Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Identiteti ynė
Nga: Arlind BOSHNJAKU


- Letėr drejtuar disa intelektualėve tanė -

Ngjarjet e 11 shtatorit shkaktuan njė varg reagimesh rreth e qark botės. Disa nxituan pėr tė kr­iti­kuar politikėn e gabuar tė SHBA-ve nė Lindjen e Mesme, ndėr­sa tė tjerėt filluan tė kėr­kojnė fajto­rin te bota arabo-islame dhe te religjioni qė ajo pėrfaqėson. Tė pėrgjithėsosh dhe tė akuzosh njė bashkėsi prej 1.5 milard vetash ose njė religjion tė tėrė, pėr kri­min e njė duzine njerėzish ėshtė njė absurd nė vete. Mirėpo ab­sur­di duket tė jetė i mishėruar nė disa nga intelektualėt tanė. Dek­la­ra­tat e Bushit qė ndanė botėn nė dysh: ose me ne, ose me ta, si dhe dashuria pothuajse religjioze e intelektualėve tanė ndaj Perėn­di­mit, shtynė shumė prej tyre tė deklarohen menjėherė kundėr eks­tremizmit dhe terrorizmit is­lam, fenomene kėto qė pa dyshim duhet tė dėnohen ashpėr nga bota e qytetėruar. Mi­­rėpo tė flasėsh kundėr ēfa­rė­do lloj ekstremizmi dhe tė biesh vetė nė ekstremizėm ėshtė njė fe­no­men i pseudo­intelek­tua­liz­mit tė skajshėm. Njė dukuri e tillė ėshtė tė barazosh njė ekstremizėm mys­­limanėsh me vetė Islamin. Mos­­njohja e teksteve islame dhe para­gjykimet e shumta tė for­muara nė­pėr­mjet prizmit medial, janė shkak­tarė qė ēojnė disa nga in­te­lektualėt tanė tė krijojnė kom­plekse inferioriteti dhe kon­cep­te tė pėrēudnuara tė iden­ti­te­tit kombėtar pėr tė akuzuar Islamin pėr ēdo tė keqe dhe pėr tė mohuar rėn­dė­sinė e tij nė ruajtjen e njė­sisė sonė etno-kulturore. E gjithė kjo pėr hir tė dashurisė ndaj Pe­rėndimit tė krishterė. Duhet tė na mahnitė dhe tė na ngashėnjejė dashuria e ēiltėr dhe kon­sek­uente e kėtyre intelektualėve ta­nė eru­ditė ndaj Evropės Perėn­di­more dhe vlerave qė ajo pėr­faqė­son. A mund tė jetė ky ndonjė defekt nė struk­turėn tonė etno­gje­netike? Push­­timi gjysėmshekullor slla­vo-komunist dhe molepsja me ideo­logjitė dhe indoktrinimet des­truktive tė kėtij sistemi duket si­kur kanė shkaktuar dėme tė rėn­da nė memorien kolektive historike dhe nė su­per­strukturėn kombėtare, duke evo­luar me njė gjendje komatike tė qenies sonė shqiptare. A janė intelek­tualėt tanė (si Z. Qerim Ujkani) me trurė tė larė (brain­washed)? Apo ndoshta du­het t’i vėnė nė dyshim njohuritė e tyre shkencore dhe tė fillojnė njė rivlerėsim tė mirėfilltė dhe objektiv tė logjikės dhe kritikės sė histo­risė? E them kėtė ngase hulumti­met prapavėshtruese tė historisė sonė kombėtare, posaēėrisht tė Rilindjes, dėshmojnė se Evropa ishte armik i pėrbetuar i ēėshtjes sonė kombė­ta­re dhe agjitues konse­kuent pėr shkrirjen tonė tė pėrhershme kom­­bė­tare, d.m.th. pėr zhdukjen e shtetit shqiptar (por falė SHBA-ve kjo nuk ndodhi). Nuk kam ne­vo­jė t’u hyjė analizave tė hollė­sish­me dhe paraqitjes sė fakteve historike, ngase tė gjithė e dimė kėtė. Apo jo? Ju kujtohet thėnia “Evropa kurvė”? Apo jo? Mu kėtu qėndron problemi. Pse kėta in­te­lek­tualė tė kul­tivojnė da­shuri dhe servilizėm pa­te­tik, ose mė mirė tė them pato­logjik, ndaj Evropės dhe kulturės sė saj “tė pėrparuar”, kur dihet fa­re mirė “dashuria” historike e po kėsaj Evrope ndaj popullit shqip­tar? A kemi arsye pėr tė tre­guar njė dashuri tė tillė tė ver­bėr, po­thuajse dogmatike, ndaj for­cave siē janė: Franca, Anglia, Ita­lia, etj.? Disa nga intelektualėt tanė do tė thoshin: Po, ngase fati ynė si komb dhe pavarėsia jonė e shtrenjtė ėshtė nė duart e tyre: tė fuqive tė mėdha, prandaj ne du­het tė tregojmė vetėdije tė lar­tė proevropiane dhe t’i nėn­shtro­hemi plotėsisht dhe pa hamendje tjetėrsimit kulturor dhe sistemit aq tė pėrparuar evropian, me tė gjitha tė kėqijat dhe tė mirat e saj. Vetėm kėshtu, duke dėsh­muar servilizmin tonė tė plotė dhe gatshmėrinė tonė tė pa­luhat­shme pėr tė pranuar ēfarėdo in­flu­en­ce nga Evropa, do tė arrijmė t’i njėmendėsojmė aspiratat tona shekullore pėr pavarėsi. Kjo do tė thotė tė luftohet ēfarėdo ndi­ki­mi oriental ose islam, ngase Isla­mi nuk ėshtė pjesė e kulturės ev­ro­piane dhe nuk mund tė integ­ro­hemi nė familjen evropiane si mys­­li­manė, por duhet tė tre­goj­mė ose apati totale ndaj kėtij reli­gjioni ose dalėngadalė tė fi­llojmė me procesin e kon­ver­ti­mit kom­bėtar nė Krishterim. Kėsh­tu do tė dė­shironin disa nga “intelek­tua­lėt” tanė. Ne u themi atyre: Wake up! (Zgjohuni!)

Duhet ta dini, se Ev­ro­pa juaj nuk do tė arrinte aty ku ėshtė sot, po tė mos kishte ek­zis­tuar civilizimi islam. Histo­rianėt objektivė evropianė e pra­nojnė se Rene­san­ca, si lėvizja mė e ndrit­shme nė historinė evro­­pi­a­ne, kurrė nuk do tė kishte fi­lluar po tė mos ishte kontributi multi­disip­linar i shkencėtarėve islamė nė zhvi­llimin e huma­nizmit dhe ilu­mi­nizmit evropian, prandaj, ēlirėt mund tė themi, Renesanca nuk ishte asgjė pėrveēse jehonė e civilizimit islam nė Spanjė dhe Sicili, si dhe nė pjesėt e tjera tė Azisė. (Nėse doni, lexoni Sar­tonin, Brifoltin, Arnoldin, Drej­perin, Gustav Lebonin, O’Lirin, Bertrand Rasellin, etj) Uni­ver­si­tetet islame nė Spanjė dhe gjetiu ishin pėr qindra vjet bu­rim i ve­tėm i dijes shkencore. Kur fondi i bib­­­lio­tekave tė Kordobės - njė nga qendrat e civilizimit islam nė Spanjė, arrinte qindra mija libra, nė tėrė Evropėn nuk do tė gjeje asnjė bibliotekė me mė shumė se 50 libra. Prandaj, Evro­pa e di fare mirė pėr kontri­butin qenėsor tė civilizimit islam nė historinė e ngritjes sė saj nė vendin ku ėshtė sot. Prandaj ajo ėshtė falėn­de­rue­se ndaj kėtij qytetėrimi, nė kra­hasim me ju, qė sot frymoni si shqiptar vetėm pse ishte mu ky civilizim islam qė shpėtoi stėr­gjyshėrit tuaj nga zhdukja e qenies kombėtare dhe prandaj ju duhet tė tregoheni fa­lėn­derues mu ndaj kėtij ci­vili­zimi qė ju sot jetoni dhe frymoni si emėr shqip­tar, e jo serb. Realisht, populli shqiptar mbijetoi nė sajė tė kthesave tė mė­dha kulturore e politike his­to­rike. Kur shumė sis­teme push­tue­se me shumė sov­ranė armi­qė­sorė, tė huaj e tė ven­dit u zėvėn­dėsuan nga njė push­tues e nga njė sovran, nga sull­tani osman-turk, shqiptarėt nė viset mė tė rrezikuara nga pro­­ceset integ­ruese sllave, greke e latine - italiane e kroate, me Islamin sy­nu­an arritjen e unitetit dhe tė bash­kimit fetar islam si korrnizė ideologjike pėr integ­ri­min e njė­sisė etnokulturore e po­lit­ike tė Shqi­pėrisė dhe tė kombit shqip­tar fillimisht nėn ēatinė pe­ran­do­rake osmano-turke. -Muhamed Pirraku.

Pėrhapja e kulturės shqiptare me prejardhje islame do tė ndi­ko­jė si filtėr pėr kulturėn shqip­tare tė pėrdhosur. Kjo mund tė dėshmohet edhe vetėm me njė hu­lumtim sondues inter­disip­li­nor nė historinė e fshatrave nė arealin etnik albanofon, tė cilat gjatė mesjetės bizantine e sllave ishin prona tė kishave e tė ma­nas­tireve ortodokse, nė fshat­rat e cilėsuara katunde vlle­he, ish-feude tė bujarisė mesjetare ser­be. Do tė shihet se mu kėto fshatra ndėr tė parat nė rrethi­nėn e tyre kaluan masivisht nė Islam dhe se Islami u shėrbeu si filtėr pėr ndarjen e premisave e tė relikteve fetare, kulturore, gju­­hė­sore e toponimike sllave, gre­­ke e latine, filtėr pėr rik­thi­min nė gjirin e kombėsisė shqiptare. – Muhamed Pirraku.

Shkenca e mirėfilltė, tashmė ka vėr­tetuar se Islami ka pasur ro­lin vendimtar nė ruajtjen e iden­titetit kombėtar tė pjesės abso­lute tė popullit shqiptar. - Roberto Maroco Della Roca.

Sa i pėrket shpėtimit tonė kombėtar dhe pavarėsisė sonė, kėto nuk do tė arrijnė pasi tė kthehemi nė Krishterim dhe tė hapim kated­rale dhe tė pengojmė procesin e “ara­bi­zi­mit” tė vaj­za­ve tona qė synojnė vetėm mo­des­tinė dhe mbroj­tjen e dinjitetit tė femrės shqiptare nga influen­ca shka­tėrrim­­tare e botės suaj tė pėr­ēud­nuar, ose ju do tė thoni tė qyte­tėruar, por do tė vijnė atėherė kur tė tregojmė pjekuri demok­ratike dhe dinjitet kombėtar, dhe gatishmėri pėr tė kontribuar nė sendėrtimin e njė qy­te­tė­rimi tė mirėfilltė ku mbre­tė­ron tole­ran­ca, res­pek­ti ndėr­racor dhe ndėr­fe­tar, e njė shoqėrie tė bazuar nė vlera tė mirėfillta nje­rė­zore, qė synon ngritjen shpir­tėrore dhe morale tė indi­vi­dėve tė saj dhe mbėsh­te­tet te Zoti pėr mirėqenie indivi­dua­le dhe sho­qė­rore. Pra, tė bė­hemi pjesė e fa­miljes evro­piane dhe botėrore qė synon ndėrtimin e njė qy­te­tė­rimi tė bazuar nė mu kėto vle­ra, jo e Evropės sė zve­tė­nuar, e as e Lindjes sė prapam­be­tur (duhet bėrė dallim mes Evro­pės sė zvetėnuar qė prodhon drogėn, prostitucionin dhe pederastinė, dhe Evro­pės sė qy­tetėruar qė prodhon Kanta, Ajnshtajna, Njutna dhe Pikaso), por e asaj Evrope qė nuk vuan nga fobia prej njė bashkėjetese multi­kul­turore dhe multi­re­li­gjioze, dhe sė cilės nuk i pengon qė edhe Islami tė jetė pjesė e rėn­dėsishme e jetės dhe zhvillimit tė ardhshėm dhe qė tė mėsohet edhe nė shkollat shte­tė­rore tė Bel­gjikės, Holan­dės, Aus­trisė e Ber­linit (nė Ame­ri­kė ēdo vjet rreth 30000 ame­rikanė pėrqafojnė Isla­min). Siē thotė Volfgang Petriē nė New York Times: edhe Islami ėshtė pjesė e traditės evropiane.

Idetė tuaja, zotėrinj intelektualė, nuk pėrkojnė me rea­litetin aktual dhe nuk i shkojnė pėr shtati interesit na­cio­nal, sado tė mendoni tė kundėrtėn, ngase ikja nga iden­ti­teti kom­bėtar, pje­sė thelbėsore e sė cilės ėshtė edhe feja, mund tė rezultojė ve­tėm me humbjen e qenies kom­bėtare dhe shkatė­rri­min de­fi­nitiv tė etnosit tonė, ngase ajo qė kėr­koni ju, pra shkrirja jonė e plotė kul­tu­rore nė atė evropiane, do tė shpien­te nė fund nė kri­ji­min e in­di­vidėve mutantė dhe tė tjetėr­suar kombėtarisht qė do tė jeto­nin nė vakuum identiteti dhe nuk do tė ishin kundėr njė nėnshtrimi tė sė­ri­shėm armiqve tė brendshėm e tė jashtėm tė kombit tonė. Idetė tuaja shpiejnė nė fuqizimin e ndjenjės sė infe­rio­ritetit kom­bė­tar ndaj kom­beve tė tjera evro­piane, dhe deg­­ra­doj­nė qenien edhe ashtu tė dėrr­muar tė po­pullit shqiptar, nė mo­mentet kur dinji­teti kombėtar, uni­teti, respekti i njėri-tjetrit, tė vle­rave tona kom­bė­tare, fetare, janė mė se tė ne­vojshme pėr t’i ka­luar kėto ēaste vendimtare tė po­pullit tonė. Nuk ekziston asnjė ar­sye koherente pėr t’iu nėnshtruar etno­cen­triz­mit evropian dhe pėr t’u ndier inferior ndaj kombeve tė tjera tė qytetėrimit evropian ve­tėm nga shkaku i superioritetit tė ty­re ush­­­ta­rak dhe ekonomik, duke marrė parasysh kontributin jetik tė po­pullit tonė dhėnė his­to­risė bo­­tė­rore dhe asaj evropiane. Integ­­rimi ynė nė familjen evro­pia­ne nuk do tė ndodhė duke mo­huar identitetin to­nė kombė­tar, pjesė e rė­ndė­sish­me e sė ci­lės ėshtė Isla­mi, por du­ke res­pek­­tuar vlerat to­na etno-kul­tu­rore, duke res­pek­tuar tolerancėn aq tė mirė­njohur ndėrfetare tė po­pu­llit tonė, siē thotė Z. Qemajl Mo­rina: Nėse cilin­do prej be­si­me­ve tona e sho­him si diēka tė huaj, tė imponuar, pa per­s­pektivė, do tė mohonim gjym­­­tyrėt e trupit kom­bė­tar, vet­veten. Prandaj, zotėrinj tė nderuar, idetė tuaja nuk i shėr­bej­nė as­kujt, pos atyre qė dėshirojnė shpar­ta­lli­min e unitetit kombė­tar, qė sy­noj­nė injektimin e ideolo­gjive serv­ile dhe krijimin e individėve qė do tė jenė gjith­monė tė gat­shėm pėr t’u shėr­by­er interesave tė huaja dhe des­truk­tive pėr po­pullin tonė tė pėr­vuaj­tur. Indi­vidė tė tillė shpirt­shitur u kanė shėrbyer me zell inte­­resave sllavo-komuniste dhe do tė vazhdojnė kėtė zanat sklla­vėsh derisa tė kemi njerėz me shllime tė tilla “intelektuale”.

---

Prishtinė 17.02.2002
Arlind Boshnjaku
Student i Fakultetit te Filologjise, Gjuhe dhe Letersi Shqipe, Universiteti i Prishtinės
e-mail: arlindboshnjaku@yahoo.com

 

 

         

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@