Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 Plaku dhe Femia

 

Dielli pėrcėllonte me rrezet e tij, ndėrsa plaku mjekėrbardhė nisej pėr faljen e namazit tė drekės.Rrudhat e tij nė ballė tregonin vuajtjet e tij nė jetė, duke filluar qė nga fėmijėria e tij e deri nė ditėt e sotme. Por, pėr ēudi, nė sytė e tij vėrehej krenaria dhe brendia e shpirtit tė lumtur, e nganjėherė ajo lumturi manifestohej me buzėqeshje e cila rrėnjėt I kishte nė besimin e tij nė Allahun, besim I kultivuar me njė ndjenjė tė veēantė.

… Derisa po kalonte skajin e rrugės, rastisi nė njė ēun me njė ēantė nė dorė I cili duke vrapuar goditi plakun dhe u rrėzua pėrtokė. Plaku I habitur nga ky takim I papritur me njė njeri me tė cilin e dallonin 70 vite, filloi ta ngrisė fėmijėn e rrėzuar I cili filloi tė qajė nga dhembjet e shkaktuara. Duke ia shkundur pluhurin nga rrobet e tij tė mira, duke e vendosur gishtin afėr buzėve pėr tė heshtur, preku syrin dhe lėvizin dorėn djathtas e majtas pėr tė ndėrprerė qarjen. Beshiri I vogėl menjėherė e kuptoi se plaku me tė cilin u ndesh ėshtė shurdhmemec. Filloi ta shikojė me sy tė mbushur me lot, derisa plaku ia prekte mjekrėn e tij tė butė dhe duke e puthur nė faqe, duke ia bėrė me shenjė se a dėshiron tė shkojė diku me tė.

Beshiri me njė lėvizje tė kokės ia bėri me shenjė se u pajtua me propozimin e tij. U nisėn dhe mbėrritėn te dera e oborrit tė xhamisė. Aty Beshiri e kuptoi se plaku e kishte ftuar qė tė shkojnė nė xhami. Mirėpo, ēfar tė bėjė Beshiri I vogėl nė xhami, kur nuk kishte mėsuar se si tė falej dhe po I thotė plakut se nuk di tė falet. Plaku I urtė I tha se do ta mėsojė tė falet. Morrėn abdest dhe hynė nė xhami.Ezani ushtoi duke lajmėruar kohėn e namazit tė drekės, ndėrsa Beshiri shikonte ne lartėsitė e xhamisė pėrbrenda duke u habitur dhe duke menduar se sa ėshtė kjo xhami e lartė.

Plaku filloi ta mėsojė Beshirin vetėm me lėvizjet e namazit e pasi qė ishte shurdhmemec, nuk kishte mundėsi t’ia mėsojė edhe duatė pėrcjellėse tė namazit.

Pas faljes sė namazit, plaku dhe Beshiri u nisėn pėr nė shtėpi, mirėpo ende pa mbėrri nė destinacion, plaku hyri nė njė dyqan dhe I bleu atij disa bombone dhe ia futi nė ēantė, sėrish duke ia bėrė me sy dhe me gisht si shenjė qė tė heshtė.

Kjo pamje vazhdoi edhe ditėve tjera sa qė Beshirit iu bė shprehi shkuarja me plakun pėr tė falė namazin, mirėpo kėsaj here nė shtėpi tė plakut e cila nuk ishte edhe aq larg shtėpisė sė Beshirit. Beshiri edhe kur luante me shokėt futboll, lojė kjo shumė e dashur pėr tė, kur shihte plakun qė po kalonte andej pari, linte lojėn dhe vraponte pas tij, sepse ishte koha e namazit…..

Kaluan shumė vjet dhe Beshiri pas kryerjes sė shkollės fillore, udhėtoi pėr nė Xhidde, qytet bregdetar nė Arabinė Saudite, pėr tė vazhduar shkollimin e mesėm dhe atė universitar.

Beshiri qė atje filloi tė mėsojė se si falet namazi me duatė pėrcjellėse, kuptoi esencėn e namazit, mėsoi leximin e Kur’anit, sepse tė gjitha kėto ishin shumė problem tė mėsohen nė njė vend sikur Tunisi pėr shkak tė qėndrimit tė shtetit me laicizėm ndaj Islamit. Shkurt Beshiri dhe bashkėkombasit e tij ndjeheshin tė huaj sa I pėrket islamit nė atdheun e tyre….

Pas disa viteve qėndrim nė Arabinė Saudite, Beshiri u kthye nė shtėpi, por kėsaj here jo si njė Beshir I vogėl, por I rritur me shtat tė lartė, me njė fytyrė tė rrumbullakėt, me sy tė kthjellėt dhe me njė buzėqeshje tė madhe.Mirėpo, ende pa shkuar pėr tė vizituar familjen e tij, sė pari shkoi tė vizitojė plakun e fėmijėrisė sė tij, I cili kishte mbjellur te ai dashurinė e Islamit, namazit edhe pse me gjuhėn e gjesteve.

Takoi plakun I cili kishte qenė nė shtėpi pėrbrenda. Shtėpia ishte shumė e vogėl, me njė korridor tė vogėl dhe me dy dhoma tė vogla. Plaku u gėzua shumė pėr ardhjen e Beshirit, saqė I pikuan lotėt nėpėr faqe. Ndejti pak me tė dhe u nis pėr te familja e tij.

Pas njė kohė kuptoi se plaku ishte sėmurė dhe Beshiri shkoi pėr ta vizituar atė. Kur hyri brenda, pa se plaku ishte shtrirė nė shtrat dhe po flinte. Por pėr ēudi, nė momentin kur hyri Beshiri nė dhomė, ai hapi sytė dhe ktheu kokėn kah ai. Beshiri iu afrua plakut dhe u ul afėr tij.Kapi dorėn e tij dhe e puthi nė shenjė dhimbjeje pėr tė qė ėshtė I sėmurė, ndėrsa plaku shtrėngoi dorėn e Beshirit. Beshiri me shenja tė dorės po e pyet se si ėshtė me shėndet dhe se do tė bėjė mė mirė, ndėrsa plaku duke ngritur mesin e buzėve dhe duke ulur skajet e tyre, ia bėri me shenjė Beshirit se pėr tė ka ardhur fundi. Por plaku I tha se qė njė javė nuk ka bėrė namaz, ndėrsa Beshiri I ēuditur e pyeti se pse. Ai I tha se pa abdest si tė falet.Beshiri u mendua pak dhe doli pėrjashta ku nė njė qoshe gjeti njė gur deri diku tė madh, ia afroi dhe I tregoi se si merret tejemmumi. Plaku mori tejemmum ndėrsa Beshiri tash po e meson se si tė falet kur ėshtė I shtrirė. Kėshtu, derisa plaku po falte namazin, pasi mbaroi, filloi tė ndjehet edhe mė keq, kėshtu qė ndjente se fundin e ka shumė afėr. Plaku shikonte Beshirin mu nė sy, duke I treguar atij se fundi ėshtė, ndėrsa Beshirit filluan t’I pikojnė lotėt nga dhembja. Ashtu nė atė moment, Beshiri me gjeste po I thotė plakut se: “Kur isha unė fėmijė, ti ma mėsove namazin ndėrsa unė po ta mėsoj nė pleqėri.” Plaku me dhembje tė mėdha, buzėqeshi dhe I tha Beshirit (me gjeste): “ Unė ta mėsova namazin nė fillim tė jetės, ndėrsa ti po ma mėson namazin nė fund tė jetės” , dhe menjėherė pas kėsaj, drejtoi sytė kah tavani I shtėpisė dhe dha shpirt….

Njerėzit e mėdhenj njėherė vdesin por gjithmonė jetojnė. Plaku tė cilit as unė nuk arrita t’ia mėsoj emrin, ishte mėsuesi dhe thirrėsi mė I mirė nė islam. Dinte tė dojė dhe ta dojnė. Unė isha ai qė e kam dashur mė sė shumti, sepse iu gjeta nė momentin e vdekjes, tha Beshiri me lotė nė sy duke na treguar neve ngjarjen e tij tė vėrtetė nė jetė. Edhe unė isha ai njėri prej shumė vetėve qė e dėgjuam kėtė tė ngjarė tė cilit as pa e njohur plakun e Beshirit, m’u mbushėn sytė me lot.

 Muzdelifeja ishte vendi I bekuar sepse takuam njerėz tė bekuar me jetė interesante tė bekuar, siē ishte jeta e Beshirit.

Ndėrsa sa pėr tė ngjarat tjera, tjetėr herė…..

 

 

                                                                                                Agim Avdiu

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@