Ndjenja e
pėrgjegjėsisė
Autor dr.Fethi Jeken
Pėrktheu nga gjuha arabe nehat ismaili
Koncepti i ndjenjės:
Ndjenja ėshtė gjendje psikologjike qė pėrbėhet nga parametra tė llojllojt,
ato tė lindur (natyrshėm) trashėgues dhe tė pėrfituar,siē
janė:kulturor,edukativ,ambiental etj.
Ndjenja...ėshtė njė element qė e pėrcjell njeriun nė ēdo sferė prej sferave
tė jetės sė tij, siē ėshtė ndjenja e frikės, e sigurisė,e shqetsimit,e
qetėsisė etj.
Ndjenja... ėshtė situatė e pėrpjesshme, herė rritet e herė dobėsohet, herė
prin e herė vonohet si rezultat i influencimeve, aksidenteve dhe pėrfitimeve
tė paqėndrueshme.
Ndjenjat (emocionet) e njerėzve ndryshojnė si rezultat i asaj qė i
ekspozohen dhe qė u shfaqen atyre...ndaj has nė njeriun me ndjenja
aklimatizuese, tjetri pėrvėlues dhe flakėrues...ky jeton me brengat e tė
tjerėve, gėzohet kur ata janė tė gėzuar dhe pikėllohet pėr pikėllimin e
tyre. Ndėrkaq tjetrit fare si interesojn brengat e tjerėve. Plotėsisht
pėrputhet thėnia e thėnėsit dhe i adresohet kėtij Unė e pas meje le tė
ndodhė pėrmbysja. Kjo ėshtė skajshmėri nė krahasim me ndjenjat e Omer
ibnu-l-Hattabit ( Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė)i cili tregonte rrespekt
dhe gjallėri, me ērast ka thėnė: { Sikur edhe deveja tė has nė pengėsė nė
Irakun e largėt, Omer ibnu-l-Hattabi do tė ishte pėrgjegės pėr tė}.
Koncepti i pėrgjegjėsisė:
Pėrgjegjėsia ėshtė ndjenjė ndaj obligimeve tė domosdoshme, ndėrkaq sa i
takon muslimanit ėshtė ndjenjė ndaj emanetit mė tė madh qė i ėshtė ngarkuar
mbi supet e tij, tė synuar nė fjalėt e Lartėmadhėrishmit:Ne u ofruam
emanetin (obligimet) qiejve, tokės dhe maleve, e ato nuk deshėn ta marrin
pėrsipėr atė dhe u frikėsuan prej tij, ndėrsa njeriu atė e mori mbi vete;
dhe ai i bėri padrejtė vetes, dhe ishte i padijshėm.(Ahzab:72).
Ndėrkaq nė Islam pėrgjegjėsia ėshtė e karakterit univerzal, gjithpėrfshirės
nė pėrputhshmėri me fjalėt e Pejgamberit tė ndershėm i cili ka thėnė:Ēdo
njėri prej jush ėshtė bari dhe ēdo njėri prej jush ėshtė pėrgjegjės pėr
kopenė e vet.Imami (prijėsi)ėshtė bari dhe ėshtė pėrgjegjės pėr kopenė e
vet. Burri ėshtė bari nė familjen e vet dhe pėrgjegjės pėr kopenė e vet,
gruaja nė shtėpinė e bashkėshortit tė vet dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr kopenė e
vet. Shėrbėtori ėshtė bari nė kapitalin e zotėriut tė vet dhe ėshtė
pėrgjegjės pėr kopenė e vet, ndaj, tė gjithė jeni barinj dhe tė gjithė jeni
pėrgjegjės pėr kopenė tuaj Transmetuan Buhariu, Muslimi dhe tjerėt.
Pėrgjegjėsia individuale, ngaqė obligimi ėshtė individual po kėshtu edhe
dhėnja e llogarisė ėshtė individuale, nė pėrputhshmėri me fjalėt e
Lartėmadhėrishmit i Cili ka thėnė: Nuk ka tjetėr, vetėm se githė ēka ėshtė
nė qiej e nė tokė ka pėr t'iu paraqitur Zotit si rob. Ai me diturinė e vet i
ka pėrfshirė tė githė, dhe ka numėruar e evidentuar ēdo gjė tė tyre nė
mėnyrė tė saktėsishme. Dhe nė ditėn e kijametit secili do t'i paraqitet Atij
i vetėmuar.(Ta ha:93-95).
Pėrgjegjėsia e pjesėrishme: Pėrgjegjėsia e dijetarit dallon nga ajo e
injorantit, pėrgjegjėsia e tė pacenuarit tė shėndetshėm dallon nga ajo e tė
sėmurit tė gjorė. Pėrgjegjėsia e autoriteteve qė posedojn pushtet dallon nga
pėrgjegjėsia e atyre qė sposedojn pushtet nė pėrputhshmėri me fjalėt e
Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve se-lem]:Dy kategori njerėzish nga ummeti
im nėse janė tė drejtė do tė drejtohen edhe njerėzit e nėse janė tė prishtė
do tė prishen edhe njerėzit, ata janė dijetarėt dhe prijėsit. E qė ėshtė
pėr rretha specifike ndėrkaq tjerat janė pėr rrethana tė rėndomta.
Segmentet e pėrgjegjėsisė nė Islam:
Pėrgjegjėsia nė Islam ėshtė e segmenteve tė llojllojta tė cilat i theksoi
Pejgamberi madhėshtor [sal-lallahu alejhi ve se-lem]:Ndaj vetes tėnde ke
obligime,ndaj Zotit tėnd ke obligime,ndaj bashkėshortes tėnde ke obligime,
pra,ēdo njėrit jipja tė drejtėn (hakun) qė i takon. Prej tyre veēojmė:
-
Pėrgjegjėsia e njeriut ndaj Zotit tė vet duke patur nė konsideratė obligimet
e detyrueshme ndaj Tij siē janė: { Ibadeti (adhurimi)+etika e sjelljeve
+caktimet legjislative+pėrpjekja +sinqeriteti +e vėrteta +bindshmėria
+falenderimi + etj}.
-
Pėrgjegjėsia ndaj vetes duke e filtruar dhe edukuar nė pajtueshmėri me
fjalėt e Lartėmadhėrishmit:. Pasha tokėn dhe Atė qė e shtriu atė (e
sheshoi)!
Pasha njeriun dhe Atė qė e krijoi atė!
Dhe ia mėsoi se cilat janė tė kėqijat dhe tė mirat e tij.
Pra, ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten.
E ka dėshtuar ai qė e poshtėroi vetveten. Dhe fjalėt e Tij :
All-llahu nuk e prish gjendjen e njė populli (nuk ua largon tė mirat)
pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre.(Rrad:11). Mbi prioritetin e
korigjimit tė njerėzve, Ali ibn Ebi Talib ėshtė shprehur:Ai qė e cakton
veten nė post pėr tu prirė tė tjerėve letė filloj tė mėsoj veten para se tė
filloj ti mėsoj tė tjerėt, le tė filtroj sjelljet para se tė filtroj
gjuhėn,njeriu mė tepėr ka nevojė tė mėsoj dhe edukoj veten se sa tė mėsoj
dhe edukoj tė tjerėt. Pėr kėtė adresoheshin fjalėt e tė Dėrguarit
[sal-lallahu alejhi ve se-lem] : O biri i Ademit,kėshillo vetveten, e nėse
e bėn kėtė atėherė kėshillo njerėzit,nė tė kundėrtėn turpėrohu prej meje.
-
Pėrgjegjėsia ndaj familjes : Ngaqė familjarėt janė mė prioritar pėr ti
korigjuar dhe urdhėruar nė tė mirė se sa njerėzit tjerė, ndaj cila ėshtė
dobia e pėrmirėsimit tė largėve dhe njerėzve tjerė nėse humbin veten,
familjen dhe tė afėrmit tanė. Tė vėrtetėn e tha i Lartėmadhėrishmi:O ju qė
besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėnda djegėse e tė
cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt tė rreptė
e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe
punojnė atė qė janė tė urdhėruara.(Tahrim:6).
-
Pėrgjegjėsia ndaj shoqėrisė dhe ummetit: Duke i ftuar nė Islam, duke i
vetėdijėsuar dhe duke u pėrkujdesur pėr ēėshtjet e tyre...po kėshtu duke i
kėshilluar dhe kontribuar nė zgjidhjen e problemeve tė tyre. Prandaj ishte
edhe kėrcėnimi pejgamberik i tmerrshėm dhe frikėsues nė fjalėt e Pejgamberit
[sal-lallahu alejhi ve se-lem]:Ai qė fle dhe fare sinteresohet pėr
ēėshtjet e muslimanėve ai nuk ėshtė prej rradhėve tė tyre.
-
Pėrgjegjėsia ndaj lėvizjes dhe kolektivitetit tė tij:( Mirėkuptim ndaj
projektit tė tyre) +( bartjen e mesazhit tė tyre)+( bindshmėri tė syēeltė
ndaj autoriteteve udhėheqėse dhe kėshillimin e tyre) nė pėrputhshmėri me
pricipet qė i theksoi Imami i martirizuar Hasan el Benna :( Besim tė thellė
tė paluhatshėm + organizim preciz + punė nė kontinuitet).
Motivet e pėrgjegjėsisė nė Islam:
Ndjenja e pėrgjegjėsisė nė Islam nxitet nga motive tė shumta, qė gjė duhet
kontribuar nė pėrforcimin dhe zhvillimin, veēojm:
-
Motivi i falenderimit ndaj mirėsive qė matarializohet nė fjalėt e All-llahut
tė Madhėrishėm:. Nėse falėnderoni, do t'ua shtojė tė mirat, e nėse
pėrbuzni, s'ka dyshim, dėnimi Im ėshtė i vėshtirė!(Ibrahim:7).
-
Motivi i pėrmirėsimit:... unė nuk dua tjetėr vetėm tė pėrmirėsoj aq sa
mundem, por kėtė mund ta arrij vetėm me ndihmėn e All-llahut, vetėm Atij iu
kam mbėshtetur dhe vetėm te Ai jam i drejtuar!(Hud:88).
-
Motivi i urdhėrimit pėr punė tė mbara dhe ndalimi nga veprat e liga, nė
pajtueshmėri me fjalėt e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve
se-lem]:Gjithsesi do tė urdhėroni pėr punė tė mbara e tė ndaloni nga veprat
e liga ose nė tė kundėrtėn All-llahu do tu mundėsoj tju sundojn mė tė
kėqinjėt nga mesi juaj me ērast tė ndershmit do tė luten por nuk do tu
pėrgjigjet lutjes sė tyre dhe fjalėt e tij :Ai qė sheh ndonjė tė keqe le
tė ndryshoj me dorėn e vet, nėse nuk gjen atėherė me gjuhėn e vet, nėse nuk
gjen atėherė (le tė urrej) me zemrėn e vet, ndaj ky ėshtė edhe besimi mė i
dobėt, e pas saj nuk ka besim as sa njė kokėr sinapi.
-
Motivi i thirjes nė rrugė tė All-llahut duke iu pėrgjigjur imperativit tė
Tij : Ti (Muhammed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė
mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira.
Zoti yt ėshtė Ai qė e di mė sė miri atė qė ėshtė larguar nga rruga e Tij dhe
Ai di mė sė miri pėr tė udhėzuarit.(Nahl:125), pėr tu pajisur me
vlerėsimin qė i Madhėrishmi i vlerėsoi thirėsit e fesė me ērast tha: E
kush ka fjalėn mė tė mirė prej atij qė thėrret te All-llahu, vepron (punė)
tė mira dhe thotė: Unė jam prej muslimanėve?(Fussilet:33).
-
Motivi i arsimimit dhe njohjes sė shkencave fetare, duke u mbėshtetur nė
fjalėt e Pejgaberit [sal-lallahu alejhi ve se-lem]i cili ka thėnė: Atij qė
All-llahu ia don tė mirėn e udhėzon nė njohjen e fesė dhe e inspiron nė
intelektin e tij,po kėshtu ka thėnė: Kėrkojeni diturinė (shkencėn)qė nga
djepi e deri nė varr, po kėshu fjalėt e tij:Kėrkimi i diturisė ėshtė
obligimin i domosdoshėm pėr ēdo musliman dhe muslimane si dhe fjalėt :
Kėrkone diturinė qoftė edhe nė Kinė.
-
Motivi i pėrpjekjes nė rrugė tė All-llahut:( me kapital, gjuhė, laps dhe me
trup).
Pėrgjegjėsia kundrejt ligjeve tė univerzumit: qė muslimani tė ketė rolin dhe
pozicionin e duhur,qė pėrmes rolit dhe pėrgjegjėsisė tė administroj me
zakonet e univerzumit, prej tyre veēojm:
-
Pėrgjegjėsia ndaj ligjit pėr ndryshim duke u inkuarduar nė sistemin dhe
projektin pėr ndryshim Islamik si rezultat i pėrgjigjes pozitive ndaj
fjalėve tė Lartėmadhėrishmit: .. All-llahu nuk e prish gjendjen e njė
populli (nuk ua largon tė mirat) pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e
tyre.(Rrad:11).
-
Pėrgjegjėsia ndaj ligjit pėr shtytje (pėrkrahje) duke qenė pjesmarrės dhe u
pėrleshur me tė keqen, si dhe duke iu pėrmbajtur arenės sė vėrtetės dhe duke
mbrojtur islamin nė pėrputhshmėri me fjalėt e All-llahut: Dhe sikur
All-llahu tė mos i mbronte njerėzit me disa prej disa tė tjerėve, do tė
shkatėrrohej toka, po All-llahu ėshtė bamirės i madh ndaj
njerėzimit.(Bekare:251).
-
Pėrgjegjėsia ndaj ligjit tė konsolidimit dhe pėrgatitjes personale pėr atė,
pėr tė qenė nga rradhėt e atyre qė i pėrmendi i Madhėrishmi:Atyre nga mesi
juaj tė cilėt besuan dhė bėnė vepra tė mira All-llahu u premtoi se do t'i
bėjė zotėrues nė atė tokė ashtu si pat bėrė zotėrues ata qė ishin para tyre
dhe fenė tė cilėn Ai e pėlqeu pėr ta, do ta forcojė, e nė vend tė frikės Ai
do t'u dhurojė siguri. Ata mė adhurojnė Mua e nuk mė shoqėrojnė asgjė. E
kush edhe pas kėsaj mohon, tė tillė janė ata mė tė prishurit.(Nur:55).
|