Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

 

Ndrrimi mė i madh nė jetėn time

Esselamu alejkum we rahmetullah. Deshiroj te flas per jeten time para dhe pas Hixhabit-veshjes islame te femrave. Une jam nje vajze muslimane 20 vjeqare nga Gjiri persik (arab) “vendit burimor islam”.

Dikur kam besuar se hixhabi nuk eshte ndonje pune me rendesi, dhe aq me teper mendoja se do t`a ngulfatte lirine time. Keshtu qe pata vendosur qe kurre ne jeten time mos t`a mbaja. Meqenese nena ime mbante hixhabin por kurre nuk ishte lodhur te na bindtte mua dhe motrat e mia per rendesine qe kishte ajo, ngase kishte menduar qe se pari duhet besuar ne te te pastaj vepruar, perndryshe shpejt do t`a hiqnim dhe ate posa te largohemi nga ajo…mbase do te kete pasur te drejte ..ose do ta bente hixhabin te veshtire per ne kur te moshoheshim. Eshte veshtire te ndryshosh disa gjera ne jete te cilat je mesuar tere jeten t`i besh ne nje menyre dhe tani t`i ndrrosh pernjehere. Sidoqofte, une jam kenaqur duke u veshur si doja dhe ne kete menyre treguar bukurin e time, posaqerisht meqe s`jam asnjefije e shemtuar. Dhe kjo ishte ajo me e veshtira.! Me ka pelqyer gjithmone qe te vishem bukur dhe te blej rroba nga me te shtrenjtat dhe me pelqente kur secili me shikonte dhe bente me dore kah une. Kenaqesha kur me thoshin “ wow! Shiko sa e bukur!”

Pasi qe mbarova shkollen e mesme vendosa qe te shkoj per studime ne Amerike. Dhe atje kam perjetuar dic qe kurre me pare nuk e kisha perjetuar. Dhe kjo qe perjetova kish te bente me nje komunitet musliman! Nje shoqeri qe mahniste, me musliman te persosur!.Ata predikonin islamin ne nje menyre tjeter nga ajo qe isha mesuar ne vendin tim. Muslimanet ne Gjirin Arab jane lindur musliman, dhe atyre nuk iu deshte te pyesin shume rreth islamit ngase ēdo gjė ishte aq e qartė . Neve s`na u deshte te mendojme shume per fene tone dhe si te besojme ngase te gjithe rreth nesh ishin musliman…ne nuk e kemi perjetuar vertet, se si eshte te jetosh ne islam ngase kurre nuk kemi ndier se si eshte te jetosh ne nje shoqeri feshe te ndryshme. Dhe keshtu kam kuptuar se ne nuk zbatojme fe te vertet por me teper ajo eshte nje perzierje me kulturen tone si popull. Per shume qka qe kam besuar se eshte islame kishte te bente me kulturen tone me teper. Dhe keto ishin absolutisht te gabuara!. Mesova se islami burimore nuk kishte te bente me shume gjera te kota dhe te pakuptimta te cilat i praktikonim ne. Islami eshte ne Kur’an dhe Sunnet.

Kur njerezit ne Amerike mesuan se jam muslimane filluan te me pyetnin per shume qka dhe une nuk isha ne gjendje t`u jap pergjigje te denja.

Keshtu qe fillova te hulumtoje neper biblioteka dhe internet per Islamin “gjene e vertete”.

Mesova s`kisha ditur a ndegjuar me pare per fene time- Islamin….fillova te shkoj ne xhami dhe te qendroje me aq shume vellezer e motra dhe te diskutojme qeshtjet islame . Per Zotin ju betohem se kurre me pare s`kam qene ne xhami ne vendin tim e as qe kam menduar ndonjehere te shkoj edhe pse gjenden mijera xhami ne vendin tim. Te gjitha motrat e mia ne xhami kishin mbulesen islame perpos meje. Dhe ato te gjitha ishin amerikane perveq meje.Ato e mbanin ate cdokund aq lirshem dhe keshtu fillova edhe une te mendoje per kete, dhe te enderroje veten time me mbulese islame.

Dhe fillova te ndihem me ndryshe se me pare, tani e urreja kur dikush me shikonte, kujtoja veten si te isha nje pikture pa zemer dhe tru.

Perfundimisht, vendosa t`a bej ate – te veshem me veshje islame. Ishte kjo vendimi dhe zgjedhja me e mire ne jeten time! Per here te pare ne jeten time kam ndier veten te jem nje personalitet i forte, ngase po beja diq ne qka po besoja dhe nuk merzitesha fare se qfare do te mendonin njerezit apo si do te me shikonin.

Dita e pare me hixhab ishte dita me e mire ne jeten time. Kurre s`jam ndier me e lumtur dhe me rehatshem ne veten time se ate dite. Miqte dhe farefisi im nuk besonin se une munda te bej kete, dhe secili me thoshte se s` do ta mbaja gjate dhe kjo sa me bente edhe me te forte dhe krenare qe te vazhdoj me mbajtjen e saj. Me eshte dashur te luftoj me veten time. Me veten time , te ciles i pelqente aq shume jeta e kesaj bote dhe perpiqej qe te kenaqej ne te sa me shume qe mundtte. Tani ishte koha te them STOP, dhe e bera. Pas nje kohe te shkurter te gjithe filluan te me nderojne dhe respektojne edhe me . Secili tani me zinte bese me teper kur shihte se jam person fetare. Dhe qfare ua mesonte kete? Mbulesa ime!

Tani mund te shkoj kudo dhe as njeri nuk do te me shikoj si pikturen . Dhe une prape se prape mund te vishem bukur dhe te perdor make-up kur jam ne mesin a vajzave dhe keshtu ndiej argetim me shume se me pare. Besoj se Allahu kerkoi nga ne kete veshje per te na lehtesuar jeten tone - kjo nderton besim dhe siguri mes burrave dhe grave.

Gjithashtu te ben t`a mbash trupin tend per veten tende dhe ate qe e ka lejuar Allahu. Gjithashtu eshte karakteristike qe tregon se ti je muslimane, si ne fete tjera: p.sh. jehudet venojne nje kapele te koken e tyre, te krishteret mbajne kryqin ne gjoksin e tyre. Dhe asnjeri prej tyre nuk turperohet t`a shfaqe ate publikisht .

Asnje burre nuk mendon se nje femer qe vesh hixhabin mund t`a bej ate te mendoje keq apo te veproje gje te keqe a te ndaluar. Femra me hixhab eshte mjafte e forte qe te kaloje neper te gjitha sprovat e jetes dhe te bej te duhuren. Secili rreth saj do t`i besoje ngase ajo beson ne veten e saj.

Ti a nuk mendon se trupi yt eshte aq me rendesi dhe aq i vlershem?? Nuk te duhet kush te te thote se ti je e bukur ngase ti e di se je e bukur. dhe nuk ke nevoje qe dikush te te veshtroj porsi nje objekt ngase ti je NJERI. Esselamu alejkum we rrahmetullah

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Beka@