Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Duke Drejtuar Rekordin: Mrekullia e Shkences Islame

Koncepti qe shkencat jane ekskluzivisht produkte te mendjes perendimore akoma vazhdon te mbetet i pacenuar. Bile cdo kerkim qe do te benim ne tekstet enciklopedike per sa i perket historise se shkences do ta mbeshteste kete koncept. Duke i pershkruar faqet e ketyre librave del qarte qe te vetmit kontribues te permendur per vlerat e tyre jane evropianet dhe/ose amerikanet. Eshte pothuajse e parendesishme te perseritesh ato emra qe i kemi hasur kushedi sa here me pare, si Galileo, Koperniku, Kepler, Beikon, Njutoni, Da Vinci, Benjamin Franklin etj. Dhe perfundimi i pashmangshem eshte se kontributet vertet te rendesishme ne zhvillimin e shkencave moderne qe jane dhene nga kulturat e tjera jane minimizuar. Shumica e teksteve permendin shume pak, per te mos thene fare, avancimet e sjella nga shkencetare dhe studiues indiane, kineze dhe ne vecanti ato muslimane.

Civilizimi perendimor ka dhne kontributin e tij ne zhvillimin e shkences. Por kete e kane bere edhe shume kultura  te tjera. Per fat te keq, perendimoreve u jane dhene merita per zbulime qe jane bere shekuj me pare nga studiuesit muslimane. Keshtu, shume nga shkencat  baze  u zbuluan nga jo-evropianet. Per shembull, Xhorxh Sarton thote qe mjeksia perendimore moderne nuk e pati origjinen e saj nga Evropa por ajo lindi nga Orienti (islamik).

Te dhenat ne kete seksion qe na japin data, emra dhe tema te avancimeve perendimore jane marre nga tre burime kryesore: World Book Encyclopedia (Enciklopedia Libri Boteror), Enciklopedia Britanika dhe libri 700 faqesh i Isak Asimovit, Kronologji e Shkences dhe Zbulime. Te dhenat qe tregojne per arritjet e studiuesve muslimane jane marre nga referenca te ndryshme qe jane shenuar ne bibliografine e ketij libri.

_______________________________________________________________ 

Cfare mesohet: I pari qe ka permendur njeriun ne fluturim ka qene Roxher Beikon, i cili vizatoi nje aparat fluturimi. Leonardo da Vinci gjithashtu imagjinoi transportin ajror dhe vizatoi disa prototipe.

Cfare duhet mesuar: Ibn Firnas nga Spanja islamike shpiku, ndertoi dhe provoi nje makine fluturuese ne 800 e.r.. R. Beikon lexoi per makinat fluturuese ne referencat arabe te makines se Ibn Firnas. Shpikja e ketij te fundit eshte bere 500 vjet para asaj te Beikonit dhe 700 vjet para shpikjes se Da Vincit.

 

Cfare mesohet: Pasqyrat e xhamit u prodhuan per here te pare ne Venecia ne 1291.

Cfare duhet mesuar: Pasqyrat e xhamit perdoreshin ne Spanjen islamike qe nga shek. XI. Venecianet e mesuan artin e prodhimit te xhamit nga artizanet siriane gjate shek. IX-X.


Cfare mesohet
: Deri ne shek. XIV, i vetmi lloj ore qe gjendej ishte ajo e ujit. Ne 1335, nje ore e madhe mekanike u ndertua ne Milano te Italise. Kjo ka mundesi te kete qene ora e pare mekanike.

Cfare duhet mesuar: Nje variacion i tere orash mekanike u prodhuan nga inxhinieret muslimane spanjolle. Keto ishin te vogla e te medha dhe kjo dije u percoll ne Evrope me perkthimet ne latinisht te librit islamik te mekanikes. Me vone u punuan dhe ingranazhe te formave te ndryshme. Nje ore e tille kishte edhe nje sasi merkuri.

Ky tip (me merkur) u kopjua menjehere nga evropianet gjate shek. XV. Per me teper, gjate shek. IX Ibn Firnas i Spanjes islamike, sipas Will Durant, shpiku nje mjet qe sherbente si ore dhe i cili tregonte kohen e sakte. Muslimanet gjithashtu ndertuan nje varietet te tere orash te sakta astronomike qe i perdornin gjate obzervimeve te tyre.

 

Cfare mesohet: Ne shek. 17, lavjerresi u zhvillua nga Galileo gjate adoleshences se tij. Ai vuri re nje shandan qe lekundej nga era qe po frynte. Si rezultat ai shkoi ne shtepi dhe shpiku lavjerresin.

Cfare duhet mesuar: Lavjerresi u zbulua nga Ibn Junus-el-Masri ne shek. X. Ai ishte i pari qe studjoi dhe dokumentoi levizjen statike. Vlera e kesaj ne perdorimin e orave u vu ne dukje nga fizikantet muslimane gjate shek. XV

 

Cfare mesohet: Tipi levizes dhe shtypshkronja u shpik ne perendim nga Johanes Gutenberg, ne Gjermani gjate shek XV.

Cfare duhet mesuar: Ne 1454, Gutenberg realizoi shtypshkronjen me te sofistikuar te mesjetes. Sidoqofte, tipi metalik levizes ishte duke u perdorur ne Spanjen islamike prej 100 vjetesh dhe Spanja ishte vendi ku mjetet e para perendimore te shtypit u prodhuan.

 

Cfare mesohet: Studimi i shek. 17 i Isak Njutonit mbi lendet, driten dhe prizmin formon themelet e shkences moderne te optikes.

Cfare duhet mesuar: Ne shek. XI, El-Hajtham vendosi virtualisht cdo gje qe Njutoni avancoi persa i perket optikes. Ai e beri kete shekuj me pare dhe per me teper ai konsiderohej nga nje sere autoritetesh si themeluesi i optikes. Esziston nje fare dyshimi qe Njutoni te jete influencuar nga ai. El-Hajtham ishte fizikanti me i permendur i mesjetes. Studimet e tij u perdoren nga nje sere studiuesish evropiane gjate shek. 16-17, bile me shume se studimet e Njutonit dhe te Galileos te mbledhura bashke.

 

Cfare mesohet: Isak Njutoni, zbuloi ne shek 17 se drita e bardhe perbehej nga rreze te disa ngjyrave te ndryshme.

Cfare duhet mesuar: Ky zbulim u be i teri nga el-Hajtham (shek. XI) dhe Kamal ed-Din (shek. XIV). Njutoni ka merita per zbulime origjinale, por ky nuk ishte njeri nga ato.

 

Cfare mesohet: Koncepti i natyres se njejte te materies u prezantua nga Antion Lavosier gjate shek. 18. Ai zbuloi qe, edhe nese materia mund ta ndryshoje formen apo pamjen, masa e saj mbetet gjithmone e njejte. P.sh. nese uji do te filloje te zihet derisa te nxjerre avull, kriperat shkrihen ne uje, ose nese druri do te digjet dhe behet hi, masa totale mbetet e pandryshuar.

Cfare duhet mesuar: Parimet e ketij zbulimi shpjegoheshin shekuj me pare nga studiuesi i madh i Persise islamike, el-Biruni (v. 1050). Lavosier ishte dishepulli i kimisteve dhe fizikanteve muslimane dhe referohej shpesh ne librat e tyre.

_______________________________________________________________ 

Cfare mesohet: Greket zhvilluan trigonometrine.

Cfare duhet mesuar: Trigonimetria mbeti gjithmone nje shkence teorike tek greket. Ajo u zhvillua ne nje shkalle te larte perfeksioni modern nga studiuesit muslimane, ndonese meritat i takojne me teper el-Batanit. Fjalet qe shpjegojne funksionet baze te kesaj shkence si sinus, kosinus apo tangent e kane origjinen nga gjuha arabe. Keshtu, kontributet e grekeve ne trigonometri kane qene vertet minimale.

 

Cfare mesohet: Perdorimi i dreksioneve decimale (dhjeteshet) ne matematike u zhvillua nga nje hollandez, Simon Stevin ne 1589. Ai ndihmoi ne avancimin e shkences se matematikes duke zevendesuar fraksionet  perbera, p.sh. ˝ me ato decimale p.sh. 0.5.

Cfare duhet mesuar: Matematikanet muslimane ishin te paret qe perdoren decimalet ne vend te fraksioneve te shkalleve me te medha. Libri i el-Kashit, Celesi drejt Aritmetikes u shkruane fillimet e shek. XV dhe ishte motivuesi per aplikimin sistematik te decimaleve qofte per numrat e plote ashtu edhe per fraksionet. Eshte shume e mundur qe Stevin e importoi idene nga studimi i Kashi-t.

 

Cfare mesohet: I pari njeri qe perdor simbolet algjebrike ishte matematicieni francez Fransua Vieta. Ne 1591 ai shkroi nje liber algjebre duke perdorur ne ekuacionet e tij shkronja qe tashme jane shume te njohura per ne si X dhe Y. Asimov thote qe ky zbulim pati te njetin efekt sikurse kalimi nga numeratori Romak ne numrat Arab.

Cfare duhet mesuar: Matematicienet muslimane, shpikesit e algjebres, e prezantuan konceptin e perdorimit te shkronjave per te treguar te panjohuren ne ekuacion, qe ne shek. IX e.r.. Nepermjet ketij sistemi, ata zgjidhnin nje sere ekuacionesh te veshtira duke perfshire ketu edhe ekuacionet kuadrate dhe kubike. Ata perdoren simbolet per te zhvilluar dhe perfeksionuar teoremen binominale.

 

Cfare mesohet: Ekuacionet e veshtira kubike (x ne fuqi te trete/ x3) mbeten te pazgjidhura deri ne shek. 16 kur Nikolo Tartalia, matematicien italian, i zgjidhi ato.

Cfare duhet mesuar: Jo vetem ekuacionet kubike por edhe ato te nje shkalle me te larte veshtiresie u zgjodhen me lehtesi nga matematicienet muslimane qe ne shek. 10.

 

Cfare mesohet: Koncepti qe numrat mund te jene me te vegjel se zero, pra numrat negative, ishte i pazbuluar deri sa ne 1545 Xheronimo Kardano e prezantoi kete ide.

Cfare duhet mesuar: Matematicienet muslimane i perdoren numrat negative neper problemet artmetikore te pakten 400 vjet perpara Kardanos.

 

Cfare mesohet: Ne 1614, Xhon Napier shpiku logaritmet dhe tabelen e logaritmeve.

Cfare duhet mesuar: Matematicienet muslimane shpiken logaritmet dhe tabelat e tyre disa shekuj me pare. Keto tabela ishin te zakonta ne boten islame qe ne shek. 13.

 

Cfare mesohet: Gjate shek. 17 Rene Dekarti zbuloi qe algjebra mund te perdorej per te zgjidhur problemet gjeometrike. Duke bere kete, ai i dha nje shtytje te forte shkences se gjeometrise.

Cfare duhet mesuar: Matematicienet e islamit e bene kete qe ne shek. 9. Thabit bin Kurrah ishte i pari qe e beri kete. Me vone ai u ndoq nga Abul Uafa i cili ne shek. X shkroi nje liber ne te cilen ai perdori algjebren per ta zhvilluar gjeometrine ne nje shkence te thjeshte dhe ekzakte.

 

Cfare mesohet: Isak Njutoni, gjate shek. 17, zhvilloi teoremen binominale qe eshte komponenti kryesor per studimin e algjebres.

Cfare duhet mesuar: Qindra matematiciene muslimane perdoren dhe perfeksionuan teoremen binominale. Ata filluan ta perdornin kete teoreme per zgjidhjen sistematike te problemeve algjebrike gjate shek. X.

 

Cfare mesohet: Deri ne shke. 13 nuk pati asnje permiresim ne astronomine e lashte te mesjetes per sa i perket levizjes se planeteve. Ishte Alfonso i zgjuari i Kastilianeve (Spanja qendrore) qe shpiku Tabelat Afonsine, te cilat ishin shume me te sakta se sa ato te Ptolemit.

Cfare duhet mesuar: Qe ne shek. 9 astronomet muslimane punuan dhe e permiresuan shume zbulimin e Ptolemit. Ata ishin te paret astronome qe diskutuan idete e tij arkaike. Ne kritikat e tyre ndaj grekeve, ata sintetizuan prova qe dielli eshte qendra e sistemit djellor dhe se orbita e tokes dhe planeteve te tjere mund te jete elitike (ne forme rrethi por me dy ane me te shtypura). Ata i shoqeruan punimet e tyre me tabela te sakta astronimike dhe harta te jeve. Shume nga llogarite e tyre jane aq te sakta sa qe ato konsiderohen si te kohes. Tabelat Alfonsine jane dicka me shume se kopje te studimeve astronomike qe u transmetuan ne Evrope nepermjet Spanjes islamike si p.sh. Tabela e Toledos.

 

Cfare mesohet: Studiuesi Anglez, Roxher Beikon (v. 1292) ishte i pari qe permendi lentet e xhamit per te permiresuar shikimin. Pothuaj ne te njejten kohe, syzet perdorishin ne Kine dhe Evrope.

Cfare duhet mesuar: Ibn Firnas i Spanjes islamike shpiku syzet ne shek. 9 dhe ato prodhoheshin dhe shiteshin ne te gjithe Spanjen per dy shekuj. Cfare Beikon tha per syzet ishte thjesht nje perseritje e studimeve te el-Haitham (v. 1059), meqe Beikon i referohej shpesh punes se tij.

 

Cfare mesohet: Baruti mori zhvillim ne boten perendimore fale punes se Roxher Beikon ne 1242. perdorimi i pare i barutit ne arme ishte kur kinezet qelluan me bambu ne perpjekje per te frikesuar pushtuesit Mongole. Ata e perdoren ate duke i shtuar substances sulfur dhe qymyr.

Cfare duhet mesuar: Kinezet vertete e zhvilluan barutin megjithate ata as nuk dinin ta perdornin ate per arme zjarri dhe as ishin ata qe e shpiken formulen e tij. Studimet e kryera nga Reinuad dhe Fave treguan qarte qe baruti u formulua si fillim nga kimistet muslimane. Me tej, keta historiane thane qe muslimanet ishin te paret qe punuan armet e zjarrit. Te bie ne sy fakti qe muslimanet perdoren granadat dhe arme te tjera ne mbrojtjen e Algjerikus nga Franket gjate shek. 14. Zhan Mathes tregon qe udheheqesit muslimane kishin rezerva te granadave, pushkeve, topave, ndezesish, bomba sulfuri dhe pistoleta dekada te tera perpara se keto te perdoreshin ne Evrope. Fjala top u permend per here te pare ne tekstet arabisht ne 1300 e.r.. Beikon mesoi per formulen e barutit nga perkthimet ne latinishte te librave arabe. Ai nuk solli asgje origjinale per sa i perket kesaj.

 

Cfare mesohet: Kompasi u shpik nga kinezet te cilet mund te kene qene te paret qe e kane perdorur ate per qellime lundrimi midis viteve 1000 dhe 1100 e.r.. Referenca e pare per perdorimin e tij u dha nga anglezi, Aleksander Nekam (1157-1217).

Cfare duhet te mesohet: Gjeografet dhe lundruesit muslimane mesuan per gjilperen magnetike nga kinezet dhe ishin te paret qe perdoren gjilperen magnetike ne lundrim. Ata shpiken kompasin dhe ja mesuan perdorimin e tij per lundrim perendimoreve. Lundruesit evropiane mbeshteteshin tek drejtuesit muslimane dhe instrumentet e tyre ne zbulimin e territoreve te panjohura. Gustav le Bon vertetoi qe gjilpera magnetike dhe kompasi u shpiken plotesisht nga muslimanet dhe se kinezet nuk kishin shume te benin me to. Nekam ashtu sikurse dhe kinezet mund te kene mesuar per to nga tregtaret muslimane. Eshte e rendesishme te theksohet qe kinezet e permiresuan mjeshterine e tyre te lundrimit pasi ata filluan te kene marredhenie me muslimanet ne shek. 8.

________________________________________________________________ 

Cfare mesohet: I pari qe klasifikoi njerezit ne raca ishte gjermani Johan F. Blumenbah i cili e ndau njerezimin ne te bardhe, te verdhe, kaf, te zinj dhe te kuq.

Cfare duhet mesuar: Qe nga shek. 9 deri ne shek. 14 studiuesit muslimane shpiken shkencen e etnografise. Nje sere gjeografesh muslimane klasifikuan racat, duke paraqitur shpjegime te qarta te zakoneve, kulturave dhe pamjes se jashtme. Ata shkruan mijera faqe mbi kete teme. Shkrumet e Blumenbahut as qe mund te krahasohen me to.

 

Cfare mesohet: shkenca e gjeografise u ringjall gjate shek. 15, 16 dhe 17 kur studimet e hershme te Ptolemit u zbuluan. Kryqezatat dhe ekspeditat e spanjolleve/portugezeve kontribuan ne rizgjimin e saj. Trajtimi i pare gjeografik me baze shkencore u be gjate kesaj perudhe nga studiuesit evropiane.

Cfare duhet mesuar: Qe nga shek. 8 deri ne shek. 15 studiuesit muslimane shkruan volume te tera librash mbi gjeografine e Afrikes, Azise, Indise dhe Kines. Keto shkrime perfshine enciklopedite e para gjeografike , kalendare dhe harta te rrugeve. Kryevepra e shek. 14 nga Ibn Batuta i hodhi nje vershtrim te detajuar gjeotrafise se botes se lashte. Gjeografet muslimane te shek. 10 deri ne shek. 15 e tejkaluan shume me teper ate qe evropianet  dhane per sa i perket gjeografise se ketyre zonave deri ne shek. 18. Kryqezatat sollen ne shkaterrimin e institucioneve te edukimit, studiuesve dhe librave te tyre. Ata nuk sollen asgje te rendesishme ne gjeografi per boten perendimore.

_____________________________________________________________ 

Cfare mesohet: Kimia e ka origjinen e saj ne shek. 17 nga Robert Boil.

Cfare duhet mesuar: Nje grup i tere kimistesh muslimane, si ar-Razi, el-Xhabr, el-Biruni dhe el-Kindi kryen eksperimente kimike rreth 700 vjet perpara Bolit. Duranti shkruan se muslimanet futen metoden eksperimentale ne kete shkence. Ndersa Humbolt i konsideron muslimanet si themeluesit e kimise.

Cfare mesohet: Leonarda da Vinci (shek. 16) u be babai i gjeografise kur ai vuri re qe fosilet e gjetura ne male tregonin origjinen e ujshme te tokes.

Cfare duhet mesuar: El-Biruni (shek. 11) beri pikerisht kete observim dhe futi edhe shume ide te tjera ne nje liber mbi gjeologjine, qindra vjet perpara se Da Vinci te kish lindur. Ibn Sina gjithashtu e theksoi kete. Eshte shume e mundur qe Da Vinci mesoi per kete nga perkthimet ne latinisht e librave islamik. Ai nuk shtoi asgje origjinale ne kete fushe.

Cfare mesohet: I pari qe foli per formimin gjeologjik te luginave  ishte Nikolas Desmarest ne vitin 1756. Ai tha qe ato formoheshin per nje kohe te gjate nga perrenjte dhe burimet.

Cfare duhet mesuar: Ibn Sina dhe el-Biruni bene pikerishte kete studim gjate shek. 11, pothuaj 700 vjet me heret se Desmaresti.

Cfare mesohet: Galileo (shek. 17) ishte i pari eksperimentues i madh i botes.

Cfare duhet mesuar: El-Biruni (v. 1050) ishte i pari eksperimentues i madh i botes. Ai shkroi me teper se 200 libra, shume nga te cilet diskutojne eksperimentet e tij te sakta. Kontributi i tij ne shkenca te ndryshme qe arrin deri 13 mije faqe e tejkalon ate qe u shkrua nga Galileo bile edhe Njutoni te mbledhura bashke.

Cfare mesohet: Italiani Xhovani Morganji konsiderohet si babai i patologjise  sepse ai ishte i pari qe pershkroi sakte natyren e semundjes.

Cfare duhet mesuar: Kirurget muslimane ishin te paret patologe. Ata e kuptuan plotesisht natyren e semundjes dhe pershkruan nje sere semundjesh ne detaje te kohes. Ibn Zuhr saktesisht pershkroi natyren e semundjes se mushkrive dhe tuberkulozin. Ez-Zahravi saktesisht dokumentoi patologjine e ujit ne tru dhe semundjeve te tjera te lindura. Ibn el-Kuf dhe Ibn-en-Nafs dhane pershkrime perfekte te qarkullimit te gjakut. Kirurge te tjere muslimane dhane pershkrimet e para te sakta te disa semundjeve  si te kancerit te stomakut, zorreve dhe ezofagut. Keta kirurge ishin baballaret patologjise dhe jo Xhovani Morganji.

Cfare mesohet: Pol Erliç (shek. 19) ishte i pari qe futi terapine me ilaçe qe eshte perdorimi i disa llojeve te caktuara ilacesh per te vrare mikrobet.

Cfare duhet mesuar: Fizikantet muslimane perdoren nje sere substancash te caktuara per te vrare mikrobet. Ata perdoren sulfurin per te vrare disa mikrobe dhe gjithashtu el-Razi (shek. 10) perdori perzierje merkuri si antiseptike.

Cfare mesohet: Alkoli i paster, i nxjerre nga distilimi, u prodhua per here te pare nga Arnan de Vilanova, nje alkemist spanjoll ne vitin 1300 e.r..

Cfare duhet mesuar: Nje sere kimistesh muslimane prodhuan alkol te distiluar per qellime mjeksore qe ne shek. 10. Ata bile prodhonin ne mase mjetin e pare per distilimin e alkolit per perdorim ne kimi. Ata perdoren alkolin si solven dhe antiseptik.

Cfare mesohet: I pari operacion i kryer me anestezi te marre nga hundet u krye nga amerikani C.W.Long ne 1845.

Cfare duhet mesuar: 600 vjet perpara Long, ne Spanjen islamike ez-Zahravi dhe Ibn Zuhr bashke me disa kirurge te tjere muslimane, kryen qindra operacione me te tille anestezi qe behej me perdorimin e garzave te lagura me narkotike dhe qe vendoseshin ne fytyre.

Cfare mesohet: Gjate shek. 16 Paraselsus shpiku perdorimin e opiumit per anestezi.

Cfare duhet mesuar: Fizikantet muslimane prezantuan vlerat e opiumit per anestezi qe ne mesjete. Opiumi perdorej si fillim per anestezi nga greket. Paraselsus ishte nje student i Ibn Sinas dhe eshte e sigurt qe ideja e tij eshte marre nga studimet e Ibn Sines.

Cfare mesohet: Anestezia moderne u shpik nga Humfrei Deivi dhe Horac Uells ne shek. 19.

Cfare duhet mesuar: Anestezia moderne u zbulua, masterizua dhe perfeksionua nga muslimanet 900 vjet perpara Devit dhe Uellsit. Ata perdoren anestezi qe merrej nga goja dhe me frymemarrje.

Cfare mesohet: Koncepti i karantines u prezantua ne 1403. Ne Venecia, ligji i ndalonte te huajt te hynin ne qytet derisa nje periudhe e caktuar kohore te kish kaluar. Nese deri atehere asnje shenje semundjeje nuk dukej, atehere ata lejoheshin te hynin ne qytet.

Cfare duhet mesuar: Koncepti i karantines u prezantua per here te pare ne shek. 7 nga profeti Muhamed (s) i cili parandalonte hyrjen apo daljen nga nje zone qe vuante nga ndonje epidemi. Qe nga shek. 10, fizikantet muslimane inovuan perdorimin e dhomave apo pavioneve te izoluara per pacientet qe kishin semundje te transmetueshme.

Cfare mesohet: Perdorimi shkencor i antiseptikeve ne kirurgji u zbulua nga kirurgu anglez Xhosef Lister ne 1865.

Cfare duhet mesuar: Qe nga shek. 10 fizikantet dhe kirurget muslimane perdornin alkolin e distiluar si agjent antiseptik. Kirurget ne Spanjen islamike perdoren metoda speciale per perdorimin e antiseptikeve perpara dhe gjate operacioneve. Ato gjishashtu leshuan protokolle te vecante per mirembajtjen e higjenes gjate perudhes pas operacionit. Suksesi i tyre arriti caqe aq te larta saqe titullare nga Evropa erdhen ne Kordove, Spanje, te kuroheshin ne ate qe quhej “Ajka e Klinikave” te Mesjetes.

Cfare mesohet: Menyra shkencore e nderhyrjeve kirurgjikale u avancua nga kirurgu francez Ambrua Par, ne 1545. Para se metodat e tij te aplikoheshin kirurget perpiqeshin qe ndalonin rrjedhjen e gjakut duke hedhur vaj te nxehte. Par ndaloi perdorimin e ketyre metodave duke prezantuar ate te bllokimit te arterieve te gjakut. Ai konsiderohet si “babai i kirurgjise racionale”. Per ishte gjithashtu evropiani i pare qe denoi ato procedura te shemtuara kirurgjikale si... menyren e carjes se kafkes gjate operacioneve ne koke.

Cfare duhet mesuar: Kirurgu i shquar i Spanjes islamike, ez-Zahraui (v. 1013) filloi bllokimin e arterieve 500 vjet para Parit. Ai perfeksionoi perdorimin e Katgutit qe punohet me zorret e kafsheve. Ai gjithashtu prezantoi perdorimin e pambukut dhe dyllit per bllokimin e plageve gjakrrjedhese. Te dhenat e plota te punes se tij erdhen ne Evrope nepermjet perkthimeve ne latinisht.

Pervec kesaj, berberet dhe barinjte vazhdonin te ishin te paret qe praktikonin “artin” e kirurgjise edhe per 6 shekuj pas vdekjes se Zahraviut. Pari vete ishte nje berber por me i zoti dhe me i kujdesshem se te tjeret.

Jane dyzina te tera librash qe perfshihen ne arsenalin e Zahraviut. Me e njohura nga veprat e tij eshte shkruar ne 30 volume mbi mjeksine dhe kirurgjine. Librat e tij permbajne shkrime mbi mjeksine preventive, nutrientet, kozmetiken, terapine me droge, teknika kirurgjikale, anestezine, kujdesi para dhe pas operacionit. Jo vetem kaq, por ai vizatoi edhe pothuaj 200 mjete kirurgjikale, shume nga te cilet ai vete i shpiku. Ez-Zahravi i zgjuar dhe studiues eshte ai qe meriton te quhet “babai i mjeksise racionale” dhe jo i pashkolluari Par.

Cfare mesohet: Ne shek. 17, Uilliam Harvei zbuloi qe gjaku qarkullon. Ai ishte i pari qe shpjegoi funksionin e zemres, arterieve dhe venave. Galeni i Romes kishte dhene ide jo te sakta per sistemin e qarkullimit te gjakut, dhe u desh te vinte Harvei te zbulonte qe gjaku qarkullon neper trup ne saje te zemres dhe venave. Per kete ai konsiderohet si babai i fiziologjise se njeriut.

Cfare duhet mesuar: Qe ne shek. 10 el-Razi shkroi nje liber mbi sistemin e venave, duke pershkruar keshtu shume sakte funksionin e tyre dhe te valvolave te tyre. Ibn en-Nefs dhe Ibn el-Kuf (shek. 13) sollen dokumente te plota qe flisnin per qarkullimin e gjakut duke pershkruar shume qarte fiziologjine e zemres dhe funskionimin e valvolave te saj, 300 vjet para Harveit. Uilliam Harvei u gradua ne universitetin e Padoves ne Itali ne nje kohe kur pjesa me e madhe e programit shkollor bazohej ne librat e Ibn Sinas dhe er-Razit.

Cfare mesohet: Farmacopeia (liber mjekimesh) e pare u botua nga nje studiues gjerman ne 1542. Sipas Enciklopedise se Librit Boteror, shkenca e farmaceotikes i pati fillimet e saja ne 1900 dhe ishte nje dege e kimise si rrjedhoje e disa analizave te bera me materiale bimesore. Vetem pas izolimit te permbajtjeve aktive te bimeve, kimistet zbuluan vlerat e tyre mjeksore.

Cfare duhet mesuar: Sipas studiuesit te njohur te historise arabe, Filip Hiti, ishin muslimanet dhe jo greket apo evropianet ata qe shkruajten librin e pare te mjekimeve moderne. Shkenca e farmaceotikes e ka origjinen e saj ne shek. 9 nga kimistet, fizikantet dhe farmacistet muslimane prodhuan mijera ilace apo perzierje bimesh mjeksore mijera vjet perpara te ashtequajtures lindje te farmaceotikes. Gjate shek. 14, Ibn Baitar shkroi nje liber shume te vlefshem mjekimesh duke perfshire aty rreth 1400 ilace. Me qindra libra te tjere u botuan gjate eres islamike. Eshte e mundur qe puna e gjermanit te kete qene nje vazhdim i Ibn Baitarit, i cili ishte shume i lexuar ne Evrope.

Cfare mesohet: Zbulimi i perdorimit shkencor te ilaceve per drejtimin e semundjeve te vecanta u be nga Paraselsus, fizikanti me origjine zviceriane, gjate shek. 16. Ai gjithashtu njihet si  personi i pare qe theksoi rendesine e eksperiences praktike si kusht kryesor ne trajtimin e te semureve duke lene menjane punen e te lashteve.

Cfare duhet mesuar: Er-Razi, Ibn Sina, el-Kindi, Ibn Rushd, ez-Zahraui, Ibn Zuhr, Ibn Baitar, Ibn el-Xhazar, Ibn Xhulxhul, Ibn el-Kuf, Ibn en-Nafs, el-Biruni, Ibn Sahl dhe qindra fizikante te tjere muslimane u specializuan ne terapine e ilaceve per trajtimin e simptomave dhe semundjeve te ndryshme. Ne fakt, ky koncept ishte e tere shpikje e tyre. Fjala ‘drug’ (ilac) eshte marre nga arabishtja. Eksperienca e tyre praktike dhe studimet e tyre te kujdesshme ishin te pallogaritura.

Fizikantet muslimane ishin te paret qe kritikuan teorite dhe praktiken mjeksore te te lashteve. Er-Razi i dedikoi Galemit nje liber te tere si kritike per anatomine e tij. Studimet e Paraselsusit jane te paperfillshme nese do t’i krahasonim me volume te tera te shkrimeve mjeksore ashtu sikurse zbulimet origjinale te gjiganteve muslimane te mjeksise.

Cfare mesohet: E para metode e sakte per trajtimin e semundjeve u prezantua nga gjermani Johan Ueger ne 1500.

Cfare duhet mesuar: Xhorxh Sarton nga universiteti i Harvardit thote qe mjeksia moderne eshte e tera nje zhvillim islamic dhe nese do t’i vinim rekordet drejte fizikantet muslimane nga shek. 9 deri ne shek. 12 ishin te sakte, shkencor, racional dhe te vertete ne studimet e tyre. Johan Ueger ishte nje nga ata mijera fizikante evropiane te cilet gjate shek. 15 dhe 17 mesuan mjeksine e el-Razit dhe Ibn Sinas. Ai nuk dha asgje origjinale.

Cfare mesohet: Trajtimi mjeksor i te semureve psiqike u modernizua nga Filip Pinel kur ne 1793 ai drejtonte azilin e pare te te semureve psikike ne France.

Cfare duhet mesuar: Qe ne shek. 11, spitalet e vendeve islamike kishin pavione te vecante per te semuret psikike. Ata trajtoheshin mire dhe semundjet e tyre merreshin seriozisht ne nje kohe kur te cmendurit digjeshin te gjalle sepse konsideroheshin si shtriga dhe magjistare. Per kurimin e tyre u perdor per here te pare nje metode e re me te cilen te semuret psikike trajtoheshin me kujdes me ilace dhe psikoterapi. Te gjithe qytetet kryesore islamike kishin nje azil te tille ku pacientet trajtoheshin falas. Ne fakt, metoda islamike e kurimit te te semureve psikike eshte shume me larte se metoda e tanishme, sepse ishte me humane dhe shume efektive.

Cfare mesohet: Parafina e prodhua per here te pare nga anglezi Abraham Gesner ne 1853. ai e distilonte ate nga asfalti.

Cfare duhet mesuar: Kimistet muslimane e prodhuan parafinen duke e distiluar nga nafta pothuaj 1000 vjet me pare se Gesner. (shiko Enciklopedia Britanika nen titullin ‘Nafta’)

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@