Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Konflikti aktual mė i keq se sa lufta e ftoftė
Nga: Dr. Mahadir Muhammed, Kryeministri i Malejzisė


Kjo konferencė nė Kuala Lumpur, e para nė kėtė shekull apo mė mirė me thėnė nė mileniumin e ri, mbahet nė kohėn mė kritike. Bota sot jeton nė frikė. Ata frigohen nga gjithēka.

Ne kemi frikė tė fluturojmė, frikė nga disa shtete; frikė nga aziatikėt mjekrrosh, frikė nga kėpucėt e pasagjerėve nė avion; nga letrat, nga pluhuri i bardh. Shtetet e akuzuara pėr strehim tė terroristėve, popujt e tyre, tė pa fajshėm apo fajtorė, frigohen gjithashtu. Ata frigohen nga lufta se do tė vritėn apo gjymtohen nga bombat e hedhura mbi ta dhe raketat e lėshuara prej qindra milė larg nga forcat e pa para. Ata frigohen sepse mund tė bėhen pjesė pėr tu vrarė sepse kanė ndodhur nė rrugėn e shkatėrrimit tė vendit tė tyre.

Pėrgatitjet dhe masat pėr tė garantuar sigurinė vazhdojnė furishėm. Me triliona dollar shpenzohen nga bota pėr armė tė reja, teknologji tė re dhe strategji tė re; vendosja e forcave dhe inspektorėve nė mbarė botėn. Ata qė nuk mund ta arrisin kėtė masė sigurie duhet thjesht tė presin fatin e tyre dhe tė mbėshteten tek Zoti. Por, krahas gjithė kėsaj sulmet terroriste janė bėrė aty ku mė sė pakti ėshtė pritur, duke vrarė prapė njerėz tė pafajshėm. Prapė nuk ka siguri qė njeriu familjar i veshur mirė dhe i pastėr nė kojshinė e vet, se nuk do tė bėhet edhe njė rrėmbyes qė do tė pėrplas mjetin fluturues tė tij nė ndonjė ndėrtesė duke vrarė njerėz.

Ndėrkohė ekonomia botėrore ka ra dhe nė disa raste ėshtė dobėsuar shumė duke futur disa shtete ndėr fuqitė e madhe. Vende pune ka gjithnjė e mė pak kurse varfėria shtohet bile edhe nė vendet e pasura. Ska investime nė vende tė huaja apo nė shtėpi. Kėrcėnimi i luftws ka ngritur shumė ēmimin e naftės, duke shtuar kufijtė ekonomike dhe sociale nė vendet e varfėra.

Ndihma pėr tė varfėrit praktikisht ėshtė ndėrprerė kurse huazimet janė ndaluar duke bėrė qė vendet e varfėra tė dėshtojnė.

Me tė vėrtetė bota ėshtė nė njė gjendje tė tmerrshme, gjendje mė e vėshtirė se sa gjatė konfliktit lindje-perėndim, gjatė luftės sė ftoftė. Tė gjitha shpresat tė lindura mbas pėrfundimit tė luftės sė ftoftė janė zhdukur dhe, me terroristėt dhe anti terroristėt duke u fryrė qorrazi nė luftėn e tyre kundėr njėri tjetrit edhe nuk do tė kthehen ato shpresa pėr njė kohė tė gjatė.

Patjetėr ne duhet tė pyesim vetveten pėrse kjo po ndodh nė botė. Pėrse ka terrorizėm? A ėshtė e vėrtetė qė muslimanėt janė tė lindur terrorist pėr shkak tė mėsimeve tė njė profeti i cili ka qenė terrorist? Atėherė si mund tė shpjegojmė masakrat, inkuizicionin dhe holokaustin qė karakterizojnė Evropėn krishtere pėr afro 2000 vjet? Pėrse Jahuditė vendosėn qė tė gjejnė strehim tek muslimanėt sa herė qė Evropa krishtere i persekutoi ata? A thua popujt kerkojnė strehim nė vendet e terroristėve? A tingėllon pak sa e ēuditshme?

Gjithashtu edhe krishterėt janė terrorizuar por jo nga muslimanėt por nga krishterėt e tjerė qė i kanė akuzuar ata si heritikė. Ata janė presukutuar, torturuar, djegur nė huj pėr sė gjalli pėr shkak tė besimit dhe gjithashtu janė detyruar tė emigrojnė. Duket se muslimanėt nuk kanė patur monopol mbi terrorizmin, patjetėr qė jo nė masė tė holokaustit, masakrave dhe inkuizicionit.

Pra nuk mund tė jetė qė muslimanėt janė i vetmi shkak i gjithė kėtyre problemeve. Nė qoftė se nuk janė atėhere ėshtė pėrleshja civilizimeve, pėrleshja e civilizimit islam dhe ati jahudo-krishtere, kjo ėshtė shkaku.

Sinqerisht unė nuk e besoj kėtė. Sinqerisht kjo ėshtė pėr shkak tė ringjalljes sė tiparit evropjan pėr tė dominuar botėn. Dhe, shprehja e kėtij tipari pėrfshin padrejtėsinė dhe shtypjen e popujve tė origjinave dhe ngjyrave tjera.

Nėse mendojmė pėr tė kaluarėn do tė shohim se nuk ka pas fushatė sistematike terroriste jashta Evropės derisa evropjanėt dhe jahuditė krijuan shtetin jahudite nga toka palestineze. Aksidentalisht, terrorizmi ėshtė pėrdorur pėr tė parėn herė nga Haganah dhe Irgun Zvai Leum pėr tė bind Britanezėt qė tė themelojnė Izraelin. Palestinezėt me atė rast u perzunė nga shtėpitė dhe vendi i tyre pėr tė jetuar nė kampe tė mjera refugjatėsh qė mė shumė se 50 vjetė.

Ėshtė lufta e Palestinezėve pėr tė rimarr tokat e tyre ajo qė ka rėnė; nė fillim luftė konvencionale pastaj protestė civile dhe eventualisht demostrata tė dhunshme. Izraelitėt kėrkuan ndihmė nga Evropa si shpėrblim pėr tė harruar krimet evropjane tė bėra ndaj tyre nė tė kaluarėn.

Tė dėshpėruar palestinezėt nė fund iu kthyen asaj qė pėrshkruhen si akte terrori. Me tė drejtė, kjo dėnohet nga bota. Por bota nuk dėnon si akte terrori aktet e tmerrshme tė Izraelitėve; masakrat nė Sabra dhe Shatila, gjuajtjet dhe vrasjet e fėmijėve, pėrdorimin e fishekėve tė zbrazėt uraniumi, bulldozimin e shtėpive Palestineze me banues brenda, helikopterėt gjuajtės, etj. Dhe Izraeli tani po kėrcėnon qė do pėrdor armė nukleare.

Kjo zhurmė e standardeve dyfishe ėshtė ēfarė xhindos muslimanėt, i tėrbon ata nė atė masė pėr hedhjen e sulmeve tė tyre terroriste. Nėse Iraku ėshtė i lidhur me Al–Kaiden, a nuk ėshtė mė logjike pėr tė lidhur shpronėsimin e tokės Palisteneze dhe persekutimin dhe shtypjen e Palestinezėve me 11 Shtatorin? Nuk janė dallimet fetare qė zemėruan sulmuesit e Qendrės Tregtare Botėrore.

Ėshtė thjeshtė simpatia dhe zemėrimi mbi shpronėsimin e tokės Palestineze, mbi padrejtėsinė dhe shtypjen e Palestinezėve dhe Muslimanėve ēdokund. Nėse njerėzit e pafajshėm tė cilėt vdiqėn nė sulmet nė Afganistan, dhe ata tė cilėt vdiqėn nė mungesė tė ushqimit dhe ndihmės mjeksore nė Irak, janė konsideruar viktima, a nuk janė 3,000 tė cilėt vdiqėn nė Nju Jork dhe 200 nė Bali gjithashtu viktima, vdekjet e tė cilėve ishin tė nevojshme pėr sukses nė operacione?

Aktualisht jeta e ēdo individi ėshtė e shenjtė, ska rėndėsi nėse personi ėshtė mik apo armik. Ja pse lufta nuk ėshtė zgjidhje . Diskutimi i bazuar nė kush mund tė vras sa mė shumė njerėz me qėllim qė tė nxirret kush ėshtė fitimtari dhe kush i humburi, me qėllim qė tė determinohet kush ka tė drejtė dhe kush gabim ėshtė primitive dhe nuk flet mirė pėr tė ashtuquajturėn niveli i lartė i civilizimit qė kemi arritur.

Madhėshtia e njė kombi duhet tė bazohet nė kulturėn qė ēmon cilėsitė e larta morale, estetikėn, diturinė, dhe arritjet nė shkencė. Fatkeqėsisht mijėra vjet pas kohės sė gurit ne prapė masim madhėshtinė e njė kombi me kapacitetin pėr tė mbytur sa mė shumė njerėz.

Por shtypja dhe padrejtėsia nuk ėshtė kufizuar nė luftė dhe vrasje njerėzish; ka shtypje nė pėrhapjen ideologjike. Ne jemi tani tė lejuar vetėm qeveri me sistem demokratik. Ne pranojmė qė deri tani ėshtė sistemi mė i mirė pėr qeverisje. Por vėrja e sanksioneve, njerėz tė uritur, mohimi i hyrjes sė ilaēave me qėllim qė me forcė tė pranohet demokracia vėshtirė duken demokratike. Aktualisht miliona kanė vdekur pėr shkak tė moskonvertimit nė kėtė fe tė re. Dhe miliona tė tjerė po vuajnė sepse ata janė tė paaftė pėr ta futur demokracinė nė punim, pėr shkak tė pėrfundimit nė anarki.

Tė lehtėsuar nga nevoja pėr tė konkuruar me komunistėt, tregtarėt e lirė kapitalist nuk tregojnė mė fytyrėn e dashur. Lakmia e tyre nuk njeh kufi. Ata duan qė shtete tė cilat kanė luftuar shumė pėr tė fituar pavarsinė, pėr ta dhėnė atė pavarsi, tė ju lejojnė kapitalistėve hyrje tė lirė tė bėjnė ēfarė tė duan me ekonominė e kėtyre shteteve. Ata e thėrrasin kėtė konkurencė tė lirė. Siē bashkohen dhe fitojnė njėri tjetrin, ata bėhen gjigantė tė llahtarshėm kundėr sė cilėve bizneset e vogla nė shtetet e zhvilluara nuk do tė jenė nė gjendje tė konkurojnė. Ēfarė kuptimi ka kunkurimi ku nuk mund tė fitosh aspak. Nė fund pak nga kėta pėrbindėsh do tė kontrollojnė tė gjithė botėn.

Gjė e mėrzitshme ėshtė qė ata nuk bėjnė mė tepėr se mashtrim dhe korrupsion. Dhe ne e dime qė mund tė dėshtojmė. Kemi parė sa mahnitshėm ata dėshtojnė, duke humbur 100 bilion dollar nė njė vit. Dhe kjo ėshtė vetėm njė korporatė.

Janė tregtarėt mashtrues tė qarkullimit tė cilėt kanė shkatėrruar ekonomitė egjysmės sė botės, kanė nxjerrur dhjetra miliona nga puna, falimentuan banka dhe mijėra biznese, shkaktuan shkatėrrimin e qeverive dhe fundėrruan anarkinė – tė gjitha kėto sa qindra individ mund tė bėjnė miliona pėr veten e tyre.

Tani i pasuri nuk jep mė ndihmė. Ata gjithashtu nuk huazojnė. Dhe gjatė gjithė kohės agjencitė internacionale qė ata kontrollojnė mundohen tė mbysin shtetet e varfėra qė janė nė borrxhe tė thella e qė sulmohen nga manipuluesit lakmues tregtar.

Kontrasti mes tė pasurit dhe tė varfėrit bėhet mė i madh ēdo ditė. I pasuri ka tė ardhura pėr frymė mė shumė se 30,000 dollar, dhe i varfėri vetėm 300 dollar. Megjithatė i pasuri don tė shtryll nga i varfėri edhe pikėn e fundit tė gjakut. Kjo ėshtė ēfarė e shqetėson botėn sot, kjo shypje e tė varfėrit; kjo padrejtėsi, kjo pabarėzi. Tė fėrkosh kripė nė blagė, tė varfėrit gjithmonė i ėshtė thėnė qė atyre u mungon transparenca dhe qeverisja e mirė, ata nuk rrespektojnė tė drejtat e njeriut, nuk pėrkrahin lirinė e fjalės, lirinė e shtypit e kėshtu me rrallė, kur nė fakt tė pasurit i mungon transparenca, i cili nuk rrespekton tė drejtat e njeriut, tė cilėt pengojnė tė drejtat tona pėr tė thėnė tė vėrtetėn se ēfarė po bėjnė, tė cilėt pėrdorin shtypin pėr tė fshehur prapėsitė dhe pėr tė thėnė gėnjeshtra. Si tjetėr mund tė interpretojmė operacionet e fondeve mbrojtėse dhe tregtarėt tė qarkullimit, sanksionet dhe bombardimet sistematike tė shteteve tė caktuara, varfėrimin e tė varfėrit, dhe censurimin e lajmeve si dhe reportazheve tė shtrembėruara dhe fallsifikuara pėr Jugun?

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@