Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

                                      Ndjenja e pėrgjegjėsisė

 

Autor dr.Fet’hi Jeken

Pėrktheu nga gjuha arabe nehat ismaili

 

Koncepti i ndjenjės:

 

Ndjenja ėshtė gjendje psikologjike qė pėrbėhet nga parametra tė llojllojt, ato tė lindur (natyrshėm)  trashėgues dhe tė pėrfituar,siē janė:kulturor,edukativ,ambiental etj.

Ndjenja...ėshtė njė element qė e pėrcjell njeriun nė ēdo sferė prej sferave tė jetės sė tij, siē ėshtė ndjenja e frikės, e sigurisė,e shqetsimit,e  qetėsisė etj. 

Ndjenja... ėshtė situatė e pėrpjesshme, herė rritet e herė dobėsohet, herė prin e herė vonohet si rezultat i influencimeve, aksidenteve dhe pėrfitimeve tė paqėndrueshme.

Ndjenjat (emocionet) e njerėzve ndryshojnė si rezultat i asaj qė i ekspozohen dhe qė u shfaqen atyre...ndaj has nė njeriun me ndjenja aklimatizuese, tjetri pėrvėlues dhe flakėrues...ky jeton me brengat e tė tjerėve, gėzohet kur ata janė tė gėzuar dhe pikėllohet pėr pikėllimin e tyre. Ndėrkaq tjetrit fare s’i interesojn brengat e tjerėve. Plotėsisht pėrputhet thėnia e thėnėsit dhe i adresohet kėtij “ Unė e pas meje le tė ndodhė pėrmbysja”. Kjo ėshtė skajshmėri nė krahasim me ndjenjat e Omer ibnu-l-Hattabit ( Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė)i cili tregonte rrespekt dhe gjallėri, me ē’rast ka thėnė: { Sikur edhe deveja tė has nė pengėsė nė Irakun e largėt, Omer ibnu-l-Hattabi do tė ishte pėrgjegės pėr tė}.

 

Koncepti i pėrgjegjėsisė:

 

Pėrgjegjėsia ėshtė ndjenjė ndaj obligimeve tė domosdoshme, ndėrkaq sa i takon muslimanit ėshtė ndjenjė ndaj emanetit mė tė madh qė i ėshtė ngarkuar mbi supet e tij, tė synuar nė fjalėt e Lartėmadhėrishmit:”Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokės dhe maleve, e ato nuk deshėn ta marrin pėrsipėr atė dhe u frikėsuan prej tij, ndėrsa njeriu atė e mori mbi vete; dhe ai i bėri padrejtė vetes, dhe ishte i padijshėm.”(Ahzab:72).

Ndėrkaq nė Islam pėrgjegjėsia ėshtė e karakterit univerzal, gjithpėrfshirės nė pėrputhshmėri me fjalėt e Pejgamberit tė ndershėm i cili ka thėnė:”Ēdo njėri prej jush ėshtė bari dhe ēdo njėri prej jush ėshtė pėrgjegjės pėr kopenė e vet.Imami (prijėsi)ėshtė bari dhe ėshtė pėrgjegjės pėr kopenė e vet. Burri ėshtė bari nė familjen e vet dhe pėrgjegjės pėr kopenė e vet, gruaja nė shtėpinė e bashkėshortit tė vet dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr kopenė e vet. Shėrbėtori ėshtė bari nė kapitalin e zotėriut tė vet dhe ėshtė pėrgjegjės pėr kopenė e vet, ndaj, tė gjithė jeni barinj dhe tė gjithė jeni pėrgjegjės pėr kopenė tuaj” Transmetuan Buhariu, Muslimi dhe tjerėt.

Pėrgjegjėsia individuale, ngaqė obligimi ėshtė individual po kėshtu edhe dhėnja e llogarisė ėshtė individuale, nė pėrputhshmėri me fjalėt e Lartėmadhėrishmit i Cili ka thėnė:” Nuk ka tjetėr, vetėm se githė ēka ėshtė nė qiej e nė tokė ka pėr t'iu paraqitur Zotit si rob. Ai me diturinė e vet i ka pėrfshirė tė githė, dhe ka numėruar e evidentuar ēdo gjė tė tyre nė mėnyrė tė saktėsishme. Dhe nė ditėn e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetėmuar.”(Ta ha:93-95).

 

Pėrgjegjėsia e pjesėrishme: Pėrgjegjėsia e dijetarit dallon nga ajo e injorantit, pėrgjegjėsia e tė pacenuarit tė shėndetshėm dallon nga ajo e tė sėmurit tė gjorė. Pėrgjegjėsia e autoriteteve qė posedojn pushtet dallon nga pėrgjegjėsia e atyre qė s’posedojn pushtet nė pėrputhshmėri me fjalėt e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve se-lem]:”Dy kategori njerėzish nga ummeti im nėse janė tė drejtė do tė drejtohen edhe njerėzit e nėse janė tė prishtė do tė prishen edhe njerėzit, ata janė dijetarėt dhe prijėsit”. E qė ėshtė pėr rretha specifike ndėrkaq tjerat janė pėr rrethana tė rėndomta.

 

Segmentet e pėrgjegjėsisė nė Islam:

 

Pėrgjegjėsia nė Islam ėshtė e segmenteve tė llojllojta tė cilat i theksoi Pejgamberi madhėshtor [sal-lallahu alejhi ve se-lem]:”Ndaj vetes tėnde ke obligime,ndaj Zotit tėnd ke obligime,ndaj bashkėshortes tėnde ke obligime, pra,ēdo njėrit jipja tė drejtėn (hakun) qė i takon”. Prej tyre veēojmė:

-         Pėrgjegjėsia e njeriut ndaj Zotit tė vet duke patur nė konsideratė obligimet e detyrueshme ndaj Tij siē janė: { Ibadeti (adhurimi)+etika e sjelljeve +caktimet legjislative+pėrpjekja +sinqeriteti +e vėrteta +bindshmėria +falenderimi + etj}.

-         Pėrgjegjėsia ndaj vetes duke e filtruar dhe edukuar nė pajtueshmėri me fjalėt e Lartėmadhėrishmit:”. Pasha tokėn dhe Atė qė e shtriu atė (e sheshoi)!

           Pasha njeriun dhe Atė qė e krijoi atė!

           Dhe ia mėsoi se cilat janė tė kėqijat dhe tė mirat e tij.

            Pra, ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten.

            E ka dėshtuar ai qė e poshtėroi vetveten.” Dhe fjalėt e Tij :” All-llahu nuk e prish gjendjen e njė populli (nuk ua largon tė mirat) pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre.”(Rra’d:11). Mbi prioritetin e korigjimit tė njerėzve, Ali ibn Ebi Talib ėshtė shprehur:”Ai qė e cakton veten nė post pėr t’u prirė tė tjerėve letė filloj tė mėsoj veten para se tė filloj t’i mėsoj tė tjerėt, le tė filtroj sjelljet para se tė filtroj gjuhėn,njeriu mė tepėr ka nevojė tė mėsoj dhe edukoj veten se sa tė mėsoj dhe edukoj tė tjerėt”. Pėr kėtė adresoheshin  fjalėt e tė Dėrguarit [sal-lallahu alejhi ve se-lem] :” O biri i Ademit,kėshillo vetveten, e nėse e bėn kėtė atėherė kėshillo njerėzit,nė tė kundėrtėn turpėrohu prej meje”.

-         Pėrgjegjėsia ndaj familjes : Ngaqė familjarėt janė mė prioritar pėr t’i korigjuar dhe urdhėruar nė tė mirė se sa njerėzit tjerė, ndaj cila ėshtė dobia e pėrmirėsimit tė largėve dhe njerėzve tjerė nėse humbin veten, familjen dhe tė afėrmit tanė. Tė vėrtetėn e tha i Lartėmadhėrishmi:”O ju qė besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt tė rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruara.”(Tahrim:6).

-         Pėrgjegjėsia ndaj shoqėrisė dhe ummetit: Duke i ftuar nė Islam, duke i vetėdijėsuar dhe duke u pėrkujdesur pėr ēėshtjet e tyre...po kėshtu duke i kėshilluar dhe kontribuar nė zgjidhjen e problemeve tė tyre. Prandaj ishte edhe kėrcėnimi pejgamberik i tmerrshėm dhe frikėsues nė fjalėt e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve se-lem]:”Ai qė fle dhe fare s’interesohet pėr ēėshtjet e muslimanėve ai nuk ėshtė prej rradhėve tė tyre”.

-         Pėrgjegjėsia ndaj lėvizjes dhe kolektivitetit tė tij:( Mirėkuptim ndaj projektit tė tyre) +( bartjen e mesazhit tė tyre)+( bindshmėri tė syēeltė ndaj autoriteteve udhėheqėse dhe kėshillimin e tyre) nė pėrputhshmėri me pricipet qė i theksoi Imami i martirizuar Hasan el Benna :( Besim tė thellė tė paluhatshėm + organizim preciz + punė nė kontinuitet).

 

Motivet e pėrgjegjėsisė nė Islam:

 

Ndjenja e pėrgjegjėsisė nė Islam nxitet nga motive tė shumta, qė gjė duhet kontribuar nė pėrforcimin dhe zhvillimin, veēojm:

-         Motivi i falenderimit ndaj mirėsive qė matarializohet nė fjalėt e All-llahut tė Madhėrishėm:”. Nėse falėnderoni, do t'ua shtojė tė mirat, e nėse pėrbuzni, s'ka dyshim, dėnimi Im ėshtė i vėshtirė!”(Ibrahim:7).

-         Motivi i pėrmirėsimit:”... unė nuk dua tjetėr vetėm tė pėrmirėsoj aq sa mundem, por kėtė mund ta arrij vetėm me ndihmėn e All-llahut, vetėm Atij iu kam mbėshtetur dhe vetėm te Ai jam i drejtuar!”(Hud:88).

-         Motivi i urdhėrimit pėr punė tė mbara dhe ndalimi nga veprat e liga, nė pajtueshmėri me fjalėt e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve se-lem]:”Gjithsesi do tė urdhėroni pėr punė tė mbara e tė ndaloni nga veprat e liga ose nė tė kundėrtėn All-llahu do t’u mundėsoj t’ju sundojn mė tė kėqinjėt nga mesi juaj me ē’rast tė ndershmit do tė luten por nuk do t’u pėrgjigjet lutjes sė tyre” dhe fjalėt e tij :”Ai qė sheh ndonjė tė keqe le tė ndryshoj me dorėn e vet, nėse nuk gjen atėherė me gjuhėn e vet, nėse nuk gjen atėherė (le tė urrej) me zemrėn e vet, ndaj ky ėshtė edhe besimi mė i dobėt, e pas saj nuk ka besim as sa njė kokėr sinapi”.

-         Motivi i thirjes nė rrugė tė All-llahut duke iu pėrgjigjur imperativit tė Tij : Ti (Muhammed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira. Zoti yt ėshtė Ai qė e di mė sė miri atė qė ėshtė larguar nga rruga e Tij dhe Ai di mė sė miri pėr tė udhėzuarit.”(Nahl:125), pėr t’u pajisur me vlerėsimin qė i Madhėrishmi i vlerėsoi thirėsit e fesė me ē’rast tha:” E kush ka fjalėn mė tė mirė prej atij qė thėrret te All-llahu, vepron (punė) tė mira dhe thotė: “Unė jam prej muslimanėve?”(Fussilet:33).

-         Motivi i arsimimit dhe njohjes sė shkencave fetare, duke u mbėshtetur nė fjalėt e Pejgaberit [sal-lallahu alejhi ve se-lem]i cili ka thėnė:” Atij qė All-llahu ia don tė mirėn e udhėzon nė njohjen e fesė dhe e inspiron nė intelektin e tij”,po kėshtu ka thėnė:” Kėrkojeni diturinė (shkencėn)qė nga djepi e deri nė varr”, po kėshu fjalėt e tij:”Kėrkimi i diturisė ėshtė obligimin i domosdoshėm pėr ēdo musliman dhe muslimane” si dhe fjalėt :” Kėrkone diturinė qoftė edhe nė Kinė”.

-         Motivi i pėrpjekjes nė rrugė tė All-llahut:”( me kapital, gjuhė, laps dhe me trup).

 

Pėrgjegjėsia kundrejt ligjeve tė univerzumit: qė muslimani tė ketė rolin dhe pozicionin e duhur,qė pėrmes rolit dhe pėrgjegjėsisė tė administroj me zakonet e univerzumit, prej tyre veēojm:

-         Pėrgjegjėsia ndaj ligjit pėr ndryshim duke u inkuarduar nė sistemin dhe projektin pėr ndryshim Islamik si rezultat i pėrgjigjes pozitive ndaj fjalėve tė Lartėmadhėrishmit:” .. All-llahu nuk e prish gjendjen e njė populli (nuk ua largon tė mirat) pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre.”(Rra’d:11).

-         Pėrgjegjėsia ndaj ligjit pėr shtytje (pėrkrahje) duke qenė pjesmarrės dhe u pėrleshur me tė keqen, si dhe duke iu pėrmbajtur arenės sė vėrtetės dhe duke mbrojtur islamin nė pėrputhshmėri me fjalėt e All-llahut:” Dhe sikur All-llahu tė mos i mbronte njerėzit me disa prej disa tė tjerėve, do tė shkatėrrohej toka, po All-llahu ėshtė bamirės i madh ndaj njerėzimit.”(Bekare:251).

-         Pėrgjegjėsia ndaj ligjit tė konsolidimit dhe pėrgatitjes personale pėr atė, pėr tė qenė nga rradhėt e atyre qė i pėrmendi i Madhėrishmi:”Atyre nga mesi juaj tė cilėt besuan dhė bėnė vepra tė mira All-llahu u premtoi se do t'i bėjė zotėrues nė atė tokė ashtu si pat bėrė zotėrues ata qė ishin para tyre dhe fenė tė cilėn Ai e pėlqeu pėr ta, do ta forcojė, e nė vend tė frikės Ai do t'u dhurojė siguri. Ata mė adhurojnė Mua e nuk mė shoqėrojnė asgjė. E kush edhe pas kėsaj mohon, tė tillė janė ata mė tė prishurit.”(Nur:55).

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@