Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

Dashuria ėshtė njė udhėtim
Nga: Dr. Shahid Athar


Zoti, pėrtej mėshirės sė tij tė pafundme na ka dhuruar ndjenjėn e bukur tė dashurisė. Dhe Ai ėshtė qė bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithė ata qė ėshtė nė tokė, nuk do tė mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bėri bashkimin e tyre, pse Ai ėshtė i gjithėfuqishėm, i urtė. (Kuran 8:63)

Dashuria ėshtė vela e cila drejton rrjedhėn e jetės. Poeti Khalil Gibron shkroi “Mos ndrysho rrjedhėn e dashurisė, pėr dashurinė, nėse ajo tė gjen ty tė denjė, do ta ndryshojė vetė rrjedhėn e jetės tėnde.” Dashuria mund tė jetė e vetmja arsye e tė jetuarit. Dashuria nuk mund tė kėrkohet, por duhet tė jepet pėrpara sesa ta presim atė nė rikthim.

Dashuria na drejton neve tė kėnaqim njeriun e dashur dhe tė shmangim aktet tė cilat zemėrojnė njeriun e dashur.

Detyra pėrpara nesh qėndron se si tė rrėnjosim dashurinė nė kėtė botė plot urrejtje. Urrejtjen ndėrmjet burrave dhe grave, ndėrmjet tė pasurit dhe tė varfrit, ndėrmjet njerėzve tė bardhė dhe atyre me ngjyrė, ndėrmjet fiseve dhe kombeve, etj.

Si mund tė behemi dhurues tė dashurisė dhe fara tė bimės?

Burmi i dashurisė tonė ėshtė Zoti vetė dhe pėrfitimi i dashurisė tonė duhet tė jenė krijimet e Tij.

Si mund tė bėhemi pėrfitues tė dashurisė sė Zotit? Sipas Kuranit, Zoti i do ata qė janė tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn e Tij, tė cilėt kthehen tek Ai pėr pendim, ata qė mbahen tė pastėr, bėjnė mirė, ata qė besojnė nė Zot, ndjekin drejtėsinė dhe qė ngulmojnė me durim. Duhet njėkohėsisht tė shmangim te qėnit ata qė Zoti nuk i do.

Zoti nuk i do keqbėresit, dinakėrit, njerėzit arrogantė ose gėnjeshtarėt plangprishės. Njerėz tė tillė jo vetėm qė i privojnė vetes dashurinė e Zotit, por edhe udhėzimin e tij.

O ju qė besuat! Kinie frikė All-llahun dhe kėrkoni afrim te Ai, luftoni nė rrugėn e Tij qė tė gjeni shpėtim. (Kuran 5:35)

Dashuria e Zotit nė tė njėjtėn kohė kėrkon nga ne qė tė ndjekim rrugėn e Profetit Muhammed (a.s.).

Nė Kuran thuhet Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė, t’ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė. (3:31).

Dashuria e Profetit tonė nuk duhet tė shprehet vetėm nėpermjet fjalėve por edhe veprave, si; duke iu gėzuar tė mirės dhe parandaluar tė keqen, nė propagandimin e mesazhit tė dashurisė tek ēdonjėri, dhe duke patur njė sjellje qė reflekton “llampėn e ndritshme”.

Kur njė udhėtarė niset nė njė udhėtim drejt Zotit, shejtani nxjerr shumė pengesa nė rrugėn e tij. Shpeshherė duke u shfaqur si njė njeri i afėrt i cili do ti kundėrvihet dhe lėndojė atė. Ne duhet tė jemi nė gjendje ta dallojmė atė, qėndrojmė indiferentė ndaj tij dhe t’ia drejtojmė cėshtjet tona Zotit. Ne duhet t’i falim tė gjithė, nė mėnyrė qė tė jemi tė falur prej Zotit. Ne duhet tė luftojmė urrejtjen me dashuri dhe mbetemi nė dashuri me krijesat e Zotit, pa marrė parasysh se si ata na trajtojnė neve. Ne duhet tė jemi modestė dhe tė pranojmė kundėrshtimin si testim.

Po e pėrfundoj kėtu me njė lutje tė Profetit Muhammed (a.s.) “O Zot, falma mua dashurinė Tėnde. Na fal mundėsinė qė ne tė duam ata qė tė duan Ty. Na fal mundėsinė qė ne tė mund tė bėjmė veprimet tė cilat fitojnė dashurinė Tėnde. Bėje dashurinė tėnde tek ne mė tė shtrenjtė se dashuria e vetvetes, familjes dhe pasurisė tonė.”

Amin.

Perktheu Elida Cenaj

 

 

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@