Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Mesjeta Arabo-Islame
Nga: Arlind Boshnjaku


Nuk duhet qenė shumė mendjemprehtė pėr tė kuptuar se bota arabe ėshtė duke pėrjetuar njė krizė tė madhe intelektuale dhe sociale. Institucionet tradicionale qė njė kohė kanė mbėshtetur dhe kanė propaguar ortodoksinė islame, tolerancėn dhe kanė margjinalizuar ekstremizmin islam, kanė pushuar sė funksionuari. Edhe qendrat e civilizimit arabo-islam, qė mė parė ishin ēerdhe individualistėsh e aventurierėsh shpirtėrorė dhe kėrkimtarėsh tė paetur tė dijes dhe mistereve tė pafundme tė universit, kanė humbur qėmoti gjallėrinė e intelektualizmit produktiv tė doajenėve tė kreativizmit njerėzor. Magjistarėt e mendjes dhe shpirtit kanė humbur qėmoti magjinė e tyre. Por ēelėsat e kėsaj magjie vazhdojnė t’u takojnė vetėm atyre qė pėr­lavdojnė ma­dhėsh­tinė e Zotit.

"Na ishte njė herė njė civilizim, mė i madhi nė botė. Ai arriti tė krijonte njė super-shtet kontinental qė shtrihej prej njėrit nė oqeanin tjetėr, prej klimave veriore deri te tropikėt dhe shkretėtirat. Brenda kufijve tė tij jetonin qindra miliona njerėz tė besimeve dhe origjinave tė ndryshme etnike. Njė nga gjuhėt e tij u bė gjuhė universale pėr pjesėn mė tė madhe tė botės, urė ndėrmjet njerėzve tė qindra tokave. Ushtritė e tij pėrmbanin njerėz tė kombėsive tė shumta, dhe mbrojtja e tij ushtarake lejonte shkallė tė tillė paqeje dhe pėrparimi qė nuk ishte njohur asnjėherė mė parė. Tregtia qė zhvillohej nė kėtė civilizim zgjerohej nga Amerika Latine deri nė Kinė, dhe ēdokund brenda kėtyre kufijve.

Dhe nė kėtė civilizim printe para sė gjithash novatorizmi. Arkitektėt e tij konstruktuan pallate qė sfidonin gravitetin. Matematikanėt e tij krijuan algjebrėn dhe algoritmet, qė do tė mundėsojnė ndėrtimin e kompjuterėve tė parė, dhe krijimin e enkriptimit. Mjekėt e tij ekzaminuan trupin e njeriut dhe gjetėn ilaēe tė reja pėr sėmundje tė ndryshme. Astronomėt e tij vėshtruan nė qiej, i emėruan yjet dhe trasuan rrugėn pėr udhėtimet dhe hulumtimet kozmike. Shkrimtarėt e tij krijuan mijėra storie. Storie trimėrie, romance dhe magjie. Poetėt e tij shkruan pėr dashurinė, kur tė tjerėve para tyre kjo u kallte frikė edhe po tė mendonin pėr diēka tė tillė.

Kur popujt e tjerė ishin tepėr tė frikėsuar nga idetė, ky civilizim gėlonte prej tyre dhe i mbante ato tė gjalla. Kur censorėt kėrcėnoheshin pėr tė zhdukur dijen nga civilizimet e kaluara, ky civilizim mbajti njohuritė dhe dijen gjallė dhe ua pėrcolli tė tjerėve."

Kėto fjalė jane pjesė e njė fjalimi tė Karli Fiorinės, drejtores sė kompanisė sė mirėnjohur amerikane Hewlett Packard, pėr rolin e lidershipit nė botėn e sotme.

Mirėpo, kjo sot do t'i ngjante mė shumė njė prej atyre pėrrallave tė bukura tė 1001 netve. Sepse po t'i hidhje njė sy botės arabo-islame sot nuk do tė mund t'u besohej lehtė fjalėve te amerikanes sė sipėrpėrmendur. Prapambeturia mbizotėruese intelektuale, fryma obskurantiste, zhvillimi i ulėt ekonomik, analfabetizmi i madh, mungesa e lirive tė mendimit dhe aktivitetit multipartiak nė shumė vende arabe, ringjallja e militantizmit islamik dhe e koncepteve puritane tė pseudointelektualėve tė shterpėt, geto-mentaliteti i dukshėm nė tė gjitha sferat e tė menduarit dhe tė vepruarit fetar dhe laik, janė dėshmi lucide e stagnimit tė zhvillimit njerėzor nė kėtė pjesė tė botės, posaēėrisht nė botėn arabe.

Vulė kėsaj i jep edhe njė raport i bėrė publik kėto ditė nė Kajro.

Disa ditė mbrapa Programi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara, nė bashkėpunim me Fondin Arab pėr Zhvillimin Ekonomik dhe Social, publikoi Raportin pėr Zhvillimin Njerėzor Arab, ku analizohen tri arsyet kryesore pėr stagnimin e botės arabe nė raport me pjesėn tjetėr tė botės. Planifikimet pėr kėtė raport "filluan njė vit mė parė, duke parė se ekziston njė problem serioz zhvillimi nė vendet arabe," - deklaroi Rima Halef Hunejdi, drejtuese e byrosė rajonale arabe nė Programin pėr Zhvillim tė Kombeve tė Bashkuara, dhe nxitėse kryesore pėr pėrpilimin e kėtij raporti. "Vėrejtėm disa sinjale frikėsuese qė ishin tė veēanta pėr vendet arabe dhe jo pėr rajonet e tjera."

Botuesi i raportit, ekonomisti egjiptian Nadir Fergani, tha se kanė studiuar njė varg elementesh pėr botėn arabe: mungesėn e lirive e deri te problemet qė rezultojnė nga rritja e madhe e popullsisė, qė pritet tė jetė mbi 400 milionė brenda 20 vjetve. Raporti pėrfshin 22 vendet arabe tė banuara nga 280 milionė njerėz. Ai zbulon se shtetet arabe kanė bėrė pėrparim tė dukshėm ekonomik dhe social gjatė tri dekadave tė fundit. Por nė fillim tė shekullit tė njėzetenjėtė ato duhet tė pėrballojnė probleme tė thella dhe komplekse ekonomike dhe sociale qė ndikojnė negativisht nė tė tashmen dhe tė ardhmen e tyre. Kėto probleme pėrfshijnė: shkallėn e lartė tė analfabetizmit, keqėsimet nė gjendjen e edukimit, uljet nė ritmin e hulumtimeve shkencore dhe zhvillimeve teknologjike, bazėn e varfėr prodhuese dhe kapacitetin e dobėt konkurrues, varfėrinė e madhe dhe shkallėt nė rritje tė papunėsisė.

Raporti vė re se nga shtatė rajonet kryesore tė botės, ai arab shėnon rezultate mė tė dobėta nė lėmin e lirive tė njeriut, qė pėrfshijnė liritė qytetare, tė drejtat politike, zėrin e popullit, pavarėsinė e mediave dhe pėrgjegjėsinė e pushtetit. Nė tė thuhet se "vala e demokracisė qė transformoi pushtetet e Amerikės Latine dhe tė Azisė Lindore nė vitet e 80-ta dhe nė fillim tė 90-tave pothuajse nuk ka prekur fare vendet arabe. Ky deficit lirie ėshtė pengesė nė zhvillimin njerėzor."

Situata nė edukim, ndonėse e pėrmirėsur nė dekadat e fundit, ende vuan nga 65 milionė analfabetė, 10 milionė fėmijė qė nuk vijojnė mėsimet dhe nga shkalla mė e lartė nė botė e papunėsisė prej 15 pėrqind.

Nuk ka shifra tė sigurt pėr prodhimin e librave, por shumė tregues sugjerojnė pėr mangėsi tė mėdha nė lėmin e shkrimit; njė pjesė e madhe e tregut pėrbėhet nga librat religjiozė dhe publikimet edukative qė janė tė kufizuara nė pėrmbajtjen e tyre kreative. Edhe shifrat pėr librat e pėrkthyer janė tmerruese. Bota arabe, me 280 milionė njerėz, pėrkthen rreth 330 libra nė vit, qė ėshtė njė e pesta e numrit tė librave tė pėrkthyer nga Greqia. Totali kumulativ i librave tė pėrkthyer qė nga koha e kalifit Me'mun (shekulli nėntė) ėshtė pėrafėrsisht 100 000, pothuajse mesatarja e librave tė pėrkthyer nė Spanjė pėr njė vjet. Pastaj, pėrkundėr pėrparimit nė numrin e tė regjistruarve pėr studime, ende mbesin 65 milionė analfabetė, njė e treta e tė cilėve jane gra, tė cilat pothuajse gjithkund privohen nga e drejta pėr pėrparim, pėr tė zėnė vend nėpėr zyra, nė parlamente dhe pėr tė nisur biznese private. Shkalla e vdekshmėrisė amėnore ėshtė dy herė mė e madhe se nė Amerikėn Latine dhe katėr herė mė e madhe se nė Azinė Lindore.

"Mjerisht, bota arabe ėshtė duke i privuar vetes krativitetin dhe produktivitetin e gjysmės sė qytetarėve tė vet," pėrfundon raporti.

Sa i pėrket zhvillimit ekonomik, raporti vė re se ndonėse tė hyrat nga eskporti i naftės kanė transformuar infrastrukturėn e disa vendeve arabe, rajoni mbetet "akoma mė tepėr i pasur sesa i zhvilluar." Tė ardhurat pėr krye banori nė 20 vjetėt e fundit janė zvogėluar deri nė njė shkallė pak mė tė lartė se tė Afrikės sė nėnSaharės. Prodhimtaria ėshtė nė rėnie e sipėr. Hulumtimet shkencore dhe zhvillimore janė tė dobėta ose nuk ekzistojnė fare. Shkenca dhe teknologjia janė tė pėrgjumura. GDP-ja ose bruto produkti kombėtar i Spanjės ėshtė mė i madh se i tė njėzet e dy shteteve arabe tė bėra bashkė.

Pėr tė reformuar strukurėn socio-ekonomike dhe intelektuale, raporti konkludon se shtetet arabe duhet t'i rreken rindėrtimit tė shoqėrive tė tyre nė baza tė:

* Respektimit tė plotė tė tė drejtave njerėzore dhe lirive tė njeriut, si gurthemele tė qeverisjes sė mirė, qė shpien drejt zhvillimit njerėzor.
* Sigurimit tė plotė tė tė drejtave dhe mundėsive pėr gratė arabe, duke shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė pėr zhvillimin e aftėsive tė tyre dhe pėr ushtrimin maksimal tė atyre aftėsive.
* Konsolidimit tė nxėnies sė dijes dhe pėrdorimit tė saj tė efektshėm. Si shtysė kryesore e progresit, dija duhet tė mbartet nė mėnyrė efikase dhe produktive nė tė gjitha aspektet e shoqėrisė, me qėllim tė shtimit tė mirėqenies njerėzore nė gjithė rajonin.

Prandaj, siē konkludon raporti: "Bota arabe ėshtė nė udhėkryq. Pyetja thelbėsore ėshtė se a do tė vazhdojė trajektorja e saj tė karakterizohet nga inercia...dhe nga politikat e paefektshme qė kanė prodhuar sfida tė mėdha zhvillimore nė rajon; apo do tė kėrkohen nė mėnyrė aktive modele me perspektivė pėr zhvilim njerėzor drejt njė rilindjeje arabe."

Mirėpo, gjėja mė pozitive nga ky raport ėshtė fakti se i tėri ėshtė punuar nga njė grup intelektualėsh tė mirėnjohur arabė qė besonin se "vetėm njė analizė e paanshme dhe objektive mund tė ndihmojė popullin arab dhe politikanėt e tij pėr tė kėrkuar njė tė ardhme mė tė mirė." Njė shenjė shpresėdhėnėse pėr agimin e ndryshimeve pozitive nė realitetin arab, i cili vuan nga mungesa e kreativitetit modern dhe nga geto-mentaliteti superficial, qė shkaktojnė auto-inkuizicion tė mendjes dhe shpirtit dhe frenojnė riformėsimin ose interpretimin de novo tė teologjisė islame. Kėshtu, nė vend qė tė krijojnė teori tė larmishme konspirative pėr gjendjen e tyre tė mjerė, arabėt po ndėrmarrin hapa pozitivė drejt njė vetėkritike konstruktive pėr t'u shndėrruar, ndoshta, nga njė burim i ngecjes intelektuale dhe ideologjizmave tė shterpėta izolacionuese nė njė ēerdhe stabile dhe progresive e intelektualizmit pozitiv islam dhe njerėzor. Por, pėr tė njėmendėsuar kėtė vizion intelektualėt arabė duhet tė shėrohen nga nostalgjia pėr tė kaluarėn e madhėrishme tė civilizimit islam dhe tė krijojnė nostalgji pėr njė vizion tė ardhshėm tė botės, ku ata dhe myslimanėt e tjerė do tė jenė pishtarė tė kreativitetit shkencor, filozofik dhe njerėzor, ndėrtues autentikė tė paqes, tolerancės dhe mirėkuptimit ndėrcivilizues dhe pėrfaqėsues tė njėmendtė tė porosisė universale islame.

Arlind Boshnjaku
arlindboshnjaku@yahoo.com

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@