Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

Hutbja lamtumirėse e Muhammedit a.s. nė Arafat

 

O ju njerėz ! Dėgjoni ēka do t'ju them, sepse nuk e di se a do t'ju takoj juve nė kėtė vėnd pas kėtij viti.

O ju njerėz ! Frikėsohuni Allahut dhe respektonie atė. Bėhuni tė njerėzishėm e tė drejtė ndaj vetės e ndaj tė tjerėve. Kjo ėshtė dita e flijimeve nė emėr tė Allahut. Me tė vėrtetė gjaku juaj, pasuria juaj janė tė shėnjta pėr ju, derisa tė takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siē ėshtė e shėnjtė kjo ditė nė kėtė muaj dhe nė kėtė vėnd.

- Ruani, respektoni dhe nderoni vlerėn e pėrsonalitetit njerėzor.
- Njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e Allahut dhe vaj pėr atė kush e pėrēmon nderin dhe dinjitetin e veprės sė Allahut.
- Ju o njerėz, pashmangshėm dhe pakthyeshėm do t'i ktheheni Allahut tė Amshueshėm dhe Ai do tju thėrrasė nė pėrgjegjėsi pėr veprat dhe punėn tuaj.
- O besimdrejtė ! Ta dini, ta mbani nė mėnd, dhe tė jeni tė bindur, se ka pėrfunduar koha e mosdijės dhe e traditave tė kėqia, tė cilat aq fatkeqėsi i kanė sjellė gjinis njerėzore. Unė ju kam treguar rrugėn e shpėtimit tė cilės duhet ecur.
- Gjėrat tė cilat u janė dhėnė nė amanet, ruani si tė juajat dhe kthejini besnikėrisht dhe me kohė atij tė cilit i pėrkasin.
- Gjakmarrja ėshtė e ndaluar, tė gjitha akuzat e kėtilla tė cilat rrjedhin nga koha e para Islamit, anulohėn. Akuza e parė e tillė e cila anulohet, ėshtė gjakmarrja e ungjit tim Amir B. Rebi'b Harith B. Abdulmut-talib, tė cilin tė pafajshėm e mbytėn njerėzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le tė harrohet dhe tė gjitha tė tjerat nė tė ardhmėn le tė falėn.
- Fajdeja dhe kamata janė tė ndaluara. Huadhėnėsi nga huamarrėsi duhet tė marrė vetėm atė qė vėrtetė ia ka huazuar. Huatė e para tė cilat i nėnshtrohėn kėtij vėndimi janė huat e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
- O ju besimdrejtė ! Faljani kamatėn borrxhlinjve. Dėgjoni kėshillėn time dhe pasuria juaj do tė shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjėja pėr tregėti dhe punė tė ndershme.
- Nėse kėtė nuk e bėni dinie se rėndė e keni zemėruar Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij.
- Nėse borrxhliu juaj ėshtė nė vėshtirėsi, shtyjani afatin e pagimit, ndėrsa nėse jeni nė gjendje qė borrxhin t'ja falni, kjo ėshtė edhe mė e mirė pėr ju.
- O ju besimdrejtė ! O ju njerėz ! Frikkėsohuni asaj dite e cila me siguri do tė vijė, kur tė gjithė do tė vini para Allahut, i cili ėshtė i vetmi gjykatės Suprem, dhe ku ju pret drejtėsia apsolute.
- Kur tė obligoheni qė njė borrxh ta paguani me kohė dhe kur tė bėni marrėveshje, tė gjitha bėni me shkrim, saktė dhe besnikėrisht theksoni afatin e pagimit…
- O tė vdekshėm ! Duani dhe dėgjoni Zotin. Krijuesin e tėrė materjes dhe jomaterjes, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej tė cilėve zhvillohet gjinia njerėzore.
- Frikėsoniu Allahut, nė ndihmėn, prehjen dhe mėshirėn e tė cilit jemi tė gjithė tė udhėzuar. Ne jemi tė vdekshėm tė cilėt pėr ēdo rast jemi gjithnjė e mė afėr vdekjes dhe takimit me Tė me Allahun e Amshueshėm me Gjykatėsin e Drejtė.
- Respektoni farefisin. Besnikėrisht pėrmbushni detyrat dhe obligimet tė cilat ekzistojne ndėrmjet burrit dhe gruas, ndėrmjet prindėrve dhe fėmijėve. Fėmia e fiton Xhennetin nėn kėmbėt e nėnės sė tij.
- Ruaniu prostitucionit, tradhėtisė bashkėshortore dhe xhelozisė. Prostitucioni dhe tradhėtia bashkėshortore janė mėkat i rėndė, ndėrkaq xhelozia tė ēon nga pėrēarja nė martesė.
- Martoni ato tė cilat i doni, e kur vullneti i Zotit ju bashkon, atėherė respektohuni, duajuni, nė dashuri dhe harmoni.
- O bashkėshortė ! Silluni ndaj grave tuaja me shumė mirėsi dhe dashuri…
- O besimdrejtė ! Largohuni nga ngatėrresat dhe pėrgoimi.
- Ata tė cilėt u bėjnė shpifje grave tė ndershme, le tė jenė tė mallkuar nė tė dy botrat. Ata tė cilėt i akuzojnė gratė e ndershme pėr tradhėti nė martesė, ose pėr amorale, e nuk munden pėr kėtė tė sjellin katėr dėshmitarė tė besueshėm, dėnoni me tetėdhjetė dhe asnjėherė nė tė ardhmėn nė asgjė mos iu besoni, sepse ata janė njerėz tė poshtėr dhe tė kėqinj.
- Nėse ndieni se ndaj grave tuaja ėshtė zvogėluar dashuria, mos nxitoni, mėndoni mirė, mbase Allahu ndėrmjet kėtij sprovimi ju udhėzon nė rrugėt e fatit tė ri tė madh, me tė cilin dėshiron t'ju pėrgėzojė. - Mos kėrkoni shkurorizim pa shkaqe tė arsyeshme, sepse prej tė gjitha gjėrave qė Allahu i ka lėjuar, mė sė tepėrmi e urren shkurorėzimin.
- Gratė tuaja janė dorėzuar nė besė tė Zotit. Respektonie, o besimdrejtė, atė amanet tė Zotit.
- O ju njerėz ! Sot djalli i mallkuar ėshtė i dėshpėruar, sepse ka pasur humbje dhe nuk mundet mė tė ndikoj nė ju. Ju megjithatė bėhuni tė kujdesshėm qė ai i mallkuar tė mos ju lajthitė as nė gjėrat mė tė vogla.
- O besimdrejtė ! Kur e caktoni dhe e mbani ndėrmjet vete trashigiminė, bėhuni tė drejtė dhe pėrmbahuni Librit tė Allahut. Ruani pasurinė e tė miturve, tė paaftėve dhe tė marrėve.
- Zoti ēdo njeriu i ka dhėnė tė drejtėn e vet, prandaj nuk ka nevojė t'u lihet trashėgimtarėve testament ; ndėrsa testament nuk mund tu lihet mė tepėr se njė e treta e pasurisė.
- Fėmija i takon atij nė shtratin e tė cilit ėshtė lindur. Kush pohon se i takon tjeterkujt pėrveē prindit, atė do ta arrijė mallkimi i Zotit.
- Nuk i lėjohet gruas qė tė japė diēka nga pasuria e burrit tė saj pa lėjėn e tij.
- Borrxhin duhet paguar, ndėrsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet kthyer me dhuratė. Kush hyn dorėzanė pėr dikė ai obligohet dhe me pėrgjegjėsi pėr dorėzanin…
- O ju njerėz ! Dėgjoni ēka po ju them dhe mbani mėnd mirė. Unė po ua lė Librin e Allahut - Kur'anin, i cili nėse i pėrmbaheni, gjithnjė do t'ju ruajė qė tė mos e humbni rrugėn e drejtė, rrugėn e drejtėsisė dhe tė sė vėrtetės. Kur'ani ėshtė Libėr i qartė dhe i shenjtė, vepėr e vėrtetė e Allahut, Fjalė e Tij, nė vėrtetėsinė e tė cilit nuk ka dyshim.
- Pas vetės e keni tėrė jetėn time, fjalėt dhe veprat e mia. Gjithēka qė kam folur, punuar jam pėrpjekur qė ato tė jenė nė pėrputhshmėri tė plotė me urdhėrat e Allahut. Ju me tė vėrtetė nuk do tė lajthitni pėrderisa t'i pėrmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.
- O besimdrejtė ! Flitni gjithė tė vėrtetėn e pastėr. Urrejtja asnjėherė tė mos ju largojė nga rruga e tė drejtave dhe drejtėsisė. Drejtėsia ėshtė motra e devotshmėrisė. Frikėsojuni Allahut ! Ai e sheh punėn tuaj.
- O ju njerėz ! E dėgjuat porosinė time, futeni nė zemrat tuaja e nė jetėn tuaj. Tė gjithė ata tė cilėt i kanė dėgjuar fjalėt e mia, le t'ua pėrcjellin atyre qė nuk i kanė dėgjuar ! Sepse prej atyre mund tė ketė mė tė kuptueshėm se vetė dėgjuesit.

(Pas njė pushimi tė shkurtėr Pejgamberi a.s. me zė tė butė ka thėnė)

"O Zoti im ! A e kam pėrmbushur detyrėn time dhe misionin e besuar ?"
- "O i dėrguari i Allahut ! Ti besnikėrisht e ke pėrmbushur misionin tėnd dhe neve na ke komunikuar ēka tė ka urdhėruar Allahu" u pėrgjigjėn mė se 100.000 haxhinjtė tė pranishėm nė kėtė tubim.

(Atėherė Muhammedi a.s. me zė solemn foli)

O Zoti im, dėshmo (nė kėtė) ! (Atė ditė Allahu xh.sh. shpalli ajetin e Kur'anit):
"Sot juve ua kam pėrkryer fenė tuaj, dhe begatinė time ndaj jush e kam plotėsuan, dhe jam i kėnaqur qė Islami tė jetė fe e juaj" (El-Maidetu, 3)

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@