TREGIMI
PĖR PENDIMIN E VĖRTETĖ
Ky ėshtė
njė tregim interesant pėr fuqinė e teubes, pendimit tė sinqertė te Allahu
xh.sh. Njė vajzė marokene Leila El Heuli ishte sėmurė nga kanceri dhe mjekėt
nuk ishin nė gjendje qė ta shėrojnė. Specialistėt mė tė mirė tė Europės nuk
kishin mė shpresa pėr shėrimin e saj, madje edhe vetė Leila kishte humbur
ēdo shpresė, mirėpo Allahu, I lartmadhėruar qoftė Ai, I sheh gjendjet. Nė
vazhdim do ta lėmė vetė motrėn tonė Leila qė tė tregojė pėr veten e saj.
Tregimi pėr shtimin e imanit, e treguar me fjalėt vetiake, ėshtė
marrė nga libri Ata tė cilėt iu penduan Allahut, tė botuar nė gjuhėn fringe
ndėrsa autor ėshtė Ibrahim Abdullah el Hazemi. Leila tregon: Para nėntė
vjetėve mė kanė treguar se kam njė sėmundje shumė tė rėndė- kancerin, tė
gjithė e dinė se vetėm tė pėrmendurit e kėtij emir ėshtė tmerrues. Besimi
im nė Allahun ishte I dobėt. Nė pėrgjithėsi kasha lėnė anėsh tė pėrmendurit
e Allahut dhe kam menduar se bukuria dhe shėndeti do tė zgjasin tėrė jetėn.
Kurrė nuk kam menduar se do tė sėmurem nga kanceri. Kėshtu, kur jam njoftuar
pėr sėmundjen qė kasha, aq shumė u trondita nga brendia e shpirtit. Mendoja
qė tė iki. Mirėpo ku? Ku mund tė ik nga sėmundja e cila gjendet nė mua?
Madje kam menduar edhe pėr vetėvrasje! Mirėpo, shumė kam dashur burrin tim
dhe fėmijėt e mi. As qė kam menduar pėr dėnimin e Allahut nėse e bėjė atė
mėkat, sepse ashtu siē thashė, kam qenė larg tė pėrkujtuarit tė Allahut.
Dėshira e Allahut ishte qė kjo sėmundje tė jetė shkaku I udhėzimit tim,
gjithashtu edhe shkak pėr udhėzimin e shumė njerėzve Shkova nė Belgjikė ku
vizitova shumė mjekė. Ata I thoshnin burrit tim se sė pari duhet tė ma
largojnė gjinjtė, pastaj tė shkoj nė terapi tė caktuara. E dija se terapitė
do tė bėjnė qė tė mė bien flokėt, vetullat dhe qerpikėt do tė humbin, se do
tė shkaktojnė paraqitjen e mjekrrės nė fytyrėn time dhe qė thonjtė dhe
dhėmbėt do tė mė biejnė. Kėshtu qė pėrgjithėsisht e hodha poshtė kėtė
zgjidhje. Mė mirė do tė vdes me gjinjtė e mi, dhėmbėt dhe me tė gjitha tė
cilat Allahu mė ka krijuar sesa pa to- thosha me vete. I luta mjekėt qė tė
mė japin terapi tjetėr e cila ka efekt mė tė vogėl dhe atė e bėnė. U ktheva
prap nė Maroko. Shkoja nė terapi dhe nuk kam pasur kurrfarė pasojash nė
trupin tim qė mė bėnte shumė tė lumtur. Mendoja: ndoshta mjekėt kanė gabuar
e ndoshta nuk e kam kancerin. Mirėpo, pas gjashtė muajve fillova tė
dobėsohem, ngjyra ime filloi tė ndryshojė dhe ndjenja dhembje tė vogla.
Mjeku im nė Maroko mė kėshilloi qė tė kthehem nė Europė dhe atė e bėra. Atje
nė Belgjikė arrita nė katastrofė! Mjekėt I thanė burrit tim se sėmundja
ėshtė pėrhapur nė tėrė trupin tim, se mushkėritė janė tėrėsisht tė infektuar,
dhe se nuk kanė kurrfarė zgjidhje pėr rastin tim. Thoshin: Mė mirė ėshtė tė
merrni gruan tuaj dhe ta ēoni nė vendin tuaj qė tė vdesė atje. Burri im
ishte I shokuar. Dhe nė vend qė tė kthehet nė Maroko, shkuan nė Francė, duke
menduar se atje do tė gjejmė ndonjė zgjidhje. Mirėpo, nė Francė asgjė mė
shumė se atė qė e dėgjuam nė Belgjikė. Nė fund, vendosėm qė tė shkojmė nė
spital dhe tė shkoj nė operacion pėr largimin e gjinjve dhe tė vazhdoj me
terapi tė fortė (tė cilėn ma pėrshkruan mė herėt mjekėt). Mirėpo, burri im
mendonte pėr diēka pėr tė cilėn moti kohė kishim harruar- pėr fat tė keq, nė
diēka qė ishte shumė larg nga mendjet tona. Allahu xh.sh. frymėzoi burrin
tim qė tė mė ēojė nė shtėpinė e shenjtė tė Allahut nė Mekke. Ndoshta do tė
mund tė dalim para Allahut dhe ta lusim qė tė na ndihmojė tė gjejmė zgjidhje
prej kėtij problemi. Lėshuam Parisin duke thėnė: Allahu Ekber, La ilahe
il-lall-llah Isha shumė e lumtur sepse ishte hera e parė qė po vizitoj
shtėpinė e Allahut Qaben. Morra njė Kuran nga Parisi, mė parė as qė e kisha
afėr vetes. U nisėm pėr nė Mekke. Kur kam hyrė nė shtėpinė e Allahut, sė
pari herė e pashė Qaben, qava shumė- pamje vend nė tė cilin janė falur tė
Dėrguarit e Allahut, Xhamia e shenjtė, shumė muslimanė, madhėri, dhunti dhe
mėshirė e pastėr e Allahut tim, Allahut Qava sepse me tė gjitha kėto nuk kam
mundur tė ballafaqohem, sepse mė vinte keq pėr vitet e shkuara pa namaz dhe
pa kėrkimin e ndihmės sė Allahut. Thoja: O Zot, mjekėt ishin tė pafuqishėm
tė mė shėrojnė Ti ke ilaēin pėr ēdo sėmundje, tė gjitha dyert para mua janė
tė mbyllura. Asgje nuk mė ka mbetur vetėm tė kėrkoj para Derės tėndė, tė
lutem o Zot, mos mI mbyll dyert e Tua. Vazhdova tė falem dhe tI lutem
Allahut deri sa sillesha rreth Qabes. E luta qė tė mos mė dėshpėrojė dhe
kthejė me duarthatė. Ashtu siē thashė edhe mė herėt, nė pėrgjithėsi isha
larguar nga feja e Allahut. Atje shkova edhe te dijetarėt dhe I kam lutur tė
mė udhėzojnė pėr disa libra dhe dua tė cilat mund lehtė tI mėsoj. Mė
kėshilluan qė tė mėsoj gjithēka prej Kuranit. Poashtu mė kėshilluan qė sa mė
shumė tė bėj Tedhalle me ujin e zemzemit. (Tedhalla ėshtė pirja e njė sasie
tė madhe tė ujit deri sa uji nuk arrinė nė brinjė). Gjithashtu mė kėshilluan
qė tė pėrmendi shumė Allahun dhe tė ēoj salivate pejgamberit s.a.v.s. Nė
vendin e shenjtė tė Allahut ndjeja veten shumė tė qetė dhe tė rehatshmė. E
luta burrin tim qė tė mė lejojė tė mos kthehem prap nė hotel dhe tė qėndroj
nė Harem tėrė kohėn. Ai mė lejoi. Nė Harem afėr meje ishin edhe disa motra
nga Egjipti dhe Turqia tė cilat mė panė se shumė po qaj. Mė pyetėn pėr
shkakun e qarjes time. U thashė se para se tė vij nė shtėpinė e Allahut,
kurr nuk kam menduar se aq shumė do ta dua. Gjithashtu u thashė se kam
kancerin. Ato tėrė kohėn ishin me mua dhe nuk mė linin tė vetme. Gjithashtu
kishin marrė leje nga burrat e tyre qė tė qėndrojnė me mua nė xhami. Rrallė
flinim. Kemi ngrėnė sasi tė vogla tė ushqimit, mirėpo kemi pirė shumė ujė
zemzemi. Ashtu siē ka thėnė Muhammedi a.s.: Uji I zemzemit ėshtė pėr atė qė
pihet, nėse e pi me qėllim tė shėrimit, Allahu xh.sh. do tė tė shėrojė. Nėse
e pi pėr shkak tė etjes, Allahu xh.sh. do ta shuajė etjen etj. Atėherė nuk
ka ndier uri. VAzhduam tė bėnim tavaf dhe tė lexojmė shumė Kuran. Ashtu kemi
kaluar ditė dhe netė. Kur erdha nė shtėpinė e Allahut isha shumė e dobėsuar,
ndėrsa pjesa e sipėrme e trupit tim dhe gjinjtė e mi ishin mbushur me
enjtėsira gjaku dhe qelbi. Ajo ishte pėr shkak se kanceri ishte pėrhapur nė
tėrė pjesėn e gjinjėve tė mi. Motrat mė lutnin qė tė pastroj pjesėn e
sipėrme tė trupit me ujė zemzemi, ndėrsa unė kasha frikė qė atė pjesė ta
prek. Kisha frikė tė kujtoj sėmundjen, sepse atėherė sėmundja do tė
prėokuponte mendjen time, nė vend qė tė kujtohem nė Allahun dhe tI dorėzohem
tėrėsisht. Prej atėherė rregullisht laja gjoksin tim, pa prekje direkte tė
pjesės me kancer. Pas pesė ditėve, shoqet e mia insistuan qė tėrė trupin ta
lajė me ujė zemzemi. Nė fillim refuzova. Mirėpo, diēka mė shtynte qė atė ta
bėj. Ngadalė kam tentuar tė kaloj nėpėr pjesėt tė cilat nuk I kam larė, mbi
gjoks. Sėrish kasha frikė, mirėpo sėrish ndjeva fuqinė e cila mė detyroi qė
edhe njėherė tė tentoj. Isha nė hamendje. Pas tentimit tė tretė, detyrova
dorėn time qė tė kalojė mbi pjesėn e sipėrme tė trupit, dhe nė fund, mbi
gjoks. Ndodhi diēka e pabesueshme- nuk kishte mė enjtje tė gjakut dhe qelbit!!!
Nuk mundja tė besoja nė atė ēka ndjeja. Preka edhe njė herė gjoksin tim,
ishte e vėrtetė! Po, ishte e vėrtetė! U dridha. Mė ra ndėrmend se caktimi I
Allahut ishte qė tė bėjė ēfarė tė dojė Ai. E luta njė shoqe timen qė tė
prekė trupin tim me dorėn e saj a ka enjtje. Ajo e bėri kėtė dhe pastaj
bėrtiti: Allahu Ekber!Allahu Ekber! Vrapova te burri im nė hotel, e ngrita
kėmishėn time dhe thashtė: Shiko mėshirėn e Allahut! I tregova se ēfarė
kishte ndodhur dhe ai nuk mund tė besonte. Qante pandėrprerė. Tha: A e di se
mjekėt janė betuar se do tė vdesėsh pėr njė afat prej tri javėve? Unė iu
pėrgjigjesha : Fati ėshtė nė duart e Allahut, qoftė Lartėsuar Ai, askush nuk
di se ēfarė na sjell ardhmėria pėrveē Atij. Qėndruam nė shtėpinė e shenjtė
tė Allahut njė javė, duke falėnderuar Allahun pėr Mėshirėn e Tij tė pafundme.
Pastaj shkuam tė vizitojmė xhaminė e Pejgamberit a.s. nė Medine. Pas kėsaj,
udhėtuam nė Francė. Atje, mjekėt u habitėn dhe u befasuan shumė. A je ti
personi I njėjtė- mė pyetnin. Me krenari pėrgjigjesha: Po, ky ėshtė burri im,
ne iu kthyem Allahut, dhe tash nuk I frikohem askujt pėrveē Allahut. Fati
vjen prej Tij. Mė thonin se unė jam njė rast I veēantė. Ata shprehėn dėshirė
qė tė mė shikojnė pėrsėri. E bėmė sėrish, dhe nuk gjetėn asgjė. Mė pėrpara,
mezi merrja frymė nga tė enjturit. Mirėpo kur shkova nė shtėpinė e Allahut
dhe e luta qė tė mė shėrojė, kanceri u zhduk tėrėsisht. Kėrkova librat pėr
biografinė e Muhammedit a.s., lexova shumė dhe qaja. Kam qarė duke mė ardhur
keq pėr atė qė lėshova nė jetė. Kam lėshuar tė kem dashurinė e Allahut dhe
tė Pejgamberit. Unė, rob I Allahut, e cila ėshtė dashur tė dojė Allahun me
tėrė shpirtin tim, kam harxhuar dashurinė time, tėrė kėto vjet, nė gjėra tė
kota tė kėsaj bote. Kam qarė pėr kohėn e harxhuar larg Allahut, Krijuesit
tim, pėr kohėn tė cilėn tė gjithė duhet ta harxhojmė nė adhurimin e TIj,
duke e dashur sinqerisht, duke shprehur dashurinė ndaj tė Dėrguarit tė Tij,
pasimin e sunnetit tė tij. Lusim Allahun qė tė mė falė mua, burrintim dhe tė
gjithė muslimanėt dhe tė mė pranojė si robe e sinqertė e Tij. Amin!
Pėrktheu
nga boshnjakishtja: Agim Avdiu
|