Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Sprovat Hyjnore

“O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me falje (namaz) se vėrtet Allahu ėshtė me durimtarėt. E pėr ata qė u mbytėn nė rrugėn e Allahut mos thoni:janė tė vdekur, Jo, ata janė tė gjallė, por ju nuk kuptoni (gjallėrinė e tyre). Ne do t’ju sprovojmė me diēka prej frikės, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fėmijėt), po ti jepju myzhde durimtarėve, tė cilėt kur i godet ndonjė fatkeqėsi thonė: Ne jemi tė Allahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi. Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė”.  (El Bekare 153-157)

 

Allahu i plotfuqishėm e krijoi njeriun si krijesėn mė tė pėrsosur dhe ia besoi mėkėmbėsinė mbi sipėrfaqen e Tokės. E dalloi prej tė gjitha krijesave tė tjera me dhuntinė e tė menduarit e tė logjikuarit, duke e lėnė tė lirė nė ēdo veprim tė tij.

Ishte kjo drejtėsia absolute hyjnore qė askujt tė mos i imponojė asgjė, por secili njeri nė bazė tė veprave tė tij ta meritojė o shpėrblimin o ndėshkimin e Tij.

Amanetin dhe barrėn e rėndė tė kėtij misioni kaq tė vėshtirė, tė cilin e refuzuan qiejtė e toka, e mori pėrsipėr njeriu, sepse vėrtet meritoi pėrkujdesjen dhe mėshirėn e Allahut.

Nisur nga kjo, Allahu xh.sh. i dėrgoi njerėzimit, pejgamberė dhe libra tė shenjtė vetėm e vetėm qė njeriu tė mos e humbas rrugėn e udhėzimit hyjnor.

Afrinė dhe mėshirėn e Allahut besimtari i vėrtetė e i sinqertė e has nė ēdo moment kur ėshtė i gėzuar, por edhe kur ėshtė i dėshpėruar. Mu pėr kėtė arsye, Allahu xh.sh. stolisi moralin e muslimanit edhe me njė cilėsi qė njėherit ėshtė edhe atribut i Tij – me sabėr (durim).

Nė jetėn tonė pesimizmi dhe humbja e shpresės nuk kanė vend. Ato janė cilėsi tė shejtanit, i cili u largua nga mėshira e Allahut xh.sh., vetėm pėr shkak tė kryeneqėsisė dhe arrogancės sė shprehur ndaj urdhrave tė tė Lartmadhėrishmit.

S’ka dyshim se jeta janė nė kėtė botė ėshtė njė sprovim i rėndė, sprovim qė duhet tė na kalitė e tė na e forcojė edhe mė tepėr imanin e tė mos na e dobėsojė shpresėn e tė na e thyejė moralin. Mbi tė gjitha besimtari duhet tė gjejė forcė e durim pėr tė pėrballuar ēdo vėshtirėsi a pengesė nė rugėn e gjatė tė realizimit tė shpresave dhe idealeve tė veta.

 

Koment:

“O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me falje (namaz) se vėrtet Allahu ėshtė me durimtarėt”

Ajeti nė fjalė ėshtė njė mesazh i ēiltėr hyjnor drejtuar besimtarėve tė vėrtetė pėr t’i vėnė nė dijeni se zemrat dhe mendjet e tyre duhet t’i kenė gjithmonė tė lidhura te mėshira e pakufishme e Allahut, sepse vetėm Ai e meriton adhurimin e vėrtetė dhe se vetėm prej Tij kėrkohet ndihma pėr tė pėrballuar ēdo tė papritur a fatkeqėsi. Nė Kur’an thuhet:

“Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje kėrkojmė ndihmė !”  (El Fatiha, 4) 

Ai qė u pėrmbahet kėtyre normave do tė jetė i shpėtuar nė kėtė botė dhe i shpėrblyer e i graduar nė botėn tjetėr.

Meqė Allahu i plotfuqishėm  e di se sfidat e jetės nė kėtė botė janė tė vėshtira e tė rėnda pėr njeriun, Ai qysh nė fillim i pėrforcon zemrat tona me kėshilla pėrplot mėshirė e dhembsuri, duke na dėftuar se shpėtimi i vetėm ėshtė kėrkimi i ndihmės prej Tij me durim dhe me namaz. Nė durim ka ngadhėnjim, nė namaz ka shpėtim, e kur kėto dy cilėsi e stolisin shpirtin e besimtarit, kjo atėherė shpie deri nė triumfin e vėrtetė ndaj forcave tė errėta  djallėzore.

Kjo tregon pėr vlerėn dhe rėndėsinė  e tij jetike pėr karakterin e besimtarit, ngase Allahu xh.sh. e di se rruga e udhėzimit hyjnor kėrkon pėrpjekje tė vazhdueshme pėr t’i pėrballuar tė gjitha vėshtirėsitė.

Lufta e vazhdueshme nė mes engjėllores dhe djallėzores njeriun gjatė jetės nė kėtė botė shpeshherė e ballafaqon me sfida tė papritura, tė cilat mund tė pėrballohen vetėm me sabėr tė vėrtetė. Por nėse fatkeqėsitė dhe dėshpėrimet zgjasin, njeriu mund tė humbė ndonjėherė edhe durimin e tė ligėshtohet, nėse nuk e ka pranė vetes edhe njė shtytės tjetėr ndihmės. Mu pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. ia ka bashkangjitur durimit edhe namazin, i cili si ndihmėtar kurrė nuk tė lė nė baltė. Namazi ėshtė elani dhe forca qė ripėrtėrit dhe ēelnikos vullnetin e njeriut, ėshtė njė lidhje qė kurrė nuk mund tė shkėputet-kjo ėshtė lidhj me Allahun xh.sh.- “Urvetul vuthka”. Nė namaz prehet e qetėsohet shpirti, dhe ēdo gjymtyrė e ndien kėtė. Namazi ėshtė sikur pika e vesės qė freskon petalet e lules sė vyshkur, ėshtė njė rilindje e shpresave tė zemrave tė thyera e tė lodhura nga vėshtirėsitė.

Durimi (sabri) si “armė e fortė” e besimtarit ėshtė pėrmendur nė Kur’an nė 70 e ca vende. Sa pėr ilustrim do t’i cekim vetėm disa prej kėtyre ajeteve:

“Ajo qė e keni pranė vetes ėshtė e pėrkohshme, e ajo qė ėshtė te Allahu ėshtė e pėrjetshme. E ne do t’u japim atyre qė ishin tė durueshėm shpėrblimin mė tė mirė tė asaj qė vepruan” - ( En Nahl, 96)

“ O ju besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė pėrgatitur dhe, qė tė shpėtoni, ruajuni dėnimit tė Allahut” - (Ali Imran, 200)

Nė kėtė kontekst edhe Pejgamberi a.s. thotė:

“Durimi ėshtė gjysma e besimit”, pastaj, “Durimi ėshtė thesar prej thesarėve tė xhenetit”.

Transmetohet nga Suhejb en Rrumi tė ketė thėnė:

“Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: ”Ėshtė e ēuditshme ēėshtja e besimtarit, ēdo vepėr e tij i sjell mirėsi. Nėse e arrin ndonjė e mirė (kėnaqėsi) e falėnderon Allahun dhe kjo ėshtė gjė e mirė pėr tė, po nėse e godet ndonjė fatkeqėsi, bėn durim (sabėr) dhe po ashtu fiton mirėsi”.

Fjalėt e fundit nė ajet: “...Vėrtet Allahu ėshtė me durimtarėt” do tė thonė se Allahu xh.sh. ėshtė me durimtarėt, i pėrkrah, i pėrforcon, i shoqėron dhe nuk i lė tė kalojnė tė vetmuar nėpėr rrugėn e sprovave tė vėshtira, meqė e di se mundėsitė psiko-fizike tė njeriut janė tė kufizuara.

Ai qė Allahun e ka pranė (me vete), athua kush mund tė jetė kundėr tij? Ai qė e gjen vetėm pranė mėshirės sė Allahut, athua mund tė humbė ndonjėherė ?!. Ai qė pėrballon sfidat dhe tė papriturat, me iman dhe pėrkushtim tė plotė, duke bėrė sabėr dhe duke falur namaz, ai vėrtet i ka tė hapura dyert e mėshirės hyjnore.

Njė thėnie arabe thotė: “Duro ndaj intrigave tė intrigantėve (tė cilėt bėjnė kurtha e dredhi), sepse durimi yt ėshtė vrastar pėr ta. Ndodh qė zjarri nganjėherė ta hajė (djeg) vetveten, po qe se nuk gjen diēka pėrpara qė ta pėrpijė”.

Kėtu shihet se ekziston durimi ndaj kurthave tė intrigantėve, por mund tė ndodhė qė armiku tė jetė dinak dhe durimin e besimtarit ta keqpėrdorė dhe ta konsiderojė si dobėsi, kėshtu qė i vėrsulet dhe e sulmon edhe mė me ashpėrsi.

Pėr kėtė Allahu xh.sh. thotė: “ Edhe ata qė i godet e padrejta, i kundėrvihen” - (Esh Shuura,  39).

Por, qė tė ketė ngadhėnjim tė vėrtetė patjetėr duhet tė ketė edhe flijim, sepse vetėm kėshtu arrihet qėllimi, fitohet liria, plotėsohet imani.

Allahu xh.sh. thotė: “ A mos menduat ju se do tė hyni nė Xhenet, e Allahu pa e ditur (pa u vėrtetuar nė praktikė) se cilėt prej jush kanė luftuar dhe pa e ditur se cilėt prej jush ishin tė durueshėm” - (Ali Imran, 142)

Rruga deri te arritja e sė vėrtetės dhe e kuptimit tė drejtė tė misionit tė njeriut nė kėtė jetė ėshtė e “shtruar” me durim dhe xhihad, ėshtė e stolisur anekėnd me gjakun e shtrenjtė tė dėshmorėve.

Nėse nė durim ka jetė tė shpirtrave, atėherė nė flijim (rėnie dėshmor - shehidllėk) ka jetė tė plotė, ēiltėrsinė, pastėrtinė dhe dlirėsinė e sė cilės nuk mund ta pėrlyejė asgjė.

Pėr kėtė arsye Allahu xh.sh.  nė vazhdim thotė:

“ E pėr ata qė u mbytėn nė rrugėn e Allahut mos thoni: janė tė vdekur, Jo, ata janė tė gjallė, por ju nuk kuptoni (gjallėrinė e tyre)”

        Lufta pėr lartėsimin e idealeve islame, pėr lartėsimin e fjalės sė Allahut, kėrkon flijime, e dėshmorėt qė flijohen pėr kėto ideale janė njerėzit mė tė dashur te Allahu. Tė tillėt kurrė nuk vdesin, por janė tė gjallė dhe tė furnizuar prej Zotit fuqiplotė. Ėshtė njė ēėshtje tjetėr qė ne njerėzit e rėndomtė me kufizime shqisore nuk mund ta ndjejmė kėtė gjallėri tė pėrjetėsisė sė tyre. Kjo ėshtė vetėm nė dijen dhe kompetencėn e Allahut

        Pėr shkak se janė tė gjallė te Allahu, dėshmorėt nuk pastrohen siē pastrohen tė vdekurit e rėndomtė. Pastrimi ėshtė vetėm pėr trupat e tė vdekurve, kurse dėshmorėt janė tė pastėr sepse edhe gjaku i tyre ėshtė i pastėr dhe varrosen me ato rroba me tė cilat kanė rėnė shehidė.

        Sa i pėrket gradave dhe shpėrblimeve tė shehidit ato janė tė shumta e tė panumėrta. Me rėnien e pikės sė parė tė gjakut tė tij nė tokė, shehidit i falen tė gjitha mėkatet, e sheh vendin e tij nė xhenet, Allahu xh.sh. e mbron (fal) prej fitnes sė natės sė varrit, ka tė drejtė tė ndėrmjetėsojė (tė bėjė shefat) tek Allahu pėr 70 vetė prej familjes (farefisit) sė tij. Allahu xh.sh. ia vesh kurorėn e nderit tė zbukuruar me margaritarė, xhevahirė e gurė tė tjerė tė ēmueshėm…

 

 “Ne do t’ju sprovojmė me diēka prej frikės, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fėmijėt), po ti jepju myzhde durimtarėve. Tė cilėt kur i godet ndonjė fatkeqėsi thonė: Ne jemi tė Allahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi”

        Allahu xh.sh. e sprovon njeriun nė kėtė botė me lloj-lloj sprovash pėr ta testuar imanin dhe pėrkushtimin e robit tė vet. Njeriu nė momentet mė tė vėshtira e sheh veten se sa ėshtė afėr apo larg Zotit.

Nė kėtė arenė tė sfidave tė vėshtira tė jetės, shpirti njerėzor duhet tė mėsohet e tė adaptohet. Besimi i paluhatshėm nė Zotin pėrforcon shpirtin dhe zemrėn e besimtarit pėr tė pėrballuar  tė gjitha sprovat pėr hir tė idealeve fisnike.

Nė momentet mė tė vėshtira neve nuk na mbetet ndihmės tjetėr pos Allahut. Allahut qė na krijoi dhe na sprovon por pėr kėtė edhe na shpėrblen me mirėsitė e Tij tė pakufishme. Ne tė tėrė jemi tė Zotit. E tėrė qenia dhe zemra jonė rrah vetėm pėr ta pėrfituar dashurinė e Tij. Vetėm tek Ai ėshtė kthimi, vetėm tek Ai ėshtė shpėrblimi. Fatkeqėsisht ka njerėz qė nė momentet vendimtare tė sprovave bien nga provimi i imanit. Shpirtngushtėsia e tyre i bėn ata qė ta humbin durimin e tė thonė: Pse mua mė ndodhi kjo gjė? Kjo gjendje mė nuk durohet! Nėse ka Zot pėrse nuk po na ndihmon !, etj., duke vėnė nė pikėpyetje edhe vetė imanin e tyre.

Por besimtari i vėrtetė e di mirė se tė gjitha kėto sprova tė rėnda janė nė tė mirė tė tij.

Nga kuptimet shumėdimensionale tė kėtij ajeti: “Ne do t’ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fėmijėt), po ti jepju myzhde durimtarėve “   shihet butėsia dhe mėshira e Allahut, sepse sprova e Tij ndaj nesh ėshtė nė diēka prej frikės, urisė, varfėrisė, humbjes sė familjes dhe tė atyre qė njeriu i konsideron fryte tė zemrės sė tij – fėmijėt.

Allahu xh.sh., nuk tha  “… do t’ju sprovojė me frikė… por tha “me diēka prej frikės”, qė do tė thotė se frika dhe llahtaria e madhe do tė jetė vetėm pėr pabesimtarėt nė Ditėn e Gjykimit, atė ditė kur fytyrat e besimtarėve do tė shkėlqejnė nga nuri.

Pėr pjesėn e ajetit “...dhe nga frytet” mufessirėt janė tė mendimit se fjala ėshtė pėr vdekjen e fėmijėve tė vegjėl.

Nė lidhje me kėtė pjesė tė ajetit. Muhammedi a.s. ka thėnė:: “Kur robit i vdes ndonjė fėmijė, Allahu xh.sh. u thotė melaikeve – A ia morėt shpirtin fėmijės sė robit tim. Melaiket thonė po. Allahu prapė u thotė: Ia morėt shpirtin frytit tė  zemrės sė tij? Melaiket thonė: po. Allahu xh.sh. thotė: Po ēka tha nė ato momente tė vėshtira robi im? Melaiket thonė: Tė shprehi falėnderime Ty dhe tha:”Ne jemi tė Allahut dhe  vetėm tek Ai kthehemi” .Atėherė Allahu xh.sh. thotė: Robit tim ndėrtojani njė pallat nė xhenet dhe quajeni – shtėpia (pallati) e falėnderimit - hamdit”.

Fundja, pas ēdo sprovimi pason edhe shpėrblimi. Kėtė e pohon vetė Allahu xh.sh. kur thotė: “Jepju myzhde durimtarėve (Pėrgėzoi durimtarėt)”.

        U cek mė herėt se prej virtyteve qė stolisin karakterin e ēelniktė tė muslimanėve ėshtė durimi nė vėshtirėsi, tė cilėt kur i godet ndonjė fatkeqėsi nuk e humbin shpresėn por kthehen e me durim tė plotė thonė: ”Ne jemi tė Allahut dhe  vetėm tek Ai kthehemi”

Nė kėto momente shfaqet tėrė madhėshtia e besimit. Nė kėto momente besimtari e kuptuan drejt rolin dhe misionin e tij nė kėtė jetė. E kupton se ēdo gjė qė vjen prej Allahut ėshtė sprovė pėr tė. E kupton nė kėto ēaste ėmbėlsinė e imanit, durimit, qėndresės dhe pathyeshmėrisė. E kupton se kjo botė ėshtė kalimtare dhe se bota tjetėr do tė jetė vend-shpėrblimi i tij.

Pejgamberi a.s. ka thėnė:”O Zot  mė shpėrble pėr durimin tim nė kėtė fatkeqėsi dhe ma zėvendėso kėtė (fatkeqėsi) me ndonjė tė mirė prej anės Sate”

Nė kėtė pėrditshmėri tonė tė zymtė ėshtė vėshtirė t’i bindėsh njerėzit se kjo botė ėshtė njė vend ku njeriu ballafaqohet me sfida tė ndryshme. Ndodh qė pasuria dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote ta largojnė njeriun nga rruga e drejtė. Tė tillėt qė pasuria i ka mbėrthyer me kthetrat e saj mendojnė se nuk do tė  vdesin kurrė, por kur u vie momenti i vdekjes, e kuptojnė se kjo  botė ka qenė vetėm njė udhėtim dhe iluzion i shkurtėr.

Tė tillėt nuk kanė ē’tė presin ndonjė tė mirė a shpėrblim te Allahu.

Nė anėn tjetėr, ata qė e kuptuan drejt misionin e tyre nė kėtė botė dhe u pėrballojnė sprovave e vėshtirėsive, ata janė tė dashurit e Allahut:

 

“Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė”.

Allahu xh.sh. e nderoi kėtė Ymmet me fenė islame. E zgjodhi prej tė tjerėve dhe ia besoi lartėsimin e fjalės sė Tij. E diti se kjo rrugė e vėshtirė deri nė dritėn e udhėzimit hyjnor kėrkon durim, sakrifica dhe vetėmohim. Kėrkon ballafaqim me sfida tė ndryshme si frikė, uri, varfėri, humbjen e mė tė dashurve, por ata qė i pėrballojnė tė gjitha kėto, pa u lėkundur asnjėherė nga qėndrimet e veta, vetėm ata janė tė denjė qė me duart e tyre ta bartin flamurin islam -”La ilahe il-lallah Muhammedun resulullah” . Vetėm tė tillėt do ta arsyetojnė epitetin e mbrojtėsve tė Islamit.

O Zot i Madhėrishėm! Na bėn edhe ne prej radhėve tė tyre. Na e dhuro mėshirėn dhe kėnaqėsinė Tėnde si nė kėtė botė ashtu edhe nė tjetrėn dhe na bėn ngadhėnjimtar ndaj armiqve tė fesė e tė kombit!  Amin!

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@