Pendimi
Sa here qe je ngritur nga
gjumi, a ke menduar se ke mundur mos te ngritesh me? A ke menduar sa here
kur ke lare syte, se ndoshta mund te te ndodhe per nje moment te verbohesh?!
A ke menduar ndonjehere se sahere qe te dashures ia thua fjalen me te
kendshme, ndoshta mund te nemitesh e te mos mund te flasesh me?! A ke
menduar, se ende pa dale nga pragu i shtepise, te ze vdekja dhe nuk ke
mundesi as
te pershendetesh me
njerezit e familjes, me shoket dhe shoqet.... a ke menduar... a ke menduar...
Ah, sa i
rende eshte mekati ne supet e mia,kjo barre qe nuk bartet, barre qe nuk
durohet, barre qe ndoshta Diten e Rende, do te jete deshmitar kunder meje!
Sa rende me vijne fjalet e njerezve kur me thone: Jeto jeten qe te vjen, se
me kurr kete nuk e gjene".
Koheve te
fundit gjithcka po me rendon, por me se shumti mekati! Pse?
Sepse borxhi mirret dhe
kthehet, fyerjen qe ia keni bere dikujt, ua falin, semundja sherohet, por
mekati gjeja e vetme qe falet, por len vrrage ne shpirtin e pronarit te saj,
pra njeriut. Kjo me mbyti. KJo me vret edhe vdekjen time.... ma shkaterron
shpirtin.... ma lekund Uren e Siratit.... me afron zjarrin e djegur fuqishem....
ahhh...
Por??!!
O sa mire e thashe, por?!!
Domethene paskam ende shprese se gjithcka nuk ka perfunduar! Shume mire
pra.
Nje dite
lexova ne nje vend nje koment shume interesant, madje nje koment shume
lehtesues per mua, ky mekatar shtatedhjete e kusur kilogram.
Dijetari ne
fjale fliste per mekatin dhe pasojat e tij, pastaj per pendimin, per faljen
etj. Pendimin e quante institucioni me i dashur i njeriut, vendi me i sigurt
ku mund te qendroje njeriu, shpirt ku pushon.
Me erdhi interesant se si
kishte bere krahasimin e Zotit si mekatfales dhe mekatarit ne njeren ane, me
storien shume interesante te Nenes dhe femijes se saj.
Nje dite nje cun i vogel,
duke luajtur, i kishte krisur dicka ne koke qe te theje xhamin e shtepise se
tij.
-Kraaasssssss.... plasi
xhami i shtepise. te gjithe dolen perjashta. Cka per te pare, xhami i thyer,
topi i prere, ndersa femijet e tjere te shashtisur nga kjo ndodhi.
-Cuni qe e kishte bere
kete, ishte zverdhur nga frika per xhamin e thyer. Nena e tij menjehere
filloi ta qortoje duke kerkuar nga ai qe te hyje menjehere brenda, gje te
cilen e refuzoi duke bertitur nje Joooo, dhe me lote ne sy u largua nga
oborri. Nena e tij i tha se nuk ka se ku te shkoje, serish ka per tu kthyer
ne shtepi... e pastaj e shohim??!
Femija i
shkrete, tere diten qendroi jashte, duke pasur frike qe te kthehet ne shtepi,
sepse nena e tij do ta qortonte shume rende per shkak te xhamit te thyer.
Kur erdhi mbremja, nuk pati se ku te shkoje, u nis drejt deres se shtepise,
duke thene se cka te dale, le te dale.
Iu afrua deres,
trokiti ne dere, kur ja nena e tij e celi deren. Ky e dinte fajin e tij,
menjehere iu versul nenes
se tij dhe e perqafoi
duke plasur ne vaj: _ Me fal nene, me faaal.
Nena e mllefosur tere
diten ne djalin, nuk pati e ngrata se cka te beje, e perqafoi dhe filloi ta
qetesoje, duke i thene se xhami do te rregullohet. Hyne brenda dhe gjithcka
u be mire.
- A ju kujton kjo dicka,
njerez te dashur. A ju kujton vetem nje tregim i shkruar, i imagjinuar, apo
eshte dicka me shume.
Ketu fillon krahasimi
me i bukur. Pra, le t'ia fillojme:
Femiu eshte njeriu i cili
ben mekate, dhe i cili me ose pa dashjen e tij, gabon. Nena me kete rast
paraqet, meshiren ose denimin e Zotit. Mirepo, bukuria e krejt ketij tregimi
qendron ne ate se, mbeshtetja me emadhe, Institucioni qe e permenda me larte,
ehste PENDIMI. Kjo eshte ajo rruga e cila detyroi femijen te kthehet ne
shtepi pas gabimit te bere, detyroi te perqafoje nenen e tij, detyroi te
plasin lotet nga syte e tij,dhe ne fund e detyroi nenen te perqafoje te
birin dhe tia fale gabimin e bere.
- Keshtu edhe ne njerez,
duhet te Pendohemi per mekatet e bera, t'i kthehemi Atij i cili na fale, me
lot ne sy te pranojme mekatin e bere duke mos iu kthyer kurre, sepse Allahu,
ne emrin e vet eshte betuar se do te fale, do te fale, do te FALE, nese i
thehesh Atij. Preheri i TIj eshte preher i Meshires dhe faljes. vraponi pra
pas preherit te TIj.
Selamu Alejkum....
Pergaditi :
Agim Avdiu
|