Drejtėsi gjinie, jo barazi gjinie
Nga: Khalid Baig
Muslimanėt janė dėshmitar tė sė Vėrtetės pėr njerėzimin. Ėshtė detyrė mbi ta
tė mbėshtesin atė qė ėshtė e drejtė. Kjo ėshtė njė pėrfundim logjik i
besimit dhe dashurisė pėr njerėzimin.
Pėr nevojė tė sigurimit tė vetes, duhet qė tė tjerėt tė jenė tė informuar
rreth asaj qė ėshtė e drejtė. Ne jetojmė nė njė botė ku mendimet dhe aktet
tona influencojnė tė tjerėt; kur njė grup njerėzish nuk thėrrasin tė tjerėt
nė rrugėn e drejtė, ata vetė bėhen target i shtytjes sė vetes qė tė ndjekin
rrugė tė tjera.
Rezultatet e neglizhencės sonė kolektive nė kėtė ēėshtje ndodhen gjithkund
pėrrreth nesh. Fushata ndėrkombėtare tė bėra nė emėr tė tė drejtave tė grave
dhe barazisė gjinore, tė cilat kanė fitura rėndėsi kohėt e fundit, ėshtė njė
shembull i kėsaj.
Barazia ėshtė justifikim dhe parullė ēorientuese (mashtruese). Por, ēfarė
aktualisht ėshtė kuptimi i barazisė? Nė matematikė, dy variable mund tė
shkėmbehen duke mos ndikuar rezultatin nė asnjė mėnyrė. Nė qoftė se burrat
dhe gratė janė tė barabartė nė kėtė kuptim, atėhere gruaja mund tė bėjė ēdo
gjė qė njė burrė mund tė bėj, dhe nė tė kundėrtėn. Ju mund tė zėvėndėsoni
njėrin pėr tjetrin ēdokund. Kėshtu qė gruaja mund tė bėhet shofere kamioni,
minator qymyrguri, roje burgu, apo ēfarė tė doni juve. Ngjashėm, burri mund
tė bėhet zotėri mami, duke zėvėndėsuar nėnėn nė kujdesjen e fėmijėve.
Kjo barazi matematikore mes burrave dhe grave ėshtė qartėsisht absurde.
Nevojitet vetėm tė shohim diferencat biologjike dhe psiqike mes burrave dhe
grave. Por, akoma, kjo ėshtė saktėsisht rrugė qė e ashtu quajtura fushata e
barazisė gjinore ka parė verbėrisht. Kjo ka pėr qėllim zėvėndėsimin e
relacioneve plotėsuese mes burrave dhe grave me atė tė kundėrshtimit.
Civilizimet dhe shoqėritė qė nėpėr shekuj refuzuan tė konsiderojnė gruan si
qėnje njerėzore, apo ti japin asaj tė drejta, tani kanė shkuar nga njė
ekstrem nė njė tjetėr. Islami kurrė nuk ka pasur tė bėjė me kėshtu lloj
marrėzirash. Atėherė kur gratė nuk kishin tė drejta nė botė, Islami
deklaronte: Dhe gratė duhet tė kenė tė drejta tė ngjajshme me tė kundėrtit e
tyre, sipas asaj qė ėshtė e drejtė. (El-Bekare, 2:228)
Ky urdhėr i Islamit qėndron edhe sot dhe do vlej edhe pėr tė ardhmen. Tė
drejta tė ngjashme, jo tė drejta tė njėjta. Kualitet dhe jo kuantitet
(barazi cilėsore, jo sasiore). Sė bashku burrat dhe gratė janė tė barabartė
nė humanizmin dhe dinjitetin e tyre; nė pėrgjegjėsinė e tyre para Allahut;
nė pėrgjegjėsinė e tyrė pėr kryerjen e punėve tė pėrcaktuar dhe tė gjykohen
sipas plotėsimit tė tyre.
Megjithatė, detyrat e caktuara nuk janė tė njėjta. Atyre u ėshtė dhėnė
aftėsi tė ndryshme nga Krijuesi i tyre; detyrat janė tė bazuara nė ato
aftėsi.
Ky ndryshim nuk ėshtė njė gabim qė nevojitet tė rregullohet, ėshtė parim i
vetėm pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė shendosh dhe tė suksesshme. Islami
liron gruan nga tirania moderne qė e detyron atė tė bėhet burrė qė tė ketė
kuptim tė vetėvlefshmėrisė dhe arritjes.
Nėse Muslimanėt e kanė bėrė detyrėn e tyre tani do tė pyeteshin pėr tė
drejtat univerasale tė gruas siē janė dhėnė nga Islami, nė pėrgjithėsi tė
injoruara nė perėndim. Tė bazuar nė kontributin tonė tė zymtė, dhe nė
bisedėn aktuale ky do tė ishte njė akt revolucionar dhe liberal. Deklarata e
pėrgjithsme Islamit pėr tė drejtat e grave do tė pėrfshinte edhe pikat qė
vijojnė:
1. Krijuesi i ka dhėnė burrave dhe grave dinjitet, por forcat e imoralitetit
dhe tė keqes e kanė sulmuar atė nė shumė rrugė. Njė nga sulmet shkatėrruese
ėshtė pornografia. Ajo ėshtė njė ofendim i respektit dhe nderit tė gruas.
Ajo shkakton njė atmosferė ku krime tė tjera kundėr tyre bėhen tė mundura.
Nė disa shtete pornografia ėshtė industri shumė-biliona dollarėsh, dhe kėto
shtete janė duke eksportuar kėtė ndyrėsi edhe nė pjesė tė tjera tė botės.
Teknologjitė e reja, sidomos Intėrneti ėshtė bėrė medium pėr furnizim tė
kėsaj ndyrėsie duke i krijuar ēdokund moralit njė kanosje serioze.
Pornografia duhet tė refuzohet, dhe tė gjitha tregjet respektive tė shpallen
tė paligjshme siē ėshtė ndaluar droga si diēka e rrezikshme.
2. Prostitucioni duhet tė pranohet si njė akt i urryer i shfrytėzimit tė
gruas. Kushdo qė nuk e pranon kėtė, thirrja e tij pėr pėr respektimin e tė
drejtave tė gruas nuk mund tė merret me seriozitet.
3. Janė burrat, bijėt, baballarėt, bashkėshortėt dhe vėllezėrit qė mbrojnė
dhe furnizojnė nėnat, bijat, bashkėshortet dhe motrat e tyre. Islami e liron
gruan nga skllavėrimi jashtė shtėpisė, kėshtu qė ajo mund tė udhėheq pjesėn
mė tė mirė tė perandorisė. Tė gjitha pėrpjekjet pėr tė zhvatur kėtė liri dhe
sigurim ekonomik nga gratė, duke i forcuar ato jashtė vendit tė paqes dhe
dinjitetit shtėpiak, nė tregun punėtor tė vrazhdė dhe shpesh mizor, duhen tė
ndalohen.
4. Amvisėria ėshtė njė detyrė shumė e nderuar dhe pėrgjegjėsi serioze; ėshtė
bazė pėr njė shoqėri tė shėndoshė. Shoqėritė qė nuk tregojnė rrespekt pėr
drejtimin e shtėpisė, humbasin drejtuesit e shtėpisė e cila tė ēon nė shtėpi
tė shkatėrruara dhe shoqėri tė prishura. Nėnēmimi i detyrės sė drejtimit tė
shtėpisė ėshtė anti-familjare dhe anti-shoqėrorė; kjo duhet tė shqyrtohet
dhe frenohet.
5. Ėshtė e drejta e gruas muslimane tė vishet me modesti, tė veshė hixhab
dhe tė refuzojė tė zhvishet pėr ekspozim. Kjo e drejtė duhet tė pranohet
botėrisht dhe ēdo pėrpjekje qė kufizon kėtė tė drejtė duhet gjithashtu tė
njihet si diskriminim religjioz dhe/apo persekutim.
6. Ndodhet vetėm njė form legjitime e familjes, ajo e cila ėshtė krijuar nga
njė bashkim legjitim mes burrit dhe gruas, siē ėshtė lejuar nga tė gjitha
fetė e shpallura. Ēdo form tjetėr jo vetėm qė ėshtė jomorale, por gjithashtu
i shkakton kėrcėnim serioz njerėzimit.
7. Familjet duhen tė mbrohen nga ndėrhyrje tė jashtme, sidomos ndėrhyrje nga
instuticione shtetėrore apo joshtetėrore. Kjo gjithashtu pėrfshin ndėrhyrjen
me pretekst tė tė dhėnurit tė ndihmės. Pėr zgjidhjen e grindjeve tė
familjes, Islami sygjeron proēedorė tre fazash:
Tė zgjidhet konflikti me tė shtėpisė (brenda shtėpisė).
Tė zgjidhet brenda familjes duke futur tė moshuarit nga familja e burrit dhe
tė gruas.
Si shpėtim i fundit, tė zgjidhet nė gjygjet ligjore.
Nė kėtė trajtim ndodhet njė urtėsi e madhe. Hazreti Omari (r.a) nė njė
direktivė dhėnė Kadisė (gjykatėsit) thotė: Drejtoni grindjet familjare tek
familjet (kėshtu qė ata mund ti zgjidhin ato brenda tyre me ndihmėn e tė
vjetėrve), sepse vendimet e gjykatėsit krijojnė urrejtje dhe ligėsi.
Injorimi i njė skeme tė tillė mund tė lėndojė vetėm familjet qė ky plan i ri
pretendon ti ndihmojė.
Islami nuk thėrret verbėrisht nė barazinė gjinore; gratė e kėqija nuk mund
tė jenė tė barabarta me gratė e mira, dhe as burrat e kėqij tė jenė superior
ndaj grave tė mira.
Perktheu nga anglishtja Ilda Sadriu
|