Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Varri im ėshtė nė Sllupēan, nė Tanushė, nė Kalanė e Tetovės


 Shkup, 25 Gusht 2001 ( liria/fakti )

Letėr e njė luftėtari tė UĒK-sė nga Shqipėria

      Bija ime!

      Aq e kisha dashur qė tė jem afėr teje, tė shoh se sa je rritur. Por edhe pse jam larg, larg saqė na ndajnė dy botėra, unė e ndjej veten krenar dhe shumė afėr teje, kur e di se pėr cka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet tė jesh shumė krenare, gjithmonė tė ecėsh me kokė tė ngritur lart, tė mos dorėzohesh edhe pse disa tė mendojnė pėr jetime.

      Unė jam larg, thash sa dy botėra, por shpirti im cdo mbrėmje vie nė natė, nė dhomėn tėnde ti pėrkdhel flokėt e arta, flokėt e gjata, qė aq shumė i desha.

      Pas ca kohėsh me anė tė kėsaj letre, nuk dėshiroj qė tė tė arsyetohem pėr ikjen time pa fjalė, pa gjurmė, por tė tė them se edhe pse unė vdiqa, kėtij populli tė pėrvuajtur duhej t'i dalė dikush nė krah.

      Unė isha i fundit qė mora kėtė guxim, sepse shokėt e vėllezėrit e mi, mu atėherė kur u paraqita pėr nė luftė, ata vetėm se kishin ujitur tokėn me gjakun e tyre, e lulet e lirisė sa vijnė e rriten.

      Bija ime! Ngre kokėn lart, se nuk dėshiroj tė tė shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nėnėn, e cila ishte frymėzimi im pėr tė shkuar nė luftė, zemra e cila gjakoi pėr mua, qė juve t'ju shoh tė lirė, tė kėnaqur nė atdheun tonė tė shkelur nga cizma e fėlliqur. Ajo prej tani do tė jetė udhėzimi yt, por tė pėrkujtoj, kujdesu shumė pėr tė.

      Bija ime! Letrėn qė po e lexon, ėshtė shkruar mu nė front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirisė, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnė, e as shitjet e patriotėve nuk bėjnė para, nėse nuk je nė front tė luftės, e tė shikohesh me armikun nėpėrmjet shėnjestrės. Kjo ėshtė kėnaqėsia e vetme, qė mund ta pėrjetojė secili qė dėshiron tė vdesė e jo tė luftojė me shpresė qė tė kthehet nė familje.

      Tė lutem bija ime! Mos ma kėrko varrin se nuk do tė ma gjeshė. Dije edhe mbaje mend se varri im ėshtė nė Sllupcan, nė Tanushė, nė Kalanė e Tetvės. Kėtu prehen eshtrat e mia. Tė lutem mos ngurro, dhe thuaju tė gjithėve qė mos tė ngurrojnė qė tė mė ngrisin pėrmendore, sepse nuk dhashė jetėn pėr pėrmendore e pėr strofa kėngėsh, por vetėm e vetėm qė tė fitoj kėnaqėsinė e Zotit qė e falėnderoj shumė qė mė gatoi aq mirė.

      E di se tash duke i lexuar kėto rreshta tė pikojnė lotėt, por mė vie shumė e qartė se ato janė lotėt e krenarisė, e jo lotėt e dhimbjes pėr babanė e vdekur, pėr babanė i cili flijoi veten sikur shumė baballarė tjerė.

  

      Bija ime!

 

      Janė kėto fjalėt e mia tė fundit, sepse pas kėsaj nisem nė njė betejė nė tė cilėn nuk ka mbrapa. Bėhu vajzė e mirė, e ndershme, e dėgjueshme ndaj nėnės, bėhu vajzė e diturisė, e sinqertė. Mos lejo qė kjo botė mashtruese tė tė kapė me thonjtė e saj tė fėlliqur e tė tė cojė ku janė shumė vajza tė mbetura rrugėve tė Italisė e Evropės. Nėse bija ime nuk pėrfundon kjo luftė e ti rritesh, do tė kisha dashur qė edhe ti tė jesh nė rradhėt e ushtrisė sė popullit, sepse vdekja nuk ėshtė asgjė pėr ata qė i ofrohen vullnetarisht.

      Ajo ėshtė fazė qė kėrkon haracin e saj, por qė shpėrblehet me njė botė, me njė jetė tjetėr pėr tė cilėn po ta dinte mirė bota, do tė ngarendnin tė gjithė qė ta marrin me shpatė.

      Tė lutem bija ime, pėrshėndeti tė gjithė njerėzit qė mė kanė njohur, tė gjithė miqtė. Pėrshėndete nėnė tėnde dhe ruaje si sytė e ballit, sepse shumė e respektova dhe mė respektoi.

      Mirė u pafshim nė botėn e amshuar, nė botėn ku nuk ka mė brenga. Dhashtė Zoti qė tė jemi tė gjithė bashkė, nė njėrin kopsht tė Xhenetit.

 

      P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letrėn cupės tonė deri sa tė rritet e deri sa t'i mėsojė shkronjat. Ju dua shumė.

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@