Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

 

… Lexo me respect te vacant eshte per ty VITINASE… Bekim Memeti …

DITARI I NJE FOSHNJE TE ABORTUAR

 

 

5 TETOR

Me emrin e Zotit, sot filloj procesi i krijimit tim. Prindėrit e mij, ende nuk dijnė gjė pėr mua. Jam e vogėl, jam mė e vogėl se fara e mollės. Nuk kam ndonjė formė tė posaēme, por e ndjej vehten se jam diēka, tek e fundit

edhe njė dramcė buke, buk ėshtė. Unė do tė bėhem njė vajzė, do ti falem Zotit (Krijuesit) tim, do t'i dua prindėrit, lulet...

 

19 TETOR

E ndjej vehten mė tė rritur, por megjithate nuk kam mundėsi tė lėvizė. Nėna ime mė ushqen me gjakun e saj dhe mė strehon nė afėrsi tė zemrės sė saj, por ende nuk din gjė pėr mua.

Kam dėshirė ta shoh jetėn, at jetė qė i gjason ujit tė prandverės, icili aty del dhe aty humbė, kur del tė ēelė plagėn, kurse kur humbė tė ndrynė zemrėn. Do tė kaloj vetėm njė vit, dhe unė do tė buzėqeshi, do tė flas...

"Nėnė" do tė jetė fjala ime e parė, ah sa do ta dua atė.

 

27 TETOR

Sot filloj tė mė punojė zemra. Ajo do tė punojė gjithnjė deri nė vdekje. Unė zemrėn do ta mbushi me dashuri, e dashuria nuk jep veē vehtes dhe nuk merr veē nga vehtja, ajo nuk ka detyrė tjetėr veē tė plotėsojė vetėvehten.

Pėr mua, dashuria do tė jetė jetė pėr shpirtin tim, ashtu sikurse qė do tė jetė ajri jetė pėr trupin tim...

 

2 NENTOR

Cdo ditė po rritem e po zhvillohem. Tash sa kanė filluar tė mė formohet koka, gjymtyrėt... Me kėmbė e me duar do tė lėvizė e do t'i pėrqafė prindėrit e mij, por ende ėshtė heret... Unė pres vetėm njė dritė, pres njė ēast qė tė takohem me nėnėn dhe me krejt familjen pėr tė mos u ndarė kurrė mė...

 

12 NENTOR

Filluan tė krijohen gishtėrinjt e mij. Sa tė vegjėl qė janė, edhe mua mė habisin. Po megjithate jam e gėzuar, sepse shpresoj se nė tė ardhmen do tė mė nevoiten pėr tė luajtur me top, pėr tė mbledhur lule apo pėr tė shkruar. Po, duke shkruar e duke lexuar, ndoshta do tė bėhem njė dietare e njohur nė tokė ashtu siē yjet qė njihen nė qiell.

 

20 NENTOR

Sot nėna ime shkoj nė vizitė tek mjeku. Ajo mori vesht pėr mua, por nuk e di pėrse aspak nuk u gėzua. Unė pas njė kohe tė shkurtė do tė jem nė krahėt e saja. Do ta pėrqafė e do ta dua, tama ashtu siē e ka dashtė nėna e saj ate. Qenka e ēuditshme njeriu, paska nevojė qė gjithmonė ta ketė dikė afėr, ndoshta pėr ta mundė vetminė qė e han.

 

25 NENTOR

Nėna edhe baba nuk dijnė se jam vajzė. Ata ndoshta dėshirojnė njė djalė, apo bineq. Lindja ime do ti befasojė, mbase edhe do t'i gėzojė! Dua t'i pėrngjas nėnės sime. Dua qė tė kem sy tė zi...

 

13 DHETOR

Mė ėshtė pėrsosur fėtyra. Tani edhe mund tė shoh pėr-rreth, por vendi nė tė cilin gjendem ėshtė shumė i errėt. Megjithate jam e kėnaqur sepse vetėm njė kohė e shkurtė mė ndanė prej momentit nė tė cilin sytė e mij, do tė shohin dritėn e dynjasė. Do tė mund tė shoh lojrat e fėmijėve tė tjerė. Do tė shikoj detėra, bjeshkė e bukuri tė tjera natyrore, si do tė jenė ato? Po ti nėnė, si do tė jeshė ti, ah sikur tė shoh qė tani...?!

 

24 DHETOR

Nėnė, unė e dėgjoj rrahjen e zemrės tėnde, po ti nėnė a e dėgjon rrahjen e zemrės sime. Unė do tė bėhem njė vajzė e shėndoshė. Do tė dua ty nėnė, babain... do ta dua jetėn. E di nėnė, ndoshta do tė keshė vėshtėrsi nė lindjen time, por do tė jeshė e lumtur kur tė mė keshė mua. E di se disa nėna tė paqemėr nuk i duan fėmijėt e tyre, por ti nuk je prej tyre, sepse unė dėshiroj tė vij nė jetė, tė fle nė krahėt tua dhe tė kėnaqem duke tė shiquar... Nėnė, a do tė mė duash ti mua, a do tė mė ledhatosh...?!

 

28 DHETOR

Ah, unė paskam qenė vetėm si njė hije qė shpejt e mbulon nata. Nė zemrėn e nėnės sime ende nuk paska prekur dashuria prindore pėr mua, ajo mė dha njė pikė helmi, kurse unė ika pėr tė mos u parė e pėr tė mos e shijuar kurrė jetėn time, tė cilėn edhe unė e deshta aq sa ajo.

Vetėm ai qė lexon nė zemrėn e secilit, mund tė dijė se si e pranova kėtė dhuratė qė ma dhuroj nėna ime. Nėnė, mos derdh lot pėr mua, sepse lotėt tu i gjasojnė shiut tė verės qė zen njėrėn anė tė gunės, e tjetrėn e len thatė. Ti shpreso se do tė vijnė kohra me lule, kurse nė vend tė jetės sime do tė ndizet zhurma e tokės e dheni do tė mė mbajė nė gji. Nuk e di si mendon se do tė jeshė e lumtur pėrtej varrit, pa e shijuar dashurinė time. Dhe mos harro se pas ēdo dėshire tė plotėsuar lindė njė dėshirė tjetėr. Mua nuk mė dhe lirinė tė jetoj, por nuk mė bėre dot tė paqėnun, ngase Zoti mė kirjoj, anipse hepli yt bėri qė unė ta humbi botėn e bota tė mė humbė mua. Zemra duket e madhe, por qenka shumė e vogėl, prej se edhe njė dashuri prindore nuk e mban dot...?!

 

 

 

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@