Deshmori
Kudsit
-
Alo
urdheroni?
- Selamu alejkum
Rejhan, Bekimi ketu.
Alejkum selam Bekim,
si je a je mire?- u degjua zeri i Rejhanit e cila u gezua shume kur degjoi
zerin e Bekimit. Menjehere e ndjeu nje lehtesim ne shpirt, pas atyre fjaleve
qe ishin perhapur neper qytet kinse per ikjen e Bekimit, madje duke i shtuar
edhe fjale te tjera, te cilat e kishin zemeruar shume Rejhanen.
Rejhan
me fal se nuk po kam shume kohe, por a mund te takohemi sot. Kam per te te
thene nje gje shume me rendesi?!
Menjehere fytyra e Rejhanes ndryshoi, preku shamine ne koke thuaja se po e
rregullon, ndersa perceptori i telefonit filloi t i dridhet ne doren e saj
te njome. “O Zot, te verteta qenkan ato fjale qe po fliten ne qytet”, mendoi
ajo duke harruar se Bekimi edhe metej po pret pergjigje ne telefon.
-Rejhan, a je aty
ende, alo?- degjohej zeri i Bekimit. Po Bekim ketu jam, me fal se nuk
degjohet shume mire- ne nje menyre u nxorr Rejhani nga situata e heshtjes se
saj.
-Nese po thua, do te
shihemi por nuk e di se cka do te thone babai dhe nena?
-Thuaji se do te
dalim te blejme dicka!- i tha Bekimi dhe pershendeti Rejhanin.
-Ah- leshoi fryme
nga brendia e saj Rejhani deri sa u mbeshtet ne parvazin e deres. “Me te
vertete cka do te ndodhe tash? Inshalla nuk ndodhe ate te cilen jam duke e
menduar dhe ajo e cila eshte folur shume neper qytet e te cilave llafe nuk
ua kam degjuar veshin”- thoshte me vetvete Rejhani.
-Kush
ishte bije?- e zuri
nena e saj ashtu te menduar.- Bekimi ishte ne telefon- tha Rejhani mirepo me
nje buzeqeshje paksa te zbehur. – Cka te tha, he… tregom?!- kerkonte
pergjigje nena e saj, edhe ajo e frikesuar nga thashethemet.
-Asgje nene, me tha qe te
takohemi sot!- Epo mire de, shko dil dhe shiko se cfar ka ai djale, se
tashme e ke njeri kurore- I tha nena.
Rejhani
dalengadale krejt duke u menduar rreth takimit u pergatit. Vendosi shamine
mbi koke, nje shami te cilen ia kishte sjelle daja nga haxhilleku, e te
cilen e ruante me kujdes te madh. E bukur u be ajo, ashtu sic ishte edhe pse
sot bukurine po ia vrasin njemije dyshime, mendime te keqia, ndjellakeqe, te
cilat I krijonin ne fytyren e saj nje merzi.
Rruga per te ishte
e gjate deri te vendi I takimit. Qellimisht kishin lene vendin e takimit ne
nje vend publik, ku ka njerez shume, qe ta dijne te gjithe se ndermjet tyre
eshte nje dashuri tashme e kurorezuar ne menyre te lejuar, dashuri e cila ka
marre lejen e prinderve, dashuri e cila ndoshta do te marre edhe fund. Por
per t’u perjetesuar ne zemrat e te dyve gjithmone.
-Selamu alejkum.
-Alejkum selam
Bekim.
-Me fal qe aq ngutshem te
thirra sot, por u desht te te takoj patjeter, se me duhet te them dicka,
njeherit edhe te te lus per dicka?- tha Bekimi me nje shikim te bute, me nje
ze te bute, karakteristik per te.
Rejhani filloi te
dridhej edhe me shume se ne momentin kur foli me te ne telefon, kur
perceptori I telefonit I dridhej ne doren e saj. Ajo dridhjen filloi ta
ndjeje edhe ne trupin e saj, ne brendi, ndersa mendimet tashme kishin marre
hovin e tyre, krejt mbrapsht, krejt turbullt. “Inshalla nuk ma thote ate qe
jam duke e menduar, o Zot mos, mos!
Ky emocion u nderpre nga fjalet e Bekimit.
-Rejhan, une e kam
ndermend... deri sa filloi t’i thote keto fjale syte e Rejhanit tashme
filluan te derdhin lote, ....
-Fol Bekim, ma thuaj
ma shpejt se nuk mund me te duroj, fol?- tha Rejhani duke i fshire lotet te
cilat i shkonin rreke. –Ma thuaj nese e ke ndermend me u nda nga une, sepse
ashtu ashtu gjate kohe kam degjuar per keto thashetheme, jam mbushur me, me
mire t’ degjoj llafet prej teje sesa prej botes- foli Rejhani me nje ton
paksa me te ngritur, me nje mllef te brendshem. Vetem lotet e saj e ndalonin
qe te bertiste, te çirrej dhe te ike nga ai vend.
-Jooo, jooo, nuk
eshte ajo ne pyetje!- tha Bekimi me nje shikim te çuditshem.
-Une nuk e kam
ndermend qe te prish fejesen me ty, me vjen shume keq, por as qe me ka
shkuar ndermend ajo. Po kush t’i ka thene keto llafe moj?!-pyeti me çudi
Bekimi.
Me te degjuar keto
fjale, Rejhani morri pak veten dhe duke shikuar Bekimin tha:
-Atehere per çka me
ke thirrur, sepse ma largove nje brenge te madhe e cila me rendonte ne
zemer!
-Rejhan, une e kam
ndermend te udhetoj diku larg .... hmmmm... si ta shpjegoj... Une e kam
ndermend te dal jashte shtetit tone!- tha Bekimi.
Rejhani perbrenda u
pajtua me gjithcka, vetem ndarja te mos vjen ne rend dite, madje do te
duronte te gjitha. Ajo tashme ndjente veten me te shlirshme pas kesaj
bisede, sepse ne mendjen e saj te gjitha mendimet e keqia, te gjitha
thashethemet u heshten.Tashme ndjente nje siguri perbrenda, nje rehati per
te degjuar fjalet e Bekimit, i cili se shpejti do te marre nje udhetim shume
me rendesi per te.
-Une do te shkoj
deri ne vendet arabe, se kam pak pune atje, por do te kthehem inshalla!-tha
Bekimi por tashme duke e zbutur tonin edhe me shume. Ai ndjente ne brendi te
tij se ndoshta me nuk do ta shohe te dashuren e tij, te cilen e donte shume,
ne te cilen ishte dashuruar qe ne shkollen fillore, ndaj se ciles pervec qe
e dashuronte, ndjente nje respekt te vecante. Ajo ishte tashme per te nje
lule ne zemren e tij, lule e cila meriton te ujitet, te rritet, te frymoje
bashke me te. Ishte nje vajze besimtare. Kjo ishte ajo qe Bekimin e gezonte
me se shumti.
-Mire- tha Rejhani
me nje ze te miklueshem, duke e ulur koken teposhte.
-Tash u rehatova dhe
lirisht mund te shkosh ku te duash, por mos harro se ne jemi te fejuar, kemi
lidhur zemrat e vetem Allahu mund te na ndaje!- ishin keto fjalet e fundit
te Rejhanit, qe i tha ne kete takim.
Bekimi e
kishte shume te veshtire qe te dashures se tij saktesisht t’i tregoje se per
ku e ka ndermend te niset, nga frika se nuk do ta kuptonte, nuk do te ishte
ne gjendje te kuptoje se pse niset per atje.....
Ne ndarje Bekimi
shtrengoi doren e bute te Rejhanit, duke ia prekur unazen ne gishtin e saj.
Shikimet e tyre u perpoqen; ajo e shikonte me nje buzeqeshje nga sinqeriteti
i zemres, ndersa Bekimi shikonte syte e saj tashme te kthjellur nga lotet e
meparshem.
U nisen keshtu
dalengadale drejt shtepise se Rejhanit, sepse Bekimi kishte vendosur ta
percjellte ate deri ne shtepia e saj. Rejhani ndjente nje gezim ne zemer
sepse tashme e gjithe bota po e sheh ate se i dashuri i saj nuk e ka lene,
krejt thashethemet rane, krejt fjalet e liga per Bekimin deshtuan. “Me
siguri paskan marre gabim njerezit per ndarjen tone, ata paskan kuptuar se
Bekimi do te udhetoje dhe e kane ngaterruar me ndarjen”- mendonte Rejhani.
Mu para
deres se oborrit te shtepise, Rejhani dhe Bekimi u ndalen dhe shume shkurt
kembyen edhe disa fjale. Ndersa Bekimi ma xhaketa e tij nxorri nje zarfe ne
te cilen kishte futur nje fotografi. Ishte ajo fotografia kur Bekimi dhe
Rejhani ishin kurorezuar te imami i qytetit, mirepo Bekimi kishte dekoruar
ate, duke futur fotografine ne mes te nje kartoline e cila kishte dy zemra.
Incialet e tyre B dhe R qendronin ne brendi te ketyre zemrave. Rejhani u
buzeqesh:- Do ta ruaj si syte e ballit deri kur te kthehesh!
-Mire, une shpresoj
se do te kthehem shpejt, por me duhet ta them se ne ate rruge per ku jam
nise, mund te ndodhe te mos kthehem.
Kur
Bekimi morri guximin dhe i tha keto fjale, Rejhani menjehere nderroi pamjen
e saj.
-Pse ku do te
shkosh?- tha Rejhani.
Bekimi shikonte
Rejhanin ndersa ne syte e tij u mbushen me lot. Ai tashme duhet patjeter t’i
tregoje asaj, sepse nuk eshte ne rregull te mos i thuash. Nuk eshte mire qe
ajo te mbetet ne pritje te perhershme per kthim, ne pritje e cila mund te
zgjase tere jeten.
-Rejhan e dashur,
une e kam ndermend te nisem per ne Palestine, ne Kuds.
-Po atje behet lufte
Bekim, e di ti kete?- pyeste cuditerisht Rejhani.-Atje vriten njerezit, atje
gjaku dhe baroti jane te dashuruar?- tha ajo nga frika qe e ndjente per te.
-E di Rejhan, mu per
ate une do te shkoj. Moti kohe kam dashur te nisem per atje, por tash e kam
vendose qe te nisem. Kur shihja vellezerit muslimane duke u vrare, cdo dite
me vritej nje pjese e zemres sime, cdo dite kur shihja qe vritej ndonje
vella i yni, ndjeja se ai doli fitimtar ndersa une cfar bera? Rejhan, kur
pashe nje dite te vrare nje vajze te bukur palestineze, ndersa nena e saj
qante afer saj, a me duhet mua arsyetim me shume per t’u nisur. Une nuk e
ndjej veten musliman derisa mos te ndjej per muslimanet anekend botes
vrasjen e tyre, maltretimet e tyre,nuk mund te qendroj duarlidhur. Fundja
fundit, Allahu me therret, nuk kam se cka te bej.
Rejhani
shikonte edhe pse syte e mbushura me lot, por krenare sepse i dashuri i tij
me te cilin lidhi kurore, kishte perbrenda aq force te besimit, aq
ndjeshmeri per muslimanet, aq besim se Allahu po e therret. Ajo tashme e
kuptoi krejtesisht qellimin e ketij takimi shpejt te thirrur. E dinte se ne
ate rruge ndoshta kthim mbrapa nuk ka, por ndjenja e brendshme e imanit nuk
e linte qe mos ti thote Bekimit:-Mos shko. Perkundrazi, ajo e kuptoi se pasi
qe qenka puna keshtu, madje edhe ajo ndente pergjegjesi ndaj muslimaneve,
motrave te saj, nenave te cilat cdo dite vriteshin nga dora e felliqur e
cionisteve.
-Mos fol me-
nderpreu fjalet e Bekimit ajo, e cila tashme kishte marre krejt qendrim
tjeter. Nuk ishte me ajo Rejhani e bute, e urte, e qete, me ze te ulur.
Tashme ajo ndjente veten si nje luaneshe, fjalet e Bekimit e shtuan te ajo
ndjenjen e imanit edhe me shume, tashme ajo po ndjen se mund te humb dicka
ne kete bote, por te fitoje gjithcka ne boten tjeter.
-Shko Bekim!-tha ajo
me lote me sy.
-Shko se gjaku te
therret, gjaku i nenave, baballareve, motrave,
gjaku i femijeve,
shko se karvani i shehideve duhet te zbukurohet me ty.
Bekimi u
habit nga qendrimi i saj i menjehershem, u habit se priste nga ajo largimin
e shpejt te saj pa kurrfare lamtumire, me lote ne sy. Por, kesaj here Bekimi
e kuptoi shume mire se me cfare vajze ishte fejuar, se cfar te dashure paska
pase.Ai tashme e kishte shume te qarte se Rejhani nuk ishte nje vajze e cila
verberisht ka kape fene, e cila mendon vetem per çeiz, se si do te vishet
diten e dasmes, se si do te jete e lumtur deri ne fund te jetes, se jeta e
tyre mund te jete sikur ne perrallat e lexuara.
-Lamtumire Rejhan, e
dashura ime. Inshalla shihemi shpejt- tha Bekimi edhe pse lotet tashme e
tradhetuan. Duart e tij e kishte shume veshtire ti largonte nga duart e saj,
por thirrja e Allahut ishte me e madhe se dashuria ndaj saj.
-Lamtumire Bekim, i
dashuri im. Shko se njeriu nuk mund te kete iman te plote nese Allahu dhe
Pejgamberi yne nuk jane me te dashur se te gjithe te tjeret.- i thoshte
fjalet me ze te dridhur dhe me lote ne sy Rejhani, bukuroshja e nje
muxhahidi.
Filluan
duart te ndahen, filluan zemrat te dridhen edhe me shume, filluan lotet te
rrjedhin, syte e tyre edhe me shume ishin perqendruar edhe pse Bekimi filloi
te humb ngadale nga pamja. Rejhani, ende pa u zhdukur nga pamja Bekimi,
filloi te flase me ze te ngritur:
-Me perkujto ne
lutjet e tua.... me perkujto ne lutjet e tua.... mer perkujto... dhe zeri i
saj tashme u zbut, dhe e mbeshtetur ashtu tek muri i oborrit filloi te qaje
me ngasherim. Vendosi duart ne fytyre dhe qau e qau, mirepo mendja e saj nuk
ishte e humbur. Ajo perseriste duane:- O Allah, Ti e di se cfar ka zemra
ime. O Allah, plotesoja deshiren Bekimit, se deshira e tij eshte e imja.
Pas nje
kohe, me shume se tri jave ne dyert e shtepise se Rejhanit, trokiti nje
njeri. Deren e celi Rejhani e cila gjithhere kur trokiste dikush ne dere,
mendja i shkonte ne Bekimin. Kujtimet e saj nuk veniteshin aspak, gjithhere
ne duate e saj ne namaz perkujtonte ate, lutej per te.
-Me falni zonjushe,
ju jeni Rejhani.
-Po une jam.
-Kam nje leter per
ty te cilen me kane thene se duhet t’ua dorezoj ne dore - tha njeriu i
panjohur, i cili me t’u pershendetur me te shpejt u largua nga dera.
Rejhani tashme
menjehere e dinte se letra i kushtohej asaj, dhe e dinte se eshte nga
Bekimi.
Iku me te shpejte ne
dhomen e saj, dhe as qe morri fryme. Mbylli deren e dhomes dhe u shtri ne
shtrat. Ngutej te celte letren dedikuar asaj. Zemra filloi ti edhe me shume,
ndersa letra dy here i ra prej dores nga shpejtesia me te cilen donte ta
celte.
“E
dashura Rejhan.
Nuk mundja te mos e
shkruaj te pakten nje leter deri sa gjendem ketu. Une tashme jam ne Kudsin e
shenjte, ne vendin ku Muhammedi a.s. doli imam i te gjithe pejgambereve,
prej ku i ngrit per ne miraxh, qytet ne te cilin me krenari hyri Salahudin
Ejubi, ne vendin ne te cilin je me afer Xhennetit te Allahut.Kudsi qyteti i
mesxhidul Aksase.
Deri
tash jam shendosh e mire, edhe pse kam qene pak i semure, ndersa mjeku me ka
thene se kjo eshte nga nderrimi i klimes.
Ashtu
sic e paramendoja ishte Kudsi im. Kudsi me arome gjaku, me arome te trupave
te shehideve,me arome te Xhennetit me te larte. Ne Kuds nuk bjen kurre shi.
Po lahej me lotet e nenave, baballareve, vellezerve, motrave e femijeve per
prinderit e tyre. Qyteti i karvanit te shehideve, qyteti i fytyrave te
bukura te shehideve, i buzeqeshjes se tyre ne vdekje, i kemishave me gjak,
te shpuara nga plumbat.Ky ishte Kudsi im.
Por,
krenaria e tij eshte shume e madhe, aq e madhe sa vdekja e njerezve ketu,
ketu ishte porta per te shkuar ne Xhennet. Kudsi ishte bukuria e atij qe e
do Allahun.
Ti besoj
se je shendosh e mire. Ne fillim doja te te shkruaj nje leter paksa me
ndryshe. Nje leter ne te cilen do te kerkoja shume falje, por ne ndarjen
tone te fundit e pashe se ti nuk ke nevoje per te kerkuar falje.Cdo dite me
bie ndermend per ty, cdo dite pyes veten: Athua cka eshte duke bere, si
eshte...?!
Nje nate
pashe nje enderr shume interesante.Ti ishe veshur ne te bardha ndersa une
kisha veshur nje kemishe te bardhe, por krejt gjak. Ashtu duke mbajtur
dasmen tone, erdhi Muhammedi a.s. dhe mori pjese ne dasmen tone.”Ti zgjodhe
Xhennetin, ndersa ajo do te jete nusja jote e Xhenneti’t, me tha nje ze. Kur
u zgjova, syte filluan te me lotojne, sepse ndjeja nje paralajmerim, te
cilin e quaj te mire une. Por, ti edhe po te me ndodhe dicka, mos u deshpero
sepse une te kam ne duate e mia, nuk do te harroj, ndjenjat e mia ndaj teje
vetem se jane shtuar edhe me shume. Te lutem, mos harro se Allahu eshte i
dashur shume dhe ia ploteson duate muslimanit.
Tash dua
te perfundoj me kete leter.
Te perqafoj nga
larg, nga Kudsi i dashur.....
Bekimi yt..
Selamu alejkum
Rejhani me te
perfunduar letren, me lot ne sy ndjeu nje lehtesim, sepse tashme Bekimi i
ishte pergjigjur, nuk e kishte harruar, e kishte ende ne zemer.... Preku
unazen e fejeses te cilen me xhelozi te madhe e ruante, ndersa shikimin e
drejtoi kah vitrina ku kishte vendosur afer Kur’anit fotografine te cilen ia
kishte dhene Bekimi ne ndarje...
Pas nje
kohe, i njejti person thirri ne telefon duke kerkuar Rejhanin. Ajo e njohu
se ishte ai i cili ia kishte dhene letren.
-Alo, selamu
alejkum. Rejhan ju jeni.
-Alejkum selam, po
une jam-tha Rejhani.
-Me falni por me
duhet te te njoftoj dicka. E kam amanet nga Bekimi.
Rejhani
filloi te dridhej ndersa zemra filloi ti rrahe me shume. Nuk e dinte se
cilat fjale do t’i thote personi ne telefon, shoku i Bekimit. Kishte frike
mos eshte ndonje lajm jo i kendshem, mirepo prap mblodhi veten dhe pyeti:
-Jam duke ju
degjuar, urdheroni.
-Me falni me duhet
t’ju njoftoj se Bekimi dje ka vdekur ne Kuds. E vrane gjate nje demonstrate.
Allahu shehid e kishte zgjedhur.
Rejhani
me te degjuar keto fjale filloi te qaje, ndersa leshoi telefonin sepse ndjeu
se dora e saj ishte shume e dobesuar per ta mbajtur metej telefonin. Ashtu
duke u dridhur dhe duke qare, per nje çast para syve te saj i dolen si
imazhe kujtimet e diteve te lumtura, fytyra e Bekimit, dita e fejeses,
takimi i fundit, enderra e tij e shkruar ne leter... Te gjitha keto kujtime
per nje sekonde kaluan neper trurin e saj.
-Alo, alo... a jeni
aty?- thoshte njeriu ne telefonin e leshuar per toke.
Rejhani
degjoi zerin e tij, edhe pse fuqia e kishte leshuar, morri guximin qe te
kape telefonin dhe te pergjigjet:
-Ppoo, me falni.
-Bekimi me ka thene
edhe dicka para se te nisem kendej. Shkoni te ulesja ne qytet ku jeni takuar
se fundi here. Pas uleses aty afer, gerryeni vendin dhe do te gjeni dicka te
fshehur nga ai. Selamu Alejkum.
Rejhani
mbeti e shtangur. Nuk dinte se c’te bente. Nena e saj erdhi nga dhomat lart,
kur degjoi zerin e saj duke qajtur. Ajo e kuptoi se dicka paska ndodhe.
Mirepo, Rejhani me lote ne sy, u nis drejt vendit ne te cilin kishte fshehur
per te dicka Bekimi. Ajo tashme e kuptoi se Bekimi nuk eshte me ne mesin e
te gjalleve, por eshte ne mesin e te gjalleve te Xhennetit. Ajo e kishte
kuptuar edhe nje gje, se Bekimi ishte nje prej muslimaneve te rralle qe mund
ta beje nje gje, te beje tregti me Allahun. Bekimi kishte bere tregtine me
te mire, edhe pse Allahu ia kishte dhene shpirtin, Bekimi ia dorezoi
shpirtin Atij per ta perfituar kenaqesine e Tij.
Rejhani
mberriti te ulesja ne te cilen se fundi here ishte takuar me Bekimin. Pa
nje, pa dy, filloi te germoje token pas uleses. Ishte nje pjese e tokes e
mbjellur me lule. Ngutej me shpejt thuaja se do t’ia marre dikush ate qe
eshte duke e kerkuar.
Papritmas, ashtu duke gerryer, u duk nje lecke e bardhe. Filloi te gerryej
edhe metej dhe nxorri ate lecken e bardhe. Ishte nje lecke e vogel dhe
menjehere e celi. Mirepo, brenda leckes gjeja e fshehur kishte qene e
mbeshtjellur me leter te bardhe. Kur e celi, c’ke per te pare: ... nje unaze
me gur te bardhe, i gravuar mire, ndersa anesh kishte te gravuar inicialet B
dhe R. Rejhani e morri unazen, e shikoi mire dhe filloi te qaje. Mori letren
e mbeshtjellur dhe e drejtoi. Ne leter shkruante:
“E
DASHURA IME. MBAJE KETE UNAZE SEPSE TI DO TE JESH HYRIA IME NE XHENNET.
DITEN E TAKIMIT TONE, UNE PARA ALLAHUT DO TE DESHMOJ ME GJAKUN NE RROBET E
MIA, NDERSA TI ME UNAZEN NE GISHT.”
MOS HARRO, SHEHIDI
TE KA FEJUAR.
BEKIMI.....
Rejhani me lot ne sy
buzeqeshi, duke e ditur vleren dhe rendesine e ketyre fjaleve. Ajo tashme e
dinte se cka ka paralajmeruar Muhammedi a.s. per shehidin.
U gezua
qe Bekimi, nje musliman shqiptar, ishte nje prej deshmoreve te Kudsit,
shehid i Allahut.....
Agim Avdiu
|