Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

Femra islame shqiptare dhe 'arroganca politike' e pseudopatriotėve!
Nga: Nexhat Ibrahimi


Ditėve tė fundit ēėshtja e femrės muslimane u ngrit nė shkallė tė lartė tė preokupimeve tė politikės diletante dhe politikės sė diletantėve tė organeve shtetėrore nė Kosovė. Nė kėtė rast 'fajtor kujdestar' ishte shamia (jo: ferexhja apo peqja) e njė femre intelektuale muslimane. Konkretisht, disa politikanė nė anonimitet tė etshėm pėr poena politikė nė llogari tė njė femre muslimane shqiptare duke harruar se nami prej politikani dhe diplomati fitohet me intelektualizėm, urtėsi dhe kėmbėngulėsi politike, e jo me denigrim dhe cenim tė tė drejtave mė elementare njerėzore: tė drejtėn e mėnyrės sė vesh-mbathjes, kulturės sė ushqimit, banimit etj.

Nė kėtė reagim mė nxitėn disa veprime 'joekuilibruese' tė tė 'rebeluarėve' kosovarė nė Gjermani. Sipas asaj qė pamė nė TV, prej tyre mė i zėshmi ishte zotėri Sherif Konjufca. Pėr kėtė arsye, do ta bėj publike njė informatė, qė edhe zotėri Konjufcės do tė mund t'i shėrbej si material pėr memoaret e tij prej politikani.

Po filloj ...

Prej 21. 06. 1998 deri 15. 12. 1999 isha nė vuajtje tė dėnimit 7 vjeēar nė burgun e Zajeēarit nė Serbi. Sigurisht se edhe zotėri Konjufcės i kujtohet ky burg, sepse sipas tė dhėnave verbale tė zyrtarėve tė burgut, edhe ai ka qenė nė kėtė burg para disa viteve si i burgosur politik. Pėr dallim nga unė, ku i kalova 18 muaj burg nė izolim total bashkė me disa tė tjerė si Sejfullahun nga Gjakova, Muhametin nga Istogu, Fadilin nga Ferizaji, dy Bekimėt nga Ajvalia, Gazmendin nga Prizreni, e shumė tė tjerė, me malltretim, provokim dhe me zvogėlim tė ushqimit dhe tė tė gjitha tė drejtave tjera kundrejt tė burgosurve vendorė, zotėri Konjufca nė kohėn e tij kishte kaluar kohėn mė tė madhe nė tipin e lirė tė kėtij burgu. Zyrtari i burgut, mbikėqyrėsi serb me pėrkatėsi partiake radikal i Sheshelit, nga pėshpėrtitjet e tė burgosurve, kuptuam se e kishte emrin Dragan (?), mė tha: Pėrse bėhesh kokėfortė, pėrse nuk pranon tė dalėsh nė tipin e lirė, do tė punosh ngapak, por do tė jesh nė natyrė tė pastėr. E sheh se je shėndetlig. Nė tė kundėrtėn, do tė kalben eshtrat nė betonin e burgut dhe do tė verbohesh nga terri... Iu pėrgjigja se nuk dua tė punoj, qoftė nėse e kaloj tėrė burgun nė izolim. Mė tha: Ja, ju hoxhėt jeni fundamentalistė, nuk jeni kooperativė. Njė kolegė i yti, Konjufca dhe disa tė tjerė, para disa viteve, ishin mė tė arsueshėm, mė tė menēur. I njeh!? Se ai ka qenė kooperativ dhe se ka kaluar mirė kėtu me ne tregon fakti se ai edhe kėtė kohė vjen pėr biznis nė Zajeēar dhe na viziton, pijmė diēka dhe kėmbejmė mendime.

Koha kur m'i tha kėto fjalė ishte ndėrmjet korrikut 1998 - janarit 1999. Disa herė kam menduar: si mund ta bėj kėtė Konjufca, qoftė edhe pėr tregti dhe tė ngjashme.

Mirėpo, ...

Me konstituimin e organeve kosovare zotėri Konjufca doli nė sipėrfaqe. Detyrė me rėndėsi vitale. Edhe atėherė kam menduar edhe sot mendoj se nėse nė tėrė kėtė ka edhe njė atom tė vėrtete, e duhet tė ketė, Konjufca nuk ka vend nė politikėn kosovare. Jo qė dua ta anametoj, por sepse meriton. Nė anėn tjetėr, ...

Vallė, pėrse Konjufca nuk merret me tė kaluarėn e tij, me miqėsinė e tij me serbėt edhe nė kohėn e krimeve tė rėnda serbe nė Kosovė (1989 e kėndej), por merret me veshjen e bashkėkombases sė tij shqiptare, tė nderuarės Besa Ismaili, tė cilėn nuk e njoh as tėrthorazi. Vallė, po harron Konjufca dhe partizanėt tjerė se shamia ėshtė veshje fetare islame, por edhe kombėtare shqiptare deri nė ditėt tona. Po harrojnė zotėrinjtė se edhe nėnat e loket e tyre kanė bartur e bartin edhe sot shami. Po harrojnė se tė drejtat elementare njerėzore nėnkuptojnė tė respektosh diversitetin fetar, kulturor, politik e jo tė bėsh veprime primitive. Dėshiruam ne apo jo, Kosova ėshtė ajo qė ėshtė. Kosovėn nuk ka nevojė ta ēojmė nė Perėndim sepse ajo gjeografikisht ėshtė aty. Evropa nuk mund tė mashtrohet nga 'arrogancat' e politikės arrogante dhe tė politikanėve diletantė, por me punė serioze dhe vizione afatgjate, me politikė tė shėndoshė e jo me matrapazė pėrfitimesh ekonomike e politike. Pas gjithė kėsaj mendoj se tė tillėt vendin e kanė minimum nė dorėheqje, politikisht dhe moralisht.

Nė vazhdim do t'i cekim disa probleme, pak mė larg polemikave ditore, me shpresė qė tė jemi patriotė edhe kur duhet ta pranojmė faktin.

Ēėshtja e femrės nė islam ėshtė njė nga problemet qė mė sė shumti iriton Perėndimin dhe pseudopatriotėt shqiptarė. Sipas tyre, njė ndėr problemet qė mė sė shumti provokojnė ėshtė institucioni i poligamisė, i cili ėshtė shprehje barbare e pangopėsisė seksuale tė mashkullit, mbeturinė e kohėve primitive e tė ngjashme, andaj sa mė parė duhet sjellur lirinė e plotė seksuale. Njė intelektual ballkanas u kundėrvihet mendimeve evropiane duke konsideruar se "poligamia islame nuk ėshtė ndonjė institucion "seksual", por zė fill nė rrethanat specifike shoqėrore-historike dhe nė parimet e caktuara ideale. Nė pyetje janė rrethanat e fillimit tė misionit islam, nė shenjė tė luftėrave tė pakursyeshme, kur formalizimi i poligamisė u ka ofruar siguri grave qė nė po ato luftėra kanė humbur mbėshtetjen e meshkujve. Nė aspekt tė parimit medoemos duhet tė ceket se bashkėsitė poligame vetėm nė rastet e rralla lejohen, "qė ėshtė mė tepėr mundėsi teorike se reale e njeriut." Ky intelektual vazhdon e thotė se: "Palės qė gjykon poligaminė mund t'i shtrohet pyetja se ēfarė mbėshtetje morale mund tė ketė kritika apo gjykimi i poligamisė qė vjen nga kultura, ku praktika e pabesisė martesore dhe e kėmbimit seksual tė bashkėshortėve tashmė ėshtė bėrė njė institucion i ekonomisė seksuale qė shpallet edhe me anė tė komunikimit masiv, ku zhvillohet 'poligamia' praktike, joformale ose amorfe nė bazė tė motivacioneve mė tė ulėta".

Ai mė tej thotė se "poligamia islame ėshtė pakrahasueshėm institucion mė civilizues, qė zė fill nė parime tė dashurisė dhe paraqet mbrojtje tė sigurt nga anarkia dhe promiskuiteti seksual ..."

Kurse shkrimtari i njohur francez, Stendali, duke u pėrgjigjur nė paragjykimet perėndimore rreth femrės nė Islam, thotė: "Nėn tendėn e zezė tė arabit beduin duhet kėrkuar shembullin dhe atdheun e dashurisė sė mirėfilltė ... Shihet se ne kemi qenė barbarė nė raport me Orientin kur kemi shkuar qė kėtė dashuri ta ērregullojmė me luftėrat tona kryqtare."

Njėri ndėr teologėt mė tė mėdhenj boshnjakė tė tė gjitha kohėve, H. Gjozo, nė kėto insinuata pėrgjigjet mjeshtėrisht, duke pohuar: "Dispozitat islame kanė parasysh nevojat fiziologjike dhe biologjike tė njeriut. Nėse meshkuj dhe femra me nevoja tė njėjta fiziologjike dhe biologjike kanė nevojė pėr njėri-tjetrin, pse kėto lidhje mos tė legalizohen, duke pasur parasysh dinjitetin, detyrimet dhe pėrgjegjėsitė. Lidhjet intime vihen nėn kontroll shoqėror, nė faza tė caktuara historike, pėr ta ruajtur shoqėrinė nga deformimet, seksomania dhe hipererotizmi, apo pėr t'i mbrojtur femrat dhe fėmijėt."

Se ēfarė ndodh aty ku ndalohet poligamia ligjore, mund tė shohim nga njė shėnim statistikor, i cili ndonėse i vjetėr, megjithatė dėfton tragjedinė e modernizmit. Nė vitin 1936 Turqia ndaloi poligaminė, e pas tetė vjetėve, ministri i Punėve tė Brendshme nė Kuvendin Popullor shpalli:

3.229.318 - lindje tė fshehta nga prostitucioni

923.325 - martesa tė fshehta

1.849.511 - aborte tė fshehta

6.002.154 - krime si pasojė e ligjit.

Aktualiteti ynė ėshtė shumė mė tragjik, sepse rreth vetes kemi kriminelė tė shumėfishtė tė mbrojtur nga shteti.

Njėri nga njohėsit mė tė mirė tė Sheri'atit nė botėn bashkėkohore, J. Karadavi, bėn vrojtimin vijues: "Perėndimi i krishterė i kritikon muslimanėt pėr poligaminė, kurse nė anėn tjetėr ua lejon meshkujve tė vetė tė kenė shumė dashnore, duke i injoruar tė gjitha kufizimet dhe pėrgjegjėsitė ligjore ose etike ndaj gruas ose ndaj rrjedhės qė pason nga poligamia joligjore, jofetare dhe jomorale. "Sipas tij, femrat janė para tri alternativave: 1) tė jetojnė tėrė jetėn tė vetmuara, 2) tė jenė objekt kėnaqėsie pėr burrat e huaj, dhe 3) tė martohen me njerėz tė martuar qė mund t'i furnizojnė dhe t'i respektojnė

Po ashtu, edhe ēėshtja e barazimit absolut ndėrmjet mashkullit dhe femrės, nė tė cilin insistohet me tė madhe ėshtė absurde. Barazia "ėshtė e pakuptimtė po nė atė mėnyrė sikur edhe diskutimi mbi barazinė e trėndafilit dhe jaseminit. Ēdonjėri ka aromėn e vet, formėn e vet dhe bukurinė e vet. Mashkulli dhe femra nuk janė tė njėjtė; ēdonjėri ka funksione dhe karakteristika tė ndryshme. Femrat nuk janė tė barabarta me meshkujt pikėrisht pėr atė shkak qė as meshkujt nuk janė tė barabartė me femrat. Islami i koncipon funksionet e tyre nė shoqėrinė muslimane jo si antagoniste por si komplementariste. Ēdonjėri ka detyrat e caktuara qė janė nė pajtim me natyrat dhe konstitucionet specifike."

"Barazia moderne", nė tė cilėn insiston Perėndimi, ėshtė aplikimi i njė parimi juridiko-social nė njė domen krejt tė papėrshtatshėm, me ēka nivelizohen dallimet objektive psiko-fizike kurse femrės i bėhet dyfish e padrejtė: me represionin e natyrės sė saj, pėrkatėsisė "femėrores", dhe me humbjen e privilegjeve qė nė shoqėrinė normale implikon natyrėn e njėjtė. Prapavija ekonomike e "barazisė" ėshtė pėrdorimi demagogjik i atij parimi nė funksion tė alibit, me tė cilin mbulohet sistemi i eksploatimit fizik dhe shpirtėror tė femrave nė universumin e mbyllur tė prodhimit dhe konsumit." Prandaj, ndryshe nga Evropa, nė Islam femra dhe mashkulli janė tė barabartė nė dinjitet, nė arsimim, nė edukim, nė aktivitete e tė tjera, varėsisht nga predispozicionet psiko-fizike, e assesi a priori nė ēdo aspekt.

Nė pamundėsi qė tė lėshohemi nė hollėsi, mund tė konstatojmė se paragjykimet evroperėndimore gjenezėn e tėrheqin duke filluar nga tradita biblike, nė trashėgiminė greko-romake, nė kryqėzatat e inkuizicionin famėkeq, nė paraqitjen e osmanlinjve nė trollin evropian, e deri te kolonializmi e neokolonializmi, pėrkatėsisht nė modernizmin bashkėkohor, personifikim i tė cilit ėshtė edhe Ibrahim Rugova, dorė e zgjatur e masonizmit dhe Vatikanit, por edhe e njė varg intelektualėsh tjerė, tė cilėve nuk u mungon dija, por sinqeriteti ndaj popullit. Nė vend qė kėta 'laramanė' t'i shėrbejnė popullit, populli u shėrben atyre tė jetojnė njė jetė 'mbreti nga pėrrallat', larg nga populli dhe lart popullit por asesi nė favor tė popullit.

Mjerė populli nėse kėta politikanė do ta mbanin tė drejtėn e jetės dhe jojetės.

Me respekt pėr lexuesit, qoft edhe nuk pajtohen!

 

 

         

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@