Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Lufta Ēeēene mbėrrin nė shtėpitė tona
Nga: Yevgenia Albats


LUFTA ĒEĒENE MBERRIN NE SHTEPITE TONA
(njė popull i dėrmuar sjell mjerimin e vet nė portat e Kremlinit)

Po aq sa ishte e tmerrshme tė shihje transmetimet nga rrugėt e Moskės perreth teatrit ku rreth 700 pėngje mbaheshin gjersa forcat qeveritare sulmuan ndertesen heret ne mengjes, ėshtė po aq e hidhur tė kuptosh se kjo tragjedi mund tė ishte parashikuar - e ne fakt s'kish si te mos ndodhte.

Tre vjetė mė parė, nė fillim tė Vjeshtės sė vitit 1999, Vladimir Putin i cili ishte kryeminister i asaj kohe urdheroi trupat ruse te ktheheshin ne Ēeēeni per t'i dhėnė fund rebelimit qė ēeēenėt kishin nisur pėr pavarsi qė nga viti 1991. Kjo fushatė e dytė ushtarake ne Malet e Kaukazit kishte disa qellime njėra prej tė cilave kishte njė kuptim tė vacantė dhe supreme: tu jepte masave ruse njė ndjenje sigurie pas nje dekade rrėmuje politike. Nevoja pėr siguri dhe dėshira pėr tė besuar se kishte njė udheheqės tė aftė pėr ta siguruar atė e beri Vladimir Putin i cili kurrė mė parė nuk kish hyrė nė fushatė pėr post, presidentin e vendit. Tė njėjtat ndjenja tė atėhershme kanė mbajtur popullaritetin e z. Putin qė nga ajo kohė.

Lufta e dytė nė Ēeēeni u kthye nė njė tjetėr fushatė ushtarake brutale, tė pergjakshme, tė korruptuar e tė turpshme qė shpejt u kthye nė njė qorrsokak. Mijera ushtarė rusė humbėn jetėn. Dhjetėra nė mos qindra mijera Ēeēenė, guerilas dhe civilė janė vrarė. Tre vjetė fushatė ushtarake janė khtyer nė njė histori tė tmerrshme e tė pafundme perdhunimesh, vrasjesh e torturash te civilėve nga trupat Ruse. Si rezultat, civilet Ēeēene tė cilėt trė vjetė mė parė ishin pothuaj gati tė hiqnin dorė nga pavarėsia si shkembim pėr vendosjen e njė farė rendi nė vendin e tyre po kthejnė shpinat e tyre pergjithmone nga Moska. Nuk kanė mė asgjė pėr tė humbur: gratė kanė humbur femijėt dhe burrat, prindėr tė panumėrt kanė humbur vajzat e djemtė e tyre. Ata qė kanė mbijetuar nuk kanė mė mjete jetese.

Ndėrkaq nė Rusi, dėshira pėr rend dhe pėr siguri i ka dhėnė jetė politikave autoritariane qė kanė ushqyer njė regjim tė mbyllur e qė nuk jep llogari. Nė emėr tė stabilitetit, unitetit, patriotizmit dhe sigurisht sigurisė ēdo informacion nga Ēeēenia ėshtė censoruar nė mėnyren mė tė rreptė. Gazetarėt nuk lejohen tė raportojnė nga Ēeēenia pa patur leje tė vacantė nga autoritetet ushtarake. S'ka si tė jetė ndryshe: nė fillim tė vitit 2000, unė arrita tė fluturoj mė njė helikopter mbi terė zonėn e Ēeēenisė; me pak perjashtime pashė fshatra dhe qytete tė djegura totalisht, tokė bujqsore terėsisht tė shkatėrruar prej gropash tė stermėdhaja tė lena prej bombardimesh tė rėnda. Ata reporterė tė cilet guzuan tė vazhdojnė reportazhet pa mbikqyrjen e ushtarakėve, si Anna Politkovskaja ne Novaja Gazeta ose u arrestuan, ose mė keq akoma, me vėshtiresi arriten tia mbathin e tė shpėtonin jetėn pasi u qėlluan nga ushtria ruse. Rjetet televizive, tė vetmet mediume qė kanė mundėsine tė hyjne nė shtepitė e terė vendit janė ndaluar tė sjellin reportazhe me perspektivė tė kundert nga ajo e ushtrisė.

Mė pas, 11 Shtatori i solli fundin vemendjės sė mediave tė huaja mbi situatėn nė Ēeēeni. Toka e shkatėruar e mbyllur nė rrėnojat e veta ishte mallkuar te prodhonte lunaticė tė gatshėm qė ta tejēonin mesazhin e tyre ne Kremlin ashtu si dhe botės jashtė: "Ndalni Luften! Nuk mundemi ta perballojmė mė." Nuk ishte ēudi qė mes atyre 40 apo mė tepėr terroristė qė morėn ndėrtesėn kulturore nė Moskė sė paku gjysma ishin gra. Sipas tė dhėnave tė shtypit ato gra nėn maska dhe kamoflazh me eksplozive tė lidhur me rrobat e tyre u treguan pengjeve tė tyre tė pafajshėm histori pėr burrat djemtė e tė dashurit e tyre tė vrarė nė atdheun e tyre nė Ēeēeni.

Kjo dramė nė Moskė duhet tė zgjojė bashkėatdhetarėt e mi. Sot, nėpėrmjet metodash brutale dhe ēnjerzore ata janė detyruar tė drejtojnė fokusin e tyre tek politikat ruse nė luftėn e Ēeēenisė dhe efektet e tyre tė tmershme. Rjedhimet u panė nė televizorėt e tyre. Tashmė ata janė tė detyruar tė kuptojnė se censura tė cilėn ata lejuan qeverinė e Putinit tė imponojė ndaj shtypit nuk mund tė sigurojė siguri dhe stabilitet. Asnje Vella i Madh nuk mund te sigurojė mbrojtjen qė ata dėshirojnė.

Pra pėrveē faktit se sot rrugėt e Moskės janė tė mbushura me policė qė kontrollojnė dokumentat e atyre qė dukėn tė jenė jo-Sllavė e pėr kėtė arsye tė dyshimtė, megjithė aktivitetin e shtuar te sherbimeve sekrete ruse mbi politikanėt, megjithė masat e sigurisė disa terroristė tė armatosur arritėn tė sulmojnė vetėm pak kilometra nga Kremlini. Demokracia nuk mund tė japė mbrojtje ndaj gjithė manifestimeve tė terrorizmit por qartazi as njė regjim autoritar nuk mund te veprojė mė mirė. Kremlini i z. Putin do tė shkėmbejė liritė dhe tė drejtat mė premtimin e sigurisė. Ai e bėn kėtė duke shkelur kushtetutėn ruse. Rezultati tragjik ėshtė mospasja as e lirive e as e sigurisė.

----

Marrė nga: New York Times
E shtune 26 tetor 2002

Pėrktheu: Besnik SINANI

*Yevgenia Albats mban njė kolonė pėr Novaja Gazeta - Gazetė moskovite,
ajo jep leksione kete verė ne Universitetin Yale ne SHBA rreth politikes Ruse

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@