashėgiminė e vjetėr kulturor tė Lindjes e tė Perėndimit. Popujt evropian kanė ardhur nė kontakt me shkencėn arabe nė Siri gjatė luftėrave tė kryqėzatave, nė Sicili dhe nė shtetet arabo-evropiane nė Spanjė.

Nė shekullin e pestė hixhri ose shek. XI e.r. filluan luftėrat e kryqėzatave. Kėtyre konfrontimeve Evropa ia mveshi petkun fetar dhe nė kėtė mėnyrė tentoi tė fshehė qėllimet e veta kolonialiste. Luftėrat e kryqėzatave kanė zgjatur gadi dy shekuj me radhė. Okupuesit europian kanė menduar se nė vendet arabe do tė hasin nė njė popull primitiv dhe tė pakulturuar. Mirpo duke ardhur nė kontakt me kulturėn dhe civilizimin arabo-islam ata kanė qenė tė detyruar qė ta ndėrrojnė kėtė mendim. Arabėt kanė qenė nė nivel tė njėjtė kulturor sikur edhe bizantinasit tė cilėt evropianėt i kanė marrė si shembull tė popullit kulturor dhe progresiv. Pėr kėtė arsye luftėrat e kryqėzatave kanė marrė kahje tjetėr dhe janė shndėrruar nė aktivitet tė vjeljes kulturore,pėrmes tė cilės Evropa ėshtė njohur me tė arriturat shkencore arabo-islame dhe popujve tė tjerė lindorė.

Arabėt qysh nė shekullin e IX kanė zotėruar me Sicilinė. Mė vonė ata i kanė shtytyr normanėt. Normanėt kanė qenė adhurues tė mėdhenj tė shkencės dhe tė mendimit shkencor.

Ata kanė pranuar kulturėn dhe civilizimin arabo-islam. Marrėdhėniet e mira nė mes tė krishterėve dhe myslimanėve nė ishull si dhe ekzistimi i gjuhės arabe, pranė asaj latine, mė shumė kanė kontribuar bashkėpunimit shkencor nė mes tė dy popujve nė tė gjitha fushat e veprimtarisė njerėzore.

Shembull tipik tė njė bashkėpunimi tė tillė kemi te Al-Idrizi, gjeografit dhe hartografit mė tė madh tė shekullit mesjetar,i cili ka punuar nė oborrin e Roxherit tė II (rreth 1095-1154, mbret i parė sicilian, djali i Roxherit tė I, grof i Sicilisė) nė Palermo tė Sicilisė. Pėrveē kėtyre dyve ka ekzistuar edhe qendra e tretė e kontaktit tė Perėndimit me kulturėn dhe civilizimin arabo-islam. Ajo qendėr ka qenė Spanja arabe (Andaluzia). Spanjės i takon vendi i parė dhe mė meritor nė pėrcjelljen e kulturės dhe civilizimit arabo-islam nė Evropė. Perėndimi ka ditur mė shumė mbi Spanjėn se sa mbi Lindjen e Afėrt. Universitetet e Spanjės kanė qenė qendra tė cilat i kanė vizituar studentėt nga tė gjitha viset e Evropės.

Nė tė njėjtėn kohė kur luftėrat e kryqėzatave kanė arritur kulminacionin e vet, nė shek. XII nė Spanjė,me tė madhe,kanė punuar shkollat e pėrkthyesve, posaēėrisht shkolla pėrkthyese e Toledos,e cila ka arritur tė pėrkthejė veprat mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme arabo-islame nė gjuhėn latine, gjuhė e shkencės nė tė gjitha viset e Evropės, dhe tė tė folurit nė shumė viset e Spanjės,. Nga kjo kohė fillon ndikimi kulturor dhe shkencor arabo-islam nė Evropė dhe nė mendimin evropian,e cila do tė zgjasė gati plot tre shekuj.

Edhe pse shkolla pėrkthyese e Toledos nuk ka pasur dimenzionet e shkollės pėrkthyese tė Bagdadit, prap se prap ka pasur rol tė madhė nė pėrhapjen e shkencės,tė kulturės dhe tė civilizimit arabo-islam nė Evropėn Perėndimore dhe tė Mesme.

Edhe pse kjo vulė e madhe e krijimtarisė shkencore dhe kulturore, e cila ka filluar nė Egjipt, Babiloni, Asiri dhe Feniki, ėshtė udhėzuar nė Greqi,e cila mė vonė, ėshtė kthyer prapė nė formė tė kulturės dhe tė civilizimit grek,tė cilėn arabėt e kanė punuar dhe plotėsuar me burime hindiane dhe pastaj kanė pėrshkruar nė veprat e veta shkencore, pastaj si tė tillė,nėpėrmjet tė Afrikės,kanė transmetuar nė Spanjė, prej sė cilės pėrmes qendrave shkencore janė shpėrndarė nė Francė, Gjermani, Itali, Angli dhe nė vende tė tjera tė Evropės.

 

 

Ndikimi i gjeografisė arabo-islame

 

Nuk dėshirojmė kėtu tė flasim mbi kontributin e myslimanėve nė kėtė disciplinė shkencore, posaēėrisht nė gjeografinė deskriptive dhe nė astronomi, sepse mbi kėto janė shkruar me dhjetėra libra nė shumė gjuhė. Por dėshirojmė vetėm tė tregojmė dhe tė sqarojmė se si shkrimet arabo-islame kanė qenė bazė nė tė cilėn ėshtė mbėshtetur renesansa evropiane e kohės sė re. Shkencėtarėt arabo-islam pėrmes vėzhgimeve astonomike dhe shqyrtimit tė traditės e kanė ndarė atė qė ėshtė e vėrtetė dhe shkencore nga jo e vėrteta.

Ata ua kanė ndriēuar rrugėn lundruesve europian, tė cilėt, kanė pranuar tė arriturat e tyre dhe kanė vazhduar udhėtimin rreth botės nė zbulimin dhe hulumtimin e pjesėve tė pazbuluara tė planetit tonė.

 

 

Zbulimet gjeografike

 

Zbulimet gjeografike dhe udhėtimi nė pjesėt e pazbuluara tė botės kanė qenė pikėnisje e zgjimit evropian. Kėto zbulime gjeografike nuk do tė kishin sukses sikur evropianėt tė mos kishin arritur deri te shkrimet gjeografike arabo-islame dhe te instrumentet e navigacionit,tė cilėt ua kanė lehtėsuar lundrimin nė detin e hapur. Myslimanėt kanė dhėnė kontributin e vet tė plotė nė zbulimin e pjesėve tė pazbuluara tė botės. Ata kanė njohur tėrė Evropėn me pėrjashtim tė pjesėve veriore tė saj,tė cilėt edhe vetė europianėt e kanė zbuluar nė kohėn e re. Gjithashtu kanė njohur Azinė Jugore dhe Jugperėndimore, Afrikėn Veriore deri nė Ekuador, madje edhe nėn te. Ata hollėsisht kanė pėrshkruar pjesėt tė njohura pėr ta tė botės. Al-Mesudi, pėr shembull, nė veprat e veta ka shkruar mbi erėrat sezonale nė Oqeanin Indian dhe ndikimin e tyre nė lundrim.

Al-Biruni ka konstatuar se India nė tė kaluarėn ka qenė gji detar tė cilin lumenjtė nga Himalajet e kanė mbushur me shtresa pjellore dhe kėshtu e kanė shndėrruar nė tokė pjellore. Ai ka treguar edhe mbi tė ashtuquajturat kohėt e detit dhe ka sqjaruar se ato lindin nėn ndikimin e forcės tėrheqėse tė Hėnės nė sipėrfaqe tė detit. Pėrveē kėsaj, gjeografėt mysliman kanė folur mbi gjeografinė ekonomike tė vendeve qė kanė njohur, mbi pasuritė nėntoksore, prodhimet bujqėsore, rrugėt, popullsinė, jetėn shoqėrore dhe sociale. Puna kėrkimore-shkencore sot ka vėrtetuar rėndėsinė e tė dhėnave (shėnimeve) tė cilat i kanė mbledhur gjeografėt arabo-islam mbi vendet e pazhvilluara. Kėto shėnime mbi vendet e pazhvilluara mė vonė i kanė shfrytėzuar udhėpėrshkruesit dhe hulumtuesit europian nė periudhėn e zbulimeve tė mėdha gjeografike. ثshtė konstatuar dhe vėrtetuar se Evropa e ka njohur Afrikėn dhe brendinė e saj vetėm pėrmes shėnimeve arabo-islame. Relievi ka qenė pengesė pėr hulumtimin e brendisė sė saj, kėshtu qė aktiviteti i tyre ka qenė i kufizuar rreth brigjeve, ndėrsa tėrė pjesa veriore ka qenė e njohur vetėm myslimanėve. Shėnimet e myslimanėve kanė qenė burimi i vetėm pėr gjeografinė e kėsaj pjese deri nė shek. XIX. Mjajfton tė cekim vetėm Az-Zejatin, i njohur nė Europė me emrin Leon i Afrikės dhe veprėn e tij "Pėrshkrimi i Afikės" nė tė cilėn detajisht ka pėrshkruar pjesėn veriore tė Afrikės. Kėtė vepėr vetė Leoni e ka pėrkthyer nė gjuhėn italiane,derisa ka qenė nė shėrbim te papa Leo X.

 

 

Detaria dhe navigacioni

 

Udhėpėrshkruesit evropian,nė masė tė madhe,janė bazuar nė burimet islame gjatė zbulimit tė pjesėve tė panjohura tė botės. Kjo shifet qart edhe te Marko Pollo i cili ka pėrdor shumė emra gjeografik nė formėt arabo-islame dhe persiane. Nė shumė udhėpėrshkrimet e veta Marko Pollo ka cekur njohuritė,tė cilat i ka marrė nga burimet arabo-islame (vizatimet dhe hartat e lundruesve mysliman nė Cejlon).

ثshtė dashur qė tė kalojnė shumė gjenerata tė lundruesve europianė qė njohuritė e tyre mbi Oqeanin Indian t’iu ofrohen pėrmes njohurive myslimane. Njohuritė myslimane pėr kėtė oqean kanė qenė bazė mbi tė cilėn ėshtė mbėshtetur navigacioni europian i kėsaj pjese tė botės. Portugezėt,qysh nga koha e princit Enrikut Lundrues,kanė tentuar disa herė qė tė arrijnė nė Indi. Kur lundruan kah brigjet perėndimore tė Afrikės,tentuan qė tė mos largohen shumė prej brigjeve. Nė vitin 1487 Bartollomeo Diazi ka arritur qė tė lundrojė rreth Kepit tė Shpresės sė Mirė, tė cilėn e ka emėrtuar Bregu I Stuhisė(Cebtomentosa), pėr shkak tė stuhisė dhe erėrave tė fuqishme nė tė cilat ka hasur gjatė lundrimit rreth saj. Dijazi ka vėrejtur qė bregu kthehet kah verilindja dhe pėr kėtė arsye ka vendosur tė kthehet nė Lisabon.

Pas tij, me tė njėjtėn rrugė, ka ecur Vasko de Gama. Ka kaluar rreth Kepit tė Shpresės sė Mirė dhe me vėshtirėsi tė madhe ka vazhduar rrugėn deri nė Malindi Kambi (Kenija e sotme). Kėtu, prej detarve mysliman,ėshtė informuar se India gjendet nė largėsi prej rreth 600 ferseh larg kontinentit tė Afrikės. Nė Malindi, Vasko de Gama qėndroi disa javė duke menduar si tė kalojė Oqeanin Indian, pėr tė cilin ka pasur njohuri tė pakta,dhe tė arrijė nė brigjet perėndimore tė Indisė. Ishte mė se e sigurt se udhėtimi i Vasko de Gamės kėtu do tė pėrfundonte. Mirėpo, duke iu falėnderuar marrėdhėnieve tė mira nė mes tė tij dhe mbretit kambijas, si dhe marrėdhėnieve tė mira me pilotin Shihabudin Ahmed ibn Maxhidit, njohės i mirė i Oqeanit Indian, Vasko de Gama ka vazhduar rrugėn dhe ka arritur nė brigjet perėndimore tė Indisė mė 14 maj 1498,pa vėshtirėsi tė madhe. Vasko de Gama me atė rast ka qenė i habitur me shkathtėsinė e udhėheqėsit mysliman dhe me diturinė e tij pėr orientim me ndihmėn e yjeve.

Deri nė atė kohė portugezėt pėr orientim kanė shfrytėzuar Diellin, ēka do tė thotė se udhėtimi i tyre gjatė natės ka qenė shumė i rrezikshėm.

Historiani Joao de Barros i cili ka udhėtuar me Vasko de Gamėn thekson, duke mos pėrmendur emrin e Shihabuddin Ahmed ibn Maxhidit, se Vasko de Gama e njohu kėtė udhėheqės me astrollabin e madh tė drurit, me diametėr 60 cm dhe busullė. Mirėpo, e gjithė kjo nuk e befasoi ibn Maxhidin, por u befasua lundruesi portugez kur ibn Maxhid ia tregoi hartat detare me sistem koordinativ dhe astrollabin e metalit si dhe instrumente tė tjera, me tė cilat janė shėrbyer lundruesit mysliman.

Shumė historian , duke shkruar pėr udhėtimin e Vasko de Gamės, pajtohen se udhėheqėsi i ekspeditės portugeze ka qenė arab, por nuk pajtohen rreth emrit tė tij. Mirėpo, a ėshtė ai ibn Maxhidi apo ndonjė arab tjetėr,me ndihmėn e tij Vasko de Gama ka arritur nė brigjet perėndimore tė Indis. ثshtė e njohur nė qarqet shkencore se termini oqeanografi i pari e ka pėrdor Shihabuddin Ahmed ibn Maxhid. Nga lėmia e oqeanografisė ka shkruar disa vepra tė vlefshme. Nė mes tyre, me siguri, mė e njohura ėshtė "Al-Fevaid". Ai ėshtė fryt i eksperiencės sė pasur dhe udhėtimit tė tij nė Oqeanin Indian, nė Detin e Kuq dhe Kinez. Kėtė vepėr nė gjuhėn frėnge ka pėrkthyer dhe botuar orientalisti francez Gabrijell Ferand (1921-1923). Nė kėtė libėr ibn Maxhid, ka shkruar mbi njohuritė e tij teorike dhe praktike mbi kėto detėra,mbi thellėsitė e tyre, kanalet, ujėdhesat, gjitė dhe erėrat sezonale. Kjo ėshtė vepra mė e rėndėsishme e shkruar nė shekullin mesjetar nga lėmia e oqeanografisė. Ajo paraqet njėkohėsisht efektin e pėrparimit tė madh tė navigacionit mysliman nė detari. اdo vepėr nė shekujt e mėvonshėm, tė shkruar mbi gjeografinė e Azisė, siē thekson Joao de Barros, ėshtė marrė nga burimet gjeografike arabo-persiane.

 

 

Instrumentet shkencore

 

Rezultate kaq tė mėdha myslimanėt, i kanė arritur duke iu falėnderuar instrumenteve tė konstruktuara precize. Gjatė lundrimit nė detin e hapur kanė shfrytėzuar gjilpėrėn magnetike. Disa konsiderojnė se busolla ėshtė shpikje kineze, ndėrsa tė tjerėt mendojnė se ajo ėshtė greke, ndėrsa Gustav Le Ron,nė veprėn e vet mbi kulturėn dhe civilizimin arabo-islam,pohon se busolla ėshtė instrument origjinal arab. Nė mes tė instrumenteve greke,qė njėkohėisht janė pėrdor nė detari,kanė qenė: astrollobi dhe armili. Krahas kėtyre instrumenteve myslimanėt kanė pasur instrumetet e tyre origjinale tė cilat i kanė konstruktuar vetė si pėr shembull: ora e diellit, kolure, katrori etj. Tipi i pėrsosur i astrollobit "safihah" tė Az-Zerkovit ka pasur ndikim tė madh te evropianėt dhe ka qenė i njohur nga lundruesit evropian disa shekuj me radhė.

Instrumenti "sudas-al-fahri" i Al-Havkudijevit ka qenė bazė e instrumentit bashkėkohor,tė njohur me emrin sekstant. Nė mes tė astronomėve tė shumtė mysliman,tė cilėt kanė konstruktuar njė numėr tė madh instrumentesh nė observatoriumin "Sheref al-devle" tė Bagdadit,kanė qenė edhe Al-Kavhi dhe As-Sagani.

Pėr kėtė arsye nuk ėshtė pėr t’u befasuar qė arabėt kanė qenė njohės mė tė mirė tė yjeve dhe janė shėrbyer me to pėr orientim nė detin e hapur. Edhe sot, shumė emra tė yjeve nė gjuhėt evropiane kanė bazė arabe si p.sh. Achernar, Aldebaran, Alaid, Altair, Betelguese, Centaurus, Markab, Mirfak, Regal, Famalhut etj.

Ekspozimi ynė do tė ishte shumė i gjatė po qė se do tė flisnim mbi terminologjinė arabe e cila ka kaluar nė Evropė dhe kėto evropianėt i kanė pėrdor nė origjinal.

 

Madhėsia dhe forma e Tokės

 

Pėr sa i pėrket formės dhe madhėsisė sė Tokės Evropa mesjetar ka qenė shumė e ndarė. Formėn e rumbullakėt tė tokės Augustini i shenjtė e ka konsideruar tė pamundur.

Ibn Hordazbeh (ka vdek mė 885 e.r.) , Ibn Rusteh (ka vdekur mė 903 e.r.), Al-Mesudi, Abu al-Fida dhe shumėtė tjerė, pohimet e tyre mbi formėn e rumbullakėt tė tokės kanė dhėnė edhe argumente. Abu al-Fida si argument mbi formėn e rumbullakėt tė Tokės cek se kėndi prej sė cilės shiqohen yjet nė drejtim tė veriut rritet nėse shkohet nė drejtim tė veriut, ndėrsa ėshtė mė e vogėl ndaj yjeve tė cilėt gjinden nė pjesėn jugore nėse largohemi prej tyre. Kėtė kuptim mbi formėn e rumbullakėt tė Tokėsa, nė tė vėrtetė, ka treguar lundrimi i Kolombos nė drejtim tė Perėndimit mund tė ēojė deri nė Juglindje tė Azisė dhe Kinės. Gjeografėt arabo-islam, pasi kanė konstatuar se Toka ka formė tė rrumbullakėt, kanė tentuar tė masin edhe madhėsinė e saj. Greku Eratosten ėshtė i pari i cili ka arritur pėrafėrsisht tė matė gjatėsinė e meridianit nė mes tė dy poleve dhe, pėrmes kėsaj edhe madhėsinė e tokės. Ai ka vėrejtur se gjatė verės Dielli gjendet nė zenit mbi Asuan, ndėrsa devijon pėr njė tė pesėdhjetėn e rrethit mbi Aleksandri. Pėr tė fituar perimetrin e tokės sipas meridianit, ai gjatėsinė nė mes tė Asusit dhe Aleksandrisė e ka shumėzuar me pesėdhjetė dhe ka konstatuar se gjatėsia e meridianit ėshtė 66,2 milje.

Matja e gjatėsisė sė meridianit nga ana e arabėve ndaj matjes sė grekve dallohet nga qė arabėt dretpėrsėdrejti e kanė matur largėsinė e dy pikave nė provincėn Sergjov nė Irakun Verior. Matja ėshtė bėrė gjatė kohės sė halifit Al-Me'mun, nėn kontrollin e djemve tė Musa ibn Shakirit, astronomėve dhe matematicientėve tė njohur mysliman. Rezultati i matjeve ka qenė 56.625 milja arabe. Kėtė rezultat pastaj e kanė shumėzuar me 360 dhe nė kėtė mėnyrė kanė fituar perimetrin e Tokės nėpėr pole e cila shumė pak dallohet nga gjatėsia e vėrtetė e matur nė tė njėjtin vend.

Shkencėtarėt grek kanė pohuar se Toka ėshtė e palėvizshme, qė nuk lėviz dhe gjendet nė qendėr tė kosmosit. Kėto pohime tė tyre kanė pranuar edhe shumė gjeograf arab. Por ka pas tė tillė, tė cilėt kanė hudhur sistemin gjeocentrik. Nė mesin e tyre padyshim janė: As-Singjari, Ash-Shirazi, Abu al-Feregj, Ash-Shami etj. Kuptimi mbi sistemin heliocentrik te mendimi arabo-islam ka paraprirė disa shekuj para asaj evropiane, dhe nė tė vėrtetė, ka qenė udhė pėr Kopernikun,i cili nė gjysmėn e shek. 16 ka vėrtetuar se Toka dhe planetet tjera rrotullohen rreth Diellit. ثshtė pėr tu befasuar se Koperniku ėshtė vonuar nė vėrtetimin mbi lėvizjen e trupave qiellor deri nė gjysmėn e shek. 16, krahas bazave shkencore tė hershme myslimane.

 

 

Hartografia

 

Arabėt kanė vėrejtur se harta ėshtė vegėl mė e rėndėsishme nė duart e gjeografėve dhe pėr kėtė arsye kėsaj dege tė gjeografisė ia kanė kushtuar rėndėsi tė posaēme. Muhammed ibn Musa al-Havarizmi dhe Al-Behli janė nė mes tė gjeografėve tė parė arabo-islam tė cilėt veprat e veta i kanė plotėsuar me harta gjeografike. Krahas veprės sė Al-Havarizmit "Suret al-erd" gjendet pėrmbledhja e hartave gjeografike,ndėrsa krahas veprės sė Al-Belhit "Suver al-ekalim", teksti origjinal i tė cilit ėshtė humbur, gjendet edhe atlasi i parė arab. Gjatė kohės sė halifit Al-Me'mun njė grup shkencėtarėsh mysliman ka punuar nė pėrpilimin e hartės gjeografike tė cilėn Al-Mesudi e ka emėrtuar "As-shra al-Me'munija". Si bazė pėr pėrpilimin e saj ka shėrbyer gjeografia e Ptolomeut. Ajo ka qenė mė e mirė dhe mė e qartė ndaj hartave gjeografike tė Ptolomeut, Marinos dhe hartografive tė tjera antike. Edhe pse arabėt nuk kanė qenė origjinal nė hartografi, ata kanė ruajtur trashėgiminė e vjetėr nga hartografia. Ata fuqimisht kanė qenė nėn ndikimin e hartografisė greke, posaēėrisht tė Ptolomeut ,tė cilėt i kanė shumė borxh si edhe Evropa. Harta gjeografike e Al-Idrisit (vit. 1154) ėshtė gjurmė e vetme e hartografisė.

Hartat gjeografike arabe kanė qenė mė tė mira, mė tė qarta dhe mė shumė janė pėrputhur me argumente shkencore,se ato harta gjeografike evropiane tė shekullit mesjetar, nė tė cilėt kryesisht ka dominuar mitologjia fetare (Mappae Mundi). Gjurmėt mitologjike shifen qartė nė hartat gjeogrrafike tė Psalterit (rreth vit. 1200), Hetorfordit (1280) Marina Sanotoa (1321), Estea (1459) etj.

Edhe pse tė kufizuar, hartografėt evropian nuk kanė lėnė pas dore njohuritė myslimane,tė cilat ata i kanė arritur nė kėtė degė shkencore. Ndikimi i hartografisė islame ėshtė mjaft e theksuar nė hartat gjeografike tė Mas Marina Sanotoes, me tė cilėn sqaron bllokadėn ekonomike tė botės islame. Kraqkovski konsideron se kjo ėshtė kopje nga atlasi botėror islam.

Kulminacionin e vet hartografia evropiane e ka arritur me paraqitjen e tė ashtuquajturės harta detare "Portoloni". Edhe nė kėto harta shifen gjurmėt e gjeografisė myslimane dhe gjurmėt e hartave detare myslimane pėr udhėtim nėpėr Oqeanin Indian. Kimble nė veprėn e vet "Geography in the middle ages" thekson se nė hartėn gjeografike tė botės, tė cilėn e ka profektuar Este mė 1450 nuk shifet ndikimi i Ptolomeut ,por gjurmėt e arabėve dhe e hartografisė sė tyre.

Nė fund mund tė themi se rrėnjėt e hartografisė bashkėkohore gjenden larg,pra nė tė kaluarėn e hershme. Arabėt dhe myslimanėt gjatė mesjetės kanė qenė levė nė mes tė sė vjetrės dhe tė resė. Ata kanė ruajtur traditėn dhe kanė begatuar gjeografinė me zbulime tė reja gjeografike, me isntrumente origjinale tė navigacionit,me tė menduarit e lirė etj. Kontributi dhe ndikimi i tyre nė mendimin shkencor mbi gjeografinė ka zgjatur deri nė kohėn e renesansės evropiane dhe tė zbulimeve tė mėdha gjeografike.

 

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@