Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

Fushata kundėr organizatave humanitare islame nė Kosovė
Nga: Nexhat Ibrahimi

 


Loja e standardeve dhe kritereve tė dyfishta ndaj muslimanėve ėshtė e pranishme dhe kohėve tė fundit ėshtė intensifikuar si nė botėn e jashtme ashtu edhe nė Kosovė. Shembulli mė i mirė pėr kėtė ėshtė raporti dhe marrėdhėniet e botės perėndimore por edhe tė vendorėve ndaj organizatave humanitare nga vendet islame nė Kosovė dhe pėrgjithėsisht nė botė, tė cilat janė bėrė ‘nishan’ ideal pėr spekulime tė nduarnduarta, sulme mediale, bastisje, e madje edhe arrestime e burgosje.

Edhe pse nuk ka qenė e dukshme dhe e kapshme pėr tė gjithė, kjo gjendje ishte e pranishme edhe mė herėt, pastaj edhe gjatė luftės, duke bėrė presione indirekte mbi udhėheqėsit vendorė qė t’u shmangen kontakteve me shoqata apo individė nga vendet muslimane. Kėtė e kanė bėrė edhe vetė perėndimorėt, duke penguar vendet muslimane tė ndihmojnė pėr vėllezėrit e tyre nė Kosovė. Por, kjo fushatė, fillimisht e fshehtė, kurse tash e hapur, ka arritė nė opinion e minimizuar. Thėnė mė qartė, kjo fushatė ka qenė e kohėpaskohshme dhe e kamufluar.

Nė ato ēaste tė vėshtira, nė mungesė tė informatave tė vėrteta, pėr perėndimorėt ishte me rėndėsi qė opinioni shqiptar por edhe ai botėror tė krijojė bindjen se ndihma humanitare vjen nga Perėndimi e me qėllim qė Perėndimi tė fitojė simpatinė e popullatės shumicė absolute muslimane nė Kosovė ndėrsa tė krijojė neveri ndaj Lindjes muslimane, duke i trajtuar si popuj terroristė, injorantė, pikėrisht ashtu siē bėnte Serbia me boshnjakėt e veēantė me shqiptarėt.

Skenar i ngjashėm ėshtė zhvilluar edhe pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė kur vendin duhej ndėrtuar, kur tė zhvendosurit duhej tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre dhe tė ndihmohej qė shteti ligjor tė frymojė, organizatat humanitare nga vendet islame ishin nėn rrebeshin e sulmeve dhe nė pamėshirėn e qendrave vendosėse. Kjo fushatė sistematike, e ndihmuar edhe nėpėrmjet paraqitjeve publike dhe shkrimeve tė ndryshme tė kishės katolike dhe tė satelitėve tė saj ndėr renegatėt muslimanė, ka rezultuar me zvogėlimin e shkallėrishėm tė angazhimit tė tyre humanitar e kulturor ndėr ne.

Pėr dallim prej organizatave humanitare nga vendet islame, organizatat humanitare perėndimore kishin dhe kanė pėrkrahjen nga tė gjitha anėt, nga organizatat qeveritare e joqeveritare, nga individėt e deri te grupet e ndryshme dhe numri i tyre nė Kosovė rritet vazhdimisht? Nuk duhet shpėrfillur pyetjen: Pėrse kėto organizata perėndimore nuk ishin tė pranishme nė Kosovė para dhe gjatė luftės nė anėn shqiptare dhe tash a e kontrollon punėn e tyre dikush dhe kujt i japin llogari ato?!? A ka mundėsi t’u thotė dikush atyre se bėn apo nuk bėn kjo punė apo ky aktivitet! Ėshtė bindje e imja se kėto organizata kanė mė shumė liri veprimi nė Kosovė se sa nė vendet prej nga kanė ardhur.

Ngjarja e 11 shtatorit 2001 ishte shkas dhe arsye e shkėlqyeshme, e pėr disa e mirėseardhur pėr ata qė dirigjojnė politikėn botėrore qė presioni mbi organizatat humanitare nga vendet muslimane por edhe mbi tė gjitha vendet muslimane qė tregohen ‘tė rebeluara’ dhe nuk pranojnė ‘tė eksploatohen’ politikisht dhe ekonomikisht, tė shndėrrohet nė sulme tė hapura mbi to, si nė rrafshin botėror, evropian e ballkanik ashtu edhe nė Kosovėn e vuajtur e tė pėrvuajtur. Organizatat humanitare nga vendet islame kudo pėrcillen me vėmendje tė madhe, e madje edhe me bastisje e arrestime tė shpeshta. Nuk qanė kush kokėn qė me kėto veprime shkelen tė drejtat njerėzore me tė gjitha kartat e konventat ndėrkombėtare, dhe askush nuk shtron pyetjen se a ndodh diēka e kėtillė me organizatat humanitare perėndimore (fundamentaliste katolike, fundamentaliste protestante, jehoviste, sataniste, ato sekulariste, laiciste etj).

Shekulli XVIII dhe XIX nė mėnyrė tė tėrthortė, kurse shekulli XX dhe XXI nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė karakterizohet me luftėn pėr fitimin dhe grabitjen e shpirtit tė shqiptarit musliman pėr nevojat (pagano-judeo-kristiane) perėndimore, e nė fund tė fundit, nėse ky pėrfitim i shpirtrave nuk arrihet atėherė sė paku tė krijohet barrierė serioze, skepsė dhe indiferencė ndaj vlerave tradicionale kolektive dhe individuale tė shqiptarėve muslimanė.

Ėshtė e qartė se roli i organizatave humanitare nga vendet islame ėshtė ndėrtimi apo rimėkėmbja shpirtėrore dhe materiale e shqiptarėve muslimanė dhe tė tjerė nė Kosovė dhe kėtė e kanė dėshmuar me ndėrtime tė shumta tė disa dhjetėra shkollave, me ndėrtimin dhe aftėsimin e disa mijė shtėpive tė shkatėrruara, djegura apo tė dėmtuara, disa dhjetėra ambulansave dhe me investimin e disa milionėve dollarė nė klinikėn e Kosovės dhe spitale tjera, me kujdesin permanent tė disa mijė jetimėve nė Kosovė, aftėsimin e disa mijė kursistėve nė gjuhėn angleze, gjermane, arabishte, kompjuterė, internetė, rrobaqepėsi e tė tjera. Ata ndihmuan tė gjitha kėto, e fjala vjen nuk e ndihmuan ndėrtimin e objektit tė ri tė medresesė nė Prizren, e cila me vite zvarritet nė mungesė tė mjeteve materiale, ndonėse me kohė ėshtė konkurruar nė organizatat humanitare muslimane.

Zotrinjė pėrkrahės apo kundėrshtarė, nėse dikush duhet tė jetė i pakėnaqur me praninė e organizatave humanitare nga vendet muslimane, ajo ėshtė organizata vendore e Bashkėsisė Islame, e cila mė sė paku ka pėrfituar nga prania e tyre nė Kosovė, ndonėse potenciali ekonomik e shpirtėror i saj ėshtė pėrgjysmuar. Madje, nė rrafshin doktrinar Bashkėsia Islame ka pėrjetuar pėrzierje nė kompetenca, duke pėrēarė besimtarėt nė baza medhhebore. Mirėpo, pėr kėto kam shkruar mė herėt nė “Diturinė Islame” dhe me kėtė rast nuk do tė flasė. Nėse mendohet se kėto organizata muslimane kanė gabuar, sepse paskan ndėrtuar disa XHAMI tė shkatėrruara apo tė djegura, ėshtė shumė gabim, sepse edhe xhamitė janė pjesė e kėtij populli (dėshiroi apo nuk dėshiroi kėtė ta pranojė elita politike shqiptare e cila ėshtė injorante, indiferente, frikacake dhe gjithnjė laramane) dhe sikur qė ‘presidentėt’ (jo vetėm Rugova) angazhohen pėr kisha e katedrale, pastaj pėr shėnjtėrimin e tė a.q. ‘nėnė Terezės’ e tė Gjergj Kastriotit, pėr ngritjen e bustės pėr imzotėt katolikė, pėr glorifikimin e personaliteteve ortodokse apo katolike shqiptare etj. , ata duhet tė angazhohen edhe pėr xhamitė dhe edhe pėr besimtarėt shqiptarė muslimanė, prej tė cilėve nė fund tė fundit jetojnė nė bollėk dhe luks hiē mė pak se politikanėt e shteteve mė tė zhvilluara botėrore.

A mbahet mend qė njė organizatė perėndimore ndihmoi njė projekt tė Bashkėsisė Islame, tė Medreseve nė Kosovė (mos llogaritė xhaminė nė fshatin Shqiponjė apo nė Pejė apo edhe ndonjė ‘troshė’ e ngjashme, tė ndėrtuara nga perėndimorėt pėr arsyera politike), e tė ngjashme, kurse ėshtė e qartė se kėta sponzorojnė klubet e plesit, ekskursionet nė Perėndim, seksin e lirė e madje edhe heterogjen, nxisin amoralin drejtpėrdrejt me trajnimin si tė bėhet dashuri me ‘kondom’ e jo tė bėhet dashuri sipas vlerave tradicionale, fetare qofshin islame apo kristiane e hebraike, sponzorojnė gazeta, revista, filma, drama, vepra ‘flliqane’, sponzorojnė shpėrndarjen e dhuratave pėr vitin gregorian, pėr ditėn e shtrigave irlandeze, pėr gjithėēfarė ditėsh tė huaja, pėr shqiptarėt pa kurrfarė rėndėsie, shpėrndarjen e librave tė sekteve mė tė ndryshme nėpėr jetimore, ēerdhe fėmijėsh, tregje, shkolla, klube, nėpėr kurse pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja etj. Pra, me pėrjashtime tė vogla, tė gjitha projektet perėndimore nė Kosovė janė tė drejtuara kundėr indentitetit fetar dhe tradicional tė Kosovės, kurse shkenca e politika shqiptare e ndihmojnė drejtpėrdrejt kėtė angazhim perėndimor, ndonėse, besoj, janė tė vetėdijshėm se kjo e ēon Kosovėn nė absurd, edhe nė njė gabim pėrcaktimi, edhe nė njė vonesė, edhe nė njė okuptim tė ri, sepse politika perėndimore ėshtė frytė pagano – judeo - kristian, inkuizicionalo - kryqėtar, kolonialo - neokolonial, modernist - postmodernist, qė Kosovėn do ta shndėrrojė nė njė ‘prostitutė politike’, siē e pohon kėtė pėr njė rast tjetėr dhe me njė rast tjetėr Rozhe Garodi. Ky mendimi imi nuk ėshtė thirrje pėr linē kundėr Perėndimit, por thirrje pėr mirėkuptim ndėrmjet kulturave dhe civilizimeve botėrore, sepse dhuna perėndimore vetėm sa do tė lind dhunė tė re, qė nuk ēon askund. Perėndimi duhet tė gjejė rrugėdalje vetjake pėr krizėn e madhe fetare, morale, ekonomike, sociale, kulturore qė mbretėron nė Perėndim, e jo ta kamuflojė kėtė krizė tė veten komplekse me dhunė pėr t’i verbuar ‘spektatorėt’ me kriza tė njėpasnjėshme nė botė dhe me armiqė tė njėpasnjėshėm nė kohė. Kthimi mirėkuptimit tė ndėrsjellė ēon kah zgjidhja e problemeve. Perėndimi posedon fuqi materiale, kurse Lindja posedon fuqi shpirtėrore. Njėra pa tjetrėn do tė dėshtojnė. Tė dyjat do tė sjellin mirėqenie dhe rehati pėr tė gjithė.

Islami nuk njeh Lindje dhe Perėndim, Jug dhe Veri nė kuptimin perėndimor. Islami njehė njeriun dhe botėn pėrreth si tėrėsi, vlerat njerėzore, pa pėrparėsi racash, gjuhėsh, kombesh, ku tė gjithė kanė tė drejtė njėsojė.

 

 

 

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@