Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

LUMENJTĖ DHE URAT 

Kim Mehmeti


Maqedonia ėshtė ėndėrr qė ka mbetur pezull mbi kufirin qė e ndanė "tė kaluarėn e errėt" tė njėmendėsisė sė deridjeshme dhe "demokracisė e sotme tė ndritshme". Ajo gjithnjė e mė shumė ėshtė njė copė toke, ku janė gėrshetuar shumė ėndrra etnike, ku dominojnė kėto dy kolektivitete mė tė mėdha nė numėr: maqedonasit etnikė dhe shqiptarėt. Dhe si e tillė, sajesa shtetėrore e nacional-romantikėve tė vonuar, Maqedonia, mbetet ėndėrr e largėt dhe e zbehtė.


Kohėrat e pasluftės u ngjajnė atyre pas pėrmbytjeve tė mėdha kur avullohet uji, por mbetet balta ngjitėse, nėpėr tė cilėn ėshtė e vėshtirė qė tė ecėsh. Kohėrat e pasluftės u ngjajnė kohėrave pas vėrshimeve edhe nga fakti se rrėzohen tė gjitha urat dhe duhet kohė e pėrpjekje qė tė ripėrtrihet komunikimi i mėparshėm. Maqedonia sot gjendet e zhytur pikėrisht nė baltėn e kėtyre kohėrave, nė lloēin e mosbesimit ndėretnik, nė lymin e partizimit tė tė gjitha sferave tė jetesės, pėrfshirė kėtu edhe ato ku i ėshtė ndaluar hyrja politikės sė ditės, siē janė kultura, arsimi, shėndetėsia... Nėpėr Maqedoni pėrhapet duhma e padurueshme e njė shoqėrie ku ēdo gjė ėshtė zhvendosur nga binarėt e normales, ku kalben normat minimale tė moralit shoqėrorė, ku ėshtė varrosur vetėdija se aty ku shteti ėshtė projekt i parcijalizuar partiak, ai mbetet pėrgjithmonė si mozaik i shėmtuar, i pakompletuar me tė gjithė katrorėt dhe nuancat qė e pėrbėjnė atė. 


Kohėrat e pasluftės u ngjajnė atyre pas vėrshimeve tė mėdha, se janė pėrplot me rrėmujė: tė gjithė vrapojnė qė tė kumtojnė diēka, tė gjithė duan qė tė tregohen si personazhe tė rėndėsishėm nė ngjarjet vendimtare, shtyhen mes veti qė t'i kap objektivi i historisė, ku do tė mbetet i shėnuar portreti grupor i fituesėve. Por, Maqedonia, e cila pėr shumėēka ėshtė njė shtet i ēuditshėm dhe qė duket se maqedonasit etnikė e duan vetėm "pėr inat tė shqiptarėve", kurse kėta tė fundit "nuk e japin" vetėm qė tė "plasin maqedonasit", me luftėn dėshmoi se nė kėto hapėsira mund tė krijohet shtet edhe me pėrzierjen e diletantizmit politik, pseudointelektualizmit dhe aviacionit ushtarak me pilot tė huazuar nga Ukraina. Nė kėtė sajesė tė ēuditshme shtetėrore, ku shumica e banorėve janė tė sėmurė kronikė nga mbamendja e shkurtė, nuk duhet pritur asgjė mė shumė sesa nga njė "luftė e vogėl" tė lind njė histori e dyfishtė "madhore" , qė do ta kremtojnė tė dy taborret e heronjėve dhe dy palėt fituese: maqedonasit etnikė, qė nė harxhim tė shtetit u ngrenė pėrmendore "mbrojtėsve" tė tyre (lexo: policėve dhe ushtarėve) dhe shqiptarėt, tė cilėt me qiftelit private, pėrmes kėngėve, i madhėrojnė "ēlirimtarėt" e tyre (lexo: pjesėtarėt e UĒK). Nė mesin e dy tė vėrtetave diametralisht tė kundėrta dhe kapitujve tė lavdishėm tė historisė bashkėkohore, mbetet pezull dhimbja pėr jetėrat e humbura, pasiguria pėr tė nesėrmen dhe eksplodimet e rregullta tė natės sė "kashikarave" dhe mjeteve tjera eksploduese, qė janė bėrė pjesė e pėrditshmėrisė nė shumė vendbanime nė Maqedoni, e cila edhe mėtej mbijeton si shteti me stazh mė tė shkurtėr tė shtetformėsisė nė Ballkan, por me ambicje afatgjata qė tė mbetet nė hartėn e kėtij gadishulli. Pra, shtet ku ekzistojnė dy botėra dominante paralele: ajo e shqiptarėve etnikė dhe e maqedonasve etnikė. Ku gėlltitet dozė e madhe e politikės ditore dhe ku partizohen edhe ēerdhet e fėmijėve, shkollat, spitalet..., e lere mė Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve, e cila kohėve tė fundit ėshtė nė kėrkim tė tre-katėr shqiptarėve "vullnetarė", qė do tė bėheshin anėtarė tė saj, qė tė plotėsonte atė qė nuk e ka bėrė gjatė pesė dekadave, kur bileta mė e rėndėsishme hyrėse nė kėtė institucion elit ishte pėrkatėsia partiake. Edhe kjo nismė e re "demokratike" e Akademisė Maqedonase me siguri ėshtė inicuar nga qarqet partiake, prandaj vėshtirė se gjenden "kandidatė potencialė" qė ta shfrytėzojnė kėtė pako-ofertė dhe tė bėhen akademikė. Aq mė shumė kur kjo iniciativė aktualizohet tani kur disa qarqe shqiptare kumtuan se ėshtė rendi qė pas Universitetit tė Tetovės, tė formojnė edhe Akademinė e tyre tė Shkencave dhe Arteve. Mbase edhe kėrkesė e arsyeshme, mirėpo e kanosur nga rreziku qė atė ta realizojnė njerėzit qė sė pari do tė bėhen akademikė e pastaj shkenctarė dhe artistė. Siē ka ndodhur dhe siē ndodh shpesh me institucionet tona ,tė cilat edhe mėtutje do t'i themelojmė "privatisht", sepse pėrfaqėsuesit tanė politikė mendojnė se institucionet pushtohen vetėm nėpėrmjet kabineteve ministrore dhe sekretareshave me fund tė shkurtėr. 


Maqedonia pėr shumėēka ėshtė pasqyrė ku shihet fytyra e njėmendtė e Ballkanit. Nė kėtė vend ende askush nuk e di se cilat janė vlerat kulturore tė kėtij shteti: ato qė krijohen nė shumė gjuhė ose vetėm ato qė kanė parashenjėn e etnisė maqedonase. Askush nuk ėshtė pėrgjigjur nė pyetjen se kush janė subjektet e letėrsisė maqedonase: tė gjithė krijuesit nė kėtė shtet apo vetėm ata qė shkruajnė nė gjuhėn maqedonase. Prandaj edhe ndodh qė, pėr shembull, ministri i kulturės tė punėsojė dhjetėra kėshilltarė artist maqedonas dhe asnjė shqiptar, qė kėto "deshnit" tanė partiakė tė mos shohin se edhe ma paratė tona investohet pėrkthimi i veprave tė autorėve maqedonas pėr t'u plasuar nė botė, duke mos u pėrkthyer asnjė libėr i autorėve shqiptarė, me ēka dhe pėr ēdo ditė zhduken standardet estetike dhe promovohen ato etnike, gjegjėsisht standardet e "sokakut" tonė, qė e fshehin tė vėrtetėn se pėr ēdo vlerė artistike edhe pėr krijimtarinė letrare rėndėsia e adresės e treguar pėrmes emrit dhe pėrkatėsisė etnike tė autorit ėshtė proporcionale me vlerat estetike tė veprės, e jo e kundėrta. 


Se sa Maqedonia ėshtė njė vend i brishtė, i ndarė etnikisht dhe larg ėndrrės sė vetė pėr stabilitet, kjo mė sė miri mund tė ndjehet nė kryeqytet nė Shkup. Jo vetėm se Ura e Gurit qė nuk ėshtė mė ajo e dikurshmja (disa rinovues ambiciozė dėshmuan atė qė ėshtė e mundshme vetėm nė Ballkan nga njė margaritar arkitektonik, i ruajtur me shekuj, qė ishte emblemė pėr Shkupin, tė bėnin njė "mė tė vjetėr dhe mė tė bukur", mirėpo jo urė, por monstrum), por sepse nė tė mė nuk janė disa romė tė vegjėl qė dikur nxirrnin mėditjen nė formė tė lėmoshės multietnike nga ata qė shkonin nga pjesa jugore drejt asaj veriore tė Shkupit dhe anasjelltas. Pra, edhe ata lypės tė vegjėl simpatikė tė Urės sė Gurit, vlerėsuan se urat mbi Vardar tashmė njė kohė tė gjatė nuk shėrbejnė pėr tė kaluar lumin, se urat - janė komunikimet mė jofitimprurėse, prandaj e kuptuan se doemos duhej qė tė vendosnin cilit breg t'i takonin, nė cilėn mėshirė njėetnike tė bazonin tė ardhshmen e vetė nė atė shqiptare, nė pjesėn veriore tė Shkupit ose maqedone, nė pjesėn jugore tė kėtij qyteti. Thjeshtė, Vardari, i cili e ndan Shkupin nė dy pjesė identike, i ngjan lumit, urat e tė cilit nuk ka kush t'i tejkalojė, qė i kanė humbur lypėsarėt dhe kalimtarėt. Sepse, kaherė maqedonasit vėshtirė se vendosin qė ta vizitojnė Ēarshinė e Vjetėr dhe Bit-Pazarin, kurse shqiptarėt duket se as nuk shohin se ēfarė ndodh nė Sheshin Maqedonia, matanė lumit.


Jo njė herė nė tė kaluarėn por edhe sot, fatin e Ballkanit e pėrcaktuan ata qė rrėzonin ura, qė dėshironin lumenjtė tė ngelnin pa ura, por rrallė ka ndodhur qė tė ketė ura e tė mos ketė kalimtarė. Prandaj Ura e Gurit mbi Vardar, nė Shkup, e mbetur pa kalimtarėt e vetė, mbase e rrėfen versionin e dytė tė tė njėjtit rrėfim, qė ka lidhje me Urėn e rrėzuar nė Mostar. Tė gjithė kėto ura, ato qė janė rrėnuar dhe ato qė kanė mbetur pa kalimtarė, e theksojnė legjendėn e njohur qė e tregojnė gati tė gjithė popujt e Ballkanit, e cila flet pėr vėshtirėsitė qė ndėrlidhen me ndėrtimin e urave: pėr vėllezėrit tė cilėve gjatė natės u rrėzohej gjithēka qė e ndėrtonin ditėn, derisa nuk e flijuan nė themelet e urės nusen mė tė bukur tė vėllaut mė tė vogėl. Legjendat ndonjėherė janė fryt i pėrpjekjeve kolektive pėr gjėrat e paarritshme, bėhen si tentativa kolektive qė rrejshėm tė vidhen vlerat qė nuk i posedon ai kolektivitet, si nė rastin konkret, pra gatishmėrinė hyjnore tė "vėllezėrve" ballkanas qė tė murosin nė themelet e urave gjėnė mė tė bukur qė e posedojnė dhe asgjė tė mos kėrkojnė si kundėrvlerė.


Ballkani ėshtė vend legjendash, kurse Maqedonia pėr shumėēka do tė mbetet pjesė e "legjendės" ballkanase. Nėse jo pėr diēka tjetėr atėherė pėr shkak tė dymbėdhjetė viteve tė kaluara, kur gjithēka shkatėrrohej dhe kalbej nė Maqedoni, pėrveē "fabrikės" tė quajtur "marrėdhėnie ndėretnike", qė mundėsonte profit tė lartė pėr politikė ditore, prodhonte pakufi politikanė, analistė, kolumnistė dhe intelektualė, kompetenca e tė cilėve bazohej nė analizimin e ēdoditshėm tė marrėdhėnieve shqiptaro-maqedonase. E gjithė kjo zhurmė njėdekadėshe rreth asaj se kush ėshtė "pronar nė shtėpi", mori dimensionet e "turbo-folkut" serb, ku vlen rregulli shumė kėngėtarė e pak muzikė! Dhe doemos duhej tė kulminonte me "paraqitjen shkencore" pėr zgjidhjen e kėtij problemi qė buroi nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve nė formė projekti pėr "ndėrrim human tė territoreve dhe tė popullatave" ndėrmjet Maqedonisė dhe Shqipėrisė. "Dialogu" njėdekadėsh partiakė dhe medial shqiptaro-maqedonas rezultoi edhe me "mini luftėn" e vitit 2001 si dhe me kryqin tejet tė madh tė vendosur nė majen e Vodnos, qė shihet nga tė gjitha anėt e kryeqytetit tė Maqedonisė, me ēka Shkupi e fitoi atė qė i mungonte - "varrezėn" mė tė madhe tė multietnicitetit nė Maqedoni. Idea pėr "ndėrrimin e territoreve dhe popullatave" (ide e cila atė kohė u pėrkrah edhe nga disa zyrtarė tė atėhershėm tė Maqedonisė) tashmė ėshtė heshtur, por vazhdon "pyllėzimi" i Maqedonisė me kryqa gjigantė. Dhe duket se dikujt i vjen keq pse nuk ka re betoni ku do tė mund tė lidhnin ndonjė litar tė ēeliktė, nė tė cilin do tė varnin kryqin me krahė kilometrikė, shumė herė mė tė madh se ai qė natėn shndritė mbi Shkup, e qė do tė shndėriste tė gjithė Maqedoninė! Kėshtu, ky shtet nė vepėr do tė "dėshmonte" orientimin e vet properėndimor (gatishmėrinė pėr luftė kundėr "terrorizmit dhe fundamentalizmit islamik") kurse Kishės Ortodokse Maqedonase do t'i mundėsojė tė ketė diēka qė nuk e ka asnjė nga kishat simotra qė nuk e pranojnė gjithė shteti tė jetė "manastir pravosllav"(!), ndėrsa jo tė krishterėt, qė jetojnė nė kėtė shtet, do tė mund tė zgjidhnin nėse do tė bėheshin kallogjere apo monahė, ose tė shkonin tė jetonin nė shpellat e Afganistanit!


Njė Maqedoni e kėtillė, e stolisur me kaq shumė kryqa, bėhet gjithnjė mė pikėlluese dhe vend i pashpresė. Gjithnjė e mė shumė i ngjanė njė grope ku secili e rrėfen fatin e vetė etnik, kurse tė gjithė sė bashku e fshehin dėshirėn e vėrtetė: si tė ikin nga kėtu dhe tė shkojnė diku, ku gjatė afirmimit tė kualiteteve personale parashenja etnike nuk paraqet as hendikep e as pėrparėsi. Nė kėtė gropė mė tė zhgėnjyer janė tė rinjtė, tė cilėve paraardhėsit e tyre ua harxhuan tė tashmen dhe tė ardhmen. Dhe, siē duket, studentėt dhe shkollarėt e mesėm nuk mendojnė as pėr tė kaluarėn dhe as pėr tė ardhmen, por si tė furnizohen me vizė Shengeni dhe tė ikin pėr tė gjetur eldoradot e tyre. Shteti, ku ambicia e vetme e tė rinjve ėshtė se si ta braktisin vendin, nuk duhet tė shqetėsohet pėr tė ardhshmen e vetė sepse nuk do ta ketė. Prandaj, dita ditės rritet numri i prindėrve qė e pėrkrahin regjimin e rreptė tė vizave tė shteteve perėndimore ndaj qytetarėve tė Maqedonisė: sikur tė mos ekzistonin vizat, mbase Maqedonia pėr njė kohė tė shkurtėr do tė boshatisej dhe aty do tė ngelnin vetėm pleqtė dhe tė pafuqishmit. Do tė shndėrrohej nė njė fshat tė braktisur, ku njerėzit do tė vinin vetėm pėr tė vdekur ose pėr t'i varrosur tė afėrmit e tyre. Do tė ktheheshin vetėm ata qė do t'i sillte malli pėr vendlindjen, qė do tė dėshironin tė shihnin Urėn e Gurit, e nė vend tė saj do tė hasnin kopjen e saj tė gėrditshme. Ata do tė shihnin se nė Maqedoni, megjithatė, nuk ėshtė gjithēka e zezė: si nė pak vende tė botės, mund tė pasurohesh shpejt dhe tė bėhesh njeri me nam e i suksesshėm. Mjafton qė tė dish t'i bashkangjitesh me kohė partisė fituese, sė paku disa muaj tė jeni pėrfaqėsues i saj nė ndonjė institucion ose firmė, dhe ja pasuria edhe pėr brezat e ardhshėm. E njėjta gjė vlenė edhe pėr sukseset artistike: janė partitė nė pushtet qė vendosin se cilat vlera duhet promovuar e cilat jo, cilėt shkrimtarė duhet nderuar me ēmime e cilėt duhet pėrfshirė nė listėn e tė "pamerituarve". Thjeshtė, Maqedonia ėshtė ėndėrr qė ka mbetur pezull mbi kufirin qė e ndan "tė kaluarėn e errėt" tė njėmendėsisė sė deridjeshme dhe "demokracisė sė sotme tė ndritshme". Ajo gjithnjė e mė shumė ėshtė njė copė toke ku janė gėrshetuar shumė ėndrra etnike, ku dominojnė dy kolektivitetet mė tė mėdha nė numėr: maqedonasit etnikė dhe shqiptarėt. Dhe, si e tillė, sajesa shtetėrore e nacional-romantikėve tė vonuar, Maqedonia, mbetet ėndėrr e largėt dhe e zbehtė.

  

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@