Atë natë Aburrahmani nuk vuri
gjumë në sy deri në syfyr. Shumë mendime, shumë trazime iu sollën në kokë.
Ashtu duke qëndruar, afër koftorit I cili bubullonte nga zjarri fort I
ndezur, papritmas iu kujtua t’I dërgojë një falënderim Zotit për të gjitha
të mirat që ia kishte dhënë.
- O Zot, o Allahu im,
falënderimet të qofshin Ty, ti je mëshirues, Ty të falënderoj për të gjitha
të mirat që m’I ke dhuruar…. Pas kësaj lutje Abdurrahmani duke thënë
besmelen, tentoi të flejë. Por, iu kujtua lutja që sapo e kish përfunduar.
….Ty
të falënderoj për të gjitha të mirat që m’I ke dhuruar. – Kjo frazë e fundit
I përsëritej.
- Eh Zot, sa shumë të mira që
m’I ke dhënë e që dikush nuk I ka. Menjëhere filloi t’I fiksohet në kokë
fjala e fundit… që dikush nuk I ka!
Ngriti kokën nga jastëku
derisa bubullima dhe drita e zjarrit që dilnin nga koftori e përkujtuan: -
Ndoshta dikush sonte as zjarr nuk ka ndezur, ndoshta dikush sonte ka rënë
për të fjetur, me dert sepse nuk ka me çfarë t’a shtrojë sofrën e syfyrit?!
Kështu duke u menduar e
kujtuar, I mbushur përbrenda me një mërzi që e kishte kapluar, vonë vërejti
se nëpër faqet e tij lëshohen lotë të nxehtë, lotë që dalin jashtë e që
kroin e tyre e kishin në zemrën e Abdurrahmanit, emri I të cilit tregonte se
vërtetë ai ishte rob I Mëshiruesit.
Ashtu qëndroi deri në
cingërrimën e sahatit të kurdisur për syfyr. U zgjua, u vesh dhe derisa po
bëhej gati për të ngrënë syfyr, I puthi dy çupat e tij të vogla që ishin
duke fjetur ëmbël. Por, prapëseprapë nga koka e tij ende nuk ishte larguar
brenga për njerëzit që agjërojnë pa syfyr për shkak se nuk kanë me çka ta
gëzojnë syfyrin.
Pasiqë buka ishte gati, u ul
dhe filloi të hajë por kafshata e parë I lidhet në fyt dhe nuk mundet ta
përpijë. Mezi arriti ta çojë kafshatën e parë ndërsa sytë e tij ishin
ngulitur në një qoshe të sofrës.
- Abdurrahman, çfar ke? E
pyeti e shoqja.
- Asgjë, asgjë! U përgjigj
Abdurrahmani. Pas një heshtje të shkurtër, foli edhe njëherë:
- Grua, a ke menduar ndonjëherë për sofrën e syfyrit?
- Si mendon?- e pyeti Eminja.
- A ke pyetur veten se sofra
jonë përplot me të mira, ndërsa sofra e dikujt asgjë nuk ka, apo vetëm bukë
të thatë?!!
Duke I thënë fjalët e fundit, iu drodh buza dhe lotët filluan t’I dalin,
thuaja se shpërtheu ujë nga sytë e tij. U ngrit nga sofra, piu pak ujë dhe
veshi rrobet e trasha për të dalë jashtë. Gruaja menjëherë doli pas tij dhe
e pyeti:
- Ku po shkon?!
- Do të kthehem menjëherë.
Abdurrahmani tashmë ishte
nisur drejt një vendi të caktuar. Ai ishte nisur te dyqani më I afërt,
ndërsa dyqanet gjatë Ramazanit punonin deri në përfundim të syfyrit. Ishte
nisur me një qëllim të vetëm. Kishte vendosur që t’I blente syfyrin dikujt.
Po kujt se?!!
- Selamu alejkum.
- Alejkum selam Abdurrahman,
urdhëro.He, ke mbetur pa bukë për syfyr a?
- Jo, ngrëna syfyr, por dua të
blej diçka Bajram. Të lutem më shërbe më shpejtë se nuk kam kohë.
-
Po, menjëherë,
urdhëroni çfar po doni?
Pasiqë
bleu gjërat e duhura, Abdurrahmani në atë natë të ftohtë me borë ishte nisur
drejt një shtëpie gati të rrëzuar, e cila gjendej në skaj të qytetit.
Pullazi I shtëpisë I shtrembëruar, ndërsa nga lagështia shiheshin tullat e
kuqërremta pasiqë I kishte rënë pjesa e lyer e mureve nga jashtë.
Trokiti në derën kryesore, e cila me të hyrë të çonte në një oborr
të vogël. Nga plasat e derës vërejti se në shtëpi nuk ishte e ndezur asnjë
dritë. Por, pas një kohë të shkurtë dëgjohet një zë I çirrur I një plaku:
- Kush është?
- A je këtu o xha Brahim?
-
Po, po bujrum,
urdhëroni- u përgjigj xha Brahimi, një I moshuar që I kishte
arritur të tetëdhejtat, vite këto që vëreheshin në ballin e tij plot rrudha
dhe mjekrrën e bardhë.
Me të parë se kush po e thërret, xha Brahimi lëshoi zë:
- Oooo Abdurrahman, ti je a?!!
– Eja, eja me shpejt se mërdhimë.
Abdurrahmani hyri Brenda në shtëpinë e tij, e cila ishte e vogël por e
kishte pronarin me zemër të madhe.
- Xha Brahim, po pse dritat I
ke të fikura, a nuk është koha e syfyrit?-pyeti
Abdurrahmani.
Xha Brahimi lëshoi një ofshamë të shkurtër dhe pastaj heshti.
- Ah,
Abdurrahman, me ta thënë të drejtën, isha duke fjetur e as që kisha ndërmend
të zgjohem.
- Pse?-pyeti Abdurrahmani.
- Po, si të them…..pasoi
heshtja….- nuk kisha se me çka të bëj syfyr u përgjigj
xha
Brahimi.
Abdurrahmani ndjeu një barrë shumë të rëndë në shpirtin e tij pas
këtyre fjalëve, dhe shkurt u thellua në mendime:…. Unë sa syfyre I kam
ngrënë me begati ndërsa ky plaku I shkretë ku ta dij se sa ditë I ka
agjëruar pa syfyr?-I thoshte vetes. Nga sytë e tij filluan t’I dalin lotët
pandalë dhe me zë të mekur I shtriu duart përplot me të mirat që I kishte
blerë. Kur e pa xha Brahimi se çfar kishte bërë Abdurrahmani tha:
-
Allahu nuk e
humb këtë popull derisa ka njerëz si ti…. Por loti e tradhëtoi.
Abdurrahmani bashkë me xha Brahimin hëngrën syfyr dhe pas një ore u kthye në
shtëpi.
Të nesërmen pasiqë kishte përfunduar punën pak më herët për shkak
të namazit të xhumasë, me të arritur afër xhamisë takoi Islamin dhe merr
vesh se xha Brahimi, plaku me të cilin kishte ngrënë syfyrin , kishte vdekur
po atë mëngjes.
Abdurrahmani me dy ndjenja ia fail namazin e xhenazes; ndjenja e
parë e dhimbjes për xha Brahimin, ndërsa ndjenja e dytë, ndjenja e
kënaqësisë shpirtërore se arriti që t’I bëjë një të mirë xha Brahimit, duke
mos e ditur askush përveç Allahut.
AGIM AVDIU
|