Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Shtyllat e Ibadetit: Ibadeti ngritet mbi tre shtylla, e qė janė:

1-     Dashuria

2-     Friga

3-     Shpresa

Doemos tė jenė prezent kėto tre elemente gjatė ibadetit. Supozimi i dashurisė ndaj All-llahut pa pėrulje, duke mos shpresuar nė mėshirėn e Tij, duke mos patur frigė e as dro nga dėnimi i Tij, ėshtė pretendim i rrejshėm, ndaj i sheh shumicėn  e njerėzve qė pretendojn se e dojnė All-llahun e Madhėrishėm, mėkatojn dhe vazhdojn nė mėkatime duke mos  i vėrė veshin.

I bėn mėkat Zotit dhe ti shfaq dashurinė ndaj Tij

            Kjo ėshtė abstrake, nė analogji ėshtė mahnitėse

Sikur dashuria yte tė ishte e sinqertė do t’i ishe bindur Atij

                    Ngaqė i dashuruari tė dashurit i bindet

Ka thėnė Hasan el Basriu All-llahu e mėshiroftė:

Disa pretendonin dashurinė e All-llahut tė Madhėrishėm, e All-llahu i sprovoi me kėtė ajet kur’anor: Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė.”(Ali Imran:31).

Ai qė pretendon dashurinė e All-llahut dhe nuk pason tė Dėrguarin e Tij [sal-lallahu alejhi ve se-lem], gėnjen nė pretendimin e vet, ai qė i don vėllezėrit e vet muxhahidinėt, dhe nuk i ndihmon personalisht me qenien e vet apo  pasurinė e vet aq sa mundet, ky ėshtė jo i sinqertė nė dashurinė e vet.

Po kėshtu tė shpresuarit nė All-llahun , kur njeriu insiston vetėm nė tė, i lėshohet mėkateve dhe don tė sigurohet nga ndėshkimi i All-llahut.

 Thotė i Madhėrishmi “A mos u siguruan ata prej ndėshkimit tė All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikės sė ndėshkimit tė All-llahut pos njerėzve tė humbur.”( A’raf : 99).

Po kėshtu vetėm friga, nėse robi insiston vetėm nė tė, krijon pėrshtypje negative ndaj Zotit tė Vet, dhe humb shpresat nga mėshira e Tij. Thotė i Madhėrishmi:” ...e mos e humbni shpresėn nga mėshira e All-llahit, pse vetėm populli jobesimtar e humb shpresėn nė All-llahun.” (Jusuf:87).

..Ndaj, nė adhurimin e All-llahut tė Madhėrishėm duhet tė jenė prezentė dashuria, friga dhe shpresa tė gjitha sė bashku.

All-llahu i Madhėrishėm duke pėrshkruar pozitėn e tė Dėrguarve tė devotshėm shprehet: “...na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikėsuar, ishin respektues ndaj nesh.”(Enbija:90).

LLOJET E IBADETEVE

        A- IBADETE NĖ BESIM

   1- Dashuria e All-llahut tė Madhėrishėm:

All-llahu i Madhėrishėm na krijoi, na furnizoi dhe na begatoi me mirėsi tė shumta tė cilat fare s’mund tė numrohen, gjė qė obligohemi t’e duam All-llahun si shenjė mirėnjohje ndaj mirėsive dhe dhuratave tė Tij . All-llahu i Madhėrishėm na begatoi me mirėsinė e tij mė tė madhe e qė ėshtė begatia e Islamit, ndaj obligohemi t’e falenderojm pėr tė duke iu bindur dhe e dashur All-llahun e Madhėrishėm.   

Thotė i Madhėrishmi:” po dashuria e atyre qė besuan All-llahun ėshtė shumė mė e fortė ” (Bekare:165).

Dashuria e All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė dashuri e shoqėruar me pėrulje, nėnshtrim dhe dorėzim por s’mund tė jetė e saktė pos me pasimin e tė Dėrguarit tė All-llahut dhe tė vepruarit konform me sheriatin islamik.

I Madhėrishmi thotė:” Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė.”(Ali Imran:31).

Si domosdoshmėri e dashurisė sė All-llahut duhet tė jetė edhe dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve se-lem].dashuria ndaj fesė Islame, dhe Kur’anit.

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve se-lem].thotė: Askush prej jush se ka besimin e plotė pėrderisa unė s’jam mė i dashur tek ai sesa fėmiu i tij, prindi i tij dhe gjithė njerėzit. (Transmetim i Buhariut dhe Muslimit).

Ndėrkaq dashuria qė shfaqet ndaj fėmijėve, familjes, pasurisė, konsiderohet dashuri e rėndomtė pėrderisa nuk kėrkon nėnshtrimin, dorėzimin e plotė atyre,dhe pėrderisa nuk ėshtė e ngjashme me dashurinė ndaj All-llahut, ndaj nuk hyn nėn konceptin e ibadetit (adhurimit).

Nėse bien ndesh dashuria ndaj All-llahut, Pejgamberit me dashurinė e tjerėve prioritet i jipet dashurisė sė All-llahut tė Madhėrishėm sepse muslimani i privilegjon detyrimet islame ndaj ēdo gjėje tjetėr.

I Madhėrishmi thotė:” Thuaj (o i dėrguar): “Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregėtia qė frikoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se All-llahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa All-llahu tė sjellė vendimin e Tij. All-llahu nuk vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e prishur.” (Tewbe:24).

Politeizmi (shirku) mund tė jetė prezent edhe nė dashuri si p.sh. njeriu tė marr pėr zot dikė tjetėr, duke ia kushtuar dashurinė ashtu siē e don All-llahun e Madhėrishėm.

I Madhėrishmi thotė:” E nga njerėzit ka asish qė nė vend tė All-llahut besojnė idhujt, qė i duan (i madhėrojnė) ata, sikur (qė besimtarėt e vėrtetė e duan) All-llahun, po dashuria e atyre qė besuan All-llahun ėshtė shumė mė e fortė” (Bekare:165).

 Ky ėshtė shirk qė pėrman barazimin e hyjnive tė idhujtarėve me All-llahun, ndaj, u thanė hyjnive tė tyre nė zjarr : “Pasha All-llahun, njėmend ne kemi qenė krejtėsisht tė humbur”, Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botėve.”(Shuara:97-98).

Me dashurinė kėtu synohet nė dashurinė qė shoqėrohet me pėrulje dhe nėnshtrim ndaj tė dashuruarit.

  2- Frika nga All-llahu i Madhėrishėm

All-llahu i Madhėrishėm nė duart tė Cilit janė pushteti i qiejve dhe tokės, dhe Ai ėshtė Forti dhe i Gjithėfuqishmi ndaj ēdo gjėje, Ndėshkues i rreptė,Ai ėshtė Dėgjuesi dhe Parėsi, Ai ėshtė Dobiprurėsi dhe Dėmsjellėsi, ndaj muslimani duhet t’i frikohet vetėm Atij tė jetė i kujdesshėm tė mos mėkatoj qė tė mos i ekspozohet ndėshkimit dhe hidhėrimit tė Tij. I Madhėrishmi thotė:” Edhe ata qė i frikėsohen dėnimit nga Zoti i tyre.       Sepse ėshtė e vėrtetė qė nuk ka shpėtim prej dėnimit nga Zoti i tyre.(Me’arixh:27-28). Po kėshtu ka thėnė:” dhe tė mė keni frikė vetėm Mua.” (Bekare:40).

Ēka nėnkuptojm me frikėn: Frikė e shoqėruar me dashuri dhe madhėrim tė All-llahut duke shpresuar nga Ai, pra kjo ėshtė frikė adhurimi, gjegjėsisht t’i frikohet All-llahut me zemrėn e vet.

Ndėrkaq frika e natyrshme nuk konsiderohet ibadet (adhurim) ngaqė ėshtė e rėndomtė, siē ėshtė frika nga armiku, bishat, zjarri, epidemia, pushtetmbajtėsi apo nga tirani. Shembull pėr kėtė kemi fjalėt e Lartėmadhėrishmit kur flet mbi Musain a.s.:

 “E ai doli prej aty i frikėsuar e duke pritur (se ē'po ndodh) dhe tha: “O Zoti im, mė shpėto prej popullit zullumqar”.( Kasas:21).

Shirku mund tė ndodhė edhe nė frikė, siē ėshtė kur njeriu i frikohet dikujt tjetėr pos All-llahut,duke besuar se dikush mund t’i sjell dobi apo dėm, apo se mund t’i shkaktoj dėme apo qė mund ta fus nė zjarr apo t’e pengoj nga xhenneti.

I Madhėrishmi thotė:” Prandaj, mos u frikėsoni nga njerėzit, vetėm Mua tė mė frikėsoheni...”(Maide:44). Po kėshtu ka thėnė:” Po atė (propagandė) e bėri vetėm shejtani qė dėshironte me miqtė e vet (idhujtarėt), t'ju friksojė, po ju mos u frikėsoni prej tyre, frikėsomėnu Mua, nėse jeni besimtar.” (Ali Imran:175).

 

3-Tė shpresuarit nė All-llahun

Tė shpresuarit vetėm nga All-llahu i Madhėrishėm, shpreson nga Ai mėshirėn, faljen, pėlqimin dhe lumturinė.

I Madhėrishmi thotė:” (A jobesimtari e ka gjendjen mė tė mirė) Apo ai qė kohėn e natės e kalon nė adhurim, duke bėrė sexhde, duke qėndruar nė kėmbė, i ruhet (dėnimit tė) botės tjetėr dhe shpreson nė mėshirėn e Zotit tė vet? Thuaj: “A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė?” Po, vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim.”(Zumer:9).

Po kėshtu ka thėnė:” Ata tė cilėt besuan, ata qė u shpėrngulėn dhe luftuan nė rrugėn e All-llahut, ata meritojnė tė shpresojnė nė mėshirėn e Tij. All-llahu falė shumė dhe ėshtė mėshirues.” (Bekare:218).

 

Ndėrkaq ai qė shpreson nga njeriu e jo nga All-llahu i Madhėrishėm nė ēėshtjet qė s’mund t’e ndihmojė pos All-llahut, dhe beson te tjerėt  se kan influencim, siē ėshtė tė besuarit se mund t’e kuroj nga sėmundja apo tė shpresoj qė t’ia falė atij mėkatet apo tė ndėrmjetėsoj apo t’e fus nė xhennet, apo t’i lutet tė vdekurve dhe tjerėve duke shpresuar dobitė apo dėmet, kjo konsiderohet prej shirkut (politeizmit) prej tė cilės nė tėrhoqi vėrejtjen All-llahu i Madhėrishėm tė ruhemi prej tyre. I Madhėrishmi thotė:” Kush ėshtė mė i humbur se ai qė pos All-llahut lut diē qė nuk i pėrgjigjen atij deri nė kijamet, pse ata (qė luten) janė gafilė ndaj lutjes sė tyre.” (Ahkaf:5)

Ndėrkaq njeriu tė shpresoj nga njeriu i gjallė, qė ėshtė prezent, nė ēėshtjet qė ka mundėsi, siē ėshtė tė shpresuarit se mund t’e hospitalizoj apo t’e regjistroj nė shkollė apo t’i ndihmoj nė realizimin e kėrkesave tė tij, e gjithė kjo ėshtė e lejuar dhe konsiderohet nga bashkpunimi i ndėrsjelltė,pėr tė cilėn na porositi feja Islame.

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@